LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U konfliktuan për një kanal/ I moshuari qëllon mbi fqinjët në Kamëz, vdes 55-vjeçari, përfundon në spital tjetri

• Tronditet Kamza. • Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i të shtënave të sotëm me armë në Laknas të Kamzës. • 70-vjeçari Maliq Marku pas një sherri ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt dy fqinjëve të tij. • Nga të shtënat 55-vjeçari Shefqet Hasa ka vdekur në vend, ndërsa Besim Keça, 50 vjeç ka mbetur i plagosur. • Shkak për të konfliktin e sotëm është bërë një kanal. • Autori është arrestuar në flagrancë nga policia dhe po merret në pyetje për krimin.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Laknas, Shefi i Komisariatit të Kamzës: Arma kallashnikov ishte pa leje, konflikti për një kanal

 U konfliktuan për një kanal/ I moshuari qëllon mbi fqinjët

KAMËZ- Shefi i Komisariatit të Kamzës ka deklaruar se arma që ka qëlluar 70-vjeçari fqinjët e tij ka qenë tip kallashnikov dhe pa leje. Në një deklaratë për mediat, Shefi u shpreh se konflikti ka qenë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë.  

“Kemi marrë njoftimin për ngjarjen kriminale dhe menjëherë kemi arrestuar autorin e ngjarjes, Maliq Marku, 70-vjeç. Autori i vrasjes u arrestua në banesën e tij. Rezulton se një person është vrarë dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti raportohet se ka qenë për motive të dobëta. Arma tip kallashnikov ishte pa leje dhe u kap në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë në konflikt”, tha shefi i Komisariatit të Kamzës.

2 VITE ME PARE

Zbardhen DETAJE nga krimi në Laknas: I plagosuri kalimtar i rastit, mori një plumb në këmbë

U konfliktuan për një kanal/ I moshuari qëllon mbi fqinjët
foto nga vendngjarja

KAMËZ- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laknasit në Kamëz, ku Maliq Marku qëlloi për vdekje fqinjin e tij Shefqet Hasën dhe la të plagosur Besim Keçën.

Mësohet se ky i fundit ishte kalimtar rasti dhe nuk kishte lidhje me konlfiktin mes dy fqinjëve. Keça mori një plumb në këmbë dhe u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Ndërkohë, bëhet me dije gjithashtu se autori dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje dhe konflikti mes tyre është bërë një kanal, ndërsa sherri ka qenë i vazhdueshëm.

Pas ngjarjes, policia arrestoi autorin dhe sekuestroi armën e përdorur për vrasjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të krimit.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Arsyeja e konflikti ishte një kanal, si ndodhi vrasja e rëndë në Kamëz

 
U konfliktuan për një kanal/ I moshuari qëllon mbi fqinjët
foto ilustruese

KAMËZ-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Laknas pasditen e sotme. Një kanal në afërsi të banesës, bëhet me dije të ketë qenë motivi i konfliktit mes fqinjëve.

Mësohet se pas kësaj, 70-vjeçari Maliq Marku qëlloi për vdekje me armë zjarri, 55-vjeçarin Shefqet Hasa dhe ka lënë të plagosur Besim Keçën, 50 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin shëndetësor. 

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e ngjarjes, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Laknas/ Kush ishte 70-vjeçari që qëlloi për vdekje fqinjin dhe la të plagosur një tjetër (EMRAT)

U konfliktuan për një kanal/ I moshuari qëllon mbi fqinjët
foto ilustruese

KAMËZ- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme zonën e Laknasit në Kamëz.

Mësohet se 70-vjeçari Maliq Marku ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, fqinjin e tij 55-vjeçarin Shefqet Hasa dhe ka lënë të plagosur Besim Keçën, 50 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin shëndetësor. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Laknas/ Reagon policia: Një 55-vjeçar ka vdekur, arrestohet autori 70-vjeçar

U konfliktuan për një kanal/ I moshuari qëllon mbi fqinjët
foto ilustruese

KAMËZ- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Laknas, kui një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve policore, një 70-vjeçar ka qëlluar për vdekje një 55-vjeçar dhe ka lënë të plagosur një 50-vjeçar. 

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën e krimit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2 VITE ME PARE

E RËNDË/ Vrasje në Laknas, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

U konfliktuan për një kanal/ I moshuari qëllon mbi fqinjët
Policia

TIRANË- Vrasje në Laknas. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, duke lënë pas një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur. Raportohet se autori i ngjarjes së rëndë është vënë në pranga. 

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje për këtë ngjarje./Dosja.al

vrasje ne laknas maliq marku shefqet hasa besim keça

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet