LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VD+EMRAT/ Finalizohet operacioni 'Kutia e Pandorës', sekuestrohen 6 kg kokainë-heroinë dhe mijëra euro, grupi drejtohej nga 40-vjeçarja

• 6 kilogram kokainë dhe heroinë, ky është bilanci i operacionit 'Kutia e Pandorës' në Tiranë. • Në pranga kanë rënë 4 persona. • Grupi kriminal i shkatërruar drejtohej nga 40-vjeçarja Brikena Frakulli, ndërkohë që tre anëtarët e tij Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo kishin rolin e shpërndarësve të drogës. • Droga e kapur ishte e ndarë në 1100 doza të vogla gati për shitje. • Po ashtu u sekuestruan dhe 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

S'është hera e parë! 6 kg kokainë e heroinë, kush është 40-vjeçarja, “koka” e grupit të shpërndarësve në Tiranë. U arrestua edhe në 2015

VD+EMRAT/ Finalizohet operacioni 'Kutia e Pandorës', sekuestrohen
Foto ilustruese

TIRANË- Katër anëtarë të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë identifikuar si Brikena Frakulli, 40 vjeçe, Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, Klevi Banushi, 20 vjeç dhe Artur Kristo, 45 vjeç. 

Gjatë operacionit të koduar ‘Kutia e Pandorës’ janë sekuestruar 6 kilogramë heroinë e kokainë, ndërkohë që mësohet se grupi kriminal drejtohej nga Brikena Frakulli, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. Por duket se kjo nuk është hera e parë që përfundon në pranga për të njëjtën akuzë. Edhe në vitin 2015 ajo është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal në kuadër të operacionit "Epilog 2", së bashku me partnerin e saj. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë, arrestohen 2 persona, i’u gjet heroinë në makinë

Edhe në kryeqytet policia ka arrestuar dy persona pasi pas kontrollit në një mjet tip “Volvo” me peshë 18.6 gram ndarë në doza. Pjerin Gjeçaj, 37 vjeç dhe Brikena Frakulli, 32 vjeçU arrestuan në flagrancë pasi në rrugën “Todi Shkurti”, duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Volvo” me targë AA309ME u kapën me 47 doza të mbështjella të dyshuara të llojit “Heroinë” me peshë totale 18.6 gram. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike, një jelek antiplumb, 5 telefona celularë dhe sasia prej 90.000 lekë. Gjithashtu janë sekuestruar një mjet tip “Volvo” me targë AA309ME, një fugon tip “Renault” me targë AA 104 JX, dhe dy biçikleta. 

Asokohe, çifti arrinte të “gjuante” në rrjetet sociale klientët “VIP” dhe biznesmenë. Bashkëjetuesit dilnin në terren, në zonat e ndryshme të kryeqytetit për të shpërndarë drogën tek klientët e gjetur në online. Zonat më të preferuara të tyre ishin “Ali Demi”, “ish-Blloku”, si dhe lokalet e natës në Tiranë.

Por mesa duket edhe pas lirimit, 40-vjeçarja ka vendosur që të vazhdojë me të njëjtëin "aktivitet".

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Pamjet nga operacioni 'Kutia e Pandorës', kokaina e ndarë në 1100 doza gati për shitje, eurot tufa-tufa

VD+EMRAT/ Finalizohet operacioni 'Kutia e Pandorës', sekuestrohen
Euro

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni 'Kutia e Pandorës' në Tiranë ku u shkatërrua një grup kriminal. Gjatë aksionit të policisë u gjetën 6 kg kokainë dhe heroinë të ndara në 1100 doza të vogla gati për shitje.   

Po ashtu janë sekuestruar dhe 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Nga opeacioni janë arrestuar 4 persona, drejtuesja Brikena Frakulli si dhe 3 anëtarët Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.  

3 VITE ME PARE

EMRAT/ 6 kg kokainë dhe heroinë, kush janë të arrestuarit e grupit kriminal, në krye 40-vjeçarja

VD+EMRAT/ Finalizohet operacioni 'Kutia e Pandorës', sekuestrohen
Parate

TIRANË-  Emrat e anëtarëve të grupit kriminal dhe drejtueses së tij në Tiranë kanë dalë. Mësohet se nga operacioni 'Kutia e Pandorës' ka rënë në pranga 40-vjeçarja Brikena Frakulli e cila ishte dhe lidere e grupit. Po ashtu janë arrestuar dhe 3 anëtarët e tij Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

Këta persona u kapën me 6 kg kokainë dhe heroinë të ndara në 1100 doza të vogla gati për shitje. Po ashtu u sekuestruan dhe 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

3 VITE ME PARE

Operacioni 'Kutia e Pandorës', kapen 6 kg kokainë & heroinë, sekuestrohen mijëra euro

VD+EMRAT/ Finalizohet operacioni 'Kutia e Pandorës', sekuestrohen
Droha e sekuestruar

TIRANË- 6 kilogram kokainë dhe heroinë janë sekuestruar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ky grup kriminal vepronte në disa zona të Tiranës me duke shitur doza të vogla. Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 1100 doza të vogla. Nga operacioni 'Kutia e Pandorës' janë arrestuar dhe katër persona, drejtuesja e grupit 40-vjeçarja me iniciale B.F dhe 3 anëtar të grupit. Po ashtu janë sekuestruar dhe 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë  Goditet një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes në sasi dhe në doza të drogave të forta heroinë e kokainë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës” pas një hetimi disajavor me metoda proaktive. Vihen në pranga 4 shtetas, pjestarë të një grupit kriminal. Sekuestrohen 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroinë e kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar shuma të mëdha parash në euro dhe lekë. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal, shpërndante me shumicë dhe në doza, lëndë narkotike heroinë e kokainë, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila regjistroi procedimin penal në janar të këtij viti.

Si rezultat i hetimit disajavor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur grumbullimi i provave të nevojshme për pjestarë të një grupi kriminal që shpërndanin lëndë narkotike heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës” Në kuadër të operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. F., 40 vjeçe, banuese në Tiranë drejtuese e grupit kriminal
H. B., 41 vjeçe, anëtare e grupit kriminal
A. K , 45 vjeç, anëtar i grupit kriminal
K. B., 20 vjeç, anëtar i grupit kriminal.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases B. F., dhe A. K., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.  Gjithashtru nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Nga hetimit e kryra rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga shtetasja B. F., e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. Po nga hetimet është bërë e mundur që të identifikohet edhe personi që furnizonte me sasi kokaine e heroine shtetasen B. F., por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna pasi operacioni është në vijim për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Thkesojmë faktin se vetëm gjatë muajit Janar 2023 , nga Seksioni për Hetimine Narkotikëve në DVP Tiranë janë finalizuar me sukes 4 procedime proaktive.

brikena frakulli operacioni kutia e pandorës hortenca biçaku klevi banushi artur kristo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet