LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vasil Bollano përplas të miturin me makinë, 17-vjeçari vdes në spital. Policia shoqëron ish-kryebashkiakun e Himarës

• Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano ka aksidentuar një të mitur në Llogara. • Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17.00 të pasdites, teksa po kalonte në rrugë. Menjëherë i mituri, Elio Hamiti, u dërguar në spitalin e Vlorës, ku edhe mori ndihmën e parë mjekësore. • Por pasi ra në gjendje kome, u soll në Tiranë për një mjekim më të specializuar. •Ai humbi jetën mëngjesin e sotëm. •Ndërkohë që deri më tani është bërë me dije se Policia e Vlorës ka shoqëruar 66-vjeçarin në Komisariatin e Policisë, ku edhe po jep versionin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U aksidentua me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, vdes te Trauma 17-vjeçari

Vasil Bollano përplas të miturin me makinë, 17-vjeçari
I riu duke u transportuar ne spital

TIRANË- Ndërron jetë në spitalin e Traumës, 17-vjeçari Elio Hamiti, i cili u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas përplasjes së ndodhur ditën e djeshme në Llogara.

Hamiti ishte duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit. Ai u godit me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.

Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes. Ndaj dhe shoqëruan Bollanon në Komisariat.

I mituri ishte nisur të shkonte te gjyshja pasi donte ta shoqëronte atë gjatë natës sepse kishte frikë të flinte vetëm.

Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.

3 VITE ME PARE

U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, 17-vjeçari po kalonte rrugën, Vasil Bollano: M'u hodh para makinës

Vasil Bollano përplas të miturin me makinë, 17-vjeçari
Foto ilustruese

VLORË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me aksidentin e Vlorës, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano përplasi me mjetin e tij një 17-vjeçar, Eljo Hamiti, i cili në momentin kur u përplas ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit.

Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital, ndërsa deri më tani, në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes. Ndaj dhe shoqëruan Bollanon në Komisariat.

Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar, ndërkohë që i mituri është sjellë në spitalin e Tiranës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, aktualisht në gjendje kome për shkak të frakturave të marra në kokë dhe në organet jetike. 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur i mituri që u aksidentua nga Vasil Bollano sillet në Tiranë, mjekët lëvizin barrelat gjithë KUJDES, ka rrezik të madh

Vasil Bollano përplas të miturin me makinë, 17-vjeçari
Momenti kur sillet në Tiranë

TIRANË- I mituri që u përplas nga Vasil Bollano është sjellë me urgjencë në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhme, i mitur transportohet me shumë kujdes për shkak të frakturave të rënda që i janë shkaktuar nga përplasja që ndodhi pasditen e sotme. Për shkak të gjendjes së tij të rëndë, është sjellë në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar.


I mituri është identifikuar si Elio Hamiti, i cili është në gjendje kome për shkak të frakturave që ka marrë në kokë, ndërkohë që mjekët flasin edhe për dëmtim të organeve të brendshme. Sipas mjekëve, 17-vjeçari ka fraktura në gjithë trupin dhe plagë që i rrezikojnë jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, ndërsa drejtuesi i mjetit, Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariatin e Vlorës.

3 VITE ME PARE

E aksidentoi ish-kryebashkiaku i Himarës, adoleshenti po shkonte tek gjyshja...e kishte thirrur se kishte frikë vetëm!

Vasil Bollano përplas të miturin me makinë, 17-vjeçari
Pamje nga momenti

TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me aksidentin e ndodhur në Llogara pasditen e sotme. I mituri i aksidentuar nga Vasil Bollano në momentin e aksidentit ka qenë duke kaluar rrugën pranë fshatit Dukat, ku edhe jetonte, kur e ka goditur makina. Sipas burimeve, ai po shkonte te gjyshja pasi donte ta shoqëronte atë gjatë natës sepse kishte frikë të flinte vetëm. Por rruga i është prerë në mes nga mjeti i Bollanos, duke i shkaktuar fraktura dhe dëmtime të rënda që mund t'i kushtojnë edhe jetën. 

3 VITE ME PARE

Aksidenti në Llogara/ U përplas nga Vasil Bollano, i mituri në gjendje të rëndë, sillet në Tiranë

Vasil Bollano përplas të miturin me makinë, 17-vjeçari
Foto nga momenti kur nxirret nga ambulanca

TIRANË- I mituri që  përplas nga Vasil Bollano është sjellë me urgjencë në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I mituri është identifikuar si Elio Hamiti, i cili është në gjendje kome për shkak të frakturave që ka marrë në kokë, ndërkohë që mjekët flasin edhe për dëmtim të organeve të brendshme. Sipas mjekëve, 17-vjeçari ka fraktura në gjithë trupin dhe plagë që i rrezikojnë jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, ndërsa drejtuesi i mjetit, Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariatin e Vlorës.

3 VITE ME PARE

Vasil Bollano aksidenton me makinë 17-vjeçarin në rrugë, i mituri përfundon në gjendje kome

Vasil Bollano përplas të miturin me makinë, 17-vjeçari
Foto ilustruese

VLORË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me të miturin e aksidentuar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, pasditen e sotme në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i mituri i plagosur, ende i paidentifikuar me emër, është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka përfunduar në koma. 

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme teksa i mituri ishte duke kaluar rrugën. Pas ngjarjes, Bollano është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, ndërsa lidhur me të kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

3 VITE ME PARE

Vasil Bollano përplas të miturin me makinë, 17-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital. Policia shoqëron ish-kryebashkiakun e Himarës

Vasil Bollano përplas të miturin me makinë, 17-vjeçari
Vasil Bollano

VLORË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano ka aksidentuar një të mitur në Llogara. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17.00 të pasdites, teksa po kalonte në rrugë. Menjëherë i mituri është dërguar në spital, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që nga Policia e Vlorës ka bërë me dije se 66-vjeçari Bollano është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku edhe po jep versionin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Kush është Vasil Bollano?

Vasil Bollano është presidenti i Omonias dhe përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri. Më 21 prill 2009 ai u dënua me gjashtë muaj burg dhe gjobë 3,800 € për heqjen e tabelave, pasi kundërshtoi tabelat e vendosura nga autoritetet sepse ato ishin të shkruara vetëm në gjuhën shqipe. Në dhjetor 2009, pas një hetimi nga prokuroria e Vlorës, ai u akuzua për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare duke lëshuar leje ndërtimi të paligjshme përgjatë bregdetit jugor shqiptar. Më 24 maj 2010, një bombë shpërtheu në banesën e tij.

vasil bollano aksidenton te miturin vasil bollano elio hamiti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet