Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në lagjen Hamallaj në Fushë Krujë. • Vëllezërit Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë kryefamiljarit të familjes Kaçi, 80-vjeçarit Pjetër Kaçi dhe e kanë dhunuar me shkopinj bejsbolli. • Në këto momente kanë dalë djemtë e të moshuarit të cilët janë përfshirë në sherr. • Vëllezërit Nikolla i kanë dhunuar dhe ata me sende të forta, ndërkohë që Martin Nikolla, shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar disa herë drejt tyre. • Nikolla është gjithashtu dhe punonjës i Gardës së Republikës, i cili ka përfunduar në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Punonjësi i Gardës akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. • Ndërkohë që në Polici janë shoqëruar 6 personat e përfshirë në ngjarje, ndërsa mendohet se sherri ka nisur për çështje pronësie, por në pranga ka përfunduar edhe i vëllai i gardistit, Alfred Nikolla.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Alfred Nikolla, 46-vjeç është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për dhunën e shkaktuar sot në Hamllaj, ku ai dhe familjarë të tjerë rrahën anëtarë të fisit Kaçi. Po ashtu, AMP prangosi vëllain e këtij të fundit, Martin Nikolla, i cili punon gardist dhe njihet edhe shofer i kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Gjatë konfliktit Martin Nikolla ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.
Njoftimi i Policisë Durrës
Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë. Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist). Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e sotme, në Hamallaj, janë konfliktuar për motive pronësie, duke përdorur mjete të forta, me shtetasit P. K., K. K. dhe S. K. (anëtarë të një familjeje). Gjatë konfliktit shtetasi M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me rastin e dhunës të regjistruar në Hamallaj, ku u përfshi edhe shoferi i kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Berisha shprehet se “zonja", duke iu referuar Nikollës, e ka shndërruar parlamentin në strofullën dhe mburojën e krimit dhe korrupsionit.
“Me Plarent Brilantinën shpenzuan 1,3 miliard lek ‘rikonstruksion’ të ministrisë, dy herë çmimi i ndërtimit të saj nga e para. Nga kjo doli vila dhe u bë e famshme si madame Vila, pastaj badigardi 3000 euro për çdo emërim dhe së fundi badigard koburja,”- shkruan Berisha.
POSTIMI I PLOTË:
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.
TIRANË- Arrestohet efektivi i Gardës së Republikës, Martin Nikolla, pjesë e grupit të shoqërimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka dhunuar anëtarë të familjes Kaçi. Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa bëhet me dije se punonjësi i Gardës akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike".
NJOFTIMI I PLOTË:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor Martin Nikolla, pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme.
Veprimet proceduriale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit Martin Nikolla, 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Hamallaj, ku Martin Nikolli, me profesion gardist si dhe shofer i kryeparlamentares dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj. Në reagimin e saj të parë lidhur me ngjarjen, Nikolla u shpreh se e dënon aktin e gardistit, duke theksuar se ai e ka marrë detyrën që nga viti 2006, ndërsa shtoi se ftonte Policinë e Shtetit që tëa prangoste. Por në asnjë moment nuk ka komentuar faktin që Nikolla është shoferi i saj, si pjesë e Gardës së Republikës që shërben pranë Kuvendit të Shqipërisë.
"Ngjarja e ndodhur sot në Hamallaj, ku është përfshirë efektivi i Gardës së Republikës (që nga viti 2006) Martin Nikolli është e dënueshme. Dëshiroj të përshëndes Policinë e Shtetit për ndalimin e menjëhershëm të personit në fjalë dhe të inkurajoj organet e drejtësisë për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e kujtdo që ka gisht në këtë rast flagrant, pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer deri më sot. Në të njëjtën kohë, solidarizohem plotësisht me familjen Kaçi dhe i siguroj se institucionet e Republikës janë të angazhuara dhe në krye të detyrës për t’i ofruar të gjithë mbrojtjen që parashikon ligji,"-shkruan Lindita Nikolla në reagimin e saj.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ditën e sotme nga një punonjës i Gardës së Republikës, Martin Nikolli. Në rrjetin e tij social "Facebook", Sali Berisha ka nxjerrë dëshminë e njërit prej viktimave të sulmit, Paulin Kaçit. Sipas Berishës, anëtarët e familjës Nikolla i kanë zënë pritë anëtarëve të familjës Kaçi dhe kanë qëlluar me armë, shkopa bejsbolli por edhe me mjete të tjera të forta. Por e gjithë skena është e xhiruar nga persona të tjerë, gjithashtu dëshmitarë të ngjarjes.
POSTIMI I PLOTË I BERISHËS:
Të fortët e me pushtet bëjnë ligjin me revole dhe shkopinj! Një konflikt ka ndodhur në Hamallaj, mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Martin Nikolla i forti i qeverisë, punonjës i Gardës, me detyrë shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka gjuajtur 5 herë me armë në drejtim të familjes Kaçi. Së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të tjera të forta familjen Kaçi. Këtu më poshtë keni rrëfimin e njërit prej viktimave të këtij sulmi kriminal, Paulin Kaçi.
Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur. Kam dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri, por falë zotit nuk na zunë plumbat. Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet. Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.
FUSHË KRUJË- Një prej familjarëve Kaçi në Hamallë të Fushë Krujës që u dhunua ditën e sotme nga shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolla ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që ata kanë konflikte me njëri-tjetrin. Duke folur për mediat, Paulin Kaçi u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa. Po ashtu ata kanë kuar nga Gjykata urdhër mbrojtjeje nga frika semos sherri do të agravojë sërish.
"Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime. Kanë dalë para për me gjujt babanë, gjithë si vëllezërit. Kemi ardhur ne kemi bërë debat dhe ka nis dhuna me shkopinj. Me armë kanë shtënë drejt nesh katër apo pesë herë, afti ynë që s’na kanë kap. Ishte duke na vra Martin Nikolli, janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, se më kalon ngjit me shtëpinë. Duan se s’bën me bo rrugën këtu dhe bëjnë të fortin, mos me pas as majtas as djathtas, veç drejt sipas tyre. Janë dikushi dhe kjo gjë ndodh këtu. Bëri katër a pesë muaj që kemi pas debate. Vetëm ne kemi si lagje, se vetëm ne jemi këtu afër. Sa herë të kalojnë në oborr të shtëpisë time, më ofendojnë babën, nënën, kunatë e të gjithë. Shteti e ka në dorë këtë gjë, se të shtijë një person në ajër me na vra, pesë 6 herë ka qëlluar. Ne kemi fëmijë, motra, kunata nëpër oborr të shtëpisë. I bëj thirrje Edi Ramës të merret me këtë çështje. Po përdorin armën e shtetit për të fortë. Skandal i gjallë. Kërkoj urdhër mbrojtje nga gjykata, ta zgjidhin këtë problem. Çdo herë vetëm konflikte me këta. Jo vetëm me ne, me me axhallarët, me halla. Ne s’jemi të gjithë të këqij. Institucionet të marrin masa për këtë çështje që të mos bëhet ndonjë gjë më e madhe që të marrë përshkallëzim", tha ai.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.
FUSHË KRUJË- Punonjësi i Gardës së Republikës Martin Nikolla është shkarkuar nga detyra pasi ka dhunuar familjen Kaçi ditën e sotme. Nikolla është përjashtuar me urdhër të Ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
Njoftimi i Gardës:
Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori, ka përdorur edhe armën e shërbimit. Me urdhër të Minitrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

FUSHË KRUJË- Sherri masiv në Hamallë paraditën e sotme, ku shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolla ka dhunuar familjen Kaçi ka ndodhur për arsye pronësie. Sipas policisë Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij ka dhunuar familjen Kaçi dhe më pas ka qëlluar drejt tyre me armën e shërbimit. Po ashtu bëhet me dije se 6 persona të përfshirë në këtë ngjarje janë shoqëruar në polici.
Njoftimi i Policisë:
Hamallaj, Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.
FUSHË KRUJË- Detaje të reja kanë dalë nga dhuna masive e ndodhur paraditën e sotme në Hamallë. Mësohet se Martin Nikolla, i cili së bashku me vëllezërit e tij dhunuan britalisht familjen Kaçi, është shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Pasi i kanë dhunuar me sende të forta dhe shkopinj bejsbolli, Martin Nikolla, i cili është dhe punonjës i Gardës së Republikës, ka nxjerr armën e shërbimit dhe qëlluar 5 herë ndaj familjes Kaçi. Por fatmirësisht asnjë plumb nuk ka kapur anëtarët e kësaj familje.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.
FUSHË KRUJË- Pamjet e mëposhtme janë nga dhuna e familjes Nikolla kundrejt anëtarëve të familjes Kaçi në Hamallë. Siç shihet në video, Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij, kanë dhunuar me shkopinj bejsbolli dhe sende të rënda familjen Kaçi.
Pasi i kanë dhunuar, Martin Nikolla, i cili është shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë drejt komshinjëve të tyre.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Fillimisht ka qenë kryefamiljari i familjes Kaçi, 80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili po kalonte rrugën dhe Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë pritë dhe pas një debati me arsyen 'pse më sheh', ka nisur dhuna barbare. Vëllezërit e kanë qëlluar më moshuarin me shkopinj bejsbolli dhe me sende të forta. Duke parë sherrin, janë afruar djemtë e Kaçit, të cilët janë përfshirë në sherrin me familjen Nikolla. Në këto momente Martin Nikolla ka nxjerr armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre.

FUSHË KRUJË- Një sherr ka ndodhur mes dy fiseve në Fushë Krujë ditën e sotme. Mësohet se familja Nikolla janë zënë me familjen Kaçi në Hamallas.
Ndërkohë që bëhet me dije se Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij, i bënë pritë familjes Kaçi. Ata kanë qëlluar me shkopinj bejsbolli anëtarët e familjes Kaçi në Hamallas. Nga dhuna brutale kanë mbetur të plagosur rëndë disa persona nga familja Kaçi.