LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Punoni 5 vite pastaj merrni diplomën'/ Studentët e Mjekësisë në protestë: Anuloni vendimin! Paralajmërojnë bojkot të vitit akademik

• Një ditë pasi Qeveria miratoi vendimin për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë në atdhe pas përfundimit të studimeve, këta të fundit janë ngritur në protestë. •Studentë fillimisht protestuan para rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, teksa arritën para Kuvendit, ku po debatohej për projektligjin ndaj tyre. •Studentët njoftuan se nëse nuk anulohet vendimi i qeverisë, i cili kushtëzon diplomimin me një punësim të detyruar aty ku e cakton shteti do të bojkotojnë vitin e ri akademik. •Dje, Këshilli i Ministrave vendosi së qeverisë se studentët e mjekësisë të cilët përfundojnë studimet do u duhen 5 vite që të marrin diplomën. •Studentët e vitit të parë nuk kanë të drejtë të zgjedhin asgjë tjetër përveç se të firmosin qëndrimin në vend për 5 vite pas përfundimit të studimeve. • Ndërsa studentët që janë në vit të dytë, tretë dhe vit të katër do të zgjedhin midis qëndrimit në vend për 3 vite apo tarifës së plotë për vitet në vijim. • Ata të dy viteve të fundit, "kohën e shërbimi" e kanë 2 vite. • Por ka edhe një kusht, nëse për 1 vit, asnjë nuk mund të punësohet, do të lirohen nga marrëveshja.• Kjo është protesta e tretë e studentëve të mjekësisë që protestojnë kundër vendimit për t’i mbajtur në vend 5 vite pas përfundimit të studimeve.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

PANKARTAT/ Studentët e mjekësisë protestojnë para Kuvendi: Nuk është pronë e jotja diploma ime! Dua të bëhem internistë, jo të internohem

'Punoni 5 vite pastaj merrni diplomën'/ Studentët e
studentet

TIRANË- Studentët e Mjekësisë, duke kundërshtuar projektligjin të prezantuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me punësimin e detyruar, u mblodhën sot para rektoratit të UMT-së për të vijuar më pas marshimin drejt Kuvendit dhe më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

“Nuk është pronë e jotja diploma ime”, “Dua të bëhem internistë, jo të internohem”, 'Edhe Hipokrati po të ishte gjallë do të bënte gati letrat për në ambasadë!' ishin disa prej mesazheve në pankartat e studentëve të mjekësisë.

2 VITE ME PARE

Studentët e mjekësisë protestojnë para Kuvendit: Anuloni vendimin! Po përdoremi si kavie eksperimentale

'Punoni 5 vite pastaj merrni diplomën'/ Studentët e
studentët në protestë

TIRANË- Studentët e Mjekësisë protestojnë para Kuvendit për të kundërshtuar pr/ligjin e qeverisë e cila kushtëzon diplomimin me një punësim të detyruar aty ku e cakton shteti. Ata thonë se po përdoren "kavie eksperimentale".

Studentja: Unë nuk dua të largohem por nuk dua që punësimi im të jetë i detyruar aty ku do shteti. Po na merret peng Diploma. S’mund të jemi peng i shtetit dhe të duhet të shkojmë atje ku na caktojnë. Kjo do të thotë që kthehemi pas në kohë dhe nuk jemi më në demokraci.

Nëse shohim që ky pr/ligj do të bëhet ligj për 15 ditë jemi gati të shkojmë drejt bojkotit të vitit të ardhshëm. Nuk mund të jemj dakord për pengmarrjen. Po shkojmë para kuvendit pasi ata po marrin vendime pa na pyetur ne. Nuk pr/ligj nuk është diskutuar me ne.

Rreth orës 10:30 studentët e Mjekësisë u mblodhën para rektoratit të UMT-së për të vijuar më pas marshimin drejt Kuvendit e më pas drejt Ministrisë së Arsimit, pasi kundërshtojnë projektligjin të prezantuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me punësimin e detyruar. 

2 VITE ME PARE

FOTO- Protesta para Kuvendit, pankarta e studentëve: Përparset tona janë të bardha, jo të kuqe apo blu

'Punoni 5 vite pastaj merrni diplomën'/ Studentët e
pankarta

TIRANË- Studentët po marshojnë nga rektorati i Universitetit të Mjekësisë në drejtim të Kuvendit, ku deputetët janë në seancë plenare, me thirrjen “përparset tona janë të bardha, jo të kuqe, blu apo lejla”.

Studentët shprehen se do të bëjnë gjithçka që projektligji të mos kalojë në parlament, ku nga ana tjetër u vendos që të kalohet brenda këtij muaji.

2 VITE ME PARE

Studentët e mjekësisë marshojnë drejt Kuvendit: Qeveria e turpit! Do bojkotojmë vitin akademik!

'Punoni 5 vite pastaj merrni diplomën'/ Studentët e
studentet

TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë bërë thirrje për arsim cilësor teksa marshojnë kundër vendimit të qeverisë që nuk i lejon të largohen nga vendi.

“Qeveria e turpit”, “E duam mjekësinë si gjithë Evropa”, dëgjohen studentët duke thirrur teksa marshojnë nga Universiteti i Mjekësisë drejt Kuvendit, duke bllokuar njërin aks të rrugës. 

Forca policie po i shoqërojnë studentët gjatë marshimit të tyre. Ndërkohë studentëve të Mjekësisë iu janë bashkuar edhe ata të UBT-së.

2 VITE ME PARE

5 vite me detyrim në Shqipëri! Mospagimi i tarifës dhe 'diplomë peng', DETAJE nga projekt-ligji për studentët e Mjekësisë

'Punoni 5 vite pastaj merrni diplomën'/ Studentët e
studentët

TIRANË- Sipas projekt-ligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” studentëve aplikantë në mjekësi por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2–5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë gjithë studimit gjithashtu do të kenë dhe disa përfitime të tjera sociale. 

“Diploma peng” tek spitali publik ose privat

Në nenin 4 të pr/ligjit thuhet se për studenti nënshkruan marrëveshje, para regjistrimit të tij si fitues në këtë program. Marrëveshja lidhet ndërmjet tij, ministrisë përgjegjëse për arsimin, ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionit të arsimit të lartë publik për të punuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve, për jo më pak se 5 (pesë) vite në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu studenti pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare.

Në nenin 5 të pr/ligjit lihet të kuptohet që punësimi mund të jetë në institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat.

Kur shteti s’të gjen punë për 1 vit 

Në nenin 6 të pr/ligjit thuhet se në rast mospunësimi të studentit brenda 1 (një) viti kalendarik, nga data e lindjes të së drejtës për punësim, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohet i përmbushur detyrimi sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe ka të drejtën të pajiset me diplomën përkatëse universitare” 

Kur nis efektet ligji?

Ky ligj i shtrin efektet në një periudhë 3 vjeçare duke nisur nga viti akademik 2023-2024.

Masat do të fillojnë nga viti akademik 2023-2024 deri në vitin akademik 2027-2028, për pasojë efekti i tij do të jetë i përkohshëm, që të investojmë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor kombëtar të fortë, rezistent, për të përmirësuar kapacitetet, duke ruajtur forcën e punës në shëndetësi dhe duke promovuar kujdesin social, njëlloj i rëndësishëm me atë shëndetësor” -thuhet në relacionin e përgatitur nga ministria e Arsimit dhe dorëzuar Kuvendit.

Nuk paguajnë tarifë studimi
Nëse studentët e Mjekësisë firmosin marrëveshjen, ata përfitojnë nga e drejta për të mospaguar detyrimet financiare që lidhen me pagimin e tarifës së studimeve për gjatë viteve që do të ndjekin programin e studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”.

Punësim specializimi afatgjatë

Do tu llogarihet punësim edhe periudha e specializimit afatgjatë, pavarësisht llojit të kuotës së fituar, ku një pjesë e studentëve përveç se kryejnë procesin e specializimit në strukturat shëndetësore përkatëse, edhe do të paguhen.

Program Strehimi

Studentët që kanë nënshkruar marrëveshje kanë përparësi në përfshirjen në programet sociale të strehimit. Masa e subvencionimit të interesave të kredisë për strehim, llogaritet si diferencë midis interesit të dakordësuar me institucionet financiare dhe interesit që paguan studenti. Kjo vlen edhe për studentët e ndërmjetëm, që aktualisht ndjekin këtë program studimi në institucionin e arsimit të lartë publik. Efektet e zbatimit të këtij projektligji vlejnë vetëm për vitet e mbetura për të kryer nga ana e tyre

Me vullnet të lirë

Sipas pr/ligjit respektohet vullneti I lirë, jo detyrim, i çdo studenti për të vendosur vetë nëse do të përfitojë nga të drejtat e përcaktuar në këtë ligj, me nënshkrimin e marrëveshjes apo në të kundërt do të përballojë tarifën e studimeve deri në nivelin e kostos së tyre, sipas metodologjisë së përcaktuar me akt nënligjor.

Qeveria e kërkon me emergjencë

Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit që pr/ligji të shqyrtohet dhe miratohet me procedurë të përshpejtuar për shkak të nevojës emergjente që paraqitet për miratimin dhe hyrjen në fuqi të tij, para fillimit të procedurave për aplikimin dhe regjistrimin e kandidatëve për studentë në fushën e mjekësisë për vitin e ri akademik 2023-2024.

“Në këtë aspekt theksojmë se duke qenë se viti i ri akademik fillon më datë 02.10.2023 dhe aplikimet për të përzgjedhur programet e studimit fillon gjatë muajit korrik, vlerësojmë se është shumë e domosdoshme që ligji të ketë hyrë në fuqi para zhvillimit të procedurave për regjistrim nga studentët me qëllim që ata të njihen me përmbajtje e ti dhe të merren të gjitha masat e nevojshme për zbatim” thuhet në relacion.

Mund te punesohet dhe ne privat

Në nenin 5 të pr/ligjit shkruhet se nëse student nuk pranon të firmosë për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, atëherë ai do të paguajë tarifën e studimit e cila do të jetë e re.

“Studenti, që nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, public ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim me ministrinë përgjegjëse për arsimin, ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionin e arsimit të lartë public, sipas përcaktimeve të nenit 4, të këtij ligji, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve.

Tarifat e reja

Institucionet përgjegjëse pas miratimit të pr/ligjit do të përcaktojnë koston reale të studimit, e cila do të realizohet sipas një metodologjie të përcaktuar. Elementët kyç mbi të cilët do të bazohet metodologjia e përllogaritjes së kostos, janë shpenzimet e personelit, të cilat në institucionet e arsimi të lartë publike vlerësohen rreth 75% të kostos së studimit, shpenzimet korrente për blerje mallrash dhe shërbimesh të cilat vlerësohen rreth 10% të kostos dhe shpenzimet kapitale të cilat zënë vlerësohen rreth 15% të kostos së studimit.

Tarifat e reja të përcaktuara, në rast të mosnënshkrimit të marrëveshjes i referohen vetëm viteve të ardhshme akademike, pa patur efekte prapavepruese. Kjo vlen dhe për studentët e ndërmjetëm.

Sa është kostoja ne buxhet?

Kostoja e përllogaritur në total mbi buxhetin e shtetit gjatë periudhës 3- vjeçare menjëherë pas miratimit të ligjit për vitin 2023 është 588 milionë lekë, për vitin 2024 është 500 milionë lekë dhe për vitin 2025 400 mln lekë. Kostot financiare që shoqërojnë ndryshimet e parashikuara në projektligj, do të konsiderohen gjatë procesit të përgatitjes së PBA 2024-2026 (faza e dytë) dhe në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2024-2026. Këto efekte do të përllogariten dhe dërgohen në Ministrinë e Financave, për të konsideruar impaktin shtesë në buxhet” thuhet në relacion

Ndahen detyrat

Institucionet publike të arsimit të lartë në fushën e shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, do të jenë përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji

Institucionet publike të arsimit të lartë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të jenë përgjegjëse edhe për mbulimin e shpenzimeve për kostot e studimeve të studentëve që pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrë masat për punësimin me prioritet të studentëve që nënshkruajnë marrëveshje.

'Punoni 5 vite pastaj merrni diplomën'/ Studentët e

Klikoni këtu për linkun e plotë

2 VITE ME PARE

Duhet të punojnë 5 vite pastaj marrin diplomën! Studentët e mjekësisë kundër vendimit, zbulohen detajet e protestës së tyre

'Punoni 5 vite pastaj merrni diplomën'/ Studentët e
studentët

TIRANË- Dje qeveria miratoi vendimin për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, këta të fundit, kanë paralajmëruar një tjetër protestë, që do të jetë e treta për nga radha. 

Studentët njoftuan se protesta do të vijojë në orën 10:00 , ku pritet të marshojnë në grup, drejt Parlamentit në Shqipërisë, në një kohë kur ligjvënësit pritet të diskutojnë për çështjet e ditës. Studentët do të bëjnë thirrje dhe do të kundërshtojnë draft-propozimin, që shpejt pritet të kthehet në një vendim të miratuar, siç konfirmoi një ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Ata theksojnë se nuk duan të largohen nga Shqipëria, por e cilësojnë si një masë represive dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut mbajtjen me detyrim në atdhe. Studentët kërkojnë nga ministritë përkatëse përmirësimin e kushteve, të auditorëve, ambienteve të praktikave dhe spitaleve rajonale, që sipas tyre, nuk përmbajnë elementet për ushtrimin normal të profesionit.

protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend