Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar disa ditë më parë në Itali pasi është kapur me 20 kg kokainë të fshehura në vazo lulesh. Arrestimi është kryer më 27 maj të këtij viti ku Kajmaku ishte vënë nën vëzhgimin e policisë prej gati 2 muajsh. Autoritetet i kishin vendosur kamera në dyqane e banesa ku ai ishte parë, duke pasur dyshime të forta se ishte një person i përfshirë në trafik droge.
3 artikuj për këtë temë.
ITALI- Detaje të reja zbulohen nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku në Itali për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane, Kajmaku është arrestuar së bashku me nipin e tij në flagrancë me rreth 20 kg kokainë të fshehura në vazo lulesh që nëse do të shtiej në treg të zi do të kapte vlerën e 1 milion euro.
Gjithashtu zbulohet se e gjitha ka nisur nga dyshimet e pronarëve të fidanishtes në Itali, të cilët nuk e dinin që prej muasj kopshti i tyre ishte kthyer në një vendstrehim të drogës.
Kajmaku dhe i nipi e fshihnin kokainën mes vazove të aktivitetit hortikulturor, pa dijeninë e pronarëve, të pavetëdijshëm se kopshti i tyre ishte bërë një vendstrehim ku ruheshin lumenjtë e drogës me destinacion Rivierën Picena dhe më gjerë.
ITALI- Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar disa ditë më parë në Itali pasi është kapur me 20 kg kokainë të fshehura në voza lulesh.
Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer më 27 maj të këtij viti ku Kajmaku ishte vënë nën vëzhgimin e policisë prej gati 1 viti. Autoritetet i kishin vendosur kamera në dyqane e banesa ku ai ishte parë, duke pasur dyshime të forta se ishte një person i përfshirë në trafik droge.
Gjatë operacionit ai i është prezantuar policisë si Agim Kajmaku i datëlindjes 6 korrik 1971 dhe si ish-kryebashkiak i Vorës në Shqipëri. Në momentin e arrestimit përveç 20 kg drogë të veshur në vazo me lule atij ju gjetën mbi 500 mijë euro cash.
Operacioni anti-drogë mësohet se është ende në vijim e se autoritetet italiane kanë kërkuar ndihmën e atyre shqiptare. Policia e shtetit fqinj ka vënë në pranga edhe persona të tjerë, shqiptarë e jo vetëm që rezultojnë të jenë bashkëpunëtorë me Kajmakun, por ende nuk janë zbardhur detaje për ta.
Agim Kajmaku garoi i vetëm në zgjedhje e 30 qershorit të vitit 2019 dhe u bë kryebashkiak i Vorës, detyrë që e shijoi vetëm për pak muaj. Kjo pasi një denoncim i Partisë Demokratike zbuloi se Kajmaku kishte qenë i arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, gjë që nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria kishte bërë verifikimet dhe kishte dorëzuar dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e teksa po përgatitej shkarkimi i tij, Kajmaku firmosi disa dokumente në kundërshtim me ligjin. Ai shkarkoi dy nënkryetarët e Bashkisë Vorë dhe u arratis. Ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës u ngritën tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore. Për herë të fundit mes socialistëve, Kajmaku u shfaq në muajin nëntor në Vorë, krah kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.
ITALI- Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga në Itali pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë. Report TV raporton se arrestimi i Kajmakut është bërë nga autoritetet italiane në zonën e San Benedetto del Tronto, më 27 maj të këtij viti. Gjatë operacionit Kajmakut i është gjetur edhe 20 kilogramë kokainë që po të dilte në treg do të kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove. Droga ishte fshehur në një vazo me lule. Kajmaku i është prezantuar Policisë Italiane si i lindur më 6 korrik 1971, e si ish-kryebashkiak i Vorës.
Operacioni anti-drogë mësohet se është ende në vijim e se autoritetet italiane kanë kërkuar ndihmën e atyre shqiptare. Policia e shtetit fqinj ka vënë në pranga edhe persona të tjerë, shqiptarë e jo vetëm që rezultojnë të jenë bashkëpunëtorë me Kajmakun, por ende nuk janë zbardhur detaje për ta.
Kajmaku ka qenë në përgjim prej tetë muajsh, që nga shpërngulja e tij në Utali. Autoritetet i kishin vendosur kameranë dyqane e banesa ku ai ishte parë, duke pasur dyshime të forta se ishte një person i përfshirë në trafik droge.
Kush është Agim Kajmaku?