LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U zunë për pronat/ Sherr me armë dhe sëpatë mes vëllezërve në Lushnje, ndërron jetë në spitalin e Traumës 57-vjeçari (EMRAT)

• Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Qukas të Lushnjes. • Dy vëllezër pasi janë konfliktuar kanë plagosur njëri-tjetrin. • Mësohet se 77-vjeçari, Nazif Musai ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, Haziz Musai. • Pas kësaj i plagosuri ka marrë sëpatën dhe ka goditur të vëllain. • 57-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën por nuk mundi tu mbijetonte plagëve. • Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar pas një konflikti për motive pronësie. • Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës armën e zjarrit tip pistoletë dhe sëpatën e përdorura gjatë konfliktit. 

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U qëllua nga vëllai i tij për shkaqe pronësie, ndërron jetë në spitalin e Traumës, Haziz Musai

U zunë për pronat/ Sherr me armë dhe sëpatë mes
pamje nga vendndgjarja

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Haziz Musai, i cili u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij mëngjesin e sotëm në Lushnje.  Siç raportuam më herët, konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për shkaqe pronësie. Sipas policisë, fillimisht viktima ka goditur me sëpatë vëllanë e tij Nazif Musain 77 vjeç. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.

Pas kësaj 57- vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Lushnjes dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe gjithashtu janë sekuestruar pistoleta dhe sëpata.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për një konflikt për motive pronësie, të ndodhur në fshatin Çukas i Vjetër, ndërmjet 2 vëllezërve, gjatë të cilit ata plagosën njëri-tjetrin me armë zjarri (pistoletë) dhe me mjet prerës (sëpatë), ju informojmë se shtetasi i plagosur me armë zjarri, i identifikuar A. M., 70 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 77 vjeç, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit (pistoletë) dhe mjeti prerës (sëpatë) u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

2 VITE ME PARE

Sherri me armë dhe sëpatë mes vëllezërve në Lushnje, 57-vjeçari dërgohet drejt spitalit të Traumës

U zunë për pronat/ Sherr me armë dhe sëpatë mes
Pamej nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve në Lushnje. Mësohet se 57-vjeçari, Haziz Musai i cili u plagos paraditen e sotme nga vëllai i tij, Nazif Musai është nisur drejt spitalit të Traumës.

Mësohet se ai është në gjendje të rëndë nga plagët e marra nga të shtënat me armë nga vëllai i saj. Sipas njoftimit të policisë ngjarja është regjistruar pas një konflikti për motive pronësie ku 77-vjeçari ka plagosur me armë të vëllain ndërsa më pas 57-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e goditur me sëpatë. 77-vjeçari ka marrë plagë në krah e këmbë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes.

2 VITE ME PARE

U zunë për pronat/ Sherr me armë dhe sëpatë mes vëllezërve, njëri në gjendje të rëndë në spital (EMRAT)

U zunë për pronat/ Sherr me armë dhe sëpatë mes
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve në Lushnje. Mësohet se 77-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, Haziz Musai. Pas kësaj i plagosuri ka marrë sëpatën dhe ka goditur të vëllain.

57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 77-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë. Ngjarja e rëndë u regjistrua pas një sherri pës palëvë për motive pronësie.

Njoftimi i plotë:

Lushnjë/Informacion paraprak /Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë. Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

2 VITE ME PARE

Konflikt mes vëllezërve në Lushnje, dy persona të plagosur

U zunë për pronat/ Sherr me armë dhe sëpatë mes
foto ilustruese

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Qukas të Lushnjes. Nga raportimet e para mësohet se dy vëllezër pasi janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me sëpatë. 

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Dy të plagosurit ndodhen në spital ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit mes dy vëllezërve, as edhe identiteti i tyre.

lushje nazif musai haziz musai

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet