LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Uashingtoni" me 'dhimbje koke' pas kalimit të ushatarit në Korenë e Veriut, Pyongyang gati për negociatat

• Një ushtar amerikan po mbahet në Korenë e Veriut pasi ka kaluar kufirin nga Koreja e Jugut pa autorizim. • Zyrtarët në Seul kanë konfirmuar se Travis King, 23 vjeç, u lirua nga një burg i Koresë së Jugut më 10 korrik, pasi kreu dy muaj për dënim për një sulm që kreu ndaj një mjeti policie. • Ai u shoqërua në aeroport për një fluturim për në SHBA, por nuk hipi në aeroplan. • Ai iu bashkua një turneu në DMZ. • King iu bashkua një grupi turne në kufi, ku u pa duke qeshur përpara se të vraponte në veri. • “Në fillim mendova se ishte një shaka e keqe, por kur ai nuk u kthye, kuptova se nuk ishte shaka,”- tha një dëshmitar më vonë. • Siguria e King është shqetësimi kryesor i Uashingtonit, ka thënë Pentagoni. • Koreja e Veriut mund të përdorë Kingun si mjet pazaresh në marrëdhëniet me SHBA-në. • Nëna e King, Claudine Gates thotë për ABC News se nuk e mund ta përtypë faktin që djali i saj ka bërë një gjë të tillë. • Zona e demilitarizuar (DMZ) midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut njihet si një nga vendet më të rrezikshme në botë. • Kufiri 150 milje (240 km) i gjatë është i mbushur me mina tokësore, i rrethuar me gardhe me tela elektrikë dhe me gjemba dhe kamera vëzhgimi dhe rojet e armatosura supozohet të jenë në gatishmëri 24 orë në ditë. Në total, është rreth 1.5 herë më e madhe se Seuli dhe pothuajse dy herë më e madhe se qyteti i Nju Jorkut. Rripi i tokës, i cili është 2.5 milje i gjerë, tërheq mijëra turistë çdo vit që vijnë për të parë një nga zonat më të militarizuara në botë. Dhjetra njerëz përpiqen të ikin nga Koreja e Veriut çdo vit, por dezertimet nëpër DMZ të rrezikshme janë të rralla.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ushtari amerikan kaloi kufirin me Korenë e Veriut, Pentagoni i shqetësuar: Detyra kryesore është mirëqenia e King

"Uashingtoni" me 'dhimbje koke' pas kalimit të
Lloyd Austin

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se një ushtar amerikan kaloi me dëshirë kufirin e fortifikuar midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut të martën dhe po mbahet në paraburgim nga autoritetet në Korenë e Veriut. Incidenti vjen mes tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Phenianit për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Nuk ka patur shkëmbim të shtënash me armë në qytetin kufitar të Panmunjomit, ku tensionet janë të larta dhe ushtarët e dy Koreve bëjnë roje përballë njëri-tjetrit. Në Pentagon, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u pyet të martën për njoftimet mbi kalimin e ushtarit amerikan në Korenë e Veriut.

"Një nga ushtarët tanë të dislokuar atje, me dashje dhe pa autorizim, kaloi vijën e demarkacionit ushtarak. Ne besojmë se ai është ndaluar në Korenë e Veriut. Ne jemi duke hetuar dhe ndjekur nga afër situatën. Jemi duke punuar për të njoftuar të afërmit e ushtarit mbi angazhimin tonë në lidhje me këtë incident. Për mua detyrë kryesore është mirëqenia e trupave tona", tha ai.

Faktet nuk janë ende të qarta lidhur me këtë rast, por ka një histori të ushtarëve amerikanë që dezertojnë në Korenë e Veriut, thotë Jean Lee, e cila ndjek zhvillimet në Korenë e Veriut dhe është drejtuese e emisionit “Lazarus Heist” që transmetohet në internet.

“Katër ushtarë amerikanë dezertuan në Korenë e Veriut në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970. Për arsye të ndryshme ata ishiun të pakënaqur me shërbimin e tyre në Korenë e Jugut dhe vendosën se do të ishte më mirë të shkonin në Korenë e Veriut se sa të ktheheshin në vendin e tyre”, thotë ajo.

Departamenti i Shtetit tha se zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes kanë qenë në kontakt me zyrtarë nga Koreja e Veriut për të zgjidhur situatën. Incidenti vjen në një kohë tensionesh në rritje mes Koresë së Veriut, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, thotë Eric Gomez nga Instituti “Cato”, studiues i çështjeve të kontrollit të armëve bërthamore në Azinë Lindore.

“Këtë javë përpara se të ndodhte ky incident, lajmi kryesor ishte dislokimi nga Shtetet e Bashkuara i një nëndetëseje me raketa balistike në portin e Busanit, në Korenë e Jugut, për herë të parë që nga fillimi i viteve 1980”, thotë ai.

Shtetet e Bashkuara dërguan nëndetësen e pajisur me armë bërthamore në Korenë e Jugut pas provave të vazhdueshme me raketa nga Koreja e Veriut, duke përfshirë dy të mërkurën.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Ushtari amerikan arriti të kalonte kufirin, Koreja e Veriut "hesht"

"Uashingtoni" me 'dhimbje koke' pas kalimit të
foto ilustruese

KOREJA E VERIUT- Një ditë pas lajmit se ushtari amerikan Travis King kaloi vullnetarisht në Korenë e Veriut vazhdon qëndoron e 'heshtur'. BBC shkruan se Pheniani akoma nuk ka lëshuar një deklaratë për incidentin.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve në pronësi të shtetit nuk përmendi kalimin e rrallë kufitar. Në vend të kësaj, titujt e tij u përqëndruan në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të saj Kim Il Sung dhe zhvillime të ndryshme.

Misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara gjithashtu nuk i është përgjigjur kërkesave për koment në lidhje me rasitn.

3 VITE ME PARE

Ushtari amerikan u ndalua nga Koreja e Veriut! BBC: Çfarë ndodhi në kufi?

"Uashingtoni" me 'dhimbje koke' pas kalimit të
foto ilustruese

KOREJA E VERIUT- Një ushtar amerikan po mbahet në Korenë e Veriut pasi ka kaluar kufirin nga Koreja e Jugut pa autorizim. Një artikull i BBC shkruan se incidenti vjen gjatë një periudhe veçanërisht të tensionuar e SHBA-së me Veriun.

Çfarë ndodhi në kufi?

Travis King, 23 vjeç, kaloi nga Koreja e Jugut në Veri pasi iu bashkua një turneu kufitar të Zonës së Çmilitarizuar (DMZ). Në kohën kur ai po shoqërohej përsëri në SHBA, në Aeroportin Incheon në vend që të hipte në një fluturim, ai doli nga terminali për në pikën kufitare rreth 54 km (34 milje) larg.

Një dëshmitar okular në të njëjtin turne përshkroi se kishte dëgjuar ushtarin duke qeshur me zë të lartë përpara se të vraponte. Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila drejton DMZ, tha se ushtari ishte tani në paraburgim në veri. Një komandant i lartë amerikan tha se nuk kishte pasur asnjë kontakt me ushtarin dhe incidenti po hetohej nga forcat amerikane në Kore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka thënë se shqetësimi kryesor i Pentagonit është mirëqenia e ushtarit.

Çfarë dimë për ushtarin?

PV2 King ka qenë në ushtri që nga janari 2021. Ai është një specialist zbulimi, i caktuar fillimisht në një element të Divizionit të 1-të të Blinduar të ushtrisë në një rotacion me ushtrinë amerikane në Korenë e Jugut.
Ai po përballej me masa disiplinore pasi u mbajt në Korenë e Jugut me akuza për sulm, sipas Associated Press, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Një javë më parë, ai u lirua në Camp Humphreys një bazë ushtarake në Korenë e Jugut. Një zyrtar i mbrojtjes tha se ushtari kishte kaluar "me dashje" kufirin. 

A e kishte planifikuar ushtari lëvizjen e tij?

Duket se lëvizja e tij ishte vërtet e planifikuar paraprakisht. Pritësi i podcast-it të Koresë së Veriut, Jacco Zwetsloot, punoi për një kompani turne në vitin 2012 që çoi ushtarët amerikanë në JSA. Ai thotë se "nuk ka asnjë mënyrë që ky person të arratiset nga aeroporti një ditë dhe të rezervojë në një nga këto turne të nesërmen".

Ai shpjegon se zakonisht duhen tre ditë për t'u autorizuar për të shkuar në një nga këto udhëtime. Ju duhet të paraqisni numrin tuaj të pasaportës dhe ID-në ushtarake pranë Komandës së OKB-së, e cila drejton zonën. Gjithashtu, që nga pandemia, ka qenë shumë më e vështirë të hysh në këto turne. Ata kanë rifilluar vetëm kohët e fundit, dhe duket se janë vetëm dy kompani që ofrojnë turne për të huajt. Për të rezervuar këtë do të duhej hulumtim dhe planifikim.

Pse është kjo kaq e ndërlikuar për SHBA-në?

Tensionet e fundit të përshkallëzuara në gadishullin Korean janë bërë më shumë një prioritet i politikës së jashtme për administratën e presidentit amerikan Joe Biden. Incidenti ndodhi në ditën kur një nëndetëse raketore bërthamore amerikane mbërriti në portin e Koresë së Jugut të Busan - një demonstrim i dukshëm i forcës ushtarake të SHBA që zemëroi koreano-veriorët.

Ky veprim ishte një përgjigje e SHBA ndaj më shumë se njëqind testeve të reja raketore të Koresë së Veriut gjatë viteve të fundit. Ushtari mund të bëhet potencialisht një mjet i ri pazaresh për Veriun që ta përdorë kur ka të bëjë me SHBA-në.

Çfarë ndodhi me amerikanët e arrestuar nga Koreja e Veriut në të kaluarën?

Qytetarët amerikanë janë arrestuar atje disa herë që nga viti 1996. Ata përfshijnë turistë, studiues dhe gazetarë. Në korrik 2017, qeveria amerikane i ndaloi qytetarët amerikanë të vizitojnë vendin një masë që që atëherë është zgjatur të paktën deri në gusht të këtij viti.

Të burgosurit amerikanë zakonisht janë trajtuar brutalisht në burgjet e Koresë së Veriut. Në vitin 2018, Veriu liroi një student kolegji amerikan, Otto Warmbier, i cili ishte burgosur për vjedhjen e një tabele hoteli. Ai u kthye në SHBA në koma dhe më vonë vdiq.

travis king

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën