LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama: Erdhi si prift nga Greqia, sot ikën si Anastasi i Shqipërisë! Mitsotakis: Ishte urë miqësie mes dy shteteve

• Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" i është dhënë lamtumira Kryepeshkopit Anastas Janullatos. • Kryepeshkopi do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë. • Mesha për përshpirtjen e Kryepeshkopit u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse. • Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm i Janullatos, drejtoi ceremoninë e mortore. • Për varrimin e Kryepeshkopit kanë ardhur në Tiranë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse. • Një delegacion erdhi nga Vatikani me në krye Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin. • Në ceremoni morën pjesë, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopi i Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë. • Gjithashtu, në ceremoni kanë ardhur Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali, delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. • Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po ashtu ishte i pranishëm me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar. • Përfaqësues të opozitës greke po ashtu janë të pranishëm për ceremoninë e Kryepeshkopit. • Kjo ceremoni ka bërë bashkë edhe dy drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. • Dyshja e kundërshtarëve politikë janë ulur pranë ndërsa mes tyre është kryeministri grek Mitsotakis. • Qindra besimtarë janë mbledhur jashtë në oborrin e kishës për ti dhënë lamtumirën kryepeshkopit Anastas. • Në ceremoni edhe disa fjalime, mes tyre dhe ajo e mbesës së Kryepeshkopit, Roksana Janullatos. • Kjo e fundit tha se ai e deshi shumë popullin shqiptar me të cilin jetoi shumë se 30 vjet, popullin e vendit që u bë atdheu i tij i dytë. • Imzot Joani gjithashtu vlerësoi veprën e kryepeshkopit të ndjerë në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri. • Ai u shpreh se nën kujdesin e tij përveç rindërtimit të kishës, në vend u hapën kopshte, shkolla dhe institute profesionale, si dhe u mbështet arsimi publik. • Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis u shpreh në fjalimin e tij se guximi dhe shpresa ishin dy busulla që udhëhiqnin Kryepeshkopin dhe rrugëtimin e tij. • Ai e vlerësoi Kryepeshkopin si një shembull të ndritur të urtësisë dhe veprimit dhe tha se sot nuk ishte rastësi që si grekët dhe shqiptarët vajtojnë humbjen e tij. • Sipas tij, Kryepeshkopi ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shteteve. • Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se sot komuneti ortodoks është në zi. • Rama u shpreh se Kryepeshkopi Anastas erdhi vite më parë s prift nga Greqia dhe sot po largohet si Anastasi i Shqipërisë dhe kjo deshmohet nga varrosja e tij në tokën shqiptare. • Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, i pari i Ortodoksëve në botë, Bartolomeu ishte i fundit që mbajti fjalën në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë. • Patriarku Bartolomeu tha se sot shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ka rënë, ndërsa humbja e tij ka shkaktuar një dhimbje të madhe shpirtërore. • Ai u shpreh se Patriarkana e Kostandinopojës do të përfaqësojë me dashuri edhe pasardhësin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, cilido që të jetë i zgjedhuri në këtë detyrë.

19 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VOA: Përcillet me nderime Kryepeshkopi i ndjerë Anastas Janullatos

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
Foto nga ceremonia

TIRANA- Në Tiranë, Kisha Ortodokse, qindra besimtarë dhe personalitete të larta shtetërore shqiptare dhe greke, përcollën sot për në banesën e fundit Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Oratorët klerikë dhe ata shtetarë gjatë shërbesës e vlerësuan kryepeshkopin Anastas për ringritjen, pas diktaturës komuniste, e besimit dhe kishave ortodokse gjatë më shumë se 32 vjetësh në krye të Kishës Ortodokse. Krahas autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar.

Qindra besimtarë dhe personalitete kishtare dhe shtetërore u bashkuan sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në mosëhn 95 vjeçare në një spital të Athinës.

Liturgjia hyjnore e më pas shërbesat e varrimit u kryen brenda katedrales, sipas traditave shumëshekullore të kishës, e cila shpalli pesë ditë zie në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas për shërbimet mbi 32 vjeçare në krye të saj.

Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal, Mitropoliti i Korçës, at Joan Pelushi tha se vepra e Kryepeshkopit Anastas në rindërtimin e kishës ortodokse në Shqipëri është sa madhështore aq edhe unike.

“Nën kujdesin dhe përpjekjet e tij u ndërtuan dhe u restaurua e gjithë infrastruktura kishtare, u hapën kopshte, shkolla e institute profesionale, si dhe u mbështet arsimi publik. Kulmi i kontributit të tij ishte themelimi i kolegjit universitar Logos, institucioni i parë i arsimit të lartë ortodoks në Shqipëri”, tha at Joani.

Anastas Janullatos u zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë në mesin e vitit 1992, kur Shqipëria dhe gjithë bashkësitë fetare sapo kishin dalë nga diktatura komuniste, e cila ndaloi besimet si dhe vrau e burgosi qindra klerikë e besimtarë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, bishop Hajnrih Bedford Strohm, tha se “kryepeshkopi Anastas ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm, ndaj e duan në Shqipëri, sepse ai punoi shumë për njerëzit dhe për besimin e tyre, e njëkohësisht ishte një nga klerikët ortodoksë me më shumë ndikim në botën e krishterë”.

Ndërsa patriarku ekumenik, Bartolome, kryepeshkop i Konstandinopjës tha se “shtylla e madhe e kishës ortodokse në Shqipëri, ka rënë, teksa Kryepeshkopi Anastas, një shërbëtor i përkushtuar i besimit ka ndërruar jetë, duke sjellë dhimbje të thellë”. Ai tha se pas persekutimit që regjimi ateist u bëri të krishterëve, e kur ai regjim ra, kryepeshkopi Anastas solli shpresë në Shqipëri, vendosi themelet e kishës dhe formoi klerikët e rinj.

Në ceremonitë nderuese për kryepeshkopin Anastas morën pjesë patriarkë dhe kryepeshkopë nga disa vende të botës, priftërinj, murgj e murgesha, përfaqësues të bashkësive të tjera fetare, trupit diplomatik, autoritetet më të larta të shtetit dhe politikës shqiptare, presidenti, kryetarja e Kuvendit dhe kryeministri Edi Rama.

Zoti Rama vlerësoi sakrificat e kryepeshkopit Anastas në krye të kishës dhe në shërbim të besimtarëve, që i gjeti të shpërndarë të plagosur e të vrarë nga regjimi komunist.

“Në këtë ditë të mbylljes së ciklit të një jete kushtuar ngjalljes, duhet thënë pa farë dyshimi se, në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia, dhe pas 33 vjetësh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë”, tha zoti Rama.

Përkrah autoriteteve shqiptare, në ceremonialin nderues për kryepeshkopin Anastas mori pjesë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Micotaqis, së bashku me disa ministra të kabinetit qeveritar.

“Duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë, kryepeshkopi Anastas hodhi themelet e kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi 145 klerikë, hapi dhjetëra institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirësie, dhe bëri një mrekulli të vërtetë mes rrënojave, ndaj e vajtojnë si grekët edhe shqiptarët dhe shumë njerëz në Shqipëri e në botë, pavarësisht fesë dhe kombësisë”, tha kryeministri Micotaqis.

Kryepeshkopi Anastas drejtoi ringritjen e kishës dhe besimit ortodoks në Shqipëri, si dhe ndërtimin e rreth 500 objekteve të kultit. Ai vlerësohet po ashtu si një veprimtar i njohur i harmonisë ndërfetare në Shqipëri, krahas angazhimeve fetare, arsimore dhe humanitare./ VOA

1 VITE ME PARE

"Ishte një udhëheqës i përkushtuar/ Papa Françesku kujton "shërbimin e zellshëm baritor" të kryepeshkopit të ndjerë Anastas: Të lavdërojë përjetësisht Trininë e Bekuar!

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
Para Françesku

VATIKAN - Papa Françesku u ka shprehur ngushëllimet e tij anëtarëve të Sinodit të Shenjtë dhe të gjithë priftërinjve, murgjve, murgeshave dhe besimtarëve laikë të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, teksa vajtojnë humbjen e Fortlumturisë së Tij Anastas, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë i cili vdiq më 25 janar në moshën 95-vjeçare.

Në një mesazh drejtuar Mitropolitit të Korçës, Lokum Tenens të Kishës Ortodokse, Sh.Gjoni, Papa i siguroi ata për "lutjet e tij që Zoti, Ati mëshirshëm t'i japë atij shpërblimin e mundit të tij".

Mesazhi, u lexua nga Imzot Flavio Pace, Sekretari i Dikasterit për Nxitjen e Unitetit të Krishterëve gjatë shërbimit funeral në Tiranë të enjten. Papa theksoi rolin vendimtar që kryepeshkopi Anastas luajti në rivendosjen e besimit në Shqipëri pas vitesh shtet - imponuar ateizmin dhe persekutimin fetar. Ai vuri në dukje se kryepeshkopi i ndjerë e ndihmoi popullin shqiptar të rizbulonte "pasurinë dhe bukurinë" e besimit të tij të krishterë. 

Duke kujtuar takimin e tij personal me Anastasin gjatë udhëtimit të tij të parë Apostolik jashtë Italisë, Papa tha se e çmon "përqafimin vëllazëror dhe fjalët e shkëmbyera me atë rast".

Papa kujtoi më tej se gjatë gjithë jetës së tij të gjatë dhe shërbesës si meshtar dhe si peshkop, ai shfaqi gjithmonë një përkushtim të thellë ndaj Ungjillit, duke i shërbyer dhe shpallur Zotin në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, në Greqi, Afrikë dhe Shqipëri.

Përtej udhëheqjes së tij në Shqipëri, Papa vuri në dukje më tej se Anastas ishte gjithashtu një urë-ndërtues, i përkushtuar për të ruajtur bashkësinë me kishat e tjera ortodokse duke nxitur në mënyrë aktive dialogun ndërfetar dhe bashkëjetesën paqësore. Qasja e tij në shërbim karakterizohej nga një respekt i thellë për traditat dhe identitetin e atyre të cilëve u shërbente. Kjo, kujton Papa, është ilustruar në mënyrë prekëse në momentet e tij të para në Shqipëri, kur ai iu përgjigj urimin e Pashkëve “Christos Anesti!” në greqisht me ekuivalentin e tij shqip, një gjest që simbolizonte dëshirën e tij të thellë për t'u integruar dhe për të ngritur lart njerëzit që i ishin besuar.

Teksa përfundoi mesazhin e tij, Papa Françesku bëri një lutje të fundit, duke ia besuar Kryepeshkopin Anastas në mëshirën e Zotit, që tani të "lavdërojë përjetësisht Trininë e Bekuar" së bashku me "të gjithë rrëfimtarët e besimit dhe pastorët që kanë shpallur fjalën e shpëtimit të popujve kudo dhe në çdo kohë."

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ "Ceremonia që bëri bashkë politikën!" Çfarë nuk u pa nga nderimet për Kryepeshkopin Janullatos?

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
Foto nga ceremonia

TIRANA-  Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" i është dhënë lamtumira Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Kryepeshkopi do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë. Mesha për përshpirtjen e Kryepeshkopit u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm i Janullatos, drejtoi ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit kanë ardhur në Tiranë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse. Një delegacion erdhi nga Vatikani me në krye Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin. Në ceremoni morën pjesë, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopi i Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë.

Gjithashtu, në ceremoni kanë ardhur Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali, delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po ashtu ishte i pranishëm me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Përfaqësues të opozitës greke po ashtu janë të pranishëm për ceremoninë e Kryepeshkopit.  Kjo ceremoni ka bërë bashkë edhe dy drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Dyshja e kundërshtarëve politikë janë ulur pranë ndërsa mes tyre është kryeministri grek Mitsotakis. 

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Janullatos, Linda Rama shfaqet e prekur, gjen mbështetje në krahët e bashkëshortit

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
Çifti Rama

TIRANA- Bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama "rrëmbeu" vëmendjen gjatë meshës që u mbajt sot në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë. Në një moment Linda Rama duket se është prekur dhe për këtë ka gjetur mbështetje në krahët e kryeministrit, bashkëshortit të saj, Edi Rama.

Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse drejtoi meshën, ku liderët e Kishave Ortodokse nga mbarë bota ishin të pranishëm për t'i dhënë lamtumirën kryepeshkopit Anastas. Një delegacion erdhi nga Vatikani me në krye Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin. Gjithashtu në ceremoni ishin të pranishëm dhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare dhe greke. 

1 VITE ME PARE

Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës Bartolomeu: Një detyrë e dhimbshme na ka mbledhur sot në Tiranë! Humbja e Kryepeshkopit Anastas na shkakton dhimbje shpirtërore

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
patriarku bartolomeu

TIRANË- Patriarku Ekunemik i Kostandinopojës, i pari i Ortodoksëve në botë, Bartolomeu ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë.  Patriarku Bartolomeu tha se sot shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ka rënë, ndërsa humbja e tij ka shkaktuar një dhimbje të madhe shpirtërore. Ai ka folur edhe për zgjedhjen dhe detyrën e Kryepeshkopit Anastas në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri.

"Një detyrë e dhimbshme na ka mbledhur sot në Tiranë. Shtylla e madhe e Kishës Ortodokse në Shqipëri ka rënë. Kryepeshkopi Anastas ka ndërruar jetë. Edhe pse mosha e tij dhe përkeqësimi i shëndetit na kishin përgatitur, humbja e tij na shkakton një dhimbje shpirtërore. Kur ai regjim ra Kisha e Kostandinopojës nisi kërkimet për një burrë të pajisur me cilësi të vecanta. Ky burrë duhet të mishëronte virtytin, zgjuarsinë shpirtin luftarak, zgjuarsinë diplomatike, njohjen ndërkombëtare nëse ishte e mundur, bsimin e palëkundur në misionin e shenjtë, përkushtimin ndaj traditave te shenjta dhe dashurinë për popullin e vuajtur. Të gjitha këto cilësi i gjetëm tek mitropoliti i atëhershëm i Andrusës, njeri i dalluar që kishte ndritur në misionin e tij në Afrikë dhe kishte fituar një emër të respektuar në botën akademike. Me përkushtimin dhe urtësinë e tij ai është bërë një figurë e spikatur në Kishë në mënyrën më të mirë të mundshme.  Sigurisht, shërbesa e tij baritore nuk ishte pa furtuna! Ai e udhëhoqi Kishën nëpër rrugë të ngushta dhe përmes sfidave të mëdha, duke ecur shpeshherë në tehun e shpatës. Megjithatë, ai zotëronte hirin për të zgjedhur bashkëpunëtorët e duhur, për të hapur shtigje aty ku dukej se çdo rrugë ishte e mbyllur dhe për të gjetur burimet e nevojshme për ringjalljen e Kishës nga hiri. Kishat, manastiret, shkollat, Seminari Teologjik dhe Klerikal, spitalet dhe institucionet e tjera në shërbim të komunitetit janë vetëm disa nga arritjet e shumta të tij”, tha ai.

Patriarku Ekumenik u shpreh se Patriarkana e Kostandinopojës do të përfaqësojë me dashuri edhe pasardhësin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, cilido që të jetë i zgjedhuri në këtë detyrë. 

“Anastasi, si personalitet dhe si Kryepiskop, është padyshim i pazëvendësueshëm! Humbja e tij përbën një tronditje të thellë për Kishën lokale. Megjithatë, jemi të bindur se uratat e tij, së bashku me ndërmjetësimet e të gjithë shenjtorëve të Ilirisë, do të ndihmojë në zgjedhjen e pasardhësit më të denjë dhe të përshtatshëm për fronin e tij. Kisha mëmë, Patriarkana e Kostandinopojës, do ta përqafojë me dashuri Kryepiskopin e ri, kushdo qoftë ai, dhe do të qëndrojë gjithmonë pranë tij, e gatshme për ta mbështetur në çdo nevojë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë”, tha Patriarku Ekumenik.

1 VITE ME PARE

Rama: Kryepeshkopi Anastas erdhi mes nesh 33 vite më parë si prift nga Greqia! Sot ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Rama u shpreh se Kryepeshkopi Anastas sot se po largohet si Anastasi i Shqipërisë dhe kjo deshmohet ka varrosja e tij në tokën Shqiptare.

Rama shtoi se Kryespeshkopi erdhi në vendin tonë 33 vite më pasi si prif nga Greqia. Ai u u ndal edhe tek vështirësitë në rrugëtimin e Kryepeshkopit në shërbim të besimtarëve në vendin tonë. Rama theksoi se Kryepeshkopi u desh të përballej me zjarret e konflikteve fëmijërore të fqinjësisë me Greqinë.

Rama: Sot më takon të kujtoj në nderim e tij diçka që shumë e kanë parë dhe shumë të tjerë se kanë kuptuar, apo s’kanë dashur ta besojnë por që në fund ai e dëshmoi në 33 vite dhe e dëshmon edhe sot me trupin që la këtu, në tokën e Shqipërisë, i cili me kërkesën e tij do të varrohet në këtë Katedrale të ngjalljes së Krishtit, siç ai e quajti Katedralen.


Kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit në një jetë kushtuar ngjalljes duhet thënë pa farë dyshim se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vite më parë si prift nga Greqia dhe pas 33 viteve ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.

1 VITE ME PARE

"Komuniteti ortodoks është sot në zi," Rama: Jeta e Kryepeshkopit Anastas tërësisht e përmbushur! Punoi për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Rama u shpreh se sot komuneti ortodoks është në zi. Ai theksoi se jeta e Kryepeshkopit Anastas ishte fort kuptimplote ndërsa theksoi se të gjithë e besojnë.

“Komuniteti ortodoks është sot në zi, kryepeshkopi Antatas e përfundoi detyrën e tij sipas rendit të aposutjve. Jeta e tij, fort e gjatë, por mbi të gjitha fortkuptimplotë, ishte një jetë për kishën, në atë kuptim plenar që merr, mbajtur 1700 vjet më parë, nën kujdesin e Kostanidnit në madh. Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, janë një shfër teje domethënëse. Jeta e tij Anastas Janullatos, ishte një jetë tërësisht e përmbyshur, u realizua ëndrra e një fëmije. Kur isha fëmijë, kujtonte kryepeshkopi, nuk më mjaftonte t’i jepja diçka eprëndisë, por doja t’i jepesha plotësisht atij.”, theksoi Rama.

Rama shtoi se në këto 33 vite në 3 vitet e para u bë ringjallja e kishës Ortodokse Shqiptare si dhe për të punuar në ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Kryeministri Rama komentoi edhe praninë e homologut të tij grek në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit. Rama thekson se Mitsotakis tha mesazhin e pandashmërisë mes dy vendeve në ditë të bardha dhe ditë të zeza.

"Veprat e tij në krye të Kishës janë admiruar, bekuar, qortuar dhe deri anatemuar. Janë shfaqur pasionet më kontradiktore kur ka ardhur puna te veprimtaria që mori përsipër dhe zjarret e fqinjësisë sonë fëmijërore. Kjo dëshmon për stoicizmin e bariut, në një kohë kur gjithnjë e më shumë ka nga ata që shkojnë nga fryn era. Përtej atyre zjarreve të ndezur dhe të shuara më pas si një hall në oborrin e përbashkët, përtej dyshimeve në lagjen tonë ballkanike, askush nuk e ve dot në dyshim autencitetit e bariut.

Gjithë çfarë mban rruzulli me njerëz të nderuar të fesë, përmes dialogut ndërfetar, deri te çdo kryetar shteti që njohu, ia patën zili Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me siguri këtë opinion bashkëndan me mua edhe kryeministri Mitsotakis, që vjen sot për të nderuar Kryepeshkopin dhe Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Duke dhënë mesazhin e pandashmërisë mes dy vendeve në ditë të bardha dhe ditë të zeza," tha ai.

 

1 VITE ME PARE

Mbesa e Kryepeshkopit Janullatos: E deshi shumë popullin e Shqipërisë që u bë atdheu i tij i dytë! Dashuria nuk bën dallime ndërmjet kombeve dhe feve

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
roksana janullatos

TIRANË- Mbesa e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Roksana Janullatos ka mbajtur fjalën e saj në ceremoninë mortore të Fortlumturisë së tij. Ajo u shpreh se xhaxhi i saj e deshi shumë popullin shqiptar me të cilin jetoi shumë se 30 vjet, popullin e vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Roksana Janullatos theksoi se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racës, kombeve, shteteve dhe feve.

"Lejomëni t’ju drejtohem vëllezërve të Shqipërisë. Vëllezërit e mi, në emër të faljes sonë, do doja t’ju falënderoja për dashurinë që i keni dhënë xhaxhait tonë këtyre viteve. Për ne ai është xhaxhai ynë, që gjithmonë na ka mbështetur nga afër përmes fjalës së tij dhe nga larg, përmes lutjes së tij.

Ju e dini se sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi shumë se 30 vjet, popullin e Shqipërisë, popullin e vendit që u bë atdheu i tij i dytë. Vëllezërit e mi, ne të krishterët ortodoks e dimë që perëndia është dashuri dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në perëndi, dhe perëndia është me të.  Kjo ishte jeta e Anastasit, dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim dhe shpresë. Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij, që pati dashuri për perëndinë e dashurisë. Dhe le të sjellim gjithmonë ndërmend se dashuria nuk bën dallime ndërmjet racës, kombeve, shteteve dhe feve. Krishti u ngjall vëllezërit e mi.", u shpreh ajo. 

1 VITE ME PARE

"Humbjen e Kryepeshkopit Anastas e vajtojnë shqiptarët dhe grekët", Mitsotakis: Ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shteteve

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
kyriakos mitsotakis

TIRANË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis u shpreh se guximi dhe shpresa ishin dy busulla që udhëhiqnin Kryepeshkopin dhe rrugëtimin e tij. 

Ai e vlerësoi Kryepeshkopin si një shembull të ndritur të urtësisë dhe veprimit. Mitsotakis tha se sot nuk ishte rastësi që si grekët dhe shqiptarët vajtojnë humbjen e tij. Kjo sepse Kryepeshkopi ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shteteve. 

"Guximi dhe shpresa janë dy busulla që udhëheqin Anastasin dhe rrugëtimin e tij të mrekullueshëm. Përulemi para madhështisë së këtij personaliteti të veçante. Një shembull i ndritur i urtësisë dhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm në vendin, ku shërbeu por kudo ku rreh zemra e helenizmit. Ishte një dritë dashurie dhe sakrifice. Një dritë e ortodoksisë dhe jetës së krishterë.

Ai hodhi themelet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Hapi dhjetra institucione shëndetësore dhe arsimore. Nuk është rastësi që humbjen e tij e vajtojmë si grekët dhe shqiptarët dhe kudo në botë. Kryepeshkopi ishte urë miqësie mes dy popujve dhe hallkë komunikim mes dy shteteve. 

Për grekët dhe ortodokset në Shqipëri dhe kudo në botë ishte burim krenarie dhe shprese. Me urtësinë dhe përulësinë dëshmoi se Kisha Ortodokse mund të jetë një burim dashurie që bashkon popujt. Si bari shpirteror ndërtoi kisha, si udhëheqës krijoi ura bashkëpunimi mes popujve dhe shteteve. E përcjell me të njëjtat fjalë që ai na la si amanet: Guxojmë të shpresojmë.", u shpreh Mitsotakis gjatë fjalës së tij

1 VITE ME PARE

Ceremonia mortore e Kryepeshkopit Janullatos/ Imzot Joani: Vepra e tij në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri madhështore dhe unike

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
imzot joani

TIRANË- Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal, Imzot Joani ka mbajtur fjalën e tij në liturgjinë hyjnore dhe shërbesën e varrimit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, ku vlerësoi veprën e kryepeshkopit të ndjerë në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Ai u shpreh se nën kujdesin e tij përveç rindërtimit të kishës, në vend u hapën kopshte, shkolla dhe institute profesionale, si dhe u mbështet arsimi publik.

Por vepra më e madhe, sipas Imzot Joanit, është përpjekja e kryepeshkopit Anastas Janullatos për të dhënë një frymë të drejtë dhe të mirë brenda Kishës. Sipas tij, Kryepeshkopi Janullatos është kthyer në një pikë referimi të rëndësishme, jo vetëm në fushën e dialogut ndërfetar, por edhe në atë të mendimit njerëzor në tërësi.

“Qëllimi i tij ka qenë të ndërtojë një Kishë ku Perëndia të adhurohet “në frymë dhe në të vërtetën” (Jn 4:23). Për Kryepiskopin Anastas, veprat ndërtimore nuk ishin një qëllim në vetvete, por një mjet për të realizuar misionin shpëtimtar të Kishës. Ndërtesat janë ngritur për njerëzit dhe në shërbim të tyre, duke qenë mjete që i shërbejnë adhurimit dhe jetës shpirtërore të besimtarëve. Është e vërtetë që kemi humbur një Kryebari të rrallë, por kemi fituar një ndërmjetës të fuqishëm pranë Perëndisë, që do të lutet pa reshtur për ne dhe për Kishën tonë, të cilën e deshi aq shumë. Nëse jemi të pikëlluar, ne 5 ende gjejmë ngushëllim – shkruan Shën Augustini – dobësia jonë na rëndon, por besimi na mban lart. Ne jemi të pikëlluar për gjendjen njerëzore, por shërimin tonë e gjejmë në premtimin hyjnor. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se ai ishte një pasardhës i denjë i Apostujve dhe, gjatë gjithë jetës së tij, një predikues i zjarrtë i Kryqit dhe i Ngjalljes, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Ai e mbajti mbi supe Kryqin e Krishtit dhe kështu nisi rrugën e tij drejt Ngjalljes. Jeta e tij ishte një jetë e vërtetë, dhe jeta e vërtetë nuk mbaron me vdekjen, sepse ajo është një jetë e shenjtë dhe e pavdekshme. Prandaj, nuk mund të trishtohemi si ata që nuk kanë shpresë”, tha ai.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Klerikë nga e gjithë bota në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Janullatos, bëhet bashkë politika greke dhe shqiptare

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
pamje nga homazhet

TIRANË- Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë po mbahet shërbesa e fundit para ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mesha për Kryepeshkopin drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm i Janullatos, do të drejtojë ceremoninë e mortore.

Për varrimin e Kryepeshkopit kanë ardhur në Tiranë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse. Një delegacion ka ardhur nga Vatikani me në krye Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin. Në ceremoni merr pjesë, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopi i Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë, etj.  Gjithashtu, në ceremoni kanë ardhur Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj. Mungojnë partiarku i Serbisë dhe Rusisë, ndërkohë që në homazhe ndodhet i pranishëm ambasadori rus në Shqipëri.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po ashtu është i pranishëm me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar. Përfaqësues të opozitës greke po ashtu janë të pranishëm për ceremoninë e Kryepeshkopit.  

Kjo ceremoni ka bërë bashkë edhe dy drejtuesit e partive më të mëdha politike në vend, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Dyshja e kundërshtarëve politikë janë ulur pranë ndërsa mes tyre është kryeministri grek Mitsotakis. Qindra besimtarë janë mbledhur jashtë në oborrin e kishës për ti dhënë lamtumirën kryepeshkopit Anastas. Në ceremoni do të mbahen edhe fjalime nga klerikë dhe dy kryeministrat Rama dhe Mitsotakis. Gjithashtu edhe mbesa e Kryepeshkopit Janullatos do të mbajë fjalimin e saj. 

Trupi i tij do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë. Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë.

 

1 VITE ME PARE

Inceneratori “fantazëm” dhe mali me mbetje në Landfillin e Sharrës

 

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:

“Ndotje thuajse zero, trajtim të mbi 850 ton mbetjesh në ditë të mbërritura nga tre bashki dhe prodhim 15.4 megavat orë energji nga përpunimi në Inceneratorin e Tiranës në vitin 2025”. Ky ishte premtimi i koncesionarit dhe jemi pikërisht në këtë vit, por “fundi i lumtur” nuk erdhi kurrë, pasi Inceneratori i Tiranës mbetet imagjinar, duke sjellë pasoja të rënda mjedisore, por edhe qindra milionë euro dëm nga ajo që njihet se “afera e inceneratorit”.

Sipas kontratës së lidhur në vitin 2017, kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, do të ndërtonte impiantin e plotë të Inceneratorit të Tiranës deri në vitin 2025.

INCINERATORI

Eksperti i ekonomisë, Neritan Sejamini, shpjegon për Faktoje.al se, “incineratori duhet të kishte kishte katër linja djegieje secila me kapacitet djegieje 230 ton në ditë, të parashikuara të ishin ndërtuar dhe të viheshin në punë respektivisht pas: 1 viti e gjysmë; afërsisht 3 vjetësh; pak më shumë se katër vjetësh; dhe pas 6 vjetësh nga marrja e lejes së ndërtimit. Leja e ndërtimit u dha me shumë vonesë, gati dy vjet pas nënshkrimit të koncesionit, në mes të vitit 2019.

Të gjitha afatet e mësipërme duhet të llogariten nga kjo datë. Pra, linja e parë duhet të kishte mbaruar në fillim të vitit 2021, e dyta duhet të ishte përfunduar në mes të vitit 2022, e treta duhet të përfundonte në vjeshtën e vitit 2023 dhe e katërta duhej në vjeshtë të vitit 2025”.

LANDFILLI

Aktualisht, në Landfillin e Sharrës inceneratori nuk ekziston, por situata është mjaft alarmante sa pranohet edhe nga vetë kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k e cila me kërkesë të Prokurorisë Speciale SPAK dhe vendim të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që nga data 1 gusht 2023 administrohet nga institucioni shtetëror, Agjencia e Pronave të Sekuestruara.

“Kjo do të thotë që e gjithë veprimtaria ekonomike, financiare dhe ligjore e kompanisë administrohet nga institucioni publik. Pra, vend-depozitimi i plehrave menaxhohet nga shteti. Administrimi nga shteti nënkupton që ai duhet të jetë i shëndetshëm dhe të mbrojë interesat ekonomike të kompanisë. Me pak fjalë, askush nuk mund të prekë apo tjetërsojë të ardhurat e kompanisë, përfshi edhe shtetin.

Sekuestrimi nuk prek kontratën koncesionare. Ligjërisht konçesioni është në fuqi dhe marrëdhëniet mes shtetit dhe koncesionarit janë të pandryshuara, pavarësisht se kush është administratori i kompanisë”, shpjegon Sejamini.

LEJA
Faktoje.al ka mësuar se Landfilli i Sharrës është ezauruar tërësisht në kapacitetin e saj përpunues të mbetjeve, duke ngritur shqetësimin zyrtarisht tek institucionet lokale dhe qëndrore, specifikisht në Bashkinë Tiranë dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.

Faktoje.al i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë lidhur me këtë cështje, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk kemi përgjigje.

Në qershor të vitit të kaluar, drejtuesit e kompanisë i kërkuan Agjencisë së Zhvillimit të Territorit që të zbardhë lejen në Landfillin e Sharrës, aplikim të cilin e kanë kryer që në dhjetor të vitit 2023. Mes tre institucioneve, Bashki e Tiranës, KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) dhe AZHT (Agjencia e Zhvillimit të Territorit), nuk ka pasur një koordinim për çështjen e lejes.

Bashkia Tiranë miratoi lejen, por zbardhja e saj duhet të kryhej nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit e cila nga ana e saj sipas një korrespondence nisur zyrtarisht kompanisë së trajtimit të mbetjeve dhe Bashkisë Tiranë, i informon se përderisa kjo kompani është nën sekuestro nga shteti, do i duhet më parë që për çdo zgjerim territori apo punime të ndryshme në impiantin ekzistues, të marrë leje nga institucionet që kanë vendosur sekuestron, pranë SPAK dhe GJKKO.

Ndodhur në këto kushte, një muaj më vonë, (korrik 2024), shoqëria “Integrated Energy BV SPV” pasi kishte aplikuar për Leje Ndërtimi për “Zgjerimin e kapacitetit të depozitimit të mbetjeve të ngurta në zonën 13 të Bashkisë Tiranë”, nisi të tjera letra zyrtare, duke kërkuar zbardhjen e lejes dhe nisjen e punës, por një “përplasje” mes Bashkisë Tiranë dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, kjo e fundit në varësi të qeverisë qëndrore, po mban pezull landfillin.

Deri në fund të vitit të kaluar leja (nga AZHT) ende nuk është zbardhur, duke lënë pezull vijimin e punimeve. Nëse një leje miratohet, por nuk zbardhet, atëherë ajo hyn në fuqi në heshtje 90 ditë pas miratimit. Edhe pse ka kaluar ky afat ligjor, punimet nuk kanë nisur për zgjerimin e territorit dhe mësohet se AZHT-ja i ka kërkuar kompanisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k si aprovim nga SPAK dhe GJKKO, ashtu edhe plotësim të dokumentacionit për hartën kadastrale ku ishte planifikuar zgjerimi i territorit për trajtimin e mbetjeve. Kjo përplasje institucionale e ka detyruar kompaninë “Integrated Energy BV SPV” që të paralajmërojë bashkitë se nuk mund të trajtojnë më mbetjet nëse nuk zgjerohet territori i përpunimit.

MBETJET
Faktoje.al nga burime brenda impiantit të trajtimit të mbetjeve në Sharrë mëson se sasia e mbetjeve që vijnë nga bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kavajë është e madhe, rreth 700 ton në ditë, dhe u është dashur t’i mbajnë disa ditë mbetjet në terren të hapur, deri në momentin që kanë krijuar zona të tjera.

Të njëjtat burime konfirmojnë se prej tre muajsh po operohet me mbivendosje të mbetjeve. Sipas tyre, kjo nënkupton se zonat e konsideruara “tampon” (të mbyllura), rihapen sërish dhe groposen mbetjet organike, pasi është bërë më parë trajtimi i mbetjeve bruto, duke ndarë materialet e riciklueshme, kryesisht plastikë. 

Kompania është në emergjencë të plotë për shkak se vaskat e trajtimit të mbetjeve janë ezauruar duke ulur kapacitetin përpunues për shkak të mungesës së ambienteve. Vetë impianti është ndërtuar në atë mënyrë që trajtimi në këtë formë (ndarje e mbetjeve të riciklueshme dhe më pas groposje në vaska) të vijojë për një periudhë gjashtë vjeçare, sepse më pas presupozohej se do të vihej në funksion “inceneratori i ri”, i cili nuk ekziston. 

Ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi kërkesën e kompanisë së përpunimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës e cila kërkon në mënyrë urgjente zgjerimin e territorit për të përpunuar në kohë mbetjet urbane. Neritan Sejamini vëren se, “gjendja e menaxhimit të mbetjeve është skandaloze: mbetjet tashmë as nuk groposen, por mblidhen kapicë mbi tokë dhe digjen. Është krim mjedisor, përveçse krim financiar”

“Fatkeqësisht, qeveria ka bërë pagesa edhe pse koncesionari ka shkelur të gjitha kushtet e kontratës për ecurinë e ndërtimit, në fakt duke mos filluar asnjëherë ndërtimin. Nuk u gërrmua asnjë lopatë dhe nuk u vendos kurrë asnjë tullë. Për rreth katër vjet rrjesht, 30 ditë nga nxjerrja e lejes së ndërtimit, pra afërsisht që nga gushti 2019, deri në sekuestrimin e kompanisë koncesionare dhe vend-depozitimit të plehrave në Sharrë në gusht 2023, çdo pagesë që është bërë nga qeveria është bërë në shkelje të kontratës dhe ligjeve të vendit”, thotë Sejamini. 

Për periudhën (2019-2023) kostoja financiare është mbi 4 mld lekë.   

Gjithçka është hermetike në Landfillin e Sharrës ku mungesën e transparencës mundohen ta “zbulojnë” vetëm zogjtë e egër shtegtarë. Tufa shpendësh depërtojnë lirshëm nga ajri duke mos i “ndaluar” forcat e shumta të sigurisë të cilët nuk lejojnë media, ekspertë mjedisorë, apo edhe politikanë të opozitës për të parë situatën nga afër.

Paradoksalisht pirgjet me mbetje janë tërheqësit e shpendve të cilët kanë prishur sistemin e shtegtimit, pikërisht nga ushqimi i bollshëm që ofrohet nga mbetjet urbane të patrajtuara dhe hedhura pirgje pirgje.


Madje edhe ekspertët e huaj të studimit të shpendëve dhe mjedisit duke iu referuar Shqipërisë konstatojnë se zona të caktuara kanë mbetur pa zogj shtegtarë. Arsyeja lidhet edhe me Sharrën dhe çdo landfill tjetër që po kthehen në hapitate mbetjesh. “Gjatë viteve të fundit, ka pasur raste në rritje në të cilat zogjtë kanë ndaluar së shkuari deri në jug, në mënyrë që të gjejnë zona më të afërta foleje pranë landfilleve për shkak të furnizimit të tyre të pafund me ushqim”, thonë ekspertët.

“ECO TIRANA”

Në shtator të vitit të kaluar, shoqëria aksionere “Eco Tirana” mori përsipër pastrimin e Tiranës, por që në momentet e para hasi në problematika thelbësore, duke krijuar për rreth dy javë situatë të rëndë mjedisore pasi për shumë ditë mbetjet nuk mblidheshin në kohë.

Në atë kohë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj fajësoi kompaninë e mëparshme të pastrimit të qytetit e cila sipas tij nuk kishte kryer me korrektesë kontratën për të vijuar pastrimin deri në momentin që “Eco Tirana” të siguronte mjetet e duhura.

“Eco Tirana” do të marrë në administrim të gjithë qytetin, duke u lënë operatorëve private që mbulonin zonat e ‘5 Majit’, ‘Don Boskos’, lagjen ‘Rilindja’ te Unaza e Madhe, një afat nga 1 tetor deri në 1 nëntor, sepse si çdo marrëdhënie që ndërpritet jepet edhe një afat sepse nuk bëhet në mënyrë të palajmëruar”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sipas marrëveshjes, Bashkia Tiranë mori përsipër të pastrojë qytetin nëpërmjet kompanisë “Eco-Tirana”, ku 51 për qind të aksioneve i ka vetë bashkia, ndërsa 49 për qind një kompani italiane që ka ndërruar disa pronarë në pak muaj, duke e bërë të paqartë pronësinë.

Kontrata parashikon që “Eco-Tirana” duhet të zbrazë 6396 kosha mbetjesh në ditë. Po ashtu të lajë dhe dezinfektojë 500 vendqëndrime të koshave, ndërsa vijon detyrimi kontraktual që kjo kompani duhet të fshijë 1.9 milionë metra katrorë rrugë dhe lajë 285 mijë metra katrorë sipërfaqe të rrugëve kryesore në ditë.

Nga vëzhgimi në terren i Faktoje.al, mbetjet tërhiqen në kohë, por në zona të caktuara ka probleme me tejmbushjen e kazanëve, madje deri në rrugë. Ndonëse problemet me mbetjet në Tiranë që nuk merreshin në kohë janë cilësuar nga bashkia e kryeqytetit si çështje teknike e kalimit nga një kontraktor tek një tjetër “Eco Tirana” ishte parapërgatitur për këtë tender, që do të fitonte që në mars të vitit të kaluar, ndonëse kontrata u lidh në shtator.

Faktoje.al vëzhgoi faqen e “Eco Tirana” në rrjetet sociale e cila njoftohen tendera për disa blerje të kazanëve të mbetjeve, apo edhe automjete, duke paraqitur edhe ofertën dhe fondin limit përkatës. Në thuajse të gjithë njoftimet e tenderit, kur i referohet blerjes së koshave e saktëson: “të përdorura”, duke vendosur në dyshim cilësinë e shërbimit.

Screenshot nga faqja e ECO-TIRANA

Po ashtu dezinfektimi i zonave të caktuara si vendgrumbullim mbetjesh në qytet nuk kryhet në kohë, ç’ka konstatohet lirshëm në thuajse çdo zonë të përcaktuar për kazanët e mbetjeve.

SHIJAKU DHE PLEHRAT

Si për ironi, pikërisht në një vend ku mezi duken tre kosha mbetjesh, në një tabelë të copëtuar shkruhet: “Ndalohet hedhja e Mbeturinave”! Jemi në aksin kryesor të hyrjes nga superstrada Tiranë-Durrës drejt zonës turistike të Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit.

Mbetje kudo, pirgje me thasë të zinj dhe mbetje të shpërndara në rrugë të zenë sytë në këtë aks disi të shkretë tani, por mjaft të populluar në stinën e verës nga frekuentimi i plazhit.

Për Dashamir Herrin puna në një pikë të vogël karburanti është disi angari me orar të zgjatur, por vështirësinë më të madhe nuk e ka nga mundi i punës, por pamundësia për të marrë frymë lirisht. “I shihni plehrat si janë hedhur? Nuk vjen kush t’i marrë, na mbytën” thotë për Faktoje.al Herri. Ai shprehet se disa herë banorët e fshatrave Maminas, Radë, Hamallaj dhe Sukth i kanë bërë kërkesë Bashkisë Shijak për problemin e mbetjeve, por nuk marrin masat.


“Me ditë të tëra qëndrojnë aty dhe mesa na kanë thënë nuk është problem i transportit, por i përpunimit të mbetjeve”, shton një i ri i cili shprehet se në disa raste në rrjete të ndryshme sociale ka publikuar pirgjet me mbetje, por tashmë nuk ka asnjë reagim.

Nga vëzhgimi që Faktoje.al bëri në terren situata duket paksa më e stabilizuar në zonën e Hamallajt dhe Sukthit, ku janë më të pakëta mbetjet, ndonëse pranë Hidrovorit të Sukthit mbetjet kryesisht të plastikës shpërndahen kudo duke krijuar ndotje të dukshme.

INCINERATORI SI AFERË

Kontrata për trajtimin e mbetjeve urbane në Tiranë u nënshkrua më 31 gusht 2017 mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë “Integrated Energy BV SPV”, e regjistruar në Hollandë. Sipas kësaj kontrate, projekti përfshinte rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve në Sharrë, si dhe ndërtimin e një landfilli dhe një inceneratori për prodhimin e energjisë elektrike.

Projekti për Inceneratorin e Tiranës do të kushtonte 128 milionë euro, ndërsa po sipas kontratës kjo kompani siguronte 29 euro për trajtimin e një ton mbetje, ku “furnizuesja” kryesore do të ishte Bashkia Tiranë.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zbuluan dyshime për korrupsion lidhur me Inceneratorin e Tiranës. Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të identifikuar si pronarët de facto të kompanisë, akuzohen për falsifikim faturash dhe përvetësim të paligjshëm të më shumë se 409 milionë lekëve nga buxheti i shtetit.

Më 7 dhjetor 2023, u lëshuan 12 urdhër-arreste. Mes të ndaluarve ishin Namik Simixhiu, Drejtori i Pastrimit të Mbetjeve Urbane në Bashkinë e Tiranës, Bledar Karoli nga Ministria e Mjedisit, dhe Jetmir Llapaj nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Gjithashtu, Taulant Tushe, Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë Tiranë, u vetëdorëzua. Masa e “arrestit me burg” u ekzekutua për ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, të cilët tashmë janë dënuar për aferat e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.

Një sërë zyrtarësh të tjerë, përfshirë Pëllumb Abeshin, Alba Thomain, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Etleva Kondin dhe Sidita Tolën, të cilët kanë qenë pjesë e komisionit për dhënien e koncesionit, u vendosën në “arrest shtëpie”. Ndërkohë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto mbeten në kërkim ndërkombëtar, së bashku me Erjon Muratajn, një tjetër anëtar i komisionit./Faktoje.al

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Mitsotakis pritet me thirrje në homazhet e Kryepeshkopit Janullatos: Rroftë Çamëria!

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
Kyriakos Mitsotakis

TIRANË- Një incident është regjistrua ditën e sotme gjtaë homazhe të zhvilluara në ndër të Krypeshkopit Anastas Janullatos. Në homazhe dhe në ceremonine mortore ka marrë pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis së bashku me gruan e tij.

Në momentin që Mitsotakis ka zbritur nga makina për tu futur në katedralen “Ngjallja e Krishtit” një person ka bërë thirrje për Çamërinë.

 

“Rroftë Çamëria. Poshtë Beleri,” u dëgjua qytetari. Ai është larguar nga disa persona aty pranë për të shmangur ndonjë incident të mëtejshëm.

 

 

1 VITE ME PARE

Në mes i ndan Mitsotakis/ Homazhet për Janullatos bëjnë bashkë Berishën dhe Ramën

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
Berisha, Mitostakis dhe Rama

TIRANË- Homazhet për ndër të Kryepeshkopit Anastas Janullatos kanë bërë bashkë politikën shqiptare. Në foton e mëposhtme shihen dy liderët e partive kryesore në vend, Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Sali Berisha. Ndërkohë që në mes të tyre ndodhet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.   

Trupi i kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit kanë ardhur figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

1 VITE ME PARE

Ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, kryeministri grek Mitsotakis mbërrin në Katedralen "Ngjallja e Krishtit"

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
mitsotakis

TIRANË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Mitsotakis ka ardhur bashkë me delegacionin e tij që përbëhet nga 5 ministra. 

Trupi i kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit kanë ardhur figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

1 VITE ME PARE

I shoqëruar nga bashkëshortja, kryeministri Rama kryen homazhe në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
homazhet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bashkë me bashkëshorten e tij Linda Rama kanë marrë pjesë në homazhet për nderimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. 

Ndërkohë ka nisur dhe ceremonia mortore, ndërsa trupi i kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit pritet të vijnë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.


Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gja

1 VITE ME PARE

Spiropali merr pjesë në homazhet në nder të Kryepeshkopit Janullatos

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
pamje nga homazhet

TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Spiropali nderoi me një buqetë me lule. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit pritet të vijnë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.


Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

1 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Berisha merr pjesë në homazhet në Katedralen "Ngjallja e Krishtit"

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
sali berisha te katedralja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në katedralen "Ngjallja e Krishtit" për homazhet në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ditën e sotme do të kryhet dhe ceremonia mortore, ndërsa trupi i kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit pritet të vijnë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

1 VITE ME PARE

Sot varroset Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Një delegacion nga Vatikani dhe patriarkë botërorë do të jenë të pranishëm, Rama dhe Mitsotakis pritet të mbajnë fjalime

I jepet lamtumira në Katedralen Ortodokse Kryepeshkopit Janullatos! Rama:
pamje nga homazhet

TIRANË- Ditën e sotme do të kryhet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore, që do të drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë. Kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, amanet i lënë prej tij. Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur në kriptën e nëndheshme, brenda Katedrales. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale si pasardhës i përkohshëm, do të drejtojë ceremoninë e mortore. Për varrimin e Kryepeshkopit pritet të vijnë figurat më të larta të klerit në botë dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.

Një delegacion pritet nga Vatikani me në krye Sekretarin e Shtetit, Pietro Parolin. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po ashtu do të jetë i pranishëm me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, ndërsa do ketë fjalime nga klerikë e politikanë, mes tyre edhe dy Kryeministrat Rama e Mitsotakis. Në ceremoni do të marrë pjesë Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë, etj. Gjithashtu, në ceremoni priten Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.

Prej dy ditësh në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet janë mbajtur homazhe për Kryepeshkopin e ndjerë, ku kanë marrë pjesë dhe qindra besimtarë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

varrimi i kryepeshkopit anastas janullatos

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë