Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Vazhdon turi i kryeministrit Edi Rama në rajonin e Ballkanit Perëndimor. • Pas vizitës në Bosnjë-Hercegtovinë, kreu i qeverisë Edi Rama ka vizituar Malin e Zi. • Atje ai është pritur nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi. • Gjatë qëndrimit disa orësh në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama është takuar ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Dritan Abazoviç. • Në deklaratën për media të përbashkët mes dy kryeministrave, qendra ka qenë tensionet në veri të Kosovës dhe mbyllja e nismës së Open Balkan. • Rama theksoi se bota e tij dhe e Kurtit janë të ndryshme, pasi sipas tij e Kurtit është e vogël. • Po ashtu Rama theksoi se Kurtin do e ftoj në Tiranë më 17 korrik. • Ndërkohë që nga Mali i Zi Rama ironizoi edhe kryeparlamentarin e Kosovës Glauk Konjufca. • Për nismën Open Balkan, Rama theksoi se e ka kryer misionin e saj. • Abazoviç ka deklaruar se Mali i Zi është njësoj me ose pa nismën e 'Ballkanit të Hapur'. • Përveç Abazoviç Rama ka bërë dhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç. • Pas Malit të Zi, ndalesa e fundit e këtij turi ballkanik do të jetë Beogradi, nga ku rreth orës 19:30 pritet nisja e takimit biletaral me presidentin Aleksandër Vuçiç. • Atje pritet edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
13 artikuj për këtë temë.
MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Malin e Zi është takuar me presidentin Jakov Milatoviç. Rama ka publikuar disa foto nga takimi me Milatoviçm ndërkohë që nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre. Ky takim mes tyre vjen pas turit ballkanin që po bën Rama në kuadër të procesit te Berlinit.
Postimi i Plotë:
Podgoricë - Takim me Presidentin e Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatović
MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar ironinë ndaj homologut të tij të Kosovës Albin Kurtit pasi ky i fundit nuk e takoi ditën e djeshme. Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se Kurti është i ftuar në Shqipëri gjatë mbledhjes së kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, por që nuk do e detyroj që të vi pasi më pas e quajn si 'kidnapim'.
“Unë mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe se bota ku është Albini, ai është shkëputur nga bota me aleatë dhe është në një botë më të mbyllur. Unë respektoj. Unë kam për detyrë ta ftoj jo ta sjell, larg qoftë ta kidnapoj unë e të futem në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë. Ai është i ftuar si gjithë të tjerët, unë e kam bërë të qartë se takim kryeministrash pa kryeministrin e Kosovës nuk ka por nuk përjashtohet që mos të vijë, por shpresoj të vijë. Mos thoni pastaj se ti the që s’do të vijë dhe ai nuk erdhi," tha Rama.

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka tentuar që ta kalojë me të qeshur faktin që nuk u takuar me kryeministrit e Kosovës Albin Kurti. Kjo pasi gjatë konferencës për mediat me Dritan Abazoviç, ky i fundit është pyetur nëse ka biseduar me Kurtin dhe Rama e ka kthyer përgigjen sikur gazetarët po tenonin ta bënin atë xheloz. Ndërkohë që Abazoviç la deklaruar se hera e fundit që janë takuar me Kurtin ka qenë te Forumi i Prespës.
Pyetje: Keni folur ju zoti Abazoviç me zotin Kurti?
Rama: Ore pse e bëtë si telenovelë, se kemi dalë 2 burra që do flasim për një të tretë. Nuk jemi këtu për këtë. Doni të më bëni mua xheloz që nuk më takon mua por flet me Dritanin. U bë këtu si Dinastia që shihnim tek Tv Jugosllav.
Abazoviç: Hera e fundit që jemi takuar ka qenë Forumi i Prespës. E vetmja gjë kemi ofruar ka qenë mundësia e takimit këtu. Ata takohen edhe në Bruksel. Qëllimi ynë është me ardhur tek marrëveshja, vendi i takimit ka pak rëndësi. Nëse duhet të jemi në dispozicion, ne jemi këtu. Jemi këtu si miq, ne nuk kemi probleme me shtetet në rrethinë. Kjo është vlera më e madhe që kemi. Kemi harxhuar shumë energji që të jemi në këtë shkallë. Kjo është ideja, i është ofruar të dy palëve. Nëse duan të vijnë, nëse jo nuk ka problem.
Rama: Tani me gjithë respektin për ju por duke folur kaq gjatë për një njeri që nuk më takoi mua, rrezioj të humb takimin me dikë që po më pret. Që është presidenti i Malit të Zi. A mund t'i shkoj në takim atij që po më pret? Do kemi edhe në Beograd, vazhdojmë prapë e priti s'e priti.

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama pas Albin Kurtit nuk i ka dal e keqja as me kryeparlamentarin e Kosovës Glauk Konjufca. Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se me Konjufcën ka pasur një bisedë miqësore dhe se nuk e di se pse dha atë deklaratë ai. Po ashtu ai ka ironizuar duke thënë se Konjufca nuk ia ka iden se çfarë është drafti i Asosacionit.
"Unë me Galukun kemi pasur një bisedë miqësore, une flisja Glauku qeshte dhe ne skemi folur fare për draftin. Se pse i tha Glauku këto duhet të pyesni Albinin. Unë po ju them që Glauku nuk di fare se ça është drafti, Galuku di se ça ka thënë. Po pse i tha Glauku ato jashtë, duhet të pyesni Albinin që sishte fare në takim. Sepse kështu funksionon demokracia në Kosovë dhe se sipas Kurtit, Kosova është shteti më demokratik në Ballkan," tha Rama.

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama e ka bërë të ditur sërish ditën e sotme që për të nisma e Ballkanit të Hapur e ka kryer funksionin e saj. Gjatë një deklarate me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, Rama ka deklaruar se sipas mendimit të tij tashme duhet që të fokusohen plotësisht te procesi i Berlinit, ndërkohë që theksoi se duhet që të flasin dhe anëtarët e tjerë të nismës.
Pyetje: A keni mbetur në Ballkanin e Hapur apo jo?
Rama: Ju nuk doni ta dëgjoni. Ju e doni o 'mren o jashtë'. Por mund të jesh edhe brenda, edhe jashtë. Nuk është një kompani që e kam hapur unë, unë thjesht kam opinionin tim. Duhet t'i ballafaqojmë dhe me të tjerët. Ballkani i Hapur është një nismë komplementare. Një gjë që është hapur është hapur. Ne duhet të hapim sa më shumë të tjera. Duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit. Ballkani i Hapur ka hapur panahirin e verërave, ta mbyllim tani? Unë vij nga Sarajeva, më thanë Ballkanin e Hapur ia kërkojnë të gjithë sipërmarrësit, i thonë pse nuk futemi se duhet të tregëtojmë lirisht. Mali i Zi sipas jush, duhet t'i sjelli prodhuesit e verërave atje, apo ti rrijë larg? Ballkanin e Hapur as e hapa vetë dhe as nuk e mbyll dot vetë. Mozha, mozha, jepja mikrofonin tjetrës. Ballkani i Hapur më ka ndihmuar që të kuptoj gjuhën e çuditshme që flisni ju. 3 nga 6 nuk u përfshinë dhe dëmtuan veten e tyre. Nuk përfituan nga ato që përfituan 3 të tjerët. Sapo ju thashë një shembull që sipërmarrja boshnjake iu kërkon Ballkanin e Hapur. Iu dha mundësi që të jetësojnë disa marrëveshje. Çfarë kanë përfituar nga njëri-tjetri mund të pyesni. Mbi të gjitha Ballkani na ka ndihmuar që të afrohemi. Ali Ahmeti që nuk është tradhëtar si puna ime, e përkufizon Ballkanin e Hapur si nismën më të rëndësishme të paqes në Ballkanin Perëndimor.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se vendi që ai drejton është anëtar i mbi 70 iniciativave dhe organizatave. Gjatë një deklarate me Edi Ramën, Abazoviç ka deklaruar se interesi i Malit të Zi është procesi i suksesshëm i integrimit evropian. Po ashtu ai ka theksuar se me ose pa Ballkanin e Hapur ata janë njësoj.
"Mali i Zi është anëtar i mbi 70 iniciativa. Nuk është e rëndësishme se si quhet iniciativa, por që të marrim pjesë. Interesi i Malit të Zi është që nëse duam të jepi të suksesshëm në procesin e integrimit, duhet të kontribuojmë në të. Kemi njerëz që kanë integritet. Dhe ata po sillen në mënyrë të përgjegjshme. Kemi dëgjuar edhe lëvdata, qëllimi i përbashkët është që të mos shkojmë mbrapa. Kjo është ajo që duhet të vazhdojmë ne, nëse ata e vazhdojnë iniciativën këtu jemi ne, nëse do e mbyllin ne do vazhdojmë," tha Abazoviç.
MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama duket se nuk i ka dalë e keqja me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili zgjodhi që të mos e takonte ditën e djeshme. Gjatë një konference me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç në Mal të Zi, Rama mori shembull Malin e Zi, për të cilin tha se ishte një fuç baruti në rajon, ndërkohë që tashmë është një vend me qetësi dhe paqe të brendshme.
Edi Rama: Ne vërtetë flasim gjuhë të ndryshme, por kur dëgjon pyetjet e gazetarëve duket sikur hajmë të njëjtat fasule. Ky është një moment për të luftuar edhe me mendësinë. Për të admiruar Oso Kukën kur na e tregojnë, por jo për të bërë Oso Kukën. E dhashë përgjigjen. E njihni Oso Kukën ju? Me siguri keni ndonjë Oso Kukoviç. Ne duhet të jemi krenarë me të, por nuk duhet të jetojmë me të në kohën e inteligjencës artificiale. Është edhe e kotë përveç të tjerash, se po të na nxirrte në ndonjë shteg, hajt se po e bëjmë. Shikoni Malin e Zi, dukej sikur do ishte fuçi baruti, ja ku është sot një vend që ka qetësi dhe paqe të brendshme. Çfarë i ndodhi Malit të Zi që u sistemua nga ato gjëra? Minimumi i është rritur turizmi. Po mos të ishin zgjedhur atë punë, do ishim duke parë edhe Oson tuaj. E patë u bllokua një shtet 18 vjet se duhet ti gjenim babain, se nënën ia njihnim Aleksandrit të Madh. Vazhdo Dritan se po vazhdoj dhe po prishemi me ndonjë shtet tjetër.
MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka komentuar aludimet për hapjen e nismës së Ballkanit të Hapur. Gjatë një deklarate me kryeministrin malazez, Rama theksoi se Ballkani i Hapur e ka mbyllur misionin e vetë. Po ashtu ai ka theksuar se të shumtë janë ata që kanë ngritur dhe hije dyshimi te Procesi i Berlinit, ndërkohë që ka shtuar se duhet që të fokusohen më shumë në këtë proces.
Rama: Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private. Është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë kam pasur privilegjin të jem pjesë. 1000 herë të kthehesha, 1000 do ta ndërmerrja këtë iniciativë. Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vetë. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim. Duke iu kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative halucinante, si psh është një plan kino-rus. Apo duke thënë që është i përfshirë edhe kryeministri hungarez, apo duke thënë që ka alienë, nuk kanë ndikuar vetëm atë nismë por edhe Procesin e Berlinit. Kanë krijuar hije dyshimi mbi një nismë që ka pasur një virtyt të rëndësishëm. Ka vënë në jetë vendime që asnjëherë nuk janë materializuar. Tani duhet të fokusohemi shumë fortë tek Procesi i Berlinit. Kemi oportunitetin historik të një plani të ri financimi nga vendet e BE. Jam në sinkron me Dritanin kur ndodhin këto situata absurde si kjo në Veriun e Kosovës. Kjo është një kohë kur duhet të jemi sa më shumë bashkë.

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se duhet që të investojnë për të depërshkallëzuar situatën në rajon. Gjatë një deklaratë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Abazoviç ka theksuar se ai nuk mbështet asnjë lloj agresiviteti por vetëm marrëveshje në baza demokratike.
“Sot brenda turneut të tij rajonal në Mal të Zi erdhi miku ynë i çmuar Edi Rama. Kishim një takim goxha të gjatë fillimisht vetëm e më pas me aleatët tanë. Qëllimi është që bashkë të investojmë përpjekje me qëllim të de-eskalimit të situatës në rajon. Duam që kjo të jetë një rrugë që duhet të marrin edhe fqinjët tanë, duam të japim kontributin tonë që qëllimi të jetë tek e ardhmja jo e kaluara. Ne kemi ndarë mendime në lidhje edhe me disa çështje që do ti realizojmë. Lidhur me projektet e përbashkëta. Mendojmë se kjo është mënyra që konfirmon marrëdhëniet tona fqinjësore, kemi një atmosferë të mirë me njëri-tjetrin, kemi ekipet tona që punojnë dhe ka vetëm mbështetje. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti, vetëm gjëra në bazë të marrëveshjeve dhe bazave demokratike. Në kontekst e shohim edhe vizitën e Edi Ramës. Në Malin e Zi gjithmonë është i mirëpritur jo vetëm ai por çdo kryeministër që vjen në vend. Ne kemi qëllim të gjenerojmë sa më shumë paqe e stabilitet për rajonin,” tha Abazoviç.

MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk shkoi në Kosovë që të martohej me Albin Kurtin, por shkoi si kryeministër. Gjatë një deklarate me kryeministin malazez Dritan Abazoviç, Rama theksoi se me Kurtin nuk ka asnjë problem as personal dhe as institucional por vetëm qëndrime të kundërta. Edhe Abazoviç ka deklaruar se çdo konflikt me ndërkombëtarët është gabim.
Rama: Nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin. Unë shkova për të pasur takime si kryeministri i Shqipërisë dhe në mënyrën më absolute nuk kam asnjë problem personal dhe aq më pak institucional. Kam vetëm qëndrime të kundërta. Unë thjeshtë thashë që pavarësisht se cili është qëndrimi i BE për Procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar, përtej faktit që ndoshta nuk duhet ta ftojnë. Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e vetë, e siç e keni parë është i lirë të futet në zgjedhje.
Abazoviç: Unë mendoj që çdo konflikt me ndërkombëtarët është gabim. Mendoj që duhet të shkojë mes firmosjes së marrëveshjes. Do të ishte një "boost" i mirë për të gjithë rajonin që jemi më afër. Në emër të Malit të Zi, këtu çdo kush është i mirëseardhur dhe dera është e hapur për çdo kryeministër nga rajoni.
MALI I ZI- Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Malin e Zi, ku dhe është takuar me kryeministrin Dritan Abazoviç. Rama nga Mali i Zi gjatë konferencës për mediat ka dhënë një mesazh për Kosovën. Rama ka theksuar se çdo gjë që provokon sherr është problem për të gjithë rajonin. Po ashtu Rama ka theksuar se Abazoviç e ka informuar dhe për Procesin e Berlinit.
Edi Rama: Ishte kënaqësi e veçantë, jo sepse kështu e kërkon diplomacia. Dritani është ndër shumë të paktët që në lagjen tonë e sheh politikën si qytetar dhe jo si përfaqësues i një etnie. Kjo është diçka sa e rrallë aq edhe e çmuar. Diskutuam për temat që janë arsyeja e kësaj vizite timen, nga njëra anë Procesi i Berlinit, nga ana tjetër Samiti i ardhshëm i NATO-s ku Shqipëria dhe Mali i Zi janë së bashku. Jemi në një fazë tjetër të historisë tonë. Brezat nuk do na e falnin kurrë që të lejonim pa bërë të gjitha përpjekjet që rajoni të kthehej pas atje deri ku ka lënguar tek konfliktet që pastaj kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha dhe kanë hapur vija të thella urrejtje mes vendeve. E informova për procesin që tanimë është në proces në Komisionin Europian për një plan të ri financimi për rajonin dhe Procesit të Berlinit, ku duan ta shfrytëzojnë lidhur me planin dhe synimi duhet të jetë që të kemi mbështetjen e plotë të kancelarit dhe të Gjermanisë në këtë proces. E informova edhe për një drekë informale në Tiranë, më 17 korrik, për të dialoguar lidhur me planin. Sigurisht që ne jemi në një linjë politikisht, por edhe në një horizont të përbashkët në qasje. Çdo gjë që provokon sherr, e ushqen konflikt, për ne është problem dhe nuk jemi në asnjë mënyrë që të bëhemi pjesë, por jemi gati të bashkojmë forcat për të ndalur sherrin. Duam që njerëzit të kenë më shumë punë dhe të ardhura, e jo më shumë përralla dhe histori heroizmash. Kemi nevojë për modele të reja që duhet të frymëzojnë të tërë sesi të jemi më kreativë dhe eficientë.
MALI I ZI- Në ditën e dytë të turit ballkanik, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Kryeministri Rama është pritur në Podgoricë nga Abazoviç, ndërsa ende nuk dihen detajet e këtij takimi. Duke iu referuar agjendës së publikuar pak ditë më parë për turin ballkanik, Rama dhe Abazoviç do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 15:40.
Rama u prit nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.
Gjatë qëndrimit disa orësh në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama është takuar ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Dritan Abazoviç, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp. Agjenda parashikon edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç. Pas Malit të Zi, ndalesa e fundit e këtij turi ballkanik do të jetë Beogradi, nga ku rreth orës 19:30 pritet nisja e takimit biletaral me presidentin Aleksandër Vuçiç.
PODGORICË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Mal të Zi në kuadër të turit të tij ballkanik. Atje kryeministri Rama u prit nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.
Sot, në ditën e dytë të turit të tij, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij (ende në detyrë), Dritan Abazoviç me të cilin do të ketë një bisedë kokë më kokë. Ndërsa më pas, do të ketë një takim edhe mes delegacioneve. Pjesë e axhendës së Ramës është edhe një takim me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.
Në orën 16.00, Rama dhe Abazoviç do të dalin në një konferencë për shtyp, ku do t'u përgjigjen pyetjeve të mediave. Pas konferencës, Rama do të niset për në Serbi, atje ku edhe do të mbyllë turin e tij me një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Deri më tani, numri një i qeverisë shqiptare ka qenë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnjë-Herzegovinë.