Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje përjashtoi Besnik Mujecin nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saja. •Ai së bashku me 4 të tjerë u arrestua pasi u kapën duke shitur ekstazi në lokalet e Tiranës. •Pas kontrolleve të policisë u sekuestruan 11 mijë doza ekstazi gati për shitje. •Besnik Mujeci ishte zgjedhur tre herë radhazi asamblist i VV-së në komunën e Prishtinës. •Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka kërkuar nga organet e rendit nisjen e hetimeve për aferën “Droga”. •Policia sekuestroi 11 300 tableta ekstazi që vinin nga Kosova nëpërmjet linjës së autobusëve të pasagjerëve Prishtinë-Durrës. •Në tabletat ekstazi ishte stampuar logoja e markës luksoze ‘Louis Vuitton’. •Ekstazia vinte nga Kosova me linjën e autobusëve Prishtinë-Tiranë dhe shpërndahej në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. •Sipas policies, ekstazia dërgohej nga Durrësi në Tiranë ose drejt qyteteve bregdetare nëpërmjet makinave me qira, e shkëmbimi bëhej në vende publike me shumë njerëz.
6 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, për trafik të lëndëve narkotike. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai propozon që të bëhen teste të drogës edhe në institucione shtetërore.
“Narko-Test për vendimmarrësit
Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.
Kjo nuk është shaka.
Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës.
Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht:
Presidenca, Qeveria, Kuvendi.
Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin.
Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA)”, shkruan ai.
Pesë persona janë vënë në pranga këtë të martë. Të prangosurit transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe. Dy prej të arrestuarve janë shtetas nga Kosova.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zëri i radhës që ka reaguar në lidhje me Besnik Mujecin. Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi nga partia asamblistin, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafik droge. Mujeci u përjashtua nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e LVV-së.
Lidhur me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shkruan se veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda, dhe se drejtësia duhet të japë dënimin maksimal.
“Komisioni Disiplinor mori vendim për përjashtimin e Besnik Mujecit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale!
Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje”, shkruan ajo.
KOSOVE- Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka kërkuar nga organet e rendit nisjen e hetimeve për aferën “Droga”. Kjo ka të bëjë me arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.
Retkoceri tha se është tejet shqetësuese që Mujeci është caktuar aksioner në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”, ndërkohë që sipas informacioneve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri me autobusë.
“Besnik Mujeci nuk është vetëm një asamblist i Komunës së Prishtinës. Ditë më parë, pikërisht me insistimin e partisë së tij, ai është caktuar si aksionar në Ndërmarrjen Publike "Stacioni i Autobusëve". Sipas informatave të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri me autobusë. Arrestimi i asamblistit të Vetëvendosjes, aksionarit të Ndërmarrjes Publike "Stacioni i Autobusëve", ngre dyshimet e bazuara se caktimi i tij në këtë pozitë të lartë si aksionar i kësaj ndërmarrje, nuk ka qenë aspak i rastësishëm.
Në të njëjtën kohë, i arrestuari, narko-trafikanti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, është miku më i afërt i Gëzim Sveçlës, shefit të asamblistëve të kësaj partie në Prishtinë. Për ju që nuk e dini, Gëzim Sveçla është djali i axhës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo nuk është e tëra: Ky lloj i drogës, i shpërndarë nga narko-trafikanti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci, prejardhjen e saj e ka në Serbi. Pra, këta, e kanë marrë drogën në Serbi dhe e kanë sjellë në Kosovë dhe Shqipëri”, shtoi ai.
PDK në Prishtinë ngre dyshimet se Besnik Mujeci mund të mos jetë i vetmi i përfshirë në këtë aferë të madhe të kontrabandës dhe shitjes së drogës.
“Pyetjet tona për organet e rendit janë të qarta: Ku e mori narko-trafikanti i Vetëvendosjes Besnik Mujeci këtë sasi të drogës? Sa herë deri më sot, duke shfrytëzuar kanalet zyrtare dhe pozitën institucionale në stacionin e autobusëve, ka kontrabanduar drogë për në Shqipëri? A është Shqipëria vendi i vetëm në të cilin ka trafikuar drogë Besnik Mujeci? A ka persona të tjerë nga radhët e kësaj partie të cilët janë të përfshirë në këtë aferë të madhe të drogës? Pse Besnik Mujeci nuk është arrestuar deri më sot në Kosovë? A ka pasur mbrojtje nga zyrtarë dhe institucione të tjera në vendin tonë?”, theksoi Retkoceri.
PDK kërkon dorëheqjen e parevokueshme të asamblistit Besnik Mujeci, i cili sipas tyre, ka tradhëtuar besimin qytetarë.
“Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, në vend që të merren dhe të kontribuojnë për sigurinë në vend, ata po e dëmtojnë sigurinë në qytet dhe shtet, po shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve tanë duke u shitur dhe shpërndarë substanca narkotike. Një gjë po del të jetë e qartë: Në Kosovë, besnikët e Vetëvendosjes nuk zihen kurrë, sepse pushteti i mbron. Ata tregtojnë lirshëm dhe rriten e bëhen dillerë të mëdhenj, si ky asamblist, saqë i kalojnë edhe kufijtë. Besoj, Besniku sot i ka bërë krenarë të gjithë Lëvizjen e tij, por jo edhe ata qytetarë të Prishtinës, të cilët, fatkeqësisht, ia kanë besuar votën! Prandaj, edhe një herë: Dorëheqje, hetim dhe llogaridhënie, nga i pari deri tek i fundit!”, theksoi Retkoceri.
KOSOVË- Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë vendimin për përjashtimin e Besnik Mujecit nga anëtarësia dhe gjithë strukturat e saja. Lajmin në fjalë e ka përcjellë Alim Rama nga LVV-ja. Më tej thuhet se Lëvizja Vetëvendosje mbetet e përkushtuar që raste të tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen e ndëshkohen.
“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.
Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, ka shkruar Alim Rama.
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procedurë disiplinore ndaj Besnik Mujecit, i cili u kap me ekstrazi në Tiranë. Ai u prangos sot në Shqipëri, pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë tregtonte mijëra tableta ekstazi.
“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Një megaoperacion droge i zhvilluar në Tiranë, ka vënë në pranga të përfshirë në shpërndarjen e tabletave ekstazi MDMA Mithat Ramadanin 30-vjeç, Besnik Mujecin, 40-vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picarin, 24-vjeç, Ambra Myftarin 28-vjeçe, dhe Daniel Avdijan 26-vjeç, të tre banues në Tiranë.
Ata janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.
Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes do të mbajë një mbledhje urgjente për rastin e asamblistit Besnik Mujeci, i cili bashkë me disa persona të tjerë dyshohet se u kap me ekstazi në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i cili tha se do të njoftojë për vendimin pasi të përfundojë kjo mbledhje.
“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka thënë ai.
Drejtoria e Policisë në Tiranë ka bërë të ditur se pas një aksioni policor të koduar “Punisher 2” ka arrestuar pesë persona, dy prej tyre shtetas të Kosovës. Kosovarët që janë kapur nga Policia e Shqipërisë si të dyshuar për trafikim të lëndëve narkoktike nga Kosova për në Shqipëri janë Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë. Besnik Mujeci është zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblist i kësaj partie në komunën e Prishtinës.