All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Vendimi i Gjykatës së Romës/ Nisen nga porti i Shëngjinit drejt Italisë 12 emigrantët e strehuar në Shqipëri

• Një anije italiane me 12 emigrantë, të strehuar ditë më parë në Shqipëri sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve, është nisur nga porti i Shëngjinit drejt Italisë mëngjesin e së shtunës, pas urdhrit të gjykatës në Romë për dërgimin e tyre në Itali. • Emigrantët, të cilit në fillim të kësaj jave ishin vendosur në qendrën e pritjes të Gjadrit në veriperëndim të Shqipërisë, janë rrugës drejt Italisë tashmë, tha drejtori i portit të Shëngjinit, Sander Marashi. • Të premten, Gjykata e Romës shfuqizoi urdhrat për mbajtjen e këtyre emigrantëve në qendrën e pritjes në Shqipëri dhe tha se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali. • Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vendimi i Gjykatës së Romës/ BIRN: Emigrantët e strehuar në Gjadër rikthehen në Itali

Vendimi i Gjykatës së Romës/ Nisen nga porti i Shëngjinit
Shëngjin
All - Paragraf - 1

LEZHA- Autoritetet italiane u vunë në lëvizje të shtunën për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Emigracionit në Romë për emigrantët, të cilët ishin vendosur të mërkurën në kampin e Gjadrit në Lezhë.

Anija e rojes bregdetare italiane mbërriti rreth orës 7:30 të mëngjesit të së shtunës në portin e Shëngjinit për transportimin e emigrantëve drejt shtetit fqinj. Menjëherë pas ankorimit të mjetit lundrues në port, autoritetet italiane, nën shoqërimin e policisë shqiptare, transportuan 12 emigrantët nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit.

Procedurat në port zgjatën vetëm pak minuta dhe emigrantët, të shoqëruar nga forcat italiane, hipën në anijen e rojes bregdetare, e cila rreth orës 9:00 u nis drejt Portit të Barit në Itali. 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën nga Guardia di Finanza dhe u sollën në kampin e Gjadrit nga anija e marinës italiane të mërkurën e 16 tetorit.

Por, pas dy ditësh, Gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azilkërkuesit e vendeve të pasigurta. Duke iu referuar edhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe, për këtë arsye, 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët u nënshkrua në nëntor të vitit 2023 mes kryeministrave të të dy vendeve, Rama dhe Meloni, por me këtë vendim të Gjykatës së Romës mbetet e paqartë nëse kjo marrëveshje mund të funksionojë, ndonëse në Shëngjin dhe Gjadër shteti italian ka investuar miliona euro në ngritjen e dy qendrave./ BIRN

1 VITE ME PARE

12 emigrantë duhet të kthehen në Itali/ BILD: Vendimi ka pasoja të mëdha edhe për shtetet e tjera të BE-së

Vendimi i Gjykatës së Romës/ Nisen nga porti i Shëngjinit
Emigrantët në Shëngjin

ITALIA- 12 emigrantë të strehuar në Gjadër duhet të dërgohen në Itali. Sipas medias gjermane "BILD", një gjykatë vendosi të premten mbrëma se transferimi i emigrantëve ishte i paligjshëm. Sipas këtij vendimi, 12 burrat nga Bangladeshi dhe Egjipti nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara të marrëveshjes bazë midis Romës dhe Tiranës dhe se këto dy vende nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

"BILD" thekson se vendimi i gjykatës mund të ketë gjithashtu pasoja të mëdha për shtete të tjera të BE-së të cilat duan të krijojnë qendra azili jashtë BE-së, si Danimarka apo Holanda. Sipas artikullit, politikanët vendas me kërkesa të ngjashme në Berlin, kanë dështuar. Ndërkohë që të enjten, kancelari gjerman Olaf Scholz u distancua nga modeli Itali-Shqiptar.

Artikulli i plotë i "BILD":

Një goditje e fortë për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni! Një gjykatë vendosi të premten në mbrëmje: Transferimi i parë i emigrantëve në Shqipëri, i realizuar pikërisht këtë javë, ishte i paligjshëm! Sipas vendimit, dymbëdhjetë burrat duhet të dërgohen në Itali. Gjithsej 16 emigrantë u dërguan nga Italia në qytetin portual të Shëngjinit në veri të Shqipërisë. Në vendimin e saj të premten, gjykata iu referua një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) në lidhje me vendet e origjinës së emigrantëve që klasifikohen si të sigurta.

Prandaj, dymbëdhjetë burrat nga Bangladeshi dhe Egjipti, të sjellë në Shqipëri, nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në marrëveshjen bazë midis Romës dhe Tiranës. Kushdo që vjen nga vende të pasigurta të origjinës ka të drejtë të shkojë në Itali. Vendimi i gjykatës gjithashtu mund të ketë pasoja të mëdha për shtetet e tjera të BE-së që duan të krijojnë qendra azili jashtë BE-së: Danimarka kishte plane për Ruandën, Holanda sapo njoftoi bisedimet me Ugandën.

Që në vitin 2004, Ministri i Brendshëm Federal i atëhershëm Otto Schily (SPD) bëri thirrje për ngritjen e qendrave gjermane të azilit në Afrikën e Veriut. Në vitin 2020, Ministri i Brendshëm i CSU, Horst Seehofer e ripërsëriti këtë kërkesë. Deri më sot, politikanët vendas me kërkesa të ngjashme në Berlin, kanë dështuar. Vetëm të enjten, kancelari Olaf Scholz (SPD) u distancua nga modeli Itali-Shqipëri në takimin e BE-së në Bruksel (Këshilli Evropian): “Është e qartë se është një koncept që përfaqëson shumë pak numra. Nëse e shikoni, nuk është në të vërtetë zgjidhje për një vend kaq të madh sa Gjermania”.

Kreu i konservatorëve në Parlamentin Europian, politikani i CSU Manfred Weber, është i bindur se Italia është thelbësisht në rrugën e duhur. Weber për BILD: “Modeli i Shqipërisë do të shkundë modelin e biznesit të bandave të kontrabandës. Refugjatët nuk kanë asnjë garanci për të mbërritur në BE. Duhet të bëhet e qartë se migrimi i paligjshëm nuk është më i suksesshëm. Qeveria federale duhet të angazhohet në mënyrë agresive ndaj kësaj qasjeje, e cila gjithashtu do të zvogëlojë numrin e të ardhurve në Gjermani”.

Italia ka ngritur një qendër azili në Shqipëri në buzë të portit të Shëngjinit (8000 banorë) për deri në 3000 emigrantë që do të marrin procedurën e azilit atje. Sipas traktatit ndërmjet Shqipërisë dhe Romës, zona konsiderohet si territor italian. Partia e Melonit e cilësoi vendimin e gjykatës të premten si "absurd". “Gjyqtarët e “politizuar” vendosën që nuk ka më vende të sigurta të origjinës,” shpjegoi partia e saj.

1 VITE ME PARE

Vendimi i Gjykatës së Romës/ Kthehen drejt shtetit fqinj 12 emigrantët e strehuar në Shqipëri, drejtori i portit të Shëngjinit: Janë rrugës për në Itali

Vendimi i Gjykatës së Romës/ Nisen nga porti i Shëngjinit

LEZHA- Një anije italiane me 12 emigrantë, të strehuar ditë më parë në Shqipëri sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve, është nisur nga porti i Shëngjinit drejt Italisë mëngjesin e së shtunës, pas urdhrit të gjykatës në Romë për dërgimin e tyre në Itali.

Emigrantët, të cilit në fillim të kësaj jave ishin vendosur në qendrën e pritjes të Gjadrit në veriperëndim të Shqipërisë, janë rrugës drejt Italisë tashmë, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i portit të Shëngjinit, Sander Marashi. Të premten, Gjykata e Romës shfuqizoi urdhrat për mbajtjen e këtyre emigrantëve në qendrën e pritjes në Shqipëri dhe tha se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali.

“Refuzimi për të vërtetuar mbajtjen në strukturat dhe zonat shqiptare... ndodh për shkak të pamundësisë për të njohur shtetin e origjinës të personave të ndaluar si shtet të sigurt”, tha kryetarja e gjykatës Luciana Sangiovanni, duke shtuar se emigrantët “kanë të drejtë të sillen në Itali”.

Në fillim të kësaj jave, në përgjithësi 16 emigrantë, që u shpëtuan në Mesdhe, u dërguan në Shqipëri përmes një anijeje të marinës italiane, duke u bërë grupi i parë i njerëzve që u strehuan në qendrën e re në Gjadër, pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes dy vendeve. Katër prej tyre u kthyen në Itali ditë më parë, për shkaqe shëndetësore, apo për shkak se ishin të mitur.

Në Shqipëri mund të dërgohen vetëm emigrantët nga një listë prej 22 shtetesh që Italia i ka cilësuar si shtete të sigurta. Egjipti dhe Bangladeshi janë në mesin e këtyre shteteve, por një vendim i fundit për këtë çështje i marrë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë e bën të pamundur që ata të mbahen në Shqipëri, tha gjykata e Romës përmes një njoftimi. Ky vendim i gjykatës paraqet një goditje për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar azilkërkuesit jashtë Italisë.

Autoritetet italiane kanë thënë se do të ankohen ndaj vendimit. Grupi i bamirësisë, Sea Watch, e mirëpriti vendimin e gjykatës, duke thënë se me vendimin për dërgimin e migrantëve në Shqipëri, Meloni ka shkelur ligjin e Italisë dhe atë ndërkombëtar. Shqipëria dhe Italia arritën marrëveshje nëntorin e kaluar për strehimin e migrantëve.

Marrëveshja, që është kritikuar nga organizatatat për të drejtat e njeriut, parasheh që Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 migrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre migrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri. Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit. Sipas marrëveshjes, procedurat për migrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil. Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma. Italia ka thënë se do të pranojë t’i strehojë migrantët që fitojnë azil. Ndërkaq, ata që nuk fitojnë azil do të dëbohen direkt nga Shqipëria./ REL

1 VITE ME PARE

Gjykata e Romës vendosi që të kthehen në Itali, 12 emigrantët lënë ambientet e qendrës në Gjadër dhe mbërrijnë në Shëngjin

Vendimi i Gjykatës së Romës/ Nisen nga porti i Shëngjinit
Shëngjin

LEZHA- 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipi kanë lënë ambientet e kampit të Gjadrit dhe kanë shkuar në qendrën e ngritur në portin e Shëngjinit. Ata do të kryejnë në kampin e Shëngjinit procedurat për nisjen drejt shtetit italian. Mëngjesin e sotëm mbërriti edhe anija e Rojes Bregdetare italine që do të bëjë transportin e tyre drejt portit të Barit.

Gjykatës së Romës mori vendimin ditën e djeshme për kthimin drejt vendit fqinj të 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët tashmë do të jenë në pritje të procedurave në Itali. Urdhrat e lëshuara në dy javët e fundit bazohen në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila më 4 tetor ripërcaktoi kriterin e “vendit të sigurt” duke vendosur kufizime të rrepta për mundësinë e riatdhesimit të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës. Çështja e shqyrtuar në Luksemburg kishte të bënte me një shtetas moldav i cili mbërriti në Republikën Çeke dhe ndaj tij ishte aktivizuar procedura e dëbimit.

Ndërkohë, sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali. Masa u urdhërua për 12 të huajt, të cilët janë pjesë e 16 emigrantëve, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, të transportuar drejt Shqipërisë nga anija 'Libra' e marinës italiane. Katër të tjerët ishin kthyer në Itali me një varkë patrullimi pasi dy u deklaruan të mitur dhe dy të tjerë raportuan probleme shëndetësore.

1 VITE ME PARE

Gjykata e Romës vendosi për kthimin në Itali të 12 emigrantëve, mbërrin në Shëngjin anija që pritet të kryejë transferimin

Vendimi i Gjykatës së Romës/ Nisen nga porti i Shëngjinit
Anija

LEZHA- Anija italiane e rojes bregdetare që pritet të transferojë 12 emigrantët nga qendra e Gjadrit drejt Italisë ka mbërritur në Portin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm. Nga Gjadri drejt portit të Shëngjinit, 12 emigrantët do të transportohen me një autobus nën masa sigurie, të ngjashëm me atë që tre ditë më parë i çoi në qendrën e akomodimit.

Gjykatës së Romës mori vendimin ditën e djeshme për kthimin drejt vendit fqinj të 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët tashmë do të jenë në pritje të procedurave në Itali. Urdhrat e lëshuara në dy javët e fundit bazohen në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila më 4 tetor ripërcaktoi kriterin e “vendit të sigurt” duke vendosur kufizime të rrepta për mundësinë e riatdhesimit të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës. Çështja e shqyrtuar në Luksemburg kishte të bënte me një shtetas moldav i cili mbërriti në Republikën Çeke dhe ndaj tij ishte aktivizuar procedura e dëbimit.

Ndërkohë, sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali. Masa u urdhërua për 12 të huajt, të cilët janë pjesë e 16 emigrantëve, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, të transportuar drejt Shqipërisë nga anija 'Libra' e marinës italiane. Katër të tjerët ishin kthyer në Itali me një varkë patrullimi pasi dy u deklaruan të mitur dhe dy të tjerë raportuan probleme shëndetësore.

 

1 VITE ME PARE

"Vendimi për emigrantët ishte një zgjedhje e detyrueshme për gjyqtarët!" Corriere della Sera: Meloni ka një rrugë të gjatë përpara

Vendimi i Gjykatës së Romës/ Nisen nga porti i Shëngjinit
Giorgia Meloni

ITALIA- Media italiane “Corriere della Sera” ka bërë një analizë të situatës pas vendimit të djeshëm nga Gjykata e Romës për kthimin në Itali të 12 emigrantëve të sjellë në Shqipëri nga kontigjenti i parë i përbërë nga 16 persona. “Corriere della Sera” shkruan se vendimi për emigrantët ishte një zgjedhje e detyrueshme për gjyqtarët pas vendimit të Gjykatës së BE-së. 

Në analizë trajtohet dhe debati politik i cili u ndez në itali nga pushteti dhe opozita pas vendimit të gjykatës. Po ashtu “Corriere della Sera” shkruan se historia e Italisë është shënuar në dekadat e fundit nga një përplasje mes politikës dhe gjyqësorit e cila ndonjëherë ka pasur pasoja dramatike.

Sipas artikullit, çdo qeveri, nëse ka kapacitetet dhe numrat në Parlament, ka të drejtën dhe detyrën të çojë përpara programin e saj dhe në çështjet e drejtësisë, teksa ekzekutivi i drejtuar nga Giorgia Meloni po e bën kaq shpejt ndihmuar edhe nga disa deputetë të cilët, të paktën zyrtarisht "janë në anën e kundërt të gardhit". 

"Corriere della Sera” shkruan se rruga gjyqësore është e vetmja e mundshme për momentin nëse nuk dëshirohet të përkeqësohet një konflikt midis pushteteve shtetërore që tashmë ka arritur nivele shumë të larta. Sipas analizës së medias italiane, në momente delikat dhe ajo që Italia po përjeton është për shkak të tensioneve të brendshme, por mbi të gjitha për shkak të krizës ndërkombëtare, duhet vetëdije se përplasjet e vazhdueshme, apo edhe më keq, përplasjet institucionale, mund të shkaktojnë vetëm dëme të mëtejshme.

Artikulli i plotë i “Corriere della Sera”:

Vendimi i gjykatës së Romës për rrëzimin e riatdhesimit të shtetasve të huaj të transferuar në Shqipëri ishte kryesisht i parashikueshëm. Ditët e fundit në të njëjtën mënyrë janë shprehur edhe gjyqtarë të tjerë, të cilët kanë vendosur të mos aprovojnë ndalimin e shtetasve të huaj, të cilët pas zbarkimit ishin transferuar në qendrat e paraburgimit në Itali. Të gjithë urdhrat e lëshuara në dy javët e fundit bazohen në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila më 4 tetor ripërcaktoi kriterin e “vendit të sigurt” duke vendosur kufizime të rrepta për mundësinë e riatdhesimit të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës. Çështja e shqyrtuar në Luksemburg kishte të bënte me një shtetas moldav i cili mbërriti në Republikën Çeke dhe ndaj tij ishte aktivizuar procedura e dëbimit. Por, siç ndodh gjithmonë me vendimet e Gjykatës së Drejtësisë, parimi duhet të zgjerohet dhe për këtë arsye duhet të zbatohet nga të gjitha shtetet anëtare.

Kjo do të mjaftonte për ta bërë të vështirë kuptimin e sherrit politik që shpërtheu, pak minuta pas depozitimit të urdhëresës për emigrantët e dërguar në Shqipëri. Qendra e djathtë sulmoi menjëherë gjyqtarët, duke e cilësuar një vendim të bazuar në elementë politikë. Opozita nxitoi të pretendonte se kishte të drejtë kur sulmoi marrëveshjen e nënshkruar me Tiranën, duke mos marrë parasysh faktin se çështja është e përgjithshme. Kështu të dyja palët kanë treguar se nuk kanë trajtuar thelbin e vërtetë të problemit dhe pasojat që mund të ketë në Itali, por në përgjithësi në Evropë mbi menaxhimin e flukseve migratore dhe në veçanti mbi pamundësinë e riatdhesimit të të huajve që nuk kanë të drejtë për të qëndruar.

Linja e zgjedhur nga qeveria Meloni me hapjen e qendrave në Shqipëri ka një objektiv ekskluzivisht parandalues, edhe sepse 3000 vende nuk mund të përfaqësojnë zgjidhjen e mbipopullimit të strukturave. Mesazhi është i qartë: “Mos u nisni për në Itali, edhe nëse keni ndërmend të shkoni në shtete të tjera evropiane, sepse ne do t’ju pengojmë që në asnjë mënyrë të mos prekni tokën tonë”.

Megjithatë, zbatimi i kësaj marrëveshjeje aktualisht është dëshmuar të jetë jashtëzakonisht i kushtueshëm nga pikëpamja ekonomike dhe mbi të gjitha praktike, duke përftuar kështu efektin e kundërt me atë që synohej. Është e vërtetë që kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për “zgjidhje inovative për të përballuar urgjencën” duke u angazhuar për të eksperimentuar me “modelin e Shqipërisë” dhe drejtues të tjerë kanë shprehur mendime pozitive, por konsensusi nuk është unanim dhe në çdo rast është e nevojshme të merren parasysh kufizimet e vendosura nga rregullat dhe konventat e vetë Bashkimit. Rruga përpara për një projekt të përbashkët duket ende e gjatë.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ruhet një linjë e qëndrueshme pa iu nënshtruar reagimeve të çrregullta. Historia e këtij vendi është shënuar në dekadat e fundit nga një përplasje mes politikës dhe gjyqësorit e cila ndonjëherë ka pasur pasoja dramatike. Çdo qeveri, nëse ka kapacitetet dhe numrat në Parlament, ka të drejtën dhe detyrën të çojë përpara programin e saj dhe në çështjet e drejtësisë, ekzekutivi i drejtuar nga Giorgia Meloni po e bën kaq shpejt i ndihmuar edhe nga disa deputetë të cilët – të paktën zyrtarisht – janë në anën e kundërt të gardhit. Ajo mund ta bëjë këtë pa ngritur tonin, por edhe duke konsideruar dërgimin e disa ministrave për të organizuar një seancë në Palermo ku një seancë dëgjimore në gjyqin kundër Matteo Salvinit për çështjen e “Open Arms” kjo u konsiderua si e papërshtatshme.

Këshilli i Ministrave do të mblidhet të hënën dhe në rendin e ditës është marrja e një mase që do t’i lejojë qeverisë të kapërcejë ngërçin e krijuar nga vendimi i Gjykatës Evropiane. Zyrat legjislative të Palazzo Chigi-t dhe Ministrisë së Brendshme janë në punë. Hipoteza është që vendimi i gjyqtarëve të apelohet për të bllokuar efektin e tyre. Rruga gjyqësore, pra, është e vetmja e mundshme për momentin nëse nuk dëshirohet të përkeqësohet një konflikt midis pushteteve shtetërore që tashmë ka arritur nivele shumë të larta. Në momente delikat – dhe ajo që Italia po përjeton është për shkak të tensioneve të brendshme, por mbi të gjitha për shkak të krizës ndërkombëtare – ku bëhet thelbësore të lëvizësh me kujdes dhe përgjegjësi. Duhet vetëdije se fibrilacionet e vazhdueshme, apo edhe më keq, përplasjet institucionale, mund të shkaktojnë vetëm dëme të mëtejshme. 

marreveshja per emigrantet

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet