LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MISTERI- U qëllua në kokë nga vëllai! "Habisin" prindërit e 20-vjeçarit shqiptar në Itali: Po luante 'ruletë ruse", ndodhi aksidentalisht

•Prindërit e 20-vjeçari shqiptar, Enrico Aliaj, i cili u qëllua me plumb në kokë nga vëllai i tij 18-vjeçar kanë folur për herë të parë pas tragjedisë në Ponte dell'Olio, Itali. •I ati i Enrico Aliaj, Shpend Aliaj tregon se djali i tij humbi jetën në mënyrë tërësisht aksidentale. • Babi i 20-vjeçarit tha se djali tjetër po luante me armë dhe u qëllua aksidentalisht. •Ndërkohë sipas dëshmisë së nënës Shqipe Aliaj, djali ka qëlluar veten. • Nëna e Enrikut ka treguar se dy djemtë e saj së bashku me shokun e tyre po luanin me pistoletën me mulli, lojën "rulet ruse". •Vëllai 18-vjeçar i Enriko Alija, akuzohet për vrasje dhe po vazhdon të hetohet. •Gjithashtu në hetim është miku i tyre, i cili fillimisht ishte larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që kanë rastin në dorë. Mbetet ende për t'u sqaruar se cili ishte roli i tij në këtë ngjarje, ndërkohë që autoritet janë në pritje të rezultateve të autopsisë. • E po ashtu, pritet që të sqarohet se përse të rinjtë ishin duke luajtur për "vdekjen" e tyre. • Ruleta ruse, "luhet" me një pistoletë gjashtëshe, pra që ka 6 fole për plumbat, por ku vetëm njëra përmban plumb. Cilindri rrotullohen dhe ndalet në mënyrë të rastësishme. Loja nis kur lojtari i parë e vendos pistoletën në kokën e tij dhe shkel këmbëzën, njëri prej pjesëmarrëseve në lojë vdes me patjetër, ndaj edhe nuk dihet pse të rinjtë kishin zgjedhur që ti jepnin fund jetës.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Enriko Aliaj në Itali nga vëllai i tij, flet nëna: Po luanin me pistoletën me mulli

MISTERI- U qëllua në kokë nga vëllai! "Habisin"

ITALI- Nëna e 20-vjeçarit, Enriko Aliajt, i cili u vra aksidentalisht nga vëllai i tij, u shpreh dy djemtë dhe shoku i tyre po luanin me pistoletë me mulli.

“Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë. Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shokun, më pas Enriku i ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli. U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë. U dëgjua krisma, ra djali përtokë.”- tha nëna e 20-vjeçarit për Report.tv.

Shqipe Alija, nëna e Enrikut ka dhënë detaje në lidhje me armën, duke rrëfyer se nuk ishin në dje të pistoletës dhe nuk kanë asnjë informacion se ku mund ta kenë marrë. Ajo ka treguar se djali i vogël 18-vjeçar është mbajtur në polici nën akuzën për vrasjen e vëllait të tij.

"Shoqëri ka pasur, por për armë nuk kemi ditur gjë, në shtëpi nuk e ka pasur, a ke pasur tek puna, apo ja kë dhënë ndonjë shok, nuk e dimë! Djali punonte në një fabrikë, por atë ditë ka qenë pushim sepse këtu ishte ditë feste! Unë dhe bashkëshorti ikëm tek kunati! I kemi lënë në lokal madje i pyetura a do vini na thanë jo nuk do vijmë do ikim në shtëpi. Djali ka përfunduar studimet dhe më pas ka nisur punë! Ka përfunduar studimet për elektricist!

Ne kemi 12 vite unë me fëmijët burri ka ardhur më herët këtu dy vjet para nesh! Djali luante futboll ka qenë i regjistruar, por më pas e la për shkak të punës sepse punën e kishte me turne dhe nuk e ndiqte dot, herë punonte paradite, herë pasdite, herë natën. Djali tjetër u mbajt në polici, ne kemi qenë aty, por e kanë pyetur veçmas nesh, në ora 3 të natës kemi qenë në polici, na kanë marrë në pyetje ku kemi qenë secili.

Djali tani është me ne, ka përfunduar punë me policinë, kemi dalë në 9 të mëngjesit nga policia, ku na pyetën të treve në polici. Më pas jemi larguar po qëndrojmë tek kunati sepse shtëpia është e bllokuar si vendngjarje, derisa të përfundojë eksperti dhe autopsia. Po qëndrojmë tek kunati dhe jemi në pritje të trupit. Na kanë thënë se do ta dorëzojnë pas autopsisë. Kanë marrë telefonin, kompjuterin dhe çdo gjë që po i verifikojnë për të parë me kë ka komunikuar dhe ku mund ta ketë marrë armën, nuk kam asnjë dyshim se ku, a shoqëria apo çfarë!’- shtoi nëna e 20-vjeçarit të ndjerë.

3 VITE ME PARE

U ekzekutua me plumb në kokë nga vëllai i tij në Itali/ Flet babai i 20-vjeçari shqiptar: Ishte aksidentale

MISTERI- U qëllua në kokë nga vëllai! "Habisin"
Enrico Aliaj

ITALI- Vrasja tragjike në Ponte dell'Olio,ku 20-vjeçari shqiptar, Enrico Aliaj u qëllua me plumb në kokëmë 3 nga vëllai i tij 18-vjeçar po vazhdon të hetohet. I ati i Enrico Aliaj ka folur për herë të parë, pasi djali i tij i dytë është nën hetim me akuzën e vrasjes së vëllait të tij.

Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre. Shpendi tregon se nata e 3 qershorit ku 20-vjeçari humbi jetën ishte tërësisht aksidentale, raportojnë mediat e huaja.

"Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”- tregon Shpend Aliaj.

Brenda në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht ishte larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që kanë rastin në dorë. Mbetet ende për t'u sqaruar se cili ishte roli i tij në këtë ngjarje dhe pse u largua nga shtëpia.

Ndërkohë, prokurori i Piacenzës ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës, e cila rezulton të jetë e paligjshme.

enriko aliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet