Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. • Në reagimin e SPAK thuhet se kryebashkiaku dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. • Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. • Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK. • Ndërkohë ditën e sotme, Dosja.al ka siguruar edhe dosjen hetimore të SPAK për Veliajn. • Në dosjen flitet për lidhjen e kryebashkiakut me një nga biznesmenët e sipër përmendur, konkretisht Gentian Sulën, i cili është pronar i kompanisë "AGI CONS". • Sipas kallëzuesit Nesti Angoni, në kohën që Veliaj u emërua Ministër i Punës, bleu një banesë në pronësi të Gentian Sulës. • Pas kësaj bashkëshortja e biznesmenit u emërua tek zv. Ministre tek Ministria ku ishte Veliaj titullar. • Më tej thuhet se pas blerjes së banesës dhe emërimit në fjalë, shoqëria "AGI KONS" e biznesmenit ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë, si shkollën tek ish-Sheshi Shqiponja, Parkun Rinia, Operan, Maternitetin, Spitalin e ri, Godina tek Universiteti Bujqësor dhe tani flitet edhe për Teatrin Kombetar. • Një pjesë e dosjes hetimore, tregon se si njerëzit e afërt me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa kanë përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme. • Në pjesën e mëposhtme të dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet fakti se kushëriri i Ajola Xoxës, Valmir Xoxa ka përfituar 50.000 lekë për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. • Në dosje thuhet se pas verifikimeve të SPAK në sistemin e Raportimeve të Llogarive Bankare, kryebashkiaku Veliaj rezulton se ka 15 llogari bankare, Ajola Xoxaka 16 llogari, Arbër Veliaj ka 31 llogari bankar, ndërsa e ëma e kryebashkiakut ka 3 llogari. Në dosjen thuhet se Xoxa ka harxhuar miliona lekë, euro e paund, në dyqane luksoze si 'Net-a-Porter', 'Moda Operandi' dhe Mercedes Distribution Moda. • Në dosje thuhet se vlera totale e produkteve të blera online, të cilat më pas janë zhdoganuar në territorin shqiptar, për vitin 2016-2021 është 55,414,409 lekë. • Sipas përshkrimeve thuhet se në dyqanet e mësipërme janë blerë produkte për femra, ku varjojnë veshje personale, fustan, bluza, syze, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, çanta, funde e pallto. • Në dosjen gjithashtu thuhet se Xoxa i ka bërë disa faturime kompanisë të Arbër Veliajt, Gogel me një shumë prej 8 mijë eurosh. • Ndërkohë që ka dhe disa raste që tjera që Xoxa i ka faturuar pagesa kunatit të saj në shumat 2.000.000 lekë dhe 4.000.000 lekë,
19 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Çifti Veliaj-Xoxa rezulton të kenë përfituar edhe dhjetëra mijëra euro edhe nga fondet e Bashkimit Europian me qendrën Harabelin dhe kompani të çiftit kryebashkiak. Në faqen 59 të dosjes së SPAK për çiftin Veliaj-Xoxa, thuhet se Ajola Xoxa ka deklaruar të ardhura të ndryshme nga angazhimet profesionale dhe aktivitetet e tjera, ndër to 10,421 euro si koordinatore për projektin SPA:RE, financuar nga Creative Europe (fonde të BE); iii) 5,100 euro si drejtuese artistike dhe për prodhim filmi, financuar nga Fondacioni MERC (Itali); iv) 1,960 euro si rimbursim për një pagesë karte të kryer për stafin.
Sipas dosjes Xoxa ka deklaruar të ardhura nga Balkan Youth Ling Albania (Byl-A): 22,000 euro të ardhura neto nga projekte të ndryshme; paga nga Partners Law SHPK: 5,754.65 euro si administratore, duke përfshirë pagesa të prapambetura nga viti 2018 deri në 2022; qiraja me Qendrën Harabel: Ka përfituar 12,000 euro; paga nga Botimet Enciklopedike SHA: 12,000 euro dhe paga nga Partners Law SHPK (tjetër burim): 13,200 euro.
Pjesë nga dosja e SPAK:
52. Burime të tjera për krijim e likuiditeteve dhe krijimin e gjendjes bankare të shtetases Ajola Xoxa janë edhe përfitimet nga projekte të ndryshme (projekte të OJF BYL-A) dhe nga qiratë e deklaruara për OJF Qendra “Harabel”, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në pasuri të zotëruara prej saj. Konkretisht, në Deklaratën e Interesave Private të Personit lidhur për vitin 2023, Ajola Xoxa ka deklaruar të ardhura të ndryshme nga angazhimet profesionale dhe aktivitetet e tjera:
1. Qendra Harabel:
i) Ka përfituar 22,481 euro nga projekte të ndryshme;
ii) 10,421 euro si koordinatore për projektin SPA:RE, financuar nga Creative Europe (fonde të BE);
iii) 5,100 euro si drejtuese artistike dhe për prodhim filmi, financuar nga Fondacioni MERC (Itali);
iv) 1,960 euro si rimbursim për një pagesë karte të kryer për stafin.
2. Të ardhura nga Balkan Youth Ling Albania (Byl-A): 22,000 euro të ardhura neto nga projekte të ndryshme.
3. Paga nga Partners Law SHPK: 5,754.65 euro si administratore, duke përfshirë pagesa të prapambetura nga viti 2018 deri në 2022.
4. Qiraja me Qendrën Harabel: Ka përfituar 12,000 euro.
5. Paga nga Botimet Enciklopedike SHA: 12,000 euro.
6. Paga nga Partners Law SHPK (tjetër burim): 13,200 euro.
53. “Partners Law” shpk, me NIPT L818290130, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK) e themeluar më 27 qershor 2018. Selia qendrore e saj ndodhet në Tiranë, në adresën Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, Kati 10/4. Me një kapital prej 100,000 Lekë, shoqëria është 100% në pronësi të shtetases Ajola Xoxa, e cila mban gjithashtu rolin e…
TIRANA- Çifti Veliaj-Xoxa sipas dosjes së SPAK rezulton të ketë përdorur në skemën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë edhe Ambasadën Amerikanë në Tiranë. OJF-të e Ajola Xoxës kanë marrë fonde edhe nga ana e Ambasadës Amerikane, që siç konstaton SPAK, aktivitetet për të cilat është marrë granti nuk rezulton që të jenë kryer.
Nga bashkëbisedimi mes financieres së Ajola Xoxes, Adela Kondakçiu dhe ish-administates së BYLA-s, OJF e Ajola Xoxes, zbulohet se realizoheshin projektet fiktive nga ata e më pas miratoheshin nga Ambasada Amerikan e disbursoheshin para, ndërsa kontratat mbi këto projekte ishte përgjegjësi e personave që as vetë drejtueset e OJF-së nuk kishin dijeni.
Kondakçiu shpjegon se janë bërë mbledhje për këtë gjë, por ajo nuk di detaje sepse nuk ka qenë. Sipas dosjes drejtoresha e "BYL-A" Ina Goxhaj nuk ka asnjë rol në vendimmarrje. As në mbledhjet që zhvillohen dhe që kanë për objekt aktivitetin e "BYL-A" ajo nuk thirret. Në sojes thuhet se vendimet për këtë organizatë i marrin të tjerët, përsa kohë që edhe Xhoi Skenderasi, punonjëse e Ajola Xoxës, ka më tepër dijeni rreth çështjeve që diskutohen në mbledhje.
Ndërsa nënkupton se vendimarrjet për këto projekte ishin të drejtëpërdrejta nga Ajola Xoxa, SPAK thekson se vetëm një një projekt për 4 aktivitete për llogari të Ambasadës Amerikane është marrë një grant prej 18.000 dollarësh, por aktivitetet nuk rezultojnë të jenë kryer.
Pjesë nga dosja:
Në faqen 688 të komunikimeve, është dërguar një Raport Federal Financiar në gjuhën angleze, sipas të cilit periudha e aktivitetit për të cilin është akorduar dhe granti nga Ambasada është 04.01.2022 deri më 31.07.2022. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe, kundrejt grantit të dhënë nga Ambasada prej 18.000 USD supozohet të ishin kryer aktivitete, nga të cilat në fakt është zhvilluar veç një prej tyre, ai i 24 qershorit 2022. Në lidhje me këtë, Adela Kondakçiu në faqen 691 shprehet se datën e raportit e ka bërë nga 1 prilli deri më 31 korrik, duke lënë të kuptohet se aktivitetet e kryera i përkasin kësaj periudhe kohore. Përsëri del në pah fakti që Ina Goxhaj nuk ka asnjë disponim mbi vulën e "BYL-A", sipas komunikimit të faqes 692. Ajo shprehet që vulën e ka Keti (Ketrina Braho).

TIRANË - Dosja.al ka zbardhur të tjera pjesë nga dosja hetimore e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Bashkëshortes së tij Ajola Xoxës. Në dosjen hetimore përmendet një godine banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhe thuhet se pronarët faktikë të saj janë Erion Veliaj dhe Xoxa.
Sipas dosjes hetimore kjo është vërtetuar nga të dhënat e kompanisë telefonike "One" për logimet që ka patur numri i Veliajt. Dhe nga hetimet ka rezultuar se numri i kryebashkiakut ka pasur logime të shumta në zonën e Qerretit kryesisht gjatë fundjavave por ka edhe logime të shpeshta gjatë ditëve të tjera të javës.
Gjithashtu në dosje thuhet se është kërkuar informacion në komaninë "One" edhe për tabulatet telefonike të vëllait të kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliajt dhe ka rezultuar se logimet më të shpeshta i ka pasur në Qerret, Kavajë ku ka edhe një vilë të regjistruar në emër të tij. Por në dosjen hetimore thuhet se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë pronarët faktikë të "Marea Resort" . Këto dyshime thotë dosja mbështeten edhe në deklaratat e administratorit të Resortit, Maksim Greva, i cili konfirmon ndër të tjëra praninë e Ajola Xoxës në objekt. Gjithashtu në dosje thuhet se ka qenë Erion Veliaj, që gjatë periudhës 2020-2021 (periudhë që përkon me blerjen e vilës nga Arbër Veliaj) ka bërë pagesa për mirëmbajtjen e objektit të emërtuar si Vila 4A".
"Sipas deklaruesit pasuria në fjalë administrohet nga shoqëria "S&D Invest” Tiranë. Ky infomacion i dhënë nga Maksim Greva paraqet mjaft interes për hetimin, pasi konfirmon pagesat e bëra nga Erion Veliaj, pranë shoqërisë së mësipërmc (S&D Invest në pronësi të Gentian Sulës) për mirëmbajtjen e objektit. Nga tabela e pagesave, rezulton se ka qenë shtetasi Erion Veliaj, që gjatë periudhës 2020-2021 (periudhë që përkon me blerjen e vilës tjetër nga Arbër Veliaj) ka bërë pagesa për mirëmbajtjen e objektit të emërtuar si Vila 4A",- thuhet në dosjen hetimore.
Gjithashtu në dosje hetimore thuhet se nga kontrolli në këtë resort janë gjetur edhe disa materiale të cilat ishin firmosur nga vetë Ajola Xoxa. Dosja sqaron se janë gjetur konkretisht letra formati A4 me mbishkrimin "Mirëmbajtje pishine për disa periudha mujore gjatë viteve 2023-2024", me mbishkrimin e Xoxës.
Gjithashtu në dosje shkruhet se gjatë kontrollit në vilë janë gjetur edhe veshje për të rritur dhe për fëmijë të cilat tregojnë se në këtë banesë kanë jetuar Ajola Xoxa, bashkë me familjarët e saj si dhe Valbona Xoxa.
"Nga kontrolli kanë rezultuar një sërë sendesh të cilat lidhen me shtetasen Ajola Xoxa, Valbona Xoxa, apo familjarë të tyre. Ajo çfarë paraqet interes janë sendet të cilat dokumentojnë lidhjen e shtetases Ajola Xoxa me mirëmbajtjen e objektit. Konkretisht, në banesë është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndër të tjera dhe sa poshtë vijon: I) Një letër format A4, si e lagur, në të cilën është një tabelë më mbishkrimin "Shërbim mirëmbajtje pishine , klienti "Ajola", me përshkrim "Mirëmbajtje Gusht, Shtator, Tetor 2024", me vlerë të shënuar "45000"; II) Një letër format A4, e Cila është një tabelë me kokën "Shërbim mirëmbajtje pishine", me shënimet Muaji "2023-2024", Klienti "Ajola" përshkrimi per shërbimet në vlerën faturë e cila është e vulosur me vulë rrethore të subjektit me NUIS: K71630041Q, me emër "Poëatec-AL" shpk; III) Një bllok i vogël shënimesh në brendësi të të cilit ndodhet një shënim në dukje i shkruar nga shtetasja Valbona Xoxa",- thuhet në dosje.
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore zbulohet se si kompania Harabel e Ajola Xoxës ka përfituar fonde nga bashkia Tiranë me anë të palëve të treta në mes. Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet se si One Albania i ka kaluar një fond prej 5 mijë eurosh, kompanisë Harabel.
Pjesë nga Dosja hetimore:
Nga komunikimet gjithashtu rezulton se 'Harabel' financohet nga kompania e telekomunikacionit 'ONE', e cila përfiton fonde publike nga Bashkia Tiranë. Nga ana tjetër, kjo kompani është kliente, pra paguan për shërbime marketingu kompaninë 'Gogel' sh.p.k., në pronësi të shtetasit Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ky fakt evidentohet edhe në faqen e komunikimeve, ndërsa shtetësja Ketrina Braho i thotë Adelës se mund të bëjnë faturën për 'ONE' nga 'Harabel' 5.000 euro dhe se ata (ONE) kanë bërë një shënim për faturën si e duan. Por edhe kompania 'ALBTELEKOM', e cila rezulton të jetë bashkuar me 'ONE', evidentohet në faqen 971 se ka firmosur me OJF 'BYL-A'. Për këtë, shtetësja Adela Kondakçiu fillimisht kërkon NIPT e 'Albtelekom' dhe më pas e saktëson duke thënë se i duhet ai i 'ONE Telecommunications'.
Kontrata me 'Harabel', sipas fotos së shkëmbyer mes bashkëbisedueseve rezulton të jetë lidhur më datë 27.10.2022 dhe ka për objekt të saj: Sponsorizimin, dhënien e një kontributi financiar ndaj Përfituesit të Sponsorizimit, nga shoqëria 'One Telecommunications', për të mbështetur këtë organizatë jofitimprurëse. Në faqen 977 shtetësja Ketrina Braho saktëson se sponsorizimi nga 'ONE telecommunications' bëhet për 'Harabel', ndërsa ai për 'BYL-A' bëhet nga Albtelekom, duke shtuar se duhet të procedojnë vetëm me faturën prej 5.000 eurosh nga ONE tek 'Harabel', ndërsa për pagesën tjetër do t'i njoftojnë ata (Albtelekom). Në faqen 983 Ketrina njofton Adelën se tashmë mund të presin dhe faturën e Albtelekom nga 'BYL-A', duke shfaqur gëzim për këtë lajm. E pyetur nga Adela nëse ata (kompania) ka thënë për ndonjë përshkrim, Ketrina i përgjigjet, jo, nuk më thanë përshkrim. Edhe nga kjo rezulton e qartë se lekët jepen, por as kuptohet përse jepen, për sa kohë vetë punonjëset e përfshira në detajet e përditshmërisë së këtyre organizatave nuk kanë asnjë ide si ta bëjnë përshkrimin në faturë.
TIRANË - Deputetja socialiste Klotilda Bushka akuzohet si e përfshirë në veprime të paligjshme lidhur me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme SPAK deklaroi se Bushka është regjistruar si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në favor të Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxës.
Sakaq Dosja.al ka zbardhur edhe vendimin e GJKKO i cili ka zbuluar edhe rolin e Bushkës në dosjen e Veliajt. Gjykata ka konfirmuar deklaratat e ish-drejtoreshës së BYL-A-s, Ina Goxhaj, se Bushka ka ushtruar presion ndaj saj.
Kësaj të fundit i është marrë telefoni për t'u asgjësuar dhe i është dhënë një telefon i ri i llojit Iphone nga Ajola Xoxa. Goxhaj ka treguar se është ndier në presion pasi i është thënë nga Klotilda Bushka që të mos tregonte asgjë dhe të mohohej gjithçka që kishte të bënte me Ajola Xoxën.
“Gjithashtu, deklarimet e kësaj shtetase në lidhje me ndërrimin e aparatit të saj celular, konstatohet se mbështeten edhe nga rezultatet e përftuara nga shkresa Nr. FRS/3056/IB datë 26.12.2024, e ardhur pranë organit procedues nga shoqëria Vodafone Sh.a. Prej kësaj kompanie telefonike, është administruar informacioni se numri telefonik +355696152417 është i regjistruar në emrin e shtetases Ina Goxhaj, me Nr. personal 185524116P, e datëlindjes 24.05.1988, për të cilën është plotësuar edhe formulari i përdoruesit të shërbimeve për komunikimet elektronike. Bashkëlidhur këtij formulari gjendet dhe një kopje e letërnjoftimit në emër të shtetases Ina Goxhaj, me Nr. Personal 185524116P, lëshuar në datë 06.05.2009. Po kështu, kompania telefonike ka vënë në dispozicion thirrjet telefonike/sms, ku pasqyrohen numrat që kanë telefonuar apo janë telefonuar nga shtetasja Ina Goxhaj, për periudhën 01.12.2023 deri në 18.12.2024, së bashku me IMEI-n identifikues të bashkëbiseduesve.
136.2.3. Nga materiali i analizuar për thirrjet dalëse, evidentohet se prej datës 01.12.2023 dhe deri në datë 10.12.2024 ora 20:07, ky numër telefonik është përdorur në aparatin celular me IMEI 356835259288980. Telefonata e fundit dalëse ka qenë në orën 20:07, me kohëzgjatje 10 sekonda, kundrejt numrit celular 0695528178. Fluksi hyrës i fundit rezulton të jetë sms nga Vodafone në orën 22:51 të datës 10.12.2024. Në vijim, pasqyrohet se për numrin telefonik +355696152417, nga data 11.12.2024 ora 8:35 deri në 12.12.2024 ora 11:35, shfaqet një aparat telefonik me Nr. IMEI 358934999288980. Kjo përkon me deklarimet e kësaj shtetase në lidhje me përdorimin për pak orë të një aparati tjetër, i cili duhet të jetë i nënës së saj.
Më pas, nga materiali i analizuar për flukset dalëse, evidentohet se prej datës 13.12.2024 ora 02:38 dhe deri në datë 18.12.2024 ora 14:19, numri telefonik i shtetases Ina Goxhaj është përdorur në aparatin me IMEI 357014745814170. Fluksi i parë hyrës për këtë IMEI është në datë 13.12.2024, ora 02:36, në formën e mesazhit, ndërsa fluksi i fundit hyrës është në datë 18.12.2024, ora 17:44, në formën e mesazhit. Këto të dhëna përkojnë me deklarimet e shtetases Ina Goxhaj për sa i përket ndërrimit të aparatit të saj celular. Në konkluzion, provohet fakti se deri në datë 10.12.2024 Ina Goxhaj ka pasur një aparat telefonik me Imei 356835259288980 dhe prej datës 13.12.2024, shtetësja Ina Goxhaj ka ndërruar aparatin telefonik me IMEI 357014745814170. Nga burime të hapura rezulton që numrat IMEI të cilët fillojnë me 35 u përkasin aparateve telefonike të markës Iphone. Edhe kjo e dhënë përkon me deklarimet e shtetases në fjalë, që lidhen me ndërrimin e telefonit të saj celular të markës Samsung, me një aparat të markës Iphone”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Më tej në vendimin e Gjykatës sqarohet se ish-drejtoresha Ina Goxhaj është thirrur nq zyrë nga Bushka për t’i thënë që të mos flasë me asnjë njeri për gjërat që di dhe i ka ofruar dhe para për të kyçur gojën.
Më tej në vendim thuhet se sipas dëshmisë së Goxhajt, Bushka e ka udhëzuar që nëse do të pyetej organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që i kishte dhënë Ajola Xoxa e kishte prej vitesh në shtëpinë e saj dhe thjesht e ka vënë në përdorim kohët e fundit). Në fund Goxhaj ka treguar se teksa po përshëndetej me Klotildën kjo e fundit i ka thënë për çfarëdolloj gjëje "që të duhet qoftë edhe për lekë na thuaj."
“E pyetur përsëri më datë 17.01.2025 si person që ka dijeni për veprën penale, shtetësja Ina Goxhaj ndër të tjera shpjegon se: Është kontaktuar përsëri nga shtetësja Klotilda Busha, ditën e martë.
Deklaruesja shpjegon se ndërsa ka qenë në zyrë duke punuar, tek Avokati Populli rreth orës 14.30 është lajmëruar nga shoferi i institucionit, një shtetas quajtur Tasim, se e kërkonte dikush nga jashtë. Më pas, shoferi i ka thënë që të shkonte tek zyra e Avokates së Popullit. Deklaruesja shpjegon se kur është futur brenda në zyrë, ka gjetur aty Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, si dhe shtetasen Klotilda Bushka.
Deklaruesja shpjegon se në momentin e parë u përshëndeta me të dyja, më pas, shtetësja Klotilda Bushka i ka shkelur syrin, gjest të cilin ajo (deklaruesja) e ka kuptuar si një sinjalizim për të mos treguar se çfarë më kishte ndodhur gjatë muajit dhjetor dhe takimet që kishte pasur.
Pas disa bisedave për tema personale, deklaruesja shpjegon se shtetësja Erinda Ballanca është larguar nga zyra dhe ka mbetur vetëm me Klotilda Bushkën. Kjo e fundit ka nisur ta pyesë nëse ishte më mirë dhe a ishte qetësuar nga situata e krijuar muajin e kaluar. Gjithashtu, Klotilda Bushka e ka pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim nga SPAK-u, duke e pyetur nëse ishte thirrur përsëri. Deklaruesja i është përgjigjur se nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi dhe është shumë e qetë.
Në vijim, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë se kishte një merak me deklarimet në ILDKPKI që ajo vetë po bënte, duke iu referuar faturës që kishte në dosjen e saj të lëshuar nga bashkëshorti i saj Altin Bushka, për aktivitetin NATO 2022 dhe e ka pyetur se kush ka qenë në dijeni për këtë faturë. Deklaruesja i ka thënë se për këtë faturë kishte folur vetëm me Greta Kokalarin dhe më pas po ajo i kishte shkruar Altinit duke i thënë se duhet të bënte një faturë.
Deklaruesja shprehet se meraku i Klotildës ishte nëse kjo bisedë mbi faturën në fjalë ishte bërë apo jo me Adela Kondakçiun, siç edhe në të vërtetë ka ndodhur. Megjithatë, deklaruesja e ka mohuar një gjë të tillë.
Në një moment deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka u shpreh duke thënë se 'Adela na ka sjellë shumë pasoja dhe është një person negativ me të cilin kemi bashkëpunuar'. Në lidhje me këtë, deklaruesja shpjegon se Klotilda e ka porositur disa herë gjatë bisedës që të mos flistë me Adelën dhe të mos kishte asnjë lloj komunikimi me të. Madje, Klotilda Bushka i ka thënë që të mos kishte komunikim me familjarët e saj (deklarueses) lidhur me takimin e zhvilluar atë (Klotildën).
Më pas, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë që do ta merrte në telefon avokatja për ta pyetur si ishte, pasi kishte shumë merak për gjëndjen e saj. Gjithashtu RE Klotilda Bushka i ka thënë se Romina mund ta merrte në telefon, në lidhje me një prokurë që do të lëshonte ajo (deklaruesja) dhe do ta nënshkruante. Nëse do thirrej përsëri në Spak, Klotilda Bushka i ka thënë se do të përfaqësohej me një avokat. Deklaruesja është shprehur dakord për të nënshkruar prokurën që i është propozuar. Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë 'mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon'. Që mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka ja ka kërkuar disa herë.
Më pas, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka i ka thënë që nëse do e thërrisnin përsëri në Spak, ajo nuk duhej të tregonte sesi Klotilda ia kishte marrë telefonin. Klotilda Bushka, shpjegon deklaruesja, e ka udhëzuar që nëse do të pyetej organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që i ka dhënë shtetasja Ajola Xoxa e kishte prej vitesh në shtëpinë e saj dhe thjesht e ka vënë në përdorim kohët e fundit dhe në fund deklaruesja shprehet se teksa po përshëndetej me Klotildën kjo e fundit i ka thënë për çfarëdolloj gjëje që të duhet qoftë edhe për lekë na thuaj”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore zbulohen se si Ajola Xoxa ka përfituar fonde nga Bashkia Tiranë nëëpërmjet qëndrës 'Eventus' e cila është nën pronësinë e një të afërme të Xoxës në letra.
Në këtë pjesë të dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, bëhet me dije se SPAK ka zbuluar dy fakte, që Eventus ka përfituar fonde nga bashkia Tiranë dhe që kjo kompani në të vërtetë është e Ajola Xoxës. Po ashtu sipas SPAK në një moment situata është bërë kaotike dhe Ajola Xoxa, pasi ka përfituar fondet publike nga Bashkia që drejtohet nga bashkëshorti i saj, nis e i ndan ato nëpër familjarë të afërt.
Pjesë nga Dosja hetimore:
112.12. Në faqen 1384 evidentohet fakti që Qendra "Eventus" ka përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Konkretisht, Xhoi Skënderasi pyet Adela Kondakçiun nëse faturën që duhet të lëshojnë nga "Eventus" për Bashkinë, duhet ta bëjnë më datë 12? Xhoi Skënderasi vijon me komunikimin duke i dërguar Adelës një foto (screenshot) ku shihet se në listën e punonjësve të "Eventus" shënohen me laps emrat e Xhoi Skënderasit dhe Adela Kondakçiu, përkatësisht si promocion dhe udhëheqëse. Në këtë foto duket se bëhet fjalë për financimin e projektit "Dhoma Pranverore" i sponsorizuar nga Bashkia Tiranë. Faqe 1385.
112.12.1. Në lidhje me këtë komunikim evidentohen dy fakte më interes për hetimin. Së pari, OJF "Eventus", në pronësi ligjore të një të afërmi të ngushtë të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, por pronësi faktike të shtetases Ajola Xoха, bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka përfituar fonde publike në mënyrë të drejtpërdrejtë. Së dyti, provohet akoma më tej pronësia faktike e shtetases Ajola Xoxa mbi OJF "Eventus". Në asnjë moment. të dy punonjëset që figurojnë të paguara nga shtetësja Ajola Xoxa, nuk pyesin dhe as japin llogari tek shtetësja Linda Kazani, e cila duket se nuk ka asnjë rol në realizimin e projektit. Nga ana tjetër, OJI "Eventus" në lidhje me projektin "Dhoma Pranverore" të financuar nga Bashkia Tiranë, duke qenë një organizatë jofitimprurëse, i duhet të shpërndajë më pas fondet e marra nga enti publik, në mënyrë që llogaritë bankare të zerohen. Për këtë, në një rast, Eventus asistohet në "promocion" nga Enejda Muzaka dhe paguan këtë të fundit në shumën 30.000 lekë (referuar faturës dërguar në format pdf gjatë komunikimit) ndërkohë që vetë punonjësit e saj mbulojnë këtë aspekt organizativ të eventit. Faqe 1396.
112.13. Në faqen 1429 provohet edhe njëherë pronësia faktike mbi organizatën "BYL-A" nga shtetësja Ajola Xoxa. Në lidhje me këtë, Adela Kondakçiu i kërkon Xhoi Skënderasit të bëjë një prokurë për në bankë për "BYL-A". Këtu duhet të mbahen në konsideratë edhe deklarimet e shtetases Ina Goxhaj, e cila ka shpjeguar qartë rolin e saj krejt të parëndësishëm në këtë organizatë dhe se kush kanë qenë në të vërtetë personat që kishin kontrollin real. Aq i vërtetë është ky fakt, sa edhe prokurën që duhet ta paguajë Ina Goxhaj, si drejtoreshë ekzekutive e OJF "BYL-A", e paguan zyra "Partners Laë", pasi shtetësja Ina Goxhaj është në pamundësi financiare. Faqe 1445.
112.14. Nga ana tjetër, situata duket kaq kaotike në drejtim të administrimit të njëhershëm të gjithë këtyre shoqërive dhe OJF-ve, saqë ata që janë përgjegjës për drejtimin e një prej këtyre të fundit, e gjejnë vetën të angazhuar në drejtim të menaxhimit në lëshimin e faturave të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar siç është "Ava Studio" shpk, në dokumente në pronësi të shtetases Valbona Xoxa. Në një moment duket se gjërat ngatërrohen aq keq saqë përfituesit e fondeve publike, në këtë rast Qendra "Eventus", e cila përfiton fonde publike nga Bashkia Tiranë për projektin "Broadëay Nights 2022", nis dhe paguan familjarët e ngushtë të pronarit përfitues de jure. Ose thënë ndryshe, shtetësja Ajola Xoxa, pasi përfiton fondet publike nga Bashkia që drejtohet nga bashkëshorti i saj, nis e i ndan ato nëpër familjarë të afërt. Konkretisht, shtetësja Linda Kazani, në cilësinë e pronarit përfitues në masën 100% të kësaj OJF-je, paguan bashkëshortin e saj Erald Simixhiu dhe djalin e saj Emil Simixhiu, secili në shumën 100.000 lekë, për shërbime që në një rast nuk kanë asnjë lidhje me formimin e tyre profesional.

TIRANE- Një element interesant zbulohet në dosjen e SPAK në vendimin për dhënien e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Dosja.al vuri re se Veliaj rezulton se është i dënuar.

SPAK e ka shënuar gjendjen e tij gjyqësore të mëparshme si i dënuar, ndërsa le të kuptohet se ky nuk është një lapsus. Me një shënim “1”, sipër mbiemrit i dënuar, SPAK shton se nga verifikimet e bëra në sistemin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, Veliaj është i dënuar.

Ky fakt nuk është bërë asnjëherë publik gjatë karrierës 25-vjeçare të Veliajt në politikë./Dosja.al
TIRANË - Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore prej 366 faqesh për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në arrest me burg për disa vepra penale. Në dosjen e sigururar nga Dosja.al, rezulton se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, kanë tentuar të prishin provat dhe të pengojnë punën e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Nga hetimet, Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se në rastin e Veliajt ekziston “rreziku i helmimit të provave” dhe ngadalësimit apo devijimit të procesit për shkak të funksionit publik që ai mban, por edhe prej sjelljes së tij në raport me agjentët e BKH-së. Prokuroria e Posaçme konstaton se kryebashkiaku i Tiranës ka dërguar mesazhe intimiduese të një natyre të fortë në drejtim të agjentëve të BKH që kishin në dorë çështjen e tij.
“Në këtë kuptim, duke patur në konsideratë ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia me e madhe në vend, duke vlerësuar sjelljen e shfaqur nga vetë shtetasi nën hetim Erion Veliaj ndërsa dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, pranisë së një prej të kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga organi procedues, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit c BKH-së, si edhe duke patur në konsideratë sjelljen e shtetases Ajola Xoxa veçanërisht pas kontrolleve të ushtruara sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi procedues ka arritur në përfundimi ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të ‘helmuar’”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore zbulohen disa biseda që Ajola Xoxa ka bërë me disa punonjëse të saj për të falsifikuar një firmë.
Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, tregohet se kjo bisedë është bërë për një marrëveshje që është nënshkrtuar mes 'Ava Studio' dhe Robert Aliajt, për realizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit "48 Orë". Ava Studio ka marrë përsipër që të mbështesë këtë aktivitet, por Xoxa ka dhënë urdhër të prerë që nëna e saj, nuk duhet të shfaqet në kontratën, pasi aplikimi do bëhej pranë Bashkisë Tiranë
Pjesë nga Dosja hetimore:
112.4. Interes paraqet edhe komunikimi në faqen 1078, në të cilën ndodhet një mesazh zanor i dërguar nga shtetësja Ajola Xoxa. Nuk kuptohet arsyeja qartë në moment, por kjo shtetase i thotë Adela Kondakçiut se: "nuk mund ta firmosi mami në asnjë rast, duhet ta firmosi ose ti ose Xhoi dhe i bëjmë prokurë. Thjesht vër një emër tjetër". Është e qartë se shtetësja Ajola Xoxa tregon kujdes kur vjen fjala për nënën e saj dhe, sikurse duket, përfshirjen e saj duke nënshkruar akte në emër të "Ava Studio" shpk, duke e shkarkuar këtë përgjegjësi tek persona të tjerë. Ky kundërshtim i shtetases Ajola Xoxa për të përfshirë nënën e saj në nënshkrimin dokumenteve, shpjegohet pak më poshtë tek komunikimet pjesë e fashikullit penal. Në faqen 1081 del i qartë shkaku i këtij urdhri të shtetases Ajola Xoxa. "Ava Studio" shpk, e cila është krijuar në muajin Tetor të vitit 2021 duket se është bërë menjëherë aktive në tregun e promovimit të artit në Shqipëri. Ndërmjet bashkëbiseduesve shkëmbehet një foto, nga ku rezulton se palët: Robert Aliaj dhe Ava Studio kanë draftuar një akt-marrëveshje për realizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit "48 Orë", Edicioni i 12-të. Nga draft-kontrata konstatohet se subjekti "Ava Studio" shpk ka marrë përsipër të mbështesë këtë aktivitet, duke ofruar shërbimin e katalogut për festivalin. Për këtë, shtetasi Robert Aliaj ka marrë përsipër t'i paguajë subjektit "AVA Studio" një shumë prej 300.000 lekë. Në këtë pikë, shtetësja Ajola Xoxa vendos që emri i nënës së saj të mos shfaqet në kontratën që do të nënshkruhet nga palët, por ajo të përfaqësohet nga njëra prej punonjësve të zyrës "Partners Laë". Faqe 1081. Në fakt ky vendim i shtetases Ajola Xoxa shpjegohet bindshëm nga Adela Kondakçiu, ndërsa është pyetur nga organi procedues. Deklaruesja ka shpjeguar se qëllimi ka qenë që të shmangej shfaqja e emrit të nënës së Ajolës në praktikat e aplikimeve që bëheshin pranë Bashkisë Tiranë.

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore zbulohet se si Ajola Xoxa ka kaluar fonde nga kompania 'Gogel' e vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj te kompania e nënës së saj, 'Ava Studio'. Ndërkohë që këto faturat prej 15.000 euro kaloheshin me përkshkrime për shërbime që asnjë nga këto kompani nuk i bënte.
Në këtë pjesë të dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihen dhe lidhjet mes kompanisë së Arbër Veliajt, 'Gogel' dhe kompanisë së telekomunikacionit One Albania, e cila ka përfituar tendera të shumtë nga Bashkia Tiranë.
Pjesë nga Dosja hetimore:
101. Megjithatë, nga komunikimet rezulton se shtetësja Ajola Xoxa nuk mjaftohet në marrjen e shumave të të hollave vetëm nëpërmjet "Partners Law" prej kompanive të tjera, por ajo shfrytëzon për këtë edhe shoqëritë e tjera mbi të cilat provohet të ketë pronësi faktike. Konkretisht, kompania "Gogel" që kalon shuma të konsiderueshme të hollash për "Partners Law" sh.p.k., kalon edhe fonde të konsiderueshme gjithashtu për kompaninë "Ava Studio" sh.p.k., në pronësi ligjore të nënës së shtetases Ajola Xoxa, por e zotëruar de facto nga kjo e fundit. Në total shuma e kaluar në llogari të "Ava Studio" nga "Gogel" shpk është 7.468.692 lekë. Në një rast, ndërsa lëshohet një faturë për vlerën 15.000 Euro për "Gogel" sh.p.k. nga "Ava Studio", duket i çuditshëm përshkrimi i bërë në të, që sipas udhëzimeve të shtetases Ajola Xoxa, ndërsa flet me shtetasen Adela Kondakçiu (shih faqen 825-826), duhet të jetë "produksion video". Pra, "Gogel" shpk që është një shoqëri e mirëfilltë marketingu, paguan "Ava Studio" shpk, e cila nuk zotëron asnjë kapacitet teknik apo njerëzor për të prodhuar video. Në të njëjtat komunikime, shtetësja Ajola Xoxa, e pyetur nga financierja si duhet bërë përshkrimi në lëshimin e faturës, përgjigjet "si herën e kaluar". Përsëri për kompaninë "Gogel" që zotërohet nga kunati i shtetases Ajola Xoxa, vëllai i kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, lëshohet një faturë nga kompania "Ava Studio" shpk, për shumën 36.000 euro, me përshkrimin "faturim sipas kontratës". Sipas organit procedues theksohet se kompania "Gogel" rezulton të ketë klient kryesor shoqërinë e telekomunikacionit "One Albania", e cila nga e saj ka përfituar fonde të konsiderueshme nga Bashkia Tiranë duke u shpallur fituese e disa procedurave të prokurimit publik.

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore shpjegohet mirë se si Ajola Xoxa ka përfituar para nga Bashkia Tiranë nëpërmjet kompanisë "Gerard-A", e cila ka marrë fonde të konsiderueshme nga Bashkia.
Pjesa e dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, tregon se Sokol Kryeziu aksioneri i kompanisë "Gerard-A" ka blërë piktura me vlerë 21.000 euro dhe 27.000 euro nga kompania e Ajola Xoxës. Por deri më tani janë paguar nga Kryeziu vetëm 21.000 euro kompanisë 'Nan'.
Pjesë nga Dosja hetimore:
100.1. Interes për hetimin në këtë rast paraqet fakti se këto blerje tek "Nan" shpk janë kryer nga shtetasi Sokol Kryeziu, i cili rezulton të jetë aksioner i vetëm i shoqërisë "Gerard-A" me NIPT L12407005L, shoqëri kjo që përfiton fonde të konsiderueshme publike nga Bashkisë Tiranë. Historikun e kësaj shoqërie si edhe cv profesionale të shtetasit Sokol Kryeziu është përshkruar më lart. Pra, ky shtetas, si individ, ka blerë nga "Nan" shpk disa piktura, të cilat sipas deklarimeve tatimore kapin shifrën e 5.037.064 lekë (të ndara në dy fatura, rreth 21.000 Euro dhe rreth 27.000 euro) shifër nga e cila të paktën deri në këtë moment rezulton të jetë paguar vlera prej 21.000 euro, referuar në këtë rast deklarimeve të shtetases Adela Kondakçiu. Sipas të njëjtave deklarime, vlera e cila i është likujduar shtetasit Idlir Koka, piktor, për të gjithë punët e prodhuara prej tij, nga "Nan" shpk ka qenë 13.000 euro. Ndërkohë, viera e shitjes së tyre tek shtetasi Sokol Kryeziu është rreth 50.000 euro. Pra, edhe në këtë rast, një tjetër përfitues i madh i fondeve publike nga Bashkia Tiranë, jep shuma monetare në favor të kompanive që kontrollohen efektivisht nga shtetësja Ajola Xoxa, duke zgjedhur si mekanizëm për dhënien e këtyre të hollave blerjen e të gjithë koleksionit të pikturave të shtetasit Idlir Koka, dhe me një diferencë prej 30.000 Euro nga çmimi i blerjes së tyre prej shoqërisë "Nan" shpk.
100.2. Nga sa më lart, sipas organit proceducs krijohen dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se për shkak të përfitimit të fondeve publike nga Bashkia Tiranë přej shtetasit Sokol Kryeziu, sipas burimeve të hapura si Open Procurement, ky i fundit ka kaluar tek "Nan" shpk një shumë prej të paktën 21.000 euro (aq sa rezulton nga këto komunikime).

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore zbulohen rastet e faturave fiktive nga ana e kompanive që zotëron Ajola Xoxa ndaj grupit 'Balfin'.
Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet një fature prej 30 mijë eurosh që duhet të kalojnë. Por për shkak se kjo faturë është fiktive, 20 mijë euro do të kalojnë në mënyrë bankare nga "Arts Lab", ndërsa pjesa tjetër do të kalojë nga llogaria e Marsela Çibukajt.
Pjesë nga Dosja hetimore:
99. Edhe në rastin e një kontrate që duhet të nënshkruhet me kompaninë "Balfin", shtetësja Adela Kondakçiu pyet shtetasen Ajola Xoxa se nga cila kompani e tyre do të lëshojnë faturën për një shumë prej 30.000 euro. Sipas organit procedues, nuk kuptohet përse këto shtetase diskutojnë mbi opsione në lidhje me shoqëri të ndryshme për lëshimin e një fature, ndërkohë që ky proces duhet të jetë strikt, dhe pa mëdyshje mbi shoqërinë që realisht përmbush shërbimin apo gëzon sponsorizimin, pa lënë shteg për "zgjedhje" post factum. (faqe 808). Në këtë pikë, duket e natyrshme që shtetësja Ajola Xoxa vendos për "zgjedhjet më të leverdishme për të, por që në fakt provohen të jenë fiktive. Kjo shtetase pyet financieren nëse kanë hapësirë tek "Arts Lab" shpk për të lëshuar këtë faturë. Kjo e fundit i përgjigjet se faturën mund ta lëshojnë për 20.000 euro, se përndryshe duhet të kalojë me TVSH. Edhe vetëm ky fakt sipas organit procedues provon fiktivitetin e gjithë këtij mekanizmi, i cili është krijuar në funksion të injektimit të shumave të të hollave në shoqëritë e menaxhuara nga shtetësja Ajola Xoха. (faqe 808-809). Ky fiktivitet provohet edhe më tej në faqen 814, ku shtetësja Ajola Xoxa i komunikon me mesazh zanor bashkëbisedueses (pjesë e komunikimeve) që një pjesë të hollash do të faturohen nga "Arts Lab" shpk dhe një pjesë direkt nga Marsela Çibukaj. Për këtë të fundit, shtetësja Ajola Xoxa i thotë që një pjesë të pagesës do ja kalojë në formë CASH.

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore zbulohen se si Ajola Xoxa ka lëvizur para brenda rrethit familjar të Erion Veliajt, përfshirë këtu dhe vëllanë e tij, Arbër Veliaj.
Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, thuhet se Xoxa i ka bërë disa faturime kompanisë të Arbër Veliajt, Gogel me një shumë prej 8 mijë eurosh. Ndërkohë që ka dhe disa raste që tjera që Xoxa i ka faturuar pagesa kunatit të saj në shumat 2.000.000 lekë dhe 4.000.000 lekë,
Pjesë nga Dosja hetimore:
91. Ajo çfarë paraqet interes në drejtim të lëvizjes së të hollave brenda rrethit të ngushtë familjar të titullarit të bashkisë Tiranë, janë disa faturime që shtetësja Ajola Xoxa i bën kompanisë së shtetasit Arbër Veliaj, vëllait të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. Në një rast (mes shumë rasteve të tjera), për kryerjen e "konsulencës ligjore", kunata e shtetasit Arbër Veliaj, Ajola Xoxa, i faturon kompanisë "Gogel" që administrohet nga ky shtetas, një shumë prej 8.000 euro (faqe 211). Nga ana e saj, financierja Adela Kondakçiu duke patur në konsideratë shumat e akumuluara nga kompania "Harabel" për shkak të sponsorizimeve, i kujton shtetases Ajola Xoxa se kjo OJF nuk duhet të dalë me fitim, për shkak se ligji nuk e lejon, kështu që shumat duhet të shpërndahen në persona të ndryshëm (faqe 247). Ky komunikim provon sa është pasqyruar më lart, në drejtim të konfigurimit të skemës së xhirimit të të hollave nga dhe për OJF-të e krijuara dhe menaxhuara nga shtetësja Ajola Xoxa, tek dhe për entitete të tjera, ku përfshihen vetë ajo, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të saj dhe familjarëve të saj apo dhe persona të tjerë fizikë, të lidhur ngushtë më të.
91.1. Në një pjesë të mirë të komunikimeve evidentohet qartë vendimmarrja e shtetases Ajola Xoxa përsa i përket spostimeve fiktive të punonjësve nga një kompani tek tjetra, ato të cilat kjo shtetase menaxhon, për të rregulluar në këtë mënyrë shpenzimet e tyre (faqe 274). Në lidhje me shtetasen Ketrina Braho, e cila ka qenë punonjëse e Harabel, shtetësja Ajola Xoxa i komunikon shtetases Adela Kondakçiu se do e sigurojnë me pagën minimale dhe pjesën tjetër të pagës do ja japin CASH në dorë (faqe 278). Në faqet 311-312 të komunikimeve të zhvilluara mes këtyre dy shtetaseve, evidentohet vijimësia e marrëdhenies fiktive financiare me kompaninë "Gogel", së cilës shtetësja Ajola Xoxa i faturon një tjetër shërbim prej 2.000.000 lekë. Ky fiktivitet në lëshimin e faturave për kompaninë "Gogel" provohet ndërsa shtetësja Ajola Xoxa i kërkon financieres që të prodhojë një faturë me një datë të mëvonshme, 1 javë më pas nga dita e komunikimit mes tyre, që ka ndodhur më datë 17.12.2019. (faqe 338). Nga ana tjetër, shtetësja Adela Kondakçiu e pyet për përshkrimin që duhet të vendosi në faturë, dhe përgjigja e ardhura nga Ajola Xoxa, me voice message është "sipas kontratës". (faqe 340). Për të mos kaluar pragun e xhiros, shtetësja Ajola Xoxa urdhëron që fatura të tjera të bëhen në janar, pra jo në momentin që shërbimi është kryer, në mënyrë që të mos paguajë tatimet shtesë. Përsëri kompania "Gogel" faturohet nga "Partners Law" për shumën 4.000.000 lekë, me përshkrimin "konsulencë ligjore". (faqe 347).
92. Pagesa të tjera qiraje evidentohen edhe nga këto komunikime, përveç dokumenteve bankarë të paraqitur më lart. Interesant paraqitet pagesa e qirasë prej kompanisë "Harabel". Në një rast, shtetësja Adela Kondakçiu njofton bashkëbiseduesen se ka bërë kalimin e euro. Pra, thënë ndryshe, e njëjta financiere që mbulon kompaninë "Partners Law" qirasë për kompaninë "Harabel", prej 1.500 RETARIA mbulon edhe kompaninë "Harabel", duke kaluar nga kjo e fundit një pagesë për qira mujore në favor të "Partners Laë". Deri këtu nuk do kishte ndonjë gjë të gabuar, por nga hetimi ka rezultuar e provuar se pronarja përfituese faktike e kompanisë "Harabel" është shtetësja Ajola Xoxa. Në këtë mënyrë, kjo e fundit, vendos të kalojë nga një OJF në zotërim faktik të saj tek një kompani tjetër (sh.p.k.) në zotërim faktik dhe ligjor të saj, një shumë të hollash si pagesë mujore qiraje.
93. Sipas organit procedues, fiktiviteti i qartë i këtij veprimi apo dhe gjithë veprimeve të tjera të kryera mes këtyre dy subjekteve, përsa i përket pagimit të qirasë, të cilat do të përshkruhen më poshtë, të krijon dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se në këtë mënyrë, të hollat e përfituara nga kompania "Harabel" si përfitim i
paligjshëm, pastrohen si produkt i veprës penale duke u injektuar në llogaritë bankare të shtetases Ajola Xoxa, si pagesë për qira. Akoma më peshë mer ky fakt duke patur në konsideratë edhe rezultatet e përftuara nga kontrolli i ushtruar më datë 06.12.2024 në banesën e ndodhur në Rr. "Brigada 8", Tiranë, e deklaruar si adresë selie e kompanisë "Harabel" dhe "Ava Studio" sh.p.k., në pronësi të shtetases Ajola Xoxa. Nga fotot që kanë dokumentuar kontrollin e ambientit në fjalë, konstatohet fare qartë se apartamenti nuk ishte i përshtatur në asnjë hapësire të tij si zyrë apo seli e ndonjë kompanie. Asnjë dokument, post pune, kompjuter apo çdo lloj mjeti tjetër që nevojitet për mbarëvajtjen dhe funksionimin normal të një biznesi, nuk u gjet nga hetuesit e Byrosë të cilët ushtruan kontrollin e miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë. Si rrjedhojë, nga këta të fundit nuk u bë e mundur të sigurohet nëpërmjet sekuestros asnjë e dhënë konkrete në lidhje me këto dy kompani. Por, përkundrazi, e gjithë baza dokumentare e tyre u gjet dhe u sekuestrua pranë zyrave të "Partners Laë" në administrim të shtetases Ajola Xoxa.
94. Komunikimet rezultojnë të ngjeshura edhe përsa i përket urdhrave që shtetësja Ajola Xoxa jep në lidhe me pagesa CASH që duhet të kryhen për persona fizikë (faqe 378- 379), vendosje page minimale prej 30.000 lekë për një punonjëse të quajtur Elsa (faqe 424) etj. Po kështu, interes paraqesin këto komunikime përsa i përket menaxhimit faktit që shtetësja Ajola Xoxa bën për kompaninë (sh.p.k.) që në dokumentet ligjorë i përket nënës së saj, Valbona Xoxa, "Ava Studio” shpk. Në të gjitha komunikimet e pasqyruara në faqet 512-513, 514, evidentohet qartë kjo marrëdhënie dhe zotërimi faktik i shoqërisë tregtare prej shtetases nën hetim. Në asnjë komunikim, jo vetëm mes këtyre shtetasve, por edhe mes shtetases Adela Kondakçiu dhe punonjësve të tjera të zyrës, nuk konstatohet në asnjë çast që shtetësja Valbona Xoxa të merret jo vetëm me aspektin financiar të shoqërisë por edhe me asnjë aspekt tjetër organizativ apo të çfarëdo natyre.
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në dosjen hetimore zbulohet dhe një kompani e Ajola Xoxës, por në emër të Driant Zenelit.
Pjesa e dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, tregon faktin që edhe pse kompania ishte në emër të Zenelit, ky i fundit nuk kishte asnjë vendimarrje dhe as bordi drejtues. Në përgjimet e bisedave, theksohet se Ajola Xoxa i ka kërkuar financieres Adela Kondakçiu që të mos bëj asnjë veprim pa dijeninë e Xoxës dhe pa i marrë leje.
Pjesë nga Dosja hetimore:
89. Në fashikullin penal, nëpërmjet procesverbalit për marrjen e akteve nga një procedim tjetër (189/2023) datë 10.12.2024, sipas vendimit përkatës të prokurorit, janë administruar komunikimet e shtetases Adela Kondakçiu më disa shtetas të tjerë. Këto komunikime janë përftuar nga telefoni celular i kësaj shtetase, me kartë SIM 0676020980 IMEI 358798485112178 dhe IMEI2 35879848582650, i sekuestruar për qëllime provuese në kuadër të një tjetër procedimi penal.
90. Nga komunikimet që shtetësja Adela Kondakçiu ka patur me shtetasen Ajola Xoxa kanë rezultuar të dhëna me mjaft interes për hetimin. Nga këto komunikime rezulton se pronarja përfituese faktike e kompanisë OJF "Harabel" është shtetësja Ajola Xoxa. Shtetasi Driant Zeneli, me detyrë Drejtor Ekzekutiv i kompanisë është plotësisht i papërfshirë në të gjitha vendimmarrjet, si ato që lidhen me menaxhimin financiar të kompanisë ashtu edhe me organizimin e eventeve të cilat kjo kompani angazhohet të kryejë. Po ashtu, plotësisht të papërfshirë rezultojnë edhe anëtarët e tjerë të Bordit të kësaj organizate.
90.1. Nga komunikimet rezulton e qartë se financierja Adela Kondakçiu i kërkon lejen e shtetases nën hetim Ajola Xoxa për të kryer pagesat e Drejtorit ekzekutiv Driant Zeneli. Po kështu, nga komunikimet provohet plotësisht se personi që kontrollon efektivisht kompaninë "Nan" shpk është përsëri shtetësja Ajola Xoxa. Shoqëria në fjalë, pasi është themeluar nga shtetasi Driant Zeneli, i është dhuruar prej këtij të fundit OJF-së Harabel, të kontrolluar nga Ajola Xoxa. Nga aktet rezulton se financierja Adela Kondakçiu merr një urdhër të prerë nga shtetësja Ajola Xoxa për të pyetur atë për çdo gjë dhe jo Driantin (shih faqen 140 të komunikimeve). Shtetësja Ajola Xoxa shkon dhe më tej kur i thotë financieres së saj se ajo nuk duhet të marri as lekët për një kafe pa e pyetur atë më parë (shih faqen 145). Gjithashtu, shtetësja Ajola Xoxa urdhëron që pagesat në formë CASH të kompanisë "Harabel" dhe "Benussi" do mbahen nga ajo dhe Adela (Kondakçiu) nuk duhet të pranojë shtetasin Driant Zeneli në asnjë rast (faqe 147).
90.2. Fiktiviteti i faturave për të cilat shtetësja Ajola Xoxa kërkon të lëshohen për subjekte të caktuara, shkon edhe më tej, ndërsa i kërkon financieres së saj që kontratën për pronën ku ka selinë kompania "Harabel", ta përpilojë duke vendosur gjysmën e çmimit. Pasi shtetësja Adela Kondakçiu i konfirmon se kontrata është bërë për çmimin 500 euro, shtetësja Ajola Xoxa i thotë "ok" (faqe 174). Po kështu, provohet se edhe për vendimmarrje rutinë siç është pagesa e internetit për kompaninë "Harabel", shtetasi Driant Zeneli nuk përfshihet në asnjë moment. Kjo pagesë i kërkohet shtetases Ajola Xoxa për një periudhe kohe 6 mujore.

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Në pjesën e mëposhtme shfaqen të gjitha blerjet që Ajola Xoxa ka bërë ndër vite në dyqanet e modës dhe luksoze në botë.
Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihen që Xoxa ka harxhuar miliona lekë, euro e paund, në dyqane luksoze si 'Net-a-Porter', 'Moda Operandi' dhe Mercedes Distribution Moda. Në dosje thuhet se vlera totale e produkteve të blera online, të cilat më pas janë zhdoganuar në territorin shqiptar, për vitin 2016-2021 është 55,414,409 lekë.
Ndërkohë që sipas përshkrimeve thuhet se në dyqanet e mësipërme janë blerë produkte për femra, ku varjojnë veshje personale, fustan, bluza, syze, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, çanta, funde e pallto.
Pjesë nga Dosja hetimore:
- Veprimet hetimore të kryera në lidhje me shpenzimet e bëra nga Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj në shifrën e 86,721,175 (tetëdhjetë e gjashtë milion e shtatëqind e njëzet e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj
82. Në fashikullin penal është administruar shkresa Nr. 24326/1 Prot., datë 26.11.2024, e përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nga ku rezulton se shtetasi Erald Haxhi Ismaili ka kryer 130 praktika doganore për zhdoganimin e mallrave personale nëpërmjet deklaratave doganore Import, të degës Doganore Rinas.
82.1. Nga këqyrja e materialit të vënë në dispozicion, evidentohet se mallrat e zhdoganuara nga shtetasi Erald Ismaili, janë blerë më parë në platformën online të rrjetit të dyqaneve Net-a-Porter.com, në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hong Kong. Gjithashtu, nga shkresa evidentohet fakti se nga i njëjti shtetas blerje janë bërë edhe në kompaninë Moda Operandi dhe Mercedes Distribution Moda. Sipas përshkrimit të mallit të zhdoganuar, sendet e blera rezulton të jenë produkte që përdoren për femra/gra. Vlera totale e produkteve të blera online, të cilat më pas janë zhdoganuar në territorin shqiptar, për vitin 2016-2021 është 55,414,409 lekë.
82.2. Konkretisht, në vitin 2016 rezulton një zhdoganim i datës 14.12.2016, nga kompania eksportuese Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, përshkrimi: veshje personale 5 copë, me vlerë produkti 702,174 lekë.
82.3. Në vitin 2017, rezultojnë 10 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, syze etj., në një vlerë totale produkti prej 5,091,333 lekë.
82.4. Në vitin 2018, rezultojnë 90 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj., në një vlerë totale produkti prej 14,850,236 lekë.
82.5. Në vitin 2019, rezultojnë 69 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti Net-A-Porter, vendi eksportues Britania e Madhe, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj., në një vlerë totale produkti prej 13,533,786 lekë.
82.6. Në vitin 2020, rezultojnë 81 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, Hong Kong, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.", në një vlerë totale produkti prej 14,453,776 lekë.
82.7. Në vitin 2021, rezultojnë 46 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti Net-A-Porter, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, Italia, përshkrimi: veshje personale, fustan bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.", në një vlerë totale produkti prej 6,783,104 lekë.
Viti+Vlera e produkteve
2016
702,174
2017
5,091,333
2018
14,850,236
2019
13,533,786
2020
14,453,776
2021
6,783,104
Gjithsej
55,414,409
82.3. Vlerës sa më lart, duhet t'i shtohet edhe Dogana+Tvsh e paguar nga blerësi për artikujt e porositur. Nga 130 praktikat doganore është arritur të verifikohen 128 praktika të tilla, vlera e të cilave është 12,622,302 lekë (Doganë TVSH). Në total, rezulton se për 128 praktika doganore (130 të tilla) janë paguar nga blerësi të paktën 68,036,711 lekë.
82.4. Me qëllim identifikimin e blerësit të artikujve për të cilat janë kryer dhe zhdoganimet përkatëse, është proceduar me printimin e praktikave nga sistemi (sistemi doganor). Nga këqyrja e dokumenteve të printuar të cilat i bashkëlidhen praktikave, në shumicën e rasteve identifikohet si blerës shtetasi Erald Ismaili, me numër kontakti +355672020124 (në përdorim të shtetases Ajola Xoxa), si dhe adresa për pritjen e mallit Sky Toëer. Po kështu, të paktën në një nga praktikat doganore, e më konkretisht me Nr. R 30512 datë 04.12.2018, nga ku rezulton blerja e 2 fustane me vlerë 3,323.11 dollarë amerikanë, dogana dhe tvsh vlerë 76,022 lekë, në dokumentin me logo të DHL evidentohen të dhënat e marrësit: "Erald Ismaili, rruga Ibrahim Rugova, Sky Toëer 12-3, [email protected]" dhe "contact: 0355672020124".
83. Në lidhje me blerjet e bëra nga shtetësja Valbona Xoxa, në fashikullin penal është administruar Shkresa Nr. 674 Prot., datë 14.09.2024, e përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nga ku rezulton se shtetasja Valbona Xoxa ka kryer 32 praktika doganore për zhdoganimin e mallrave personale nëpërmjet deklaratave doganore Import4, të degës Doganore Rinas.
83.1. Nga këqyrja e materialit te vene ne dispozicin janë zhdoganuara nga shtetësja Valbona Xoxa, janë mallra të blerë online kryesisht Net-a- Porter.com, dhe në disa raste Shopbop, the Outnet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas përshkrimit të mallit të zhdoganuar, rezulton të jenë mallra/produkte që përdoren për femra/gra, të llojit veshje, vathë, make up, furçe kozmetike, buzëkuq, produkte kozmetike, fustane etj. Praktikat doganore, në 30 raste janë në monedhën GBP (Pound) dhe në 2 raste janë në monedhën USD (Dollarë Amerikanë).
83.2. Nga këqyrja e deklaratave doganore, në rastin kur ka patur dokumenta bashkëngjitur, evidentohet në të gjitha rastet se porositë në dyqanin online Net-a-Porter janë bërë nga llogaria/account 133174304, emri i kontakti dhe adresa "Valbona Хоха, Sky Toëer 12/3, Rruga "Ibrahim Rugova", numri i telefonit 00355672020124 (në përdorim nga Ajola Xoxa), si dhe email [email protected].
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën "arrest në burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe masën "arrest shtëpie" për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Veliaj akuzohet për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", në 9 raste si dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
Ndërkohë në dosjen hetimore të SPAK, siguruar nga Dosja.al, thuhet se pas verifikimeve në sistemin e Raportimeve të Llogarive Bankare, kryebashkiaku Veliaj rezulton se ka 15 llogari bankare, nga të cilat 4 janë me status llogari e hapur dhe 11 të tjera janë të bllokuara.
Ajola Xoxa ka rezultuar me 16 llogari bankare, nga të cilat 10 prej tyre janë të bllokuara. Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të bashkisë rezulton nga verifikimet e SPAK se ka 31 llogari bankare, nga të cilat 12 janë të bllokuara. Shqiponja Veliaj, mamaja e kryebashkiakut, po ashtu ka rezultuar me 3 llogari bankare, të treja të mbyllura.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE E SPAK:
6.18. U kryen verifikime nga ana jonë ne sistemin e Raportimeve të Llogarive Bankare nga ku rezultoi se shtetasi Erion Luan Veliaj me NID H91217035J, ka 15 (psëmbëdhjetë) llogari bankare sa poshtë vijon: 1) Në bankën Credins ka 11 llogari, 2 me status llogari e hapur dhe 9 me status llogari e bllokuar; 2) Në bankën Raiffeisen ka 2 llogari me status llogari e hapur; 3) Në bankën Intesa San Paolo ka 2 llogari me status llogari e bllokuar.
6.19. Shtetësja Ajola Arben Xoxa me NID 135716050T, ka 16 (gjashtëmbëdhjetë) llogari bankare si më poshtë: 1) Në Bankën Kombëtare Tregtare ka 5 llogari, 3 me status llogari e hapur dhe 2 me status llogari e bllokuar; 2) Në bankën Intesa San Paolo ka 4 llogari, I me status llogari e hapur dhe 3 me status llogari e bllokuar; 3) Në bankën Credins ka 5 llogari, 3 me status llogari e hapur dhe 3 me status llogari e bllokuar; 4) Në bankën Raiffeisen ka 2 llogari me status llogari e bllokuar.
6.20. Shtetasi Arbër Luan Veliaj me NID 151225008D, ka 31 (tridhjetë e një) llogari bankare si më poshtë: 1) Në bankën OTP ka 13 llogari, 8 me status llogari e hapur, 4 me status llogari e bllokuar dhe 1 me status Dormant; 2) Në Bankën Kombëtare Tregtare ka 8 llogari, 4 me status llogari e hapur, 3 me status llogari e bllokuar dhe 1 me status Dormant; 3) Në bankën Credins ka 5 llogari, 3 me status llogari e bllokuar dhe 2 me status Dormant; 4) Në bankën Raiffeisen ka 2 llogari me status llogari e bllokuar; 5) Në bankën First Investment Bank ka 2 llogari me status llogari e hapur; 6) Në Bankën Amerikane të Investimeve ka 1 llogari me status llogari e hapur.
6.21. Shtetasja Shqiponjë Maliq Veliaj me NID E95108067D, ka 3 (tre) llogari bankare si më poshtë: 1) Në Bankën e Tiranës ka 1 llogari me status llogari e bllokuar; 2) Në bankën Raiffeisen ka 2 llogari me status llogari e bllokuar.

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. Një pjesë e dosjes hetimore, tregon se si njerëzit e afërt me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa kanë përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme.
Në pjesën e mëposhtme të dosjes hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet fakti se kushuriri i Ajola Xoxës, Valmir Xoxa ka përfituar 50.000 lekë për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. Ndërkohë që ky person nuk zotëron asnjë kapacitet teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi të tillë.
Pjesë nga Dosja hetimore:
76.4. Nga këqyrja ka rezultuar gjithashtu fakti se më datë 01.10.2022, është nënshkruar një Marrëveshje Shërbimi ndërmjet Organizatës jofitimprurëse "HARABEL", përfaqësuar ligjërisht nga Drejtor Ekzekutiv Driant Zeneli, i ditëlindjes 25.04.1983, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, mbajtës i letërnjoftimit me nr. personal 130425067Q, dhe shtetasit Valmir Xoxa, shtetas shqiptar, i dti 27.08.1980, lindur dhe banues në Tiranë, me i identifikuar me letërnjoftim me nr. Personal 100827125U.
76.4.1. Objekti i marrëveshjes lidhet me zbatimin e projektit me titull "Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri" mbështetur prej Ministrisë së Kulturës. Palët lidhin këtë Kontratë Shërbimi, me qëllim realizimin e aktivitetit artistik. Sipas kësaj kontrate, Valmir Xoxa, merr përsipër të marrë pjesë në projektin "Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri" duke ofruar shërbimin e tij si Grumbullues të dhënash/researcher, në katalogun që do të publikohet informacioni/studimi i kryer, për 2 muaj, specifikisht muajt tetor dhe nëntor 2022, kundrejt çmimit bruto në vlerën 25.000 lekë (njëzetë e pesëmijë lekë) për secilin muaj. Person 1 x 2 muaj x 25.000 lekë 50.000 lekë, shumë që do t'i paguhet në llogarinë bankare: Banka: Banka Credins, Iban: AL45 2121 1009 0000 0000 0016 3571.
76.4.2. Qendra "Harabel" merr përsipër të paguajë Valmir Xoxa, në vlerën totale bruto 50.000 lekë, çmim ky që përfshin tatimin në burim (15%) si dhe të gjitha kostot shtesë për realizimin e këtij transaksioni. Ky fakt është dokumentuar me anë të dokumentit "Lajmërim Debitimi" lëshuar nga Intesa SanPaolo Bank, më datë datë 01.12.2022, me Përfitues: Valmir Xoxa dhe Informacion shtesë: Shërbim grumbullime/dhëna për digj art bashkëkohor në Shqipëri.
76.4.3. Sa më sipër, shtetasi Valmir Xoxa paguhet nga Qendra "Harabel", e cila kontrollohet në fakt nga shtetësja Ajola Xoxa, për një shërbim që lidhet me dixhitalizimin e artit bashkëkohor në Shqipëri. Edhe në këtë rast, sipas organit procedues konstatohet ajo çfarë duket se karakterizon mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike, njëherë që ato janë kaluar në llogaritë e OJF-ve të kontrolluara nga shtetësja Ajola Xoxa. Pra, pasi fondet publike arkëtohen ato degëzohen në shuma të copëzuara në shpk ose siç paraqitet rasti konkret, në individë të afërt me shtetasen Ajola Xoxa. Në rastin e shtetasit Valmir Xoxa, përveç se është kushëri i shtetases Ajola Xoxa, ashtu si edhe në raste të tjera të mëparshme, konstatohet se nuk zotëron asnjë kapacitet SHO teknik apo njerëzor për ofrimin e një shërbimi si ai i përshkruar më lart. Vetë shtetësja Ajola Xoxa pohon se ky shtetas punon si dirigjent.

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Në reagimin e SPAK thuhet se kryebashkiaku dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.
Në dosjen e SPAK të siguruar nga Dosja.al, flitet për lidhjen e kryebashkiakut me një nga biznesmenët e sipër përmendur, konkretisht Gentian Sulën, i cili është pronar i shoqërisë tregtare "AGI CONS". Në dosje thuhet se sipas kallëzuesit në kohën që Veliaj u emërua Ministër i Punës, bleu një pasuri të banesë, në bllokun rezidencial "Kodra e Diellit", në pronësi të Sulës. Pas kësaj bashkëshortja e biznesmenit u emërua tek zv. Ministre tek Ministria ku ishte Veliaj titullar.
Më tej thuhet se pas blerjes së banesës dhe emërimit në fjalë, që prej asaj kohe marrëdhënia e Veliajt dhe Sulës është e pandarë. Shoqëria "AGI KONS" e biznesmenit ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë, si shkollën tek ish-Sheshi Shqiponja, Parkun Rinia, Operan, Maternitetin, Spitalin e ri, Godina tek Universiteti Bujqësor dhe tani flitet edhe për Teatrin Kombetar. Në dosje thuhet gjithashtu se Veliaj, aktualisht posedon tre vila në Fshatin Rezidencial në Qerret Kavajë, të cilat janë ndërtuar nga kompania e Sulës. Një nga këto vila posedohet nga vëllai i kryebashkiakut, ndërsa sipas kallëzuesit vlera e vila kap shifrën e 500 mijë eurove.
PJESË NGA DOSJA:
6. Më datë 19.07.2023 është administruar në Prokurorinë e Posaçme një informacion i cili është protokolluar me nr. K536, dërguar nga një shtetas i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, me adresë në Rr. "5 Maji", Nr. 71, Tiranë. Në informacionin e përcjellë fillimisht nga shtetasi i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, përmenden disa fakte rreth shtetasit Erion Veliaj, me detyrë kryetar i bashkisë Tiranë, të cilat çmohen si kompromentuese për një zyrtar publik. Këto fakte, lidhen me funksionin e kryetarit të bashkisë si edhe marrëdhenien e këtij të fundit me shtetasin Genti Sula, pronar i shoqërisë tregtare "AGI CONS".
6.1. Sipas kallëzuesit, në kohën që shtetasi Erion Veliaj u emërua Ministër i Punës, bleu një pasuri të paluajtshme-banesë, të ndodhur në bllokun rezidencial "Kodra e Diellit", në pronësi të shtetasit Genti Sula. Pas kësaj, bashkëshortja e këtij të fundit u emërua zv. Ministre tek Ministria ku shtetasi Erion Veliaj ishte titullar. Më pas, banesa në fjalë është shtuar me një kat dhe për të është ndërtuar një ashensor i veçantë.
6.1.1. Gjithashtu, në këtë kallëzim shpjegohet se që prej asaj kohe marrëdhënia e këtyre dy shtetasve është e pandarë. Shoqëria "AGI KONS" me pronar shtetasin Genti Sula ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë, si shkollën tek ish Sheshi Shqiponja, Parkun Rinia, Operan, Maternitetin, Spitalin e ri, Godina tek Universiteti Bujqësor dhe tani flitet edhe për Teatrin Kombetar.
6.1.2. Gjithashtu, në informacion përmendet se shtetasi Erion Veliaj aktualisht posedon 3 vila në Fshatin Rezidencial në Qerret Kavajë të ndërtuar nga shoqëria Agikons e shtetasit Genti Sula. Një nga këto vila posedohet nga vëllai i shtetasit Erion Veliaj, ndërsa të tretën ky i fundit e ka shembur, ndërkohë që të dyja vilat ekzistuese i ka rikonstruktuar. Vlera e vilave, sipas kallëzuesit kap shifrën e rreth 500 mije Euro. Ndërsa vilën e tretë, kallëzuesi shpjegon se shtetasi Erion Veliaj e ka rrafshuar, duke shpërdoruar 500.000 Euro me qëllim krijimin e hapësirave shtesë. Për prishjen e objektit janë shfrytëzuar makineritë e Ujësjellësit Kavajë. Në këtë pikë, kallëzuesi shtron pyetjen nëse për këtë shëmbje është marrë më parë një leje apo ekziston ndonjë faturë që dokumenton shpenzimet e bëra.
6.1.3. Të gjitha këto, vijon kallëzuesi, të shtyjnë të mendosh se ku i gjeti shtetasi Erion Velaj mundësitë financiare dhe nëse ekzistojnë dokumenta të blerjeve, pagesa bankare etj.
6.2. Me administrimin e kallëzimit pranë Prokurorisë së Posaçme, nga ana e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kryer disa verifikime paraprake, të cilat konsistojnë fillimisht në sigurimin e të dhënave për kallëzuesin, shtetasin e identifikuar si Nesti Angoni. Nga rezultatet konstatohet se nuk ekzistojnë të dhëna për këtë shtetas.
6.3. Në Sistemin C@ts të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u verifikua historiku i punësimit i shtetasit Gentian Sula, ku rezultoi se ky shtetas ka qenë i punësuar pranë subjektit "AGI KONS" me datë 01.12.2011 dhe është larguar me datë 01.12.2011.
6.4. U verifikua historiku i punësimit të shtetases Gentiana Sula, bashkëshortja e shtetasit Gentjan Sula, nga ku rezulton se ka qenë e punësuar te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me datë 07.10.2013 dhe është larguar me datë 13.09.2016.
6.5. Në lidhje me subjektin "AGI KONS" shpk, me Administrator shtetasin Alban Çinari dhe Ortak shtetasin Gentjan Sula, u këqyr ekstrakti-historik-i-regjistrimit tregtar për të dhënat e këtij subjekti në faqen e internetit të "Qendrës Kombëtare të Biznesit".
6.5.1. Gjithashtu, u procedua me këqyrjen në internet në faqen "openprocurement.al", zu u verifikuan procedurat e prokurimit në të cilat subjekti "AGI KONS" shpk ka marrë pjesë The ka fituar, si edhe procedurat në lidhje me "Koncesion/PPP", ku i njëjti subjekt "AGI CONS" ka marrë pjesë dhe është shpallur fitues.

