LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në SPAK: Dhashë të gjitha shpjegimet e nevojshme

• Për rreth 8 orë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është marrë në pyetje sot në Prokurorisë së Posaçme. • Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, Veliaj tha se ishte në SPAK, si bashkëpunëtor, ndërsa shtoi se ka dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për çështjen e inceneratorëve. • Ai e kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. • Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. • Për aferën e inceneratorit të Tiranës është caktuar masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën. • Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. • Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim. • Përpara se të futej në ambientet e SPAK, Veliaj u përplas me fjalë me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës. • Kryebashkiaku i Tiranës ironizoi kundërshtarët e tij, teksa ka reaguar përmes një story që e ndau në profilin e tij në WhatsApp-it, duke cituar një nga shprehjet e famshme të ish-presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Të zbresin nga ballkoni dhe paralelja", Veliajt nuk i del e keqja me Berishën dhe Metën: Të shkojnë në SPAK, po këta s'janë burra

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak nuk ka humbur rastin të flasë edhe për liderët e dy partive opozitare, Sali Berishën dhe Ilir Metën. 

Veliaj tha se nuk janë burra pasi sipas tij nuk paraqiten në SPAK. Më tej tha se kishte bashkuar kundër tij gjithë llumin. 

Veliaj: Le të zbresë nga ballkoni Sali Berisha dhe të shkojë në SPAK. Le të zbresë Ilir Meta nga paralelja dhe të shkojë në SPAK, po këta s’janë burra. Është aftësi e jashtëzakonshme të mbledhësh llumin bashkë. Kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin. Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në bashki dhe nuk e kanë marrë. Asnjë të mos ketë asnjë iluzion, secili prej maskarenjve aty përballë ka fundshpinën e vetë interes, kanë vetëm një llogari. Unë llogarinë e kam me qytetarët. Shumica e analistëve, që nuk kanë rritur asnjë talent të ri, burra nga 55 vjeç rrinë si të eksituar dhe shqyejnë çdo gjë që u del para.

2 VITE ME PARE

Qytetarët protestojnë para bashkisë, Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Nga këtu nuk na heq dot askush përveç popullit

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
erion veliaj

TIRANË- Teksa qytetarët po protestojnë para bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj nga zyra e tij po merr pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, ku tha se nga bashkia nuk e heq askush përveç popullit. 

Ndër të tjera, Veliaj tha se frikacakë janë ata që nuk shkojnë në SPAK. Më tej tha se thirrjen në SPAK e shijoi si eksperiencë profesionale.

Veliaj: Unë ftoj këshillin të fokusohet tek puna dhe jo tek dhuna. Unë jam ku jam sot, le të rrinë lepujt ditë e natën, nga bashkia nuk na heq dot askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë janë ata që nuk shkojnë në SPAK.

Ata nuk mbledhin dot më shumë sesa turistët në Tiranë. Kjo sjellje rrugaçërore, kur ti dhunon policin, kur ti ke me demek ke hallin e teatrit që nuk ishte monument kulture, i hedh molotv kësaj ndërtesë që është monument kulture

Unë jo vetëm nuk dorëzohem, por do punoj akoma më fort. Jo vetëm që e shijova si një eksperiencë profesionale mënyrën si komunikova me koleget e SPAK, por unë inkurajoj Altin Dumanin të ecin vetëm përpara.

2 VITE ME PARE

Pas daljes nga SPAK, Veliaj merr pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, nuk i ndal etiketimet: Me pritën këta që mbushin stanet me lepuj

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas daljes nga SPAK-u, ka marrë pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

Teksa po komentonte thirrjen e tij në SPAK, Veliaj ka vijuar me etiketimet për opozitën, ku tha se "në vend të më prisnin prokurorët me pritën këta që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro."

Veliaj: Ju kërkoj ndjesë për vonesën, jam i informuar pas daljes në SPAk. Për shkak se stani me lepuj ka rrethuare bashkinë, ju e keni bërë online. Në SPAK në vend që të më prisnin prokurorët më prisnin makinat nja 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. Për ne është e rëndësishme, për të dhënë bonuset e qerave, etj. Së pari dola me një ndjesi krenarie… Pashë një organizatë të disiplinuar, që forca jonë politike po bën një institucion. SPAK nuk është i hasmit, është staf i Republikës së Shqipërisë. Këta i ka marrë malli të ndërtojmë kuturu, për kioskat… Sot janë stanë me lepuj, sot sheshi është mbushur me turistë, dhe filmojnë këta në 2024, që i ka marrë mali për Tiranën e ’94. 

2 VITE ME PARE

Rreth 8 orë brenda, Veliaj del nga SPAK: Ezauruam çështjen e inceneratorëve, dhashë të gjitha shpjegimet e nevojshme

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
Erion Veliaj

TIRANË- Pas rreth 8 orësh brenda, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, Veliaj tha se ishte në SPAK, si bashkëpunëtor, ndërsa shtoi se ka dhënë të gjitha shpjegimet e nevojshme për çështjen e inceneratorëve. 

Veliaj: Pas këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari. Isha me dy kolegë hetues profesionistë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet mos ti përgojojmë mos të bëjmë rolin e tyre e prokurorë e gjyqtarë por të bashkëpunojmë, ishtë këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim.

Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme.  U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për ccështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje. Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak.

Veliaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku është pyetur për rreth 7 orë e gjysmë.  Ai e kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Për aferën e inceneratorit të Tiranës është caktuar masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

2 VITE ME PARE

“Të veprojë njësoj me të gjithë", Balliu: Veliaj gabon, makina ime nuk ka kushtuar 100 mijë euro, policia bëri mirë që më gjobiti

 

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
Makinat e Klevis Balliut dhe makina e Erion Veliajt

TIRANA- Kordinatori Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në momentin që po hynte në godinën e SPAK lidhur me çmimin e makinës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balliu tha se deklarata e Veliajt se makina e tij kushtonte 100 mijë euro, është e pavërtetë, pasi vlera reale e automjetit është shumë më e ulët.

Ish-deputeti demokrat thotë se edhe gjoba e marrë nga policia për shkak të parkimit para godinës së SPAK, ishte i drejtë, por se e njëjta linjë duhet të ndiqej për të gjithë.

Postimi i plotë i Balliut:

Një shpjegim për lal-hajdutin, të vetmin sovjetik italian Karlo Bolino si dhe Çorape-Bazen. Makina ime nuk kushton 100.000 euro madje ua shes për 11.000 mijë, sepse afro 13.000 mijë euro e kam blerë.

Së dyti, policia ka bërë shumë mirë që më ka gjobitur sot, sepse e kisha parkuar makinën gabim. Por policia nuk bën mirë që njëlloj siç më gjobiti mua e shumë qytetarë të tjerë sot, nuk vepron njëlloj dhe me “Lepurushin me Morra”, që dikur këndonte artisti i paparë Kastro Zizo.

 

2 VITE ME PARE

FOTO/ “Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”/ Nuk i del e keqja Veliajt, çfarë postoi para se të nisej drejt SPAK?

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.  Mësohet se Veliaj është paraqitur në SPAK një orë më herët dhe është lënë në pritje teksa ndodhej te hyrja e SPAK dhe ulur te vendi i policit. Tashmë bëhet me dije se Veliaj është ngjitur lart në ambientet e SPAK ku pritet të merret në pyetje.

Kryebashkiaku i Tiranës ka ironizuar kundërshtarët e tij, teksa ka reaguar përmes një story që e ka ndarë në profilin e tij në WhatsApp-it. Veliaj ka cituar një nga shprehjet e famshme të ish-presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, thuhet në postimin e Veliajt.

Ai kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

 

2 VITE ME PARE

FOTO/ Parkoi para ambienteve të SPAK dhe shoqëroi me thirrje Veliajn, policia gjobit makinën e Klevis Balliut

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
Makina e Klevis Balliut

TIRANA- Disa mbështetës të opozitës mbërritën që herët pranë ambienteve të SPAK, pasi u konfirmua se kryebashkiaku Erion Veliaj do paraqitej për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ish-deputeti Klevis Balliu ishte në mesin e tyre. Mesa duket automjeti i tij 'Mercedes Benz', i lënë pak metra larg godinës së SPAK, është gjobitur nga Policia Rrugore për parkim të gabuar.

Mbështetësit e PD-së së bashku me Balliun sulmuan Velijn teksa i drejtohej SPAK duke e quajtur “hajdut”, por ai u përgjigj duke iu drejtuar ish-deputetit të PD-së: “Thuaja Fahriut me 100 mijë euro makinë”.

Mësohet se Veliaj është paraqitur në SPAK një orë më herët dhe është lënë në pritje teksa ndodhej te hyrja e SPAK dhe ulur te vendi i policit. Tashmë bëhet me dije se Veliaj është ngjitur lart në ambientet e SPAK ku pritet të merret në pyetje.

Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

 

 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Veliaj në SPAK, Balliu dhe qytetarët mes thirrjesh, Berisha: Ju lumtë! E pritën hajdutin siç e meriton

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
Erion Veliaj

TIRANA- Ish-kryeministri, Sali Berisha publikoi një video në rrjet sociale ku shihet se si një grup qytetarësh së bashku me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliun e pritën mesthirrjesh kryebashkiakun Erion Veliaj teksa u paraqit mëngjesin e sotëm në SPAK.

“Ju lumtë qytetarëve! Heronjtë e ditës. E pritën hajdutin siç e meriton!” shkruan Berisha.

Mësohet se Veliaj është paraqitur në SPAK një orë më herët dhe është lënë në pritje teksa ndodhej te hyrja e SPAK dhe ulur te vendi i policit. Tashmë bëhet me dije se Veliaj është ngjitur lart në ambientet e SPAK ku pritet të merret në pyetje.

Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

2 VITE ME PARE

"I ulur në vendin e policit", u paraqit një orë më herët në SPAK, Veliaj lihet në pritje

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.  Mësohet se Veliaj është paraqitur në SPAK një orë më herët. Po ashtu bëhet me dije se Veliaj është lënë në pritje teksa ndodhet te hyrja e SPAK dhe është ulur te vendi i policit.

Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

 
2 VITE ME PARE

VIDEO/ “O hajdut! Do japësh llogari!” Veliaj në SPAK, qytetarët dhe përfaqësuesit e PD: Aty e ke vendin!

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Përpara se të futej në ambientet e SPAK, Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës shoqëruar nga qytetarë dhe mbështetës të PD-së, të cilë nuk i kanë kursyer thirrjet ndaj Veliajt

"O hajdut, do japësh llorri, aty e ke vendin", janë disa nga thirrjet.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet nga ana tjetër duke iu drejtuar Erion Veliaj ish-deputeti Balliu.

Erion Veliaj është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje aferën me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

 

 

2 VITE ME PARE

Veliaj në SPAK/ Përplaset me ish-deputetin e PD-së në ambientet e jashtme

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Përpara se të futej në ambientet e SPAK, Veliaj është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.

Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë. Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK. Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

2 VITE ME PARE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

U pyet për inceneratorin e Tiranës/ Veliaj pas 8 orësh në
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj kishte paralajmëruar vetë ditën e shtunë që do të paraqitej në SPAK.

Raportohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët.

 

erion veliaj ne spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet