LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I nxehti ekstrem! Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord, Evropa nën pushtetin e zjarreve, OBSH: Duhet të veprojmë

• Zona të mëdha të Evropës Jugore dhe Lindore janë vendosur në një alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta. • Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka paralajmëruar për një rrezik në rritje të vdekjeve pasi moti ekstrem përfshin kontinentin, Azinë dhe Shtetet e Bashkuara. •Ishulli italian i Sardenjës ka temperatura maksimale prej më shumë se 47 gradë Celsius. • Me temperaturat ekstreme që godasin Evropën gjatë sezonit turistik të verës, vala e të nxehtit në hemisferën veriore do të intensifikohet. • Rreth 61,000 njerëz mund të kenë vdekur nga valët e të nxehtit vitin e kaluar vetëm në Evropë. • Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Bashkimit Evropian lëshoi ​​alarme të kuqe për temperatura të larta në pjesën më të madhe të Italisë, Spanjës verilindore, Kroacisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës jugore dhe Malit të Zi. • Ekipet e Kryqit të Kuq në Portugali shkuan në mediat sociale për të paralajmëruar njerëzit që të mos linin kafshë shtëpiake ose fëmijë në makina të parkuara. • Në Greqi, vullnetarët shpërndanë ujë të pijshëm dhe në Spanjë u kujtuan njerëzve që të mbroheshin nga thithja e tymit të zjarreve.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

HARTA- 18 qytetet italiane që do të jenë në gatishmëri nga temperaturat e larta

 

I nxehti ekstrem! Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord,
Harta

 

ITALI- Ministria italiane e Shëndetësisë ka publikuar një hartë të 18 qyteteve ku vala e temperaturave të nxehta verore do të vijojë.

Ndërsa autoritetet do të qëndrojnë në gatishmëri të lartë për rrezikun që pritet të paraqesin kushtet atmosferike, më disa gradë plus në termometër. Ministria ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet gjatë orëve kritike. 

Siç raportojnë mediat e huaja, vapa intensive do të regjistrohet kryesisht në rajonet qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa në veri të Italisë temperaturat e larta do të fillojnë të ulen. Zonat më të prekura janë Bari, Firence, Katania në Siçili, Rigios në Kalabri dhe Roma. 

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperatura më e lartë do të regjistrohet në Sardenjë, sot merkuri arriti në 47.7 gradë. 

3 VITE ME PARE

Europa 'digjet'/ Moti merr kthesë në Kroaci, nisin furtunat dhe reshjet e dendura të shiut (VIDEO)

I nxehti ekstrem! Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord,
Përmbytje në Kroaci

KROACI- Merr kthesë moti në Kroaci. Vendi është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu, duke shkaktuar dëme materiale në disa banesa. Siç raportojnë mediat vendase, në Karlovac ka rënë breshër në madhësinë e arrës. Në Zagreb, qielli u errësua për pak çaste dhe një erë e fortë çoi gjithçka përpara. Pemë të shumta u rrëzuan, era i largoi çatitë nga ndërtesat. Shumë rrugë janë përmbytur, ndërsa një pjesë e qendrës së qytetit ka mbetur pa energji elektrike.

Sirenat gjëmojnë nëpër qytet, ndërsa banorët e Zagrebit, të cilët nuk e mbajnë mend një stuhi si kjo, llogaritin dëmet.

3 VITE ME PARE

U zhytën në liqen për t'i shpëtuar vapës, mbyten 3 vëllezërti e mitur në Turqi

I nxehti ekstrem! Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord,
Tragjedi në Turqi

TURQI- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Turqi, teksa 3 të mitur të moshave 5, 6 dhe 10 vjeç shkuan për të notuar, për t'i shpëtuar temperaturave të larta dhe nuk u kthyen më. Siç raportojnë mediat e huaja ngjarja ka ndodhur në orët kritike të temperatuave të nxehta verore në vend. 

Trupi i 10 vjeçarit u zbulua nga babai i tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë, ku u konstatua i vdekur.

Më pas u gjetën trupat e pajetë të dy djemve më të vegjël. Mediat vendase thanë se familja janë shtetas të huaj, por nuk specifikuan se nga ishin. 

3 VITE ME PARE

Shqipëria nën valën e të nxehtit! Termometri shënon 42 gradë, qytetet që "digjen"

I nxehti ekstrem! Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord,
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria prej ditësh po përjeton temperatura ekstermisht të larta. Sipas meteoalb, termometri sot shënon 42 gradë në disa qarqe të vendit.

Temperaturat më të larta pritet të jenë në qarkun e Elbasanit, Beratit dhe të Gjirokastrës. Gjithashtu Kopliku, Kukësi dhe Hasi do të kapin temperaturat 39 gradë celsius, ndërsa në Korçë vlerat maksimale janë 36.

Ndërkohë, nga parashikimi i motit nesër në Tiranë do të shënohen temperatura maksimale prej 42 gradësh.

3 VITE ME PARE

Vala e të nxehtit, OBSH: Duhet veprim urgjent për vdekjet nga temperaturat e larta

I nxehti ekstrem! Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord,
foto ilustruese

SHBA- OBSH ka paralajmëruar se njerëzit janë në një rrezik të shtuar të vdekjes për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, tha se bota duhet të shikojë përpara ndërsa përshtatet me "realitetin e ri" të valëve të të nxehtit vrasës dhe motit tjetër ekstrem, shkruajnë mediat e huaja.

"Ekziston një nevojë e dëshpëruar dhe urgjente për veprim rajonal dhe global për të trajtuar në mënyrë efektive krizën klimatike, e cila përbën një kërcënim ekzistencial për racën njerëzore,"-tha Kluge.

Vala e të nxehtit ka prekur gjithë botën dhe deri tani janë regjistruar gati 61,000 vdekje.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Vala e të nxehtit vijon në Evropën Jugore

I nxehti ekstrem! Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord,
foto ilustruese

EUROPË- Vala e të nxehtit po vazhdon në Evropën Jugore, ndërsa temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë kulmin gjatë ditës së sotme.

Ishulli italian i Sardenjës pritet të shohë një temperaturë maksimale prej 46C (114.8F). Ekspertët kanë paralajmëruar se nxehtësia ekstreme mund të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera në disa zona të Italisë.

Në imazhet e siguruara nga BBC njerëzit shihen duke gjetur mënyra për të përballuar temperaturat e larta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

3 VITE ME PARE

Shkencëtari i NASA-s ngre 'alarmin': Kjo mund të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës

I nxehti ekstrem! Shqipëria “digjet” nga temperatura rekord,
foto ilstruese

SHBA- Një shkencëtar i NASA-s paralajmëroi se kjo 'do të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës së njerëzve' për shkak të ndryshimeve klimatike mes frikës se temperaturat mund të thyejnë rekordin dhe të përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e njerëzve në të gjithë Evropën, raporton Dailymail.

"Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë. Kjo do të jetë vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj. E vetmja rrugë për të dalë nga ky makth i nxehtësisë është t'i jepet fund karburanteve fosile sa më shpejt të jetë e mundur'-tha shkencëtari Peter Kalmus.

Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit. 

cerebrus

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet