6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Zbulohen detaje makabër të dhunës që Gleard Gusholli ushtroi ndaj parteres së tij, derisa u arrestua ditën e djeshme. • Sot e reja, e paidentifikuar me emër, ka zbuluar detajet e rënda duke sqaruar se është dhunuar për një jave me këmbë karrigeje dhe me shkelma e grushte. • Madje edhe është droguar pa dëshirën e saj. • Si pasojë, ka tentuar edhe vetëvrasjen. • Në një rrëfim për mediat teksa dilte nga spitali, ajo tregoi zanafillën e sherrit dhe se si erdhi për të, nga Gjermani. • Ndërsa avokati i saj mbrojtës, Enea Cenko ka kërkuar që të shtohen 2 vepra penale për autorin. • Ndërkohë që ky i fundit është në prangat e Policisë së Shtetit, por ende nuk e ka dhënë një version të tij lidhur me ngjarjen e ndodhur. •Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje vajzën dhe familjen e saj.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka pranuar se Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundrejt 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dhe u dhunua nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli. Në një prononcim për “Opinion”, pasi avokati i itë resë denoncoi disa herë se vajzës nuk i ishte bërë ekspertiza, Manja tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore i kryen veprimet me vendim të Prokurorisë së Tiranës dhe deri më tani nuk ka asnjë të tillë. Gjithsesi, Manja tha se kjo gjë do të zgjidhet nesër.
“Instituti i Mjekësisë-Ligjore për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor vihet në lëvizje me vendim të Prokurorisë së Tiranës. Deri tani rezulton se ende nuk ka një vendim të tillë nga organi i Prokurorisë së Tiranës për Institutin e Mjekësisë-Ligjore. Por gjithsesi, të gjithë dëmtimet janë përshkruar në regjistrin e spitalit ku po trajtohet zonja dhe ekspertët e Mjekësisë-Ligjore përveç ekzaminimit fizik të dëmtimeve e japin vlerësimin e tyre mbi bazën edhe të kartelës. Por nisur nga kërkesa publike në emisionin Opinion, kam urdhëruar ekspertët e Institutit të Mjekësisë-Ligjore që nesër të koordinohen me Prokurorinë e Tiranës për kryerjen e ekspertimit me përparësi. Rasti po përcillet me vëmendje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në marrjen e vendimit nga ana e Prokurorisë për ekspertim”, thuhet në reagimin e ministrit Manja.
E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al
TIRANË- 28-vjeçarja që u dhunua dhe u mbajt peng nga i dashuri i saj Gleard Gusholli kishte ndarë ditën e dasmës dhe priste të martohej me partnerin që e dhunoi në mënyrë brutale. Në një rrëfim për “Opinion”, ajo tha se tmerri ka filluar në javën e dytë që ka ardhur në Shqipëri për të bashkëjetuar me Gushollin. Ajo tha se është marrë peng dhe është dhunuar brutalisht prej tij. Më tej, ajo tregoi se i dashuri e kërcënonte se do e vriste dhe do e hidhte në lumë.
“Kam ardhur në datën 1 prill këtu, kam ardhur nga Gjermania këtu. Kam ardhur për të bashkëjetuar këtu. Më ka dhunuar dhe më ka mbyllur këtu. Kemi patur një vit e gjysmë lidhje. Kjo ndarja unë andej ai këtej dhe kur të vija në Shqipëri do të bashkëjetoja. Java e dytë ka qenë një tmerr, kam parë vdekjen me sy. Më ka gjuajtur me grushte me shkelma, më ka bërë presion do të çaj barkun, di të marr kushëririn tim dhe do të hedh në lum”,-tha 28-vjeçarja.
Avokati i saj, Enea Cenko ka rrëfyer me detaje se si është dhunuar e reja nga i dashuri i saj, ndërsa ka treguar dhe se si ajo është njohur me dhunuesin Gleard Gusholli.
“Ngjarja ka ndodhur në javën e dytë ku është dhunuar sistematikisht. Javën e dytë është marr peng, i është hequr telefoni, është dhunuar në mënyrë barbare dhe i është marrë çelësi i shtëpisë. Asnjë mundësi nuk kishte për të njoftuar policinë. Është mbajtur peng në banesën e bashkëjetuesit. I ka hequr çdo mundësi komunikimi. Vajza vazhdimisht ka kërkuar që të largohej nga shtëpia, por e ka patur të pamundur se është torturua në mënyrë të vazhdueshme. Vazja është shtrëngua që të marr drogë. Është detyruar herë pas here të përdor kokainë. Vajza është infermiere me pasaportë gjermane, ka lindur në Gjermani. Në Gjermani është njohur me djalin se e ka ndihmuar me përkthimin. Edhe në Gjermani është dhunuar po nuk është denoncuar nga vajza. Djali ka qenë në Gjermani dhe nuk ka qenë në punë. Ata kishin prerë dhe ditën e dasmës, jo më kotë vajza erdhi në Shqipëri. Shkaku i dhunës ka qenë fillimisht se ju keni bërë një kallëzim penal në Gjermani, por vajza nuk kishte bërë asnjë kallëzim. Në momentin që djali ka komunikuar kushëririn e tij për të ditur cili është shkaku që nuk lejohej në Gjermani. Në këtë moment vajza ka përfituar për të kërkuar ndihmën e kushërirës e djalit që erdhi së bashku me dy persona të tjerë që e morën. Vajza është çuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore,”- tha Cenko.
E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar momentin e takimit me 28-vjeçaren që u dhunua një javë rresht nga i dashuri i saj. E ftuar në “Euronews Albania”, Lala tha se i kishte parë vetë plagët në trupin e të resë. Ajo shtoi se të gjithë trupin, i riu ia kishte çarë me majën e thikës.
“Në një moment ajo ngriti tutën që mbante veshur dhe kishte komplet trupin të goditur me majën e thikës. Ne nuk e dimë akoma se çfarë ka ndodhur brenda asaj shtëpie, nëse ka pasur persona të dytë apo të tretë të përfshirë. Ne kemi rrëfimin e një vajze që cilido qoftë motivi, problemi është se sot një djalë 31-vjeçar i cili më herët ka qenë në burg në Austri…vajza e ka pritur sa ka dalë nga burgu dhe të rinisin jetën së bashku dhe ai ka shkuar deri aty, sa dhuna ka qenë aq e tmerrshme dhe aq barbare sa vajza ka menduar të vrasë veten,” – u shpreh Lala.
E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lal aka zbardhur detaje nga dhunimi i28-vjeçares nga i dashuri i saj në Tiranë. E ftuar në studion e Euronews Albania, Lala tregoi se e reja pasi u njoh me 31-vjeçarin, vendosi të braktiste jetën dhe punën e saj në Gjermani për tu kthyer në Tiranë e për të rinisur bashkë një jetë të re. Por, nuk ndodhi kështu. Gleard Gusholli nisi ta dhunonte dhe madje e kërcënonte se nëse do ajo do ta denonconte, mund t’i publikonte edhe videot intime.
“Rasti i vajzës 28-vjeçare, dëshmon që ne jemi një shqëri e dhunshme. Unë kam dëgjuar shumë rrëfime tronditëse por ky ishte një rast ndryshe. Ajo është një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjermani, e shkolluar atje, me dy prindër të shkolluar dhe dy motra të shkolluara. Ajo punonte në një spital në Gjermani dhe i kishte ofruar ndihmën e saj bashkëkombasit si Gleard Gusholli, personi që e mbajti peng dhe e dhunoi. Më pas ata kishin krijuar një lidhje intime, ishin ndarë për shkak të dhunës që ai ushtronte, ishin bashkuar sërish. Dhe vajza kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë dhe të ndërtonin një të re në Tiranë, me shpresën do të ndërtonin një familje. Kishte braktisur të gjithë jetën e saj të ndërtuar në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri me shpresën që ai do t’i përkushtohej, por përjeton dhunë barbare. Përjeton situate të tmerrshme dhe shantazhe nga më të ndryshme, deri tek ato që do të përdor videot intime,”- tha Lala.
E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al
TIRANË- Avokati i 28-vjeçares që u dhunua nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli, Enea Cenko i ka bërë apel institucionit të mjekësisë ligjore që të bëjnë akt ekspertizën për dhunën e ushtruar ndaj të resë. I ftuar në studion e Syri TV me gazetaren Armela Ferko, Cenko tha se vajzës nuk i është bërë as analiza nëse ka konsumuar apo jo lëndë narkotike. Ai tha se nëse kjo gjë vonohet akoma më shumë mund të çojë në lehtësimin e situatës së autorit.
“Unë vazhdoj të bëj apel, është më urgjente kjo që unë po them, i bëj apel institucionit të mjekësosë ligjore që të shkojnë të kryejnë ekspertizën. Arsyen nuk e di. Ende nuk është kryer akti i ekspertimit qoftë për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh me të renë e përfaqësuar nga unë. Ende nuk nuk i është bërë as analiza nëse ka konsumuar apo jo lëndë narkotike. Nuk i është bërë akoma ekspertiza mjekoligjore. Këtu nuk kemi të bëjmë me një plagosje të rëndë, por me një tentativë vrasjeje. Punonjësit e Ilyria Guardian që ishin tek spitali nuk na lejuan të futeshim. Unë u prezantova si avokati dhe nuk na lejuan, situata ishte intensive. Nuk po na lejonin të shkonim lart. Më është dashur të telefonoj drejtorin e Policisë së Tiranës, gjej rastin ta falenderoj Tonin Vocajn e më pas kemi hipur lart Bëj një apel puyblik, shkoni edhe njëherë, ka mjekë të gatshëm, besoj duhet të ketë. Urgjent shkoni në spitalin ushtarak sa nuk është vonë, duhet në mënyrë urgjente,”- tha avokati Cenko.
E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por më 1 prill i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al
TIRANË- Dhunuesi i 28-vjeçares, Gleard Guzhollin ka rënë në pranga bashkë me katër bashkëpunëtorët e tij. Por e reja është në ende në spital, ku po kurohet nga plagët që ka marrë, që i rrezikuan edhe jetën. Por TopChannel ka shkuar në spital, duke fiksuar edhe plagët e të resë. Megjithatë aktualisht gjendja e saj është e qëndrueshme.
Sipas Policisë, janë arrestuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” B. N. dhe A. Sh., si dhe për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasit B. K., dhe E. K. Po ashtu, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj.
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë sërish me një tjetër sqarim mbi dhunimin e 28-vjeçares nga partneri i saj. Sipas tyre, në pranga ka përfunduar autori dhe 4 personat që e përkrahën. Në lidhje me vajzën e dhunuar, Policia bën të ditur se është marrë në mbrojtje së bashku me familjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me ngjarjen e dhënë për shtyp ditën e djeshme, mbi rastin e dhunimit të një shtetaseje, ju sqarojmë se:
28-vjeçarja është paraqitur për ndihmë në shërbimet e emergjencës mjekësore me datë 15.04.2023, ku është njoftuar dhe Policia, dhe me marrjen e këtij informacioni, Komisariati i Policisë Nr. 2 ka reaguar menjëherë me profesionalizëm për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin G. G., 31 vjeç, i cili është arrestuar pak orë pas shpalljes në kërkim. Gjithashtu, në lidhje me këtë rast janë arrestuar për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", shtetasit B. N., dhe A. Sh., si dhe për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", shtetasit B. K., dhe E. K. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e jetës së saj, gjatë qëndrimit në spital si dhe jashtë ambienteve të tij, si dhe gjithashtu të familjarëve të saj.
Gleard Gusholli, 31-vjeçar, nga Tirana ka mbajtur për një javë të mbyllur partneren e tij, 28-vjeçare. E reja u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, duke u qëlluar me mjete të forta, grushta dhe këmbë karrigeje. Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.
Autori, së bashku me 4 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi këto të fundit nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë./Dosja.al

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për dhunimin e 28-vjeçares në Tiranë nga Gleard Gusholli, i cili për një javë rresht e dhunoi dhe e mbajti peng të dashurën e tij, në një banesë në kryeqytet. Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha solli në vëmendje vdekjen e kenianes, Joyce Aoko, duke u shprehur se edhe dhunimi i të resë në Tiranë, tregon se në kryeqytet dominon mafia e lidhur me qeverinë. Ndër të tjera, kryedemokrati përmendi se ngjarja e fundit fakton se jeta në Tiranë është bërë gjithnjë e më e pasigurt dhe se rendin e ka në dorë krimi dhe mafia.
"Një vajzë, 26-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies. Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua. Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë. Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin. Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia. Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndrahhetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to,"-tha Berisha.
Gleard Gusholli, 31-vjeçar, nga Tirana ka mbajtur për një javë të mbyllur partneren e tij, 28-vjeçare. E reja u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, duke u qëlluar me mjete të forta, grushta dhe këmbë karrigeje. Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.
Autori, së bashku me 4 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi këto të fundit nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë.
TIRANË- Vajza në foto, është 28-vjeçarja e cila u mbajt e mbyllur dhe u dhunua për 1 javë nga partneri i saj, Gleard Gusholli. E reja është vajza e dy emigrantëve nga Tirana, dhe ka lindur në Gjermani. Aty përfundoi studimet për infermieri dhe po aty njohu edhe personin që për pak desh i mori jetën. 28-vjeçarja ka treguar se njohja e tyre nisi në Gjermani, aty ku e ndihmoi pasi e gjeti në gjendje jo të mirë në spital.
31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare, e cila u rikthye në banesë më 1 Prill. Po ashtu, Policia ka vënë në pranga edhe 4 miqtë e Gushollit të cilët nuk kallëzuan krimin dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.
Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte./Dosja.al
TIRANË- Personi në foto është, Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili dhunoi për një javë partneren e tij, 28-vjeçare. E reja u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, duke u qëlluar me mjete të forta, grushta dhe këmbë karrigeje.
Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.
Autori, së bashku me 4 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi këto të fundit nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë. /Dosja.al
TIRANË- Avokati i vajzës 28-vjeçare e cila u dhunua për 1 javë nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli kërkon që autori të akuzohet për tentativë vrasje. Enea Cenko deklaron se 31-vjeçari e ka mbajtur me dhunë dhe ka tentuar që ta dhunojë 28-vjeçaren.
Avokati kërkon që të ribëhet kualifikimi i veprës penale si dhe thekson se vajza duhet të merret në mbrojtje urgjente nga shteti shqiptar.
"Është mbajtur me dhunë nga ky shtetas që është ndaluar nga komisariati numër 2 i Tiranës, vajza është tentuar që të vritet nga ky shtetas. Unë kërkoj ndryshimin e akuzës për këtë shtetas. Në bazë të informacioneve që unë kam, vajza është kërcënuar vazhdimisht, vajza është shtetase gjermane, është njohur në spital me personin e arrestuar.
Ka qenë spitali gjerman që ka kërkuar ndihmë për të riun, që vajza ta përkthente. Policia e Shtetit ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, por unë mendoj se kualifikimi i veprës penale ka mangësi ligjore, pasi do të duhet të ishte jo vetëm pengmarrje, por edhe tentativë vrasje. Të ribëhet kualifikimi i veprës penale, institucionet të marrin në dorë jetën e asaj vajze. Të merret në mbrojtje urgjente nga shteti shqiptar".
28-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare të Gleard Gushollit. 31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare, e cila u rikthye në banesë më 1 Prill. Po ashtu, Policia ka vënë në pranga edhe 4 miqtë e Gushollit të cilët nuk kallëzuan krimin dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.
Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte./Dosja.al
TIRANË- Vajza e cila u dhunua për 1 javë nga partneri, Gleard Gusholli ka dhënë dëshminë e saj nga Spitali i Traumës. Vajza e dy emigrantëve nga Tirana, Reisi e lindur në Gjermani, aty ku përfundoi studimet për infermieri, njohu edhe Gleardin.
Reis ka folur për 'News24' duke treguar se partneri e ka dhunuar me shkelma, grushta dhe këmbë karrigeje. Po ashtu, ajo ka zbuluar se nga dhuna ka tentuar edhe të hidhet nga kati i pestë i pallatit.
“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna. Më kërcënonte me video intime. Më fajësonte se nuk ikte dot në Gjermani. Më jepte drogë, e kam parë duke pirë kokainë, më ka dhënë pesë herë kokainë”, ka thënë e reja.
Avokati mbrojtës i saj Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij.
“Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës”.
28-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare të Gleard Gushollit. 31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare, e cila u rikthye në banesë më 1 Prill. Po ashtu, Policia ka vënë në pranga edhe 4 miqtë e Gushollit të cilët nuk kallëzuan krimin dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.
Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte.
E reja ka treguar se njohja e tyre nisi në Gjermani, aty ku e ndihmoi pasi e gjeti në gjendje jo të mirë në spital.
“Ka ardhur ne spital në Gjermani nuk ndihej mirë. Nuk dinte gjermanisht e ndihmova dhe kështu nisi njohja jonë e nuk ndihej”, tha Reisi.
/Dosja.al