LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Burg për 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit ishte Brikena, merr përsipër përgjegjësinë: Të tjerët s’kanë lidhje (Tregon furnizuesit dhe lidhjen me Behar Sofinë)

• Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit "Kutia e pandorës". • 40-vjeçarja Brikena Frakulli ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke kërkuar që 3 të tjerët të lirohen. • Frakulli ka thënë se djali i saj, Klevi Banushi, u arrestua gjatë operacionit ‘Kutia e Pandorës’, është gjendur rastësisht në apartament. • 40-vjeçarja tha se Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, është dadoja e vajzës saj ndërsa Artur Kristo, 45 vjeç, punonjës i fermës së saj. Pjesë të grupit, Frakulli kishte bërë dhe të bijën e mitur që e përdorte për të shitur drogë.• Megjithatë pretendimet e saj nuk u morën parasysh nga grupi hetimor. • Vetë liderja e grupit është thyer dhe ka treguar furnizuesin kryesor, që mësohet se është një person nga Kosova. Ajo ka zbarthyer dhe lidhjen me Behar Sofinë, i vrarë më 25 shkurt të vitit 2021.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Thyhet' Brikena Frakulli, tregon emrin e furnizuesit nga Kosova, operacioni kalon kufijtë e Shqipërisë

Burg për 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit ishte Brikena,
Brikena Frakulli

TIRANË- Brikena Frakulli, e cilësuar si liderja e grupit që shpërndante drogë në Tiranë është 'thyer'. Pas orëve të tëra që është marrë në pyetje, Frakulli ka bashkëpunuar me autoritetet duke treguar se kush e furnizonte me kokainë dhe heroine. Mësohet se ajo ka dhënë identitetin e plotë të personit që i sillte nga Kosova kilogramët me kokainë, të cilat me pas ajo i ndante në doza më të vogla dhe i tregtonte në Tiranë, emër që ende nuk është bërë publik.

Policia e kryeqytetit po bashkëpunon me atë të Kosovës për vënien në pranga të këtij personi dhe zbërthimin e plote të skemës.

Sot, për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. 49-vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje, madje e mbajti të gjithë fajin vetë. Por rrëfimi i saj nuk u mor parasysh nga Gjykata. Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia po i vijon hetimet, pasi ka arritur të bjerë edhe në gjurmët e personit që furnizonte me lëndë narkotike grupin.

3 VITE ME PARE

Dosja Frakulli/ Brikena kishte futur vajzën e mitur në 'treg', kamerat e filmojnë duke shpërndarë dozat

Burg për 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit ishte Brikena,
Brikena Frakulli

TIRANË- Brikena Frakulli, e arrestuar dhe akuzuar si liderja e njw grupi narkotrafikantwqsh nw Tiranw nuk kishte nguruar që të bërë pjesë të rrjetit të saj edhe të bijën e mitur. Kjo e fundit është kapur në vëzhgimet duke transportuar doza të vogla tek blerësit.

Sot, për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. 49-vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje, madje e mbajti të gjithë fajin vetë. Por rrëfimi i saj nuk u mor parasysh nga Gjykata. Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia po i vijon hetimet, pasi ka arritur të bjerë edhe në gjurmët e personit që furnizonte me lëndë narkotike grupin.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e të arrestuarve Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë si edhe rreth 85 mijë euro.

3 VITE ME PARE

U vra në vitin 2021, liderja e grupit 'Frakulli' zbulon lidhjet me Behar Sofinë: E kisha familjar, më ndihmoi të futesha në botën e trafikut të drogës

Burg për 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit ishte Brikena,
Behar Sofia

TIRANË- Brikena Frakulli e arrestuar dhe akuzuar si liderja e një grupi narkotrafikantësh në Tiranë ka zbuluar se ka pasur lidhje me Behar Sofinë, të njohurin si 'baroni i drogës', i cili është vrarë më 25 shkurt të vitit 2021. Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, Frakulli është shprehur se Sofinë e lidhte një marrëdhënie familjare që e ka ndihmuar më pas të futet në botën e narkotikëve. Më konkretisht, ndihma e Behar Sofisë, sipas dëshmisë së Frakullit, konsistonte në krijimin e lidhjeve për furnizimin me heroinë. 

Sot, për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. 49-vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje, madje e mbajti të gjithë fajin vetë. Por rrëfimi i saj nuk u mor parasysh nga Gjykata. Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia po i vijon hetimet, pasi ka arritur të bjerë edhe në gjurmët e personit që furnizonte me lëndë narkotike grupin.

 

3 VITE ME PARE

Si shitej droga nga grupi i Frakullit? Në mes të rrugës, bënte dhe pak muhabet me "klientin", Brikena dilte vetë në "aksion"

Burg për 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit ishte Brikena,
Pamje nga shitja e drogës

TIRANË- Thjesht dhe në mes të rrugës, kështu shitej droga e Brikena Frakullit në Tiranë. Në pamjet e mëposhtme janë kapur disa prej momenteve, kuranëtarët e grupit të trafikantëve, që drejtohej nga Brikena Frakulli, i shesin një klienti të tyre një sasi heroine.

Tv Klan ka siguruar ekskluzivisht këto pamje të filmuara nga nje kamera amatore gjatë shitjes së dozave të droges në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë. Siç shihet, takimi mes klientit dhe trafikantes kryehet në rrugë, pasi më herët kanë komunikuar me njëri-tjetrin në celular. Pasi merr dozën e heroinës, klienti largohet, ndërsa trafikantja i drejtohet bazës që ndodhej po në këtë zonë. 

49-vjeçarja nuk mjaftohej me shitjen e drogës nga anëtarët e grupit që drejtonte, mes të cilëve ishte dhe djali i saj 20-vjeçar Klevi Banushi, por dilte edhe vetë në "aksion". 

Sot, për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. 49-vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje, madje e mbajti të gjithë fajin vetë. Por rrëfimi i saj nuk u mor parasysh nga Gjykata. Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia po i vijon hetimet, pasi ka arritur të bjerë edhe në gjurmët e personit që furnizonte me lëndë narkotike grupin.

3 VITE ME PARE

"Kutia e Pandorës"/ U kapën me kokainë e heroinë, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit

Burg për 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit ishte Brikena,
Pamje nga aksioni

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 4 personat e arrestuar që u kapën me 6 kg kokainë dhe heroinë në Tiranë. Në burg kanë përfunduar Brikena Frakulli, Klevi Banushi, Artur Kristo dhe Hortenca Biçaku, të cilët akuzohen për shpërndarje të drogës në kryeqytet. Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqyyteti. Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje. Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit të shitjes së drogës qëndronte Brikena Frakulli, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. Deri më tani raportohet se është identifikuar me furnizuesi kryesor, por hetimet ende vazhdojnë. 

3 VITE ME PARE

Operacioni 'Kutia e Pandorës', Brikena Frakulli ka marrë përsipër përgjegjësinë: Drogën e shisja në Facebook, të tjerët s'kanë lidhje

Burg për 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit ishte Brikena,
Droga e sekuestruar

TIRANË- Brikena Frakulli ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë për shpërndarjen e drogës në kryeqytet. Pas arrestimit të saj dhe 3 personave të tjerë në kuadër të operacionit "Kutia e Pandorës", Dosja.al mëson se 40-vjeçarja Brikena Frakulli ka marrë përsipër përgjegjësinë. Burime bëjnë me dije se, Brikena Frakulli ka deklaruar para togave të zeza se e drejtonte ajo trafikun e drogës dhe se të tjerët s’kanë asnjë lidhje. Madje ka shtuar se edhe prangosja e djalit të saj nuk duhet të ndodhte, pasi ai ishte gjetur rastësisht në apartamentin e saj ditën e aksionit të Policisë. 

"Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari,"- tha ndër të tjera Frakulli.

Por mbrojtjen nuk ia bëri vetëm të birit. 40-vjeçarja tha se Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, është dadoja e vajzës saj, ndërsa Artur Kristo, 45-vjeç, punonjës i fermës saj, por në banesën e tij u gjetën disa doza kokainë që do të shpërndaheshin në zona të ndryshme të kryeqytetit. 

3 VITE ME PARE

E akuzuar për trafik droge/ FOTO- Kjo është 40-vjeçarja, drejtuesja e grupit të lëndëve narkotike në Tiranë

Burg për 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit ishte Brikena,
Brikena Frakulli

TIRANË-Gruaja në foto është Brikena Frakulli, 40 vjeç, e arrestuar nga Policia e Tiranës si drejtuese e një grupi që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas hetimeve, Frakulli siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha te një person, identiteti i të cilit për shkak të hetimeve nuk është bërë i njohur nga autoritetet.

Më pas në drejtimin e saj, kjo sasi ndahej në doza të vogla dhe shpërndahej nga anëtarë të grupit kriminal në disa zona të Tiranës, si Ali Demi, ish-Blloku, por jo vetëm. Në operacionin e finalizuar dy ditë më parë, ku u arrestuan edhe 3 bashkëpunëtorë të Brikena Frakullit, u gjetën 6 kilogramë drogë, kokainë dhe heroinë, si dhe u sekuestruan mbi 35 mijë Euro dhe sasi të tjera monetare që dyshohet se ishin produkt i shpërndarjes së lëndës narkotike.

Gjatë operacionit të koduar ‘Kutia e Pandorës’ janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë e kokainë. Kjo nuk është hera e parë që përfundon në pranga për të njëjtën akuzë. Edhe në vitin 2015 ajo është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal në kuadër të operacionit "Epilog 2", së bashku me partnerin e saj. 

brikena frakulli operacioni kutia e pandorës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet