LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të komanduar! KAS rrëzon vendimin e Celibashit, deputetët nisin thirrjet ndaj Berishës: Dalim me një kandidat!

• Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi! • Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn. • Vendimi u mor disa ditë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi mosregjistrimin, me pretendimin se kryetari ishte ende Lulzim Basha dhe se dokumentacioni i dërguar nga përfaqësuesit ligjorë nuk ishte i plotë. • Gjatë mbledhjes së sotme, e cila nisi në orën 14.00, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se vendimi i komisionerit Ilirjan Celibashit ishte i pambështetur në ligj, e kërkoi regjistrimin me firmën e Alibeajt. • Të kundërtën pretendoi përfaqësuesi i Sali Berishës, Ledio Nurja, i cili kërkoi që PD të regjistrohet me firmën dhe vulën e re. • Por vendimi në fund ishtë në favor të Alibeajt dhe mbështetësve të tij. • Pas vendimit kanë nisur edhe reagimet, fillimisht nga vetë Alibeaj dhe Gazment Bardhi. • Të dy kanë ripërsëritur thirrjen që në zgjedhjet lokale të 14 majit, partitë të dalin me nga një kandidat. • Ende nuk ka asnjë përgjigje nga Berisha lidhur me propozimin, për më tepër që dje dorëzoi edhe koalicionin "Bashkë fitojmë", me PL, PDBNJ dhe PDK.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

KAS vendosi të regjistrojë PD-në e Alibeajt në zgjedhje, dokumentet që duhen plotësuar nga kryetari i komanduar

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme, KAS vendosi të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë. KAS ka vendosur që PD të dorëzojë dokumentet me firmën e Alibeajt. Me këtë vendim praktikisht KAS thotë se kryetari i komanduar i Partis Demokratike do të duhet ta përfaqësojë këtë parti me atributet e plota të kryetarit, pra edhe duke firmosur deklaratën solemne por edhe duke dorëzuar korrigjuar të dhënat e kryetarit te kërkesa për regjistrim, tashmë jo emrin e Lulzim Bashës por emrin e Enkelejd Alibeajt. 

Njoftimi i KQZ-së:

KAS vendos të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar nënkryetarin, z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi dy kërkesat ankimore të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve:

Kërkesa ankimore nr. 32 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Shfuqizimi i vendimit nr. 172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike”,për regjistrimin si subject zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14.05.2023” dhe regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës nr. 27, datë 05.03.2023 dhe dokumentacionit shoqërues të saj dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 me nr. 1337, të paraqitur në emër të PD nga përfaqësuesi z. Indrit Sefa;
Kërkesa ankimore nr. 33 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 172, datë 14.03.2023 dhe ndryshimin e vendimit duke vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 33 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Ledio Nuraj dhe z. Franci Nuri.

KAS me shumicë votash vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr. 32 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Indrit Sefa dhe detyrimin e partisë “Partia Demokratike”, të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë vijon:

Deklaratën sipas shkronjes “b” te pikës 2 te nenit 64 të Kodit Zgjedhor me të dhënat për nënkryetarin z. Enkelejd Alibeaj, në cilèsinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
“Deklaratën e angazhimit solemn” të nënshkruar nga nënkryetari z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
si edhe ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e Komisionerit të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar nënkryetarin, z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë.

3 VITE ME PARE

Regjistrimi i PD në zgjedhje! Si votuan anëtarët e KAS, kush doli kundër (EMRAT)

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Mbledhja

TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve detyroi sot KQZ-në të regjistrojë Partinë Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas një seance që zgjati më shumë se 60 minuta, anëtarët e KAS-it vlerësuan se deklarata e solemnitetit që është firmosur nga Alibeaj dhe jo nga Basha siç e kërkonte kreu i KQZ-së, Celibashi, është e vlefshme.

Elvis Cefa ishte i vetmi që votoi kundër regjistrimit të PD me emrin e Alibeajn, ashtu edhe pro (me 4 vota të tjera kundër) për kërkesën për të regjistruar PD-në me kryetar Sali Berishën.

Votat në KAS

Pro Alibeajt
Elvin Lako
Ilirjan Rusmali
Koli Bele
Ledio Braho

Kundër Alibeajt

Elvis Çefa

3 VITE ME PARE

KAS njeh Alibeajn si kryetar, Bardhi: Celibashi është “nongrata” për PD, zvarritja 10 ditore cënoi zgjedhjet

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS për regjistrimin e PD në zgjedhje. Bardhi u shpreh se Celibashi është kthyer në 'non grata' për PD-në e se nuk do gëzojë asnjëherë besimin për administrimin e paanshëm.

Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet”, tha Bardhi.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ditën e sotme vendimin e KQZ-së për fatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. KAS mori vendimin për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, me përfaqësues Enkelejd Alibeajn. Sipas tyre, Alibeaj duhet të plotësoje me emrin e tij dokumentacionin.

3 VITE ME PARE

KAS regjistroi PD e Alibeajt, përfaqësuesi i Berishës: Maskaradë dhe absurde! Do ndjekim rrugët e ankimimit

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Ledjo Nuraj

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Ledjo Nuraj e ka cilësuar maskaradë vendimin e KAS, që detyroi KQZ që të regjistronte në zgjedhje PD-në me Alibeajn kryetar të komanduar. Ai u shpreh se këtë vendim do ta çojnë për ankimim.

Për ne është një maskaradë kjo që ka ndodhur. Absolutisht ne do ndjekim rrugët e ankimit, është absurde. Do ta çojmë për ankimim. Është absurd!”, tha Nuraj.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ditën e sotme vendimin e KQZ-së për fatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. KAS mori vendimin për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, me përfaqësues Enkelejd Alibeajn. Sipas tyre, Alibeaj duhet të plotësoje me emrin e tij dokumentacionin.

3 VITE ME PARE

PD do regjistrohet në zgjedhje, Sefa: Ishte një vendim i drejtë! U mohua prej 10 ditësh

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Indrit Sefa

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se vendimi i komisionerit Ilirjan Celibashit ishte i pambështetur në ligj. Për gazetarët, ai tha se KAS mori një vendim të drejtë që lejoi që PD të regjistrohet në zgjedhje.

“Ishte e pambështetur në ligj dhe dispozitat e Kodit Ligjor. Interpretimet nuk mund të bëhen në kurriz të ligjit, komisioneri duhet të jetë i pavarur. KAS mori një vendim të drejtë, ky është një moment për të filluar punën për fushatën zgjedhore që është në derë”, tha Sefa.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ditën e sotme vendimin e KQZ-së për fatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. KAS mori vendimin për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, me përfaqësues Enkelejd Alibeajn. Sipas tyre, Alibeaj duhet të plotësoje me emrin e tij dokumentacionin.

3 VITE ME PARE

'Celibashi është dëm'/ Vendimi i KAS, Alibeaj: Ftoj demokratët të prezantohemi me 1 kandidat në zgjedhje

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të KAS për ta regjistruar PD-në zgjedhje me kryetar Alibeajn. Në një reagim, deputeti thotë se vendimi i sotëm është një konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar partinë në zgjedhje. Sipas Alibeajt, vonesa dy javore për këtë proces me autor Celibashin, është një dëm që u është bërë demokratëve. 

Në fund, Alibeaj fton të gjithë demokratët që të bashkohen bashkë dhe të futen në zgjedhje me një kandidat të vetëm.

'Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.'- shkruan Alibeaj.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ditën e sotme vendimin e KQZ-së për fatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. KAS mori vendimin për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, me përfaqësues Enkelejd Alibeajn. Sipas tyre, Alibeaj duhet të plotësoje me emrin e tij dokumentacionin.

3 VITE ME PARE

KAS rrëzon Celibashin/ Regjistron PD-në e Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit: KQZ të ndryshojë vendimin

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Mbledhja

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për fatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. Sot, KAS me relator Koli Belen morën vendimin për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, me përfaqësues Enkelejd Alibeajn. Sipas tyre, Alibeaj duhet të plotësoje me emrin e tij dokumentacionin. 

“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solmen të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele.

Vetëm Elvis Çefa votoi kundër këtij vendimi. 

3 VITE ME PARE

Pse nuk e zëvendësuat Bashën? Sefa: Tabaku refuzoi të marrë përsipër detyrën kur u mblodh Këshilli Kombëtar

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme, në KAS po shqyrtohet çështja e regjistrimit të PD-së në zgjedhje. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ-së Indrit Sefa u pyet nga anëtarët e KAS se pse nuk është zëvendësuar Lulzim Basha në krye të PD kur ka një vit që ka dhënë dorëheqjen. Sefa tha se asnjë anëtar nuk mori përsipër që të merrte detyrën e nënkryetarit, ç'ka bëri që të mos rregjistrohet asnjë person tjetër në vend të Bashës.

Ligji e thotë shprehimisht se çdo kërkesë për ndryshimet në Statutin e PD-së depozitohen në gjykatë. Nuk është zgjedhur kryetari i ri i PD-së i Partisë Demokratike. Statuti thotë se kryetari i partisë i cakton detyra në fusha të ndryshme përmes një autorizimi. Në mungesë të këtij autorizimi Sekretari i përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar që komandon nënkryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Pra, zonja Tabaku refuzoi të marrë përsipër këtë detyrë kur u mblodh Këshilli Kombëtar për ta komanduar. Në këtë rast nuk kishte alternativë dhe Këshilli ishte i detyruar të zgjidhte njërin. Pra për këtë arsye ne nuk e kemi regjistruar. Kryetari i ri duhet të ishte zgjedhur më ‘një anëtar, një votë’”, iu përgjigj Sefa.

Sot do të vendoset nëse grupi i Enkelejd Alibeajt do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj ankimoi vendimin e KQZ që vendosi të mos e fusë në zgjedhje pa patur deklaratën solemne nga ish-kreu i partisë Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzoi në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pse vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë? Përfaqësuesit e Berishës: Ai nuk është zbardhur

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Mbledhja

TIRANË- Anëtari i KAS Ilirjan Celibashi pyeti përfaqësuesit e Sali Berishës se pse ata mendojnë se vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë. Sipas tyre vendimi i Apelit kërkon rekurs të veçantë dhe është i ndërmjetëm.

“Në konceptin tim vendimi i Apelit ende nuk është zbardhur por me shpalljen nuk i është hyrë fare themelimit dhe ka vendosur të drejtën e rekursit. Vetëm kur të vendosë Gjykata e Lartë do të kemi një vendim. Prandaj unë them që vendimi i Zhukrit ende është në fuqi.

Rasti i vetëm kur vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është i formës së prerë është rasti kur Apeli vendos prishjen për rigjykim. Vendimi i Apelit ishte vendim i ndërmjetëm ndaj të cilit lejohet rekurs i veçantë. Sot vendimi i Apelit nuk është në fuqi. Është i pezulluar dhe do të pezullohet menjëherë sapo të rekursohet”, thanë përfaqësuesit e Berishës.

Sot do të vendoset nëse grupi i Enkelejd Alibeajt do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj ankimoi vendimin e KQZ që vendosi të mos e fusë në zgjedhje pa patur deklaratën solemne nga ish-kreu i partisë Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzoi në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Emri i kujt do të jetë nëse PD regjistrohet? Përplasje në KAS- Sefa: Të jetë Alibeaj! Nuraj: Vendosni Berishën

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Mbledhja

TIRANË-Ditën e sotme në Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po shqyrtohet çështja e rregjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore. 

Përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa tha se do të ishte emri i Enkelejd Alibeajt, ndërsa përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj tha se “Zëvendësoni emrin e Lulzim bashës me atë të Berishës. Dhe fleta e votimit të dilte automatikisht me kryetar dhe do të rregullohej i gjithë konflikti që ka ardhur para jush për t’u zgjidhur”.

Sot do të vendoset nëse grupi i Enkelejd Alibeajt do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj ankimoi vendimin e KQZ që vendosi të mos e fusë në zgjedhje pa patur deklaratën solemne nga ish-kreu i partisë Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzoi në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Regjistrimi i PD në zgjedhje! Përfundon shqyrtimi, anëtarët e KAS tërhiqen për të marrë një vendim

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Mbledhja

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është tërhequr për të marrë një vendim për rregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje. Rreth orës 14:30 do të mësohet fati i PD-së, nëse do të regjistrohet apo jo në zgjedhjet. 

Sot do të vendoset nëse grupi i Enkelejd Alibeajt do të futet apo jo në zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj ankimoi vendimin e KQZ që vendosi të mos e fusë në zgjedhje pa patur deklaratën solemne nga ish-kreu i partisë Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dorëzoi në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përfaqësuesi i Berishës në KAS: Zhvillimet në PD dihen botërisht, komisioneri po të kishte parë dokumentet dhe të kishte hetuar, do na kishte regjistruar. Bëri gjykatësin dje

PD do regjistrohet në zgjedhje, por me Alibeajn si kryetar të
Ledio Nuraj

TIRANË- Përfaqësuesi i kryedemokratit Sali Berisha ka parashturar argumentet se përse kërkon që të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. I pranishëm në mbledhjen e KAS, Ledio Nuraj tha se vendimi i Apelit nuk mund të hyjë në fuqi në momentin që do të ankimohet, kështu që Berisha është ende kreu i Partisë Demokratike. Ai shtoi se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi me vendimin e marrë, ka luajtur rolin e një gjyqtari. 

Pjesë nga fjala e Nurajt:

Kemi depozituar të gjitha dokumentet e nevojshme për tu regjistruar në zgjedhje. Komisioneri diskutoi mbi disa vërtetime dhe autorizime. Mbi këtë ka ngritur të gjithë logjikën e tij dhe nuk ka marrë në konsideratë dhe ka anashkaluar regjistrimin e PD-së. Po t'i referohej dokumentit që ne kishim dorëzuar dhe po të bënte hetimet e tij, do të na kishte regjistruar. Është anëtarësia ajo që vendos për formimin e një partie, të gjithë këto i kemi përmbushur dhe kemi parashtruar të gjitha kërkesat. Jam i detyruar të sqarohem, kjo është një parti politike më e madhja opozitare që ka funksionuar prej 32 vitesh. Vendimet e fundit janë regjistruar në gjykatë dhe nga regjistrimi i fundit deri më sot që ne flasim kanë ndodhur disa zhvillime që janë të njohura botërisht. Janë zhvillime brenda kaudrit ligjor dhe të regjistrueshme. Raportet ligjore të fundit që janë të regjistrueshme janë ato ku janë marrë me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësia, nga ata kandidatë që kanë marrë dhe vendimet në Kuvendin e 17 korrikut. 

sali berisha enkelejd alibeajt kas 16 mars 2023

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria