LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Veliaj i shpall LUFTË mediave kritike: S'do lë gurë pa lëvizur, haram gjobat! Reagime TË ASHPRA nga ndërkombëtarët: Po shkelet liria e fjalës

• Erion Veliaj nuk ndalet! • Edhe pse ka marrë shumë kritika nga organizata ndërkombëtare lidhur me sulmin publik që po u bën dy mediave, JOQ dhe Lolita, Veliaj sërish nuk ka ndërmend që të ndalojë. • Në një intervistë që ka dhënë për "News24", kryebashkiaku i Tiranës ka kërcënuar Anisa Cakën (që sipas Veliajt është pronare e Lolita) dhe Erland Dalliun (të JOQ) se nuk do të lërë gurë pa lëvizur mandatin e ardhshëm për t'i ndëshkuar. • E gjitha, vetëm sepse janë media kritike ndaj tij. • Lincimi publik ka nisur 2 ditë më parë, gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë.

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Vëzhgimi i BIRN: Organizatat ndërkombëtare shpërthejnë me kritika ndaj Veliajt për “demaskimin” e Lolitës dhe JOQ

Veliaj i shpall LUFTË mediave kritike: S'do lë gurë pa
Erion Veliaj dhe Edi Rama

Deklarata “demaskuese” e kryebashkiakut të Tiranës pas dy personave që, sipas tij, fshihen pas faqeve popullore Lolita dhe Jeta Osh Qef në mediat sociale së fundmi shkaktoi zemërim mes organizatave të të drejtave të njeriut, të cilat e kritikuan atë si një sjellje që vë në rrezik sigurinë fizike të këtyre individëve.

Veliaj deklaroi në një ngjarje të organizuar prej tij se dy persona, një grua, që sipas tij fshihet pas faqes popullore Lolita, dhe një burrë, që drejton faqet popullore Jeta Osh Qef, i kanë vënë gjobë kompanive të autobuzëve urbanë duke kritikuar cilësinë e shërbimit të tyre dhe se sipas tij, ata janë identifikuar tashmë dhe bashkia po përgatit denoncim te autoritetet.

ECPMF deklaroi se ishte e tronditur nga ngjarja.

“Veliaj duhet të kërkojë ndjesë menjëherë dhe të sigurohet se indentetet e individëve privatë të mbrohen siç duhet,” deklaroi ajo.

Por organizatat besojnë se pretendimet e kryebashkiakut për gjoba duken të pabazuara dhe se shënjestrimi i administratorëve të këtyre dy faqeve prej tij është e pajustifikuar dhe mënyra se si Veliaj i ka shënjuar ata, shoqëruar me publikimet në mediat proqeveritare dhe kërcënimet me jetë ndaj tyre në seksionin e komenteve të këtyre mediave, përbëjnë shqetësim për dhunim të lirisë së shprehjes.

Deklaratën më të ashpër e bëri Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë.

“Jam shumë i zemëruar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në publikimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike në Facebook në Shqipëri, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, megjithëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për të mbajtur përgjegjës ata në pushtet përmes humorit (pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo),”- deklaroi Gutiérrez.

“Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të këtyre njerëzve, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” ata; rrjedhimisht ai i ka vënë ata drejtpërsëdrejti në rrezik fizik. Unë i rikujtoj z. Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në mjediset e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentatorëve publikë,” shtoi ai.

Sipas Gutièrrez, “ky është një dhunim serioz i lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të qëndruar anonim. Shpresoj që kryeministri Edi Rama do të sigurohet që kjo sjellje e rrezikshme të ndërpritet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kritikë,” shtoi ai.

Harta e Kërcënimeve ndaj Lirisë së Medias, një program i Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, e shënjoi deklaratën e Veliajt si “kërcënim”. Ajo e konsideroi atë një “përpjekje të paprecedentë”, që sjell shqetësim për sigurinë fizike të personave të shënjuar.

“Ekspertët e medias në Shqipëri pranojnë se të dyja platformat përbëjnë interes publik, sepse ato janë anonime dhe kritike ndaj qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës. Veliaj shpalli emrin dhe mbiemrin e gruas që ai pretendon se fshihet pas blogut Lolita, duke përmendur se ajo ka dy fëmijë. Ai dha gjithashtu emrin e një burri që pretendon se është administrator i JOQ,” shkruhet në njoftimin e rregjistrimit të rrezikut.

“Kryebashkiaku aludoi pa dhënë prova se të dyja janë angazhuar në shantazh ndaj kompanive të autobuzëve në Tiranë, të cilët pretenduan se janë kërcënuar të paguajnë në mënyrë që të shmangin vlerësime negative. Disa vëzhgues të medias në Shqipëri ngritën pikëpyetje serioze mbi këto pretendime. Ekspertët thanë se ndonëse këto dy blogje me ndikim nuk ndjekin gjithmonë standardet etike në satitën e tyre, që të dyja shërbejnë në një rol për interes publik duke mbajtur njerëzit në pushtet llogaridhënës,” shënohet në njoftim.

Platforma, e cila mbështetet nga Këshilli i Evropës, vërejti gjithashtu se si komentet e Veliajt u publikuan nga media proqeveritare dhe këto publikime u pasuan nga sulme të shumta verbale dhe kërcënime ndaj dy individëve,.

“Kjo shkakton shqetësim për sigurinë fizike të tyre. Kritikët ngritën shqetësim veçanërisht për faktin që kryebashkiaku përmendi gruan dhe dy fëmijët, gjë që mund t’i ketë vënë ata në rrezik.”

Kryebashkiaku i Tiranës gëzon mbështetje të plotë nga shumica dërrmuese e medias, e cila ritransmeton me shumicë materjale propagandistike të prodhuara nga ai vetë./BIRN

2 MUAJ ME PARE

Sulmi ndaj portaleve, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Jemi të tronditur! Veliaj duhet të kërkojë falje

Veliaj i shpall LUFTË mediave kritike: S'do lë gurë pa
ECPMF

TIRANË- Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) ka reaguar pas sulmit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt ndaj portaleve 'JOQ' dhe 'LOLITA'. ECPMF shprehet se kjo është një cënim sigurie dhe shqetësim për dy individët që u përmendën nga Veliaj. Qendra Evropiane për Lirinë e Shypit kërkon nga kryebashkiaku një falje dhe një sigurim për jetën e individëve të përmendur.

"Jemi të tronditur që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj identifikoi individë gjoja pas dy faqeve anonime satirike Lolita dhe faqeve të tjera, duke çuar në shqetësime sigurie. Veliaj duhet të kërkojë menjëherë falje dhe të sigurojë që identitetet e individëve privatë të mbrohen siç duhet."

Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas "Lolita" është Anisa Caka-Metka, ndërsa pas JOQ fshihet Erland Dalliu. Me ta u mor edhe personalisht, duke u përmendur familjarët dhe fëmijët. E gjitha sepse e kritikuan në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në 14 maj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

U shpall LUFTË portaleve/ Veliaj nuk i duron dot kritikat: Vjedhin miliona euro, është haram! Do merrem me ta, s'do lë gurë pa lëvizur

Veliaj i shpall LUFTË mediave kritike: S'do lë gurë pa
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ndalet! Sërish ka sulmuar folur sërish mediat duke i krahasuar me "kapuçë" që vjedhin qytetarët në rrugës. Duke i përmendur sërish me emra, Veliaj tha se faqet si JOQ dhe Lolita duhen ndëshkuar, që asnjë biznes apo qytetar në Tiranë të bjerë pre e tyre, madje premtoi se do të "merrej personalisht" me ndëshkimin e tyre, por mandatin e ardhshëm. Duke theksuar se nuk do të linte gurë pa lëvizur, përveçse u mor sërish me jetën private të Erland Dallliut dhe Anisa Cakës, Veliaj përfshiu edhe sfondin fetar. Për të prekur "zemrat" e shumicës së qytetarëve që i përkasin besimit mysliman dhe duke përdorur muajin e Ramazanit, tha se ajo që po ndodh është "harram". Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranës tha se ky është një fenomen që e njohin të gjithë, por askush nuk guxon të flasë dhe se për këto faqe i është drejtuar tanimë organeve ligjzbatuese.

“Kjo është një histori që të gjithë e dimë, por askush nuk flet. Ashtu siç kemi pasur trafikantë drogë që kanë pasur televizion. Koncepti ka qenë që të gjithë e dimë po asnjë nuk guxon që të flasë. Nuk kam asnjë pishman që jam i pari që kam folur për problematika të kësaj natyre sepse një trafikant droge nuk mund të jetë konsull nderi, nuk mund të ketë televizion, - televizioni përdor valët publike, konsulli i nderit përfaqëson Republikën e Shqipërisë - dhe besoj se e kam ndërtuar reputacionin që unë nuk tërhiqem nga beteja të tilla. E njëjta gjë po ndodh tani me portalet. Vërtet nuk vënë një kapuç, por nuk ka rëndësi nëse kapuçi është prej leshi apo digjital. Nëse kapuçi thotë: “o jetën, o kuletën”, ose nëse kapuçi thotë “Lolita dhe “Jeta Osh Qef", dhe në momentin që ti shkon në një supermarket, vë produkte false, pastaj i nxjerr sikur i ka supermarketi, kërkon para nga supermarketi, nxjerr reklamën e supermarketit dhe pastaj supermarketi është më i miri pasi ka paguar gjobën, kjo nuk shkon, të paktën jo në qytetin që e drejtoj unë. Ne nuk jemi as Siçilia e viteve ’90-të, as Napoli i viteve ‘90, madje as Shqipëria e viteve ‘90. Jetojmë në Shqipërinë e vitit 2023. Të thuash në Muajin e Ramazanit që unë jam Erland Dalliu, nipi i Ibrahim Haxhi Hafiz Dalliut, një njeriu shumë të respektuar, klerik i cili ka promovuar besimin në Shqipëri, ka ndërtuar shkollat e para, dhe kthehesh në një hajdut ordiner, që iu shkon kompanive të autobusëve dhe u thua do ta nxjerr sikur ka rënë zjarr në autobus, por në fakt është tymi i marmitës, ndaj paguaj lekët, kjo është fyerje.

Të bësh të njëjtën gjë tek faqja Lolita dhe të atashohesh, njëra ka LSI-në, tjetri ka PD-në, njëra me Zenin, tjetri me Vojon, këto janë muhabete thellësisht banale. Ashtu siç pata guximin që, edhe për mediat televizive të them që një trafikant droge nuk mundet t’i vërë gjoba kryetarit të Bashkisë, Qeverisë apo biznesit, me të njëjtën kurajo i kam kërkuar edhe Prokurorisë, edhe Policisë, - e më rezulton që janë vënë në lëvizje, - që edhe zonja Anisa Caka, por edhe zoti Erland Dalliu, të hetohen për gjobat që sistematikisht vënë në qytetin që unë drejtoj. Kjo është e patolerueshme. E kuptoj që për momentin i mbron Zeni dhe Vojo, i të gjitha historitë që po ndodhin në kryeqytet. Por çdo gjë është me masë, e keni kaluar masën. Është haram kjo që po bëni. Po vidhni njerëzit. U shkoni supermarketeve, njerëzit kanë tabelë exel për gjobvënësit. Le të jetë fushata. Nuk dua ta kem mirë më ta. Nuk pyes fare që është fushata le t'i humb 5 vota. Unë me maskarenjtë dhe gjobëvënsit nuk dua ta kem mirë. Sa të jem kryetar bashkie, do merrem dhe mandatin tjetër. Nuk do lë gur pa lëvizur në Polici dhe në Prokurori,  kjo gjobëvënie me kapuç digjital duhet të marrë fund. Siç po i rrisin të gjithë fëmijët e tjerë me ndershmëri, ashtu duhet t’i rrisin edhe këta fëmijët e tyre. Të vjedhësh hapur kompanitë e këtij qyteti, për të mos i sulmuar në mediat digjitale, të fshihesh pas anonimatit, të mos regjistrohesh me numër NIPT-i, të mos ballafaqohesh për shpifjet në gjykatë sepse je anonim, kjo është një vjedhje dhe një paturpësi e jashtëzakonshme. Vjedhin miliona euro JOQ edhe Lolita, por kësaj here do duhet të shkojnë t’i sqarojnë edhe në Gjykatë, edhe në Prokurori, dhe sigurisht edhe në Polici. Ua kam kërkuar edhe organeve ligjzbatuese, ku sigurisht kam çuar edhe mjaftueshëm material, që të merren seriozisht me këtë punë. Në një qytet që krenohet nuk mund të jetë Ballkan i gjobëvënies. Siç jam marrë me trafikantët e drogës do merrem me ta sa të kem takat. Kush ka bërë gabim të shkojë në Polici. Kjo është haram edhe për ata që kanë një vije besimi. Unë besoj se do e fitoj këtë betejë. Me njerëz me kapuç dixhital është e pamundur që të sqarohesh,"-tha Veliaj ndër të tjera në fjalën e tij. 

Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas "Lolita" është Anisa Caka-Metka, ndërsa pas JOQ fshihet Erland Dalliu. Me ta u mor edhe personalisht, duke u përmendur familjarët dhe fëmijët. E gjitha sepse e kritikuan në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në 14 maj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Sulmi i Veliajt ndaj mediave, sekretari i Federatës Europiane të gazetarëve: Jemi të indinjuar! Shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë

Veliaj i shpall LUFTË mediave kritike: S'do lë gurë pa
Ricardo Gutierrez

TIRANË- Sekretari i Federates Europiane të Gazetarëve Ricardo Guiterres, ka reaguar pas sulmeve që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj mediave, kryesisht 'JOQ' dhe 'Lolitës'. Përmes një reagimi publik, Guiterres thotë se është i indinjuar nga sjellja e Veliajt i cili ka zbuluar identitetet e administratorëve të këtyre mediave. 

Ai thotë, se ky veprim i Veliajt është një shkelje e rëndë e së drejtës e lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Sekretari kërkon që kjo sjellje të ndalohet nga kryeministri Edi Rama.

REAGIMI:

Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zbulimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për t'i mbajtur ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo).
Z. Veliaj publikoi emrat dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më parë ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin.

I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë.

Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo për të kërcënuar dhe frikësuar zërat kundërshtues.

Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas "Lolita" është Anisa Caka-Metka./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Veliaj publikoi emrat e pronarëve të 'JOQ' dhe 'Lolita', Vezaj: Vajzës i përmendi edhe fëmijën me emër, e kërcënoi hapur

Veliaj i shpall LUFTË mediave kritike: S'do lë gurë pa
Flamur Vezaj

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka dënuar ashpër bërjen publike të emrave të pronarëve të 'JOQ' dhe 'LOLITA' nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në një postim të bërë në rrjetin social 'Facebook', Vezaj thotë se Veliaj e ka kërcënuar publikisht vajzën pasi i ka përmendur pjestarët e familjes. 

Ai e krahason sjelljen e Veliajt, me atë të një mafiozi. Vezaj kërkon që kjo sjellje të dënohet nga Prokuroria e mbi të gjitha duhet të reagojë edhe shoqata e Gazetarëve dhe shoqëria civile.

POSTIMI:

Kur zdromsi i Bashkise, do te behet gangster me zor!

Ky zdromsi I Bashkise se Tiranes, doli dje pa pike turpi e lincoje publikishte dy djem dhe nje vajze ne formen me te turpshme dhe kriminale! Jo vetem keta si individe duke i akuzuar si gjobevenes, por vajzes i permendi edhe femijen me emer, duke kercenuar hapur!

Nuk i njoh ata persona fare, po fare, por ti permendesh tjetrit femijen vetem pse bene MEME per zdromsin dhe biznesmenet e tij te preferuar kjo eshte e kriminale, e turpshme dhe papergjegjshme per nje te zgjedhur! Nuk i hy fare eshte apo nuk eshte kjo vajza pas Lolites, por ti kujtosh femijen eshte fiks kercenim gangsteresh! Po Ky nuk eshte gangster por burracak e mashtrues kalibri!

Nese zdromsi ka dijeni per dike qe vendos gjoba, ne nje shtet normal ai duhet te merret ne pyetje nga prokuroria pasi ka dijeni per persona qe kane kryer veper penale qe parashikon nje denim deri 15 vjet! A nese zdromsi, nuk merret me pyetje, ai mund te akuzohet per mos kallezim krimi nese ajo veper ekziston! Por nese ata persona nuk kane kryer veper penale, kane gjithe drejten e botes ta akuzojne zdromsin per deklarim te rreme e padisin civilishte, per shpifje te kryer boterishte qe te paguaj edhe qimet e kokes! Gjithmone ne nje vend normal, por ne Shqiperi asgje nuk eshte normale!

Kjo sjellje publike, duke i permend femijen tjetres mbi baza aludimesh, eshte nje model mafiozesh te kercenimit me femijen! Mire prokuroria e reformuar nuk ka mendere ti terheq veshin, e as mediat te merret me keto deklarata te papergjegjshme e mafioze, por as shoqatat e Gazetareve apo shoqeria civile! Te gjitheve sic duket i ka zene fytin me ndonje pagese poshte tavolines Ky zdromsi me diplome mashtruesi e mediat rreth tij i bejne fresket!

Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas "Lolita" është Anisa Caka-Metka./Dosja.al

erion veliaj veliaj sulmon mediat

Sondazh

Poll

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

Pallati qe “fundosi” kryebashkiakun Dako

Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton plotësisht..

Arrestimi i Dakos, Balla: Rama ishte i qartë

Votimi në burgun e Rrogozhinës, Berisha sulmon Rusmalin: Kriminel elektoral, ëndërron të bëhet ....

Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë

Vendim i Këshillit të Ministrave: Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

Rënia euros Ibrahimaj Deri në mars të vitit të ardhshëm,eskportuesit nuk do paguajnë tatim mbi fitim

“Dhunë, kërcënime dhe sharje”, kurthi që iu ngrit deputetëve nga mbështetësit e Bashës

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

Arrestimi Dakos/ Drejtoria e Policisë merr masa, mbulon godinën

Vihet në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura prej tij dhe...

“A jeni në vete? Po jo ore tani” Silva Bino acarohet nga prania e gazetarëve pasi dëshmoi në SPAK

Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thën

'Kadastra është portreti i turpit tonë'/ Rama: Dyert e saj do t'i mbyllim, brenda muajit....

"Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë” Basha: Nevojitet ligj i duhur për referendumet

dosja sot 5 qershor

“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe”, Korreshi: Daja im do të bënte operacion tëmthin…

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!

Berisha thirrje për protesta: Jam i bindur se shqiptarët do ngrihen, nuk ka rrugë tjetër

Arrestimi i sekretares së 'MSH', Braçe opozitës: Të fundit që duhet të flasin për korrupsion.

Kuvendi nis me PËRPLASJE/ Bardhi: Manastirliu të dorëhiqet. Braçe i lë fjalën Sulës.

E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak

Dash Sula: Zoti ju dhentë mend. Keni krijuar grup parlamentar ne burg

Gazment Bardhi pyet Ramën: Pse Vangjush Dako po hyn e del shumë shpesh nga SPAK?

Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

“Maskat” grabisin banesën e biznesmenit në Lushnje, marrin paratë dhe bizhuteritë

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria ZERO fuqi....

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…