LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U nis ‘të vriste politikanët e Lezhës’/ I arrestuar që dje, Policia e Lezhës nuk e merr dot në pyetje 36-vjeçarin, shfaq probleme psikologjike, tregon tatuazhet

• Antonio Leka, kishte një mision dje; të vriste politikanët e Lezhës. Por nuk përmendi asnjë emër. • 36-vjeçari që u arrestua me armë zjarri dhe me municioni, ka dhënë deklarime kontradiktore para hetuesëve, duke shfaqur probleme psikologjike. • Sipas të dhënave të deritanishme, i riu nuk shfaqet i vetëdijshëm për gjendjen e tij shëndetësore, por e vetmja gjë që thotë janë deklaratat patriotike. Madje përmend edhe tatuazhet që ka me simbole kombëtare. • Por deri më tani nuk ka dhënë asnjë detaj se ku i ka gjetur armët e zjarrit dhe municionet blind-shpuese që kishte në mjetin e tij. • Por Antonio Leka rezulton me arsimi të lartë për drejtësi, ndërsa është person me precedentë të mëparshëm penal për tentative vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. • Për tentativen e vrasjes është shpallur i pafajshëm më parë, ndërsa për veprën tjetër penalë është dënuar. • Ai pritet që të dalë para gjykatës, por do t'i nënshtrohet edhe një ekspertimi nga mjekët për të mësuar se si është gjendja e tij mendore.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ç'bëri Antonio Leka para arrestimit? Dalin PAMJET, u ndërrua në garazh, ishte me 6 persona. Me "merak" kishte qeleshen mbi kokë

U nis ‘të vriste politikanët e Lezhës’/ I arrestuar
Antonio Leka

LEZHË- I veshur me anti-plumb të bardhë dhe me arsenal armësh në makinë, këto janë pamjet e Antonio Lekës vetëm pak minuta para se të vendosej në prangat e Policisë së Shtetit. Ai shfaqet nën shoqërinë e disa personave të tjerë, në brendësi të një servisi automjetesh në qytetin e Lezhës, ndërsa vetëm pak minuta më vonë ai do prangosej nga uniformat blu. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, fillimisht ai heq qeleshen, rregullon anti-plumbin dhe vesh uniformën kamuflazh. E në fund, rregullon sërish qeleshen e tij. Ndërkohë që personat e tjerë e shohin të gjithë skenën. 

Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pas një telefonate në Polici nga nëna dhe i vëllai i tij të cilët referuan rastin me frikën se i afërmi tyre mund të kryente ndonjë akt të rëndë. Madje ishte e ëma, ajo që i doli në mbrojtje të tij, duke u shprehur se armët blindshpues që kishte i biri ishin në fakt të sajat, pasi ishte pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë. Ndërkohë që vetë 36-vjeçari Leka në Polici ka dhënë deklarata kontradiktore, çka ka shtyrë hetuesit të dyshojnë për probleme psikologjike të tij. Ai pretendon se do vriste politikanët e Lezhës, ndërsa më pas shtoi se ishte patriot dhe u ka treguar hetuesëve dhe tatuazhet e tij. Për shkak të gjithë kontadiktave që ka shfaqur, ai do t'i nënshtrohet një testi për të analizuar shëndetin e tij mendor. 

Por ndërkohë hetimet vazhdojnë, e janë përqendruar tek mënyra se si i arrestuari siguroi municionin luftarak i cili u sekuestrua nga policia e Lezhës pas prangosjes së Antonio Lekës.

3 VITE ME PARE

U kap me arsenal armësh, Antonio Leka i dënuar më parë për tentativë vrasje

U nis ‘të vriste politikanët e Lezhës’/ I arrestuar
Antonio Leka

LEZHË-Antonio Leka, personi i cili u arrestua ditën e djeshme, rezulton me arsimi të lartë për drejtësi, ndërsa është person me precedent te mëparshëm penal për tentative vrasje dhe shpërndarje të lëndeve narkotike.

Për tentativë vrasjeje, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, ndërsa për veprën tjetër penale ka marrë dënim minimal.

Gjatë momentit të arrestimit Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur "në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët". Ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ka qenë i vëllai i tij, Nik Leka ai që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.

3 VITE ME PARE

‘Do vras politikanët’/ U kap me kallashnikov në 'Audi', Leka 'kyç' gojën për armët: Jam patriot, shikoni tatuazhet

U nis ‘të vriste politikanët e Lezhës’/ I arrestuar
Antonio Lekaj

LEZHË- Antonio Leka është prezantuar si patriot teksa është marrë në pyetje, duke hequr bluzen e duke treguar tatuazhet që ka.  Ai u kap ditën e djeshme në flagrancë pasi iu gjetën armë të mbushura, jelek antiplumb e municione luftarake.

Leka është marrë në pyetje nga prokurori gjatë natës së mbrëmshme, mirëpo nuk ka treguar asgjë se ku i kishte gjetur armët, duke preferuar që të qëndrojë në heshtje. Sërish gjatë ditës së sotme, pritet të merret në pyetje nga ana e hetuesve, për të zbardhur dinamikën e saktë se cili ishte edhe synimi i tij. Po ashtu, pritet të bëhet një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij psikike.

Gjatë momentit të arrestimit Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur "në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët". Ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ka qenë i vëllai i tij, Nik Leka ai që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.

3 VITE ME PARE

‘Do vras politikanët’/ Me plis në kokë, 36-vjeçari ndaloi në servis, shihet me kallashnikov mbi makinë para arrestimit

U nis ‘të vriste politikanët e Lezhës’/ I arrestuar
Antonio Leka

LEZHË- Me plis, mjekër dhe me armë kallashnikov mbi një makinë 'Audi'. Kjo është fotoja e Antonio Leka nga Miloti, 36-vjeçari i cili është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me një arsenal të tërë armësh me vete.

Fotoja është bërë para arrestimit dhe se  ai ndodhet në një servis, së bashku me vëllain e tij duke e ekspozuar armën e zjarrit. Në këtë makinë janë gjetur snajper, automatikë, plumba blindshpues, pistoleta dhe jelekë antiplumb.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur "në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët". Ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ka qenë i vëllai i tij, Nik Leka ai që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.

arrestohet antonio leka antonio leka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet