LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës bllokohen në hyrje të Parlamentit! Përplasje fizike me gardën dhe socialistët

• Seanca plenare ka nisur ditën e sotme me përplasje fizike mes deputetëve opozitarë dhe socialistë. • Deputetët e Opozitës të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës kanë mbërritur ditën e sotme në Kuvend duke tentuar që të hyjnë në sallë. • Por nuk janë lejuar nga garda, duke krijuar një skenë kaosi para parlamentit. • Mes kaosit të krijuar ka pasur dhe përplasje fizike mes deputetëve opozitarë dhe atyre të maxhorancës, të cilët nuk janë lejuar në hyjnë në Kuvend. • Ndërkohë që seanca plenare në Kuvend pas nisjes ka zgjatur vetëm 30 minuta. • Deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj, ndryshe nga kolegët e tyre opozitarë, janë futur në sallë duke i siguruar kështu PS-së shumicën për hapjen e seancës. • Prezenca e tyre bëri që të arrihet numri minimal i deputetëve për të nisur seancën plenare. • Socialistët vetëm me votat e tyre kanë miratuar projektligjet e projektuar për ditën e sotme.

28 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Prezenca e tyre mundësoi hapjen e seancës plenare, kush janë dy deputetët e opozitës që u futën sot në Kuvend?

 

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare e cila zgjati jo më shumë 30 minuta, u zhvillua vetëm me praninë e mazhorancës dhe të vetëm dy deputetëve të opozitës. 

Deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj, ndryshe nga kolegët e tyre opozitarë, janë futur në sallë duke i siguruar kështu PS-së shumicën për hapjen e seancës. Prezenca e tyre bëri që të arrihet numri minimal i deputetëve për të nisur seancën plenare.

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
pjesmarrja sot ne kuvend

Deputetët e tjerë të opozitës, mes tyre edhe ata të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës tentuan ditën e sotme që të hyjnë në sallën e Kuvendit. Por nuk janë lejuar nga garda, duke krijuar një skenë kaosi para parlamentit. Mes kaosit të krijuar ka pasur dhe përplasje fizike mes deputetëve opozitarë dhe atyre të maxhorancës, të cilët nuk janë lejuar në hyjnë në Kuvend. Ndërkohë socialistët vetëm me votat e tyre miratuan projektligjet që ishin në rendin e ditës.

1 VITE ME PARE

Djegia e manekinëve me fotot e vëllezërve Rama e Xhafaj, ekspertët e kriminalistikës mbërrijnë para Kuvendit

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Kuvendi

TIRANA- Menjëherë pas përfundimit të aksionit opozitar para Kuvendit, ku pati kaos, specialistët kriminalistë së Policisë Shkencore, kanë mbërritur në oborrin e parlamentit. Mësohet se ata kanë nisur të mbledhin provat, ndërsa kanë rrethuar zonën ku u dogjën 4 manekinët me fytyrat e Edi Ramës, Olsi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Geron Xhafajt.

Deputetët e opozitës të përjashtuar pas revoltës së ditës së hënë, patën përplasje fizike me gardën e Republikës, por nuk munguan as replikat me kolgët socialistë të cilët hynin të pashqetësuar në sallën e Kuvendit.

1 VITE ME PARE

Opozita u la jashtë Parlamentit, Balla: Kush mendon se kjo situatë është për një vendim gjykate e ka gabim

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, u shpreh jashtë Parlamentit se opozita po krijon kaos me qëllim bllokimin e integrimit të Shqipërisë, që pas dy javëve do të hapë kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Balla tha se kjo ndodh çdo vjeshtë. Ai shtoi se apeli i tij ishte që dhuna nuk ka vend në demokraci.

“Është një situatë, si para një viti, në vjeshtë. Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit, pas 2 javëve kemi konferencën me BE-në që hap zyrtarisht kapitujt e marrëveshjes së Shqipërisë sonë në BE, ndodhet e njëjta situatë. Kush mendon se kjo situatë është për një vendim gjykate e ka gabim, apo që do t’i marrë shqiptarët për budallenj. Apeli im si koleg, si deputet prej 20 vitesh në Kuvend është që dhuna nuk ka vend në demokraci”, tha Balla.

1 VITE ME PARE

"Shefi i tyre nuk bëhem dot!" Braçe: Te klubi puthen të gjithë, këtu shahet nga mëngjesi në darkë

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Erion Braçe

TIRANA- Në përfundim të seancës plenare, për mediat ka folur deputeti socialist Erion Braçe. Ky i fundit teksa komentoi aksionin e opozitës dhe tensionet në Kuvend tha se aty shahet nga mëngjesi në darkë, ndërsa te lokali puthen të gjithë. I pyetur nëse aksioni opozitar ngjante me aksionin e dikurshëm kur PS ishte në opozitë, Braçe tha se asnjëherë nuk kanë shkuar në Kuvend me shishe me benzinë.

“Kanë tjetër shef ata, unë nuk bëhem dot shefi i tyre. Keni parë të vij ndonjëherë të vij me benzinë në Parlament? Ndonjë tjetër keni parë ndonjë tjetër me benzinë? Aty shahet nga mëngjesi në darkë, hyni dhe të dëgjoni, poshtë lart etj. Te klubi, jo, te klubi puthen të gjithë”, tha Braçe.

1 VITE ME PARE

“Bëmë gjestin tonë të mosbindjes civile”/ Noka: Aksioni i opozitës, një nga format e luftës për demokraci në këtë vend

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, gjatë një deklarate për mediat pas mbylljes së seancës plenare u shpreh se po bëjnë gjestin e tyre të mosbindjes civile.

Gjithashtu Noka pas tensioneve jashtë Kuvendit dhe djegies së manekinave, tha se aksioni i opozitës është një nga format e luftës për demokraci në këtë vend. 

“Ne bëmë gjestin tonë të mosbindjes civile më pas do jemi në aksion gjithë kohën. Ju falënderoj ju media që po pasqyroni këtë aksion të opozitës si një nga format e luftës për demokraci në këtë vend”, tha Noka.

1 VITE ME PARE

Opozita u la jashtë! 71 deputetë të pranishëm në Kuvend, mazhoranca voton dy projektligje në rend dite

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Elisa Spiropali

TIRANA- Ndonëse pa opozitë në sallë, brenda thuajse gjysmë ore, mazhoranca ka votuar pikat në rendin e ditës dhe ka mbyllur seancën për ditën e sotme.

Me vetëm 71 deputetë në sallë, sot u miratua Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.

Kryeparlametarja Elisa Spiropali shprehu mirënjohje për Gardën e Republikës, për të cilën tha se po bën një detyrë shumë të vështirë përballë ofendimeve, duke iu referuar përplasjeve me deputetët e opozitës.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.9.2024.
2. Njoftime
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.
4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.
5. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqesuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, raundi i dytë.

1 VITE ME PARE

“Nuk bën asgjë më shumë Putini”/ Gazment Bardhi: Rama sjell deputetët si dele, aksionin do e vazhdojmë si të na teket

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, tha se protestat e opozitës do të vazhdojnë. Duke folur para sallës së Kuvendit, Bardhi tha se Rama është kthyer si Vladimir Putin. Ndërkohë që ka theksuar se Rama në Kuvend sjell deputetët e tij si dele, ndërkohë që vetë fshihet në Surrel duke shijuar luksin me paratë e vjedhura. 

"Nëse ju duket jetë normale parlamentare kur kryetarja hyn si mi, mua nuk më duket normale. Ligjet mjafton të mblidhen te vila e Ramës në Surrel dhe mund ti miratojnë. Deputetët nuk lejohen të ushtrojnë punën me forca sigurie. Nuk bën asgjë më shumë dhe as më pak Putini. Sjell deputetët e tij si dele dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksin e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve të varfër. Ne do vazhdojmë si të na teket. Rast pas rasti do vazhdojmë me këtë godinë, me godinën e kryeministrisë dhe cdo godine tjetër. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar Edi Ramën të njohë ato të drejta dhe ato kushte që kishte vendosur opozita në kuadër të atij aksioni”, tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

“Nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë”/ Spiropali shpreh mirënjohje për Gardën: Po përballen me sulme dhe fyerje

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali dënoi veprimin e deputetëve të PS-së për të mos lejuar kolegët e tyre të hyjnë Brenda. Gjithashtu Spiropali shprehu mirënjohje për Gardën e Republikës, për atë që po bën një punë shumë të vështirë përballë përfundimeve. Më tej Spiropali u shpreh se të gjithë ata janë baballarë, janë vëllezër dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë.

“Padiskutim që deputetët që janë të dënuar, duhet të të gjithë në sallë. Ata që pengojnë të bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën shprehet të gjithë mirënjohjen tonë të publikut, pasi bën një punë shumë të vështirë dhe të përballet me sulmin më të madh. pamerituara. Të gjithë ata janë baballarë, janë vëllezër, janë buj të kujtojnë dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë ”, tha Spiropali.

1 VITE ME PARE

Gjithçka me votat e mazhorancës, mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Kuvendi

TIRANA- Është mbylluar brenda thuajse gjysmë ore seanca e sotme plenare. Deputetët e mazhorancës kanë votuar qtësisht të vetëm pikat e rendit të ditës. Pas kësaj si deputetët ashtu dhe ministrat socialistë janë larguar nga ambientet e Kuvendit.

Ndërkohë deputetët e opozitës pas përplasjeve me Gardën e Republikës dhe pas protestës simbolike me djegien e manekinëve me fotot e vëllezërve Rama dhe Xhafaj, janë larguar gjithashtu nga oborri i Kuvendit.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën para Kuvendit

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Manekinët

TIRANA- Manekinët me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, janë djegur para Parlamentit nga deputeti Flamur Noka. Fillimisht deputetët demokratë larguan fjongon rozë të vendosur në hyrje të Kuvendit.

Më pas Noka nxori një shishe me benzine dhe më pas i vuri flakën. Deputetët e tjerë të PD qëndronin në hyrje të Kuvendit.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Deputetët e opozitës sjellin manekinë me fotot e Olsi Ramës dhe Geron Xhafës të veshur si të burgosur

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Pas përplasjeve me gadën e Republikës, deputetët e PD-së kanë sjellë para Parlamentit disa manekinë të cilëve iu kanë vendosur flakën. Në kokat e tyre janë vendosur fotot e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit Fatmir Xhafaj, vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, vëllait të ish-ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj.

 

1 VITE ME PARE

Salla gjysëm e boshatisur, nis seanca plenare në Kuvend

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme me mungesë të deputetëve socialistë. Siç shihet nga fotot e mësipërme, salla e seancës plenare ëshrtë thuajse e boshatisur, për shkak se deputetët nuk janë lejuar të futën. 

Ndërkohë që jashtë seancës plenare, situata është kthyer në kaos, pasi deputetët e opozitës janë përplasur me gardën.

 

1 VITE ME PARE

Opozita bllokon makinën e Spiroaplit, Noka: Nuk është brenda, ka hyrë si minjtë

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Makina

TIRANA- Deputetët e opozitës rrethuan makinën e kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, e cila erdhi për tu futur në seancë. Demokrati Flamur Noka qëndroi pranë makinës dhe për pasojë pak minuta më vonë, mjeti u largua. Noka pretendon se Elisa Spiropali nuk ndodhej në makinë.

“Hyjnë si minj aty Brenda, se nuk përfaqësojnë popullin këta”, tha ai.

 

1 VITE ME PARE

Agravohet situata te Kuvendit, deputetët i bërtasin gardës: Nuk na prekni me dorë

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Sherri

TIRANË- Deputetët e opozitës janë përplasur ditën e sotme me kolegët socialistë para nisjes së seancës plenare.  Teksa deputetet Sorina Koti, Greta Bardeli dhe Elda Hoti kanë tentuar në hyjnë në Kuvend, janë ndaluar nga gardistët. Kjo ka bërë që deputetët demokratë të ngrejnë zërin kundër gardistëve. 

“Kjo që po ndodh aty është monstruozitet. Ne jemi në aksion politik duhet të na mirëkuptoni”, i është drejtuar Flamur Noka, kolegëve socialist.

“O qelbësirë, mos e prek deputeten me dorë. Bandit, o bandë”, tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Ministri Hasani tenton të futet në Kuvend, pengohet nga Gazment Bardhi

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Gzmend Bardhi dhe Igli Hasani

TIRANA- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka tentuar të futet në Kuvend, por ka hasur në pengesën e krijuar nga deputetët e opozitës. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është drejtuar Hasanit duke i përmendur dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhën. Mëtej, Hasani ka arritur të futet me ndihmën e truprojeve të tij. 

Bardhi: Largohu të lutem. Ne kemi ardhur me vota. Të ka emëruar krimi.

Hasani: Ul gishtin.

Bardhi: Bashkë me ushtarin e Ergys Agasin, që është ministër i brendshëm. Sju vjen zor. Pinjoll i Enver Hoxhës.

1 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend/ Shtyhet Flamur Hoxha, ndërhynë Lefter Gështenja

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Deputetët e opozitës janë përplasur ditën e sotme me kolegët socialistë para nisjes së seancës plenare. 

Gjithashtu deputeti Flamur Hoxha u shty nga garda por menjëherë ka ndërhyrë deputeti Lefter Gështenja. 

 

 

1 VITE ME PARE

VIDEO-“Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua”/ Deputeti socialist shfrenon gojën: O i vdekur o i gjallë futem në Parlament! 

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Frrok Gjini dhe Flamur Noka

TIRANË- Deputetët e opozitës janë përplasur ditën e sotme me kolegët socialistë para nisjes së seancës plenare. Në një moment deputeti socialist Frrok Gjini ka shfrenuar gojën para kolegut demokrat, teksa ky i fundit nuk e ka lënë të hyjë në Kuvend.


 

Debati:

Frrok Gjini: Mos më prek me dorë

Falmur Noka: Hajde me mua

Frrok Gjini: O Flamur mos me prek me dorë

Flamur Noka: Kam dy orë që nuk me lënë mua

Frrok Gjini: Nuk ka bir kurve të më ndalojë mua

1 VITE ME PARE

“Mora dhuratë një copë druri në një kornizë”/ U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka folur ditën e sotme sërish për tensionet e të hënës në Kuvend, ku drejt saj, ku Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi qëlloi me këmbën e karriges. Spiropali në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit tha se nga stafi i saj atë këmbë karrige e kishte marrë si dhuratë të vendosur në një kornizë. Gjithashtu Spiropali u shpreh se e ruajti fati dhe paaftësi e goditësit për të qëlluar në shenj.

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponentë i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha Spiropali. 

1 VITE ME PARE

"Jeni hajdutë"/ Noka përplaset me Hasanin para Kuvendit: Ti je narko

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Perplasja

TIRANË- Deputetët opoztiarë janë përplasur ditën e sotme me kolegët e mazhorancës në hyrje të Kuvendit. Gjatë debatit deputeti Flamur Noka ka quajtur kolegët socialistë si hajdutë. Ndërkohë që Ministri i Jashtëm Igli Hasani e ka quajtur Nokën si narko. 

Debati:

Noka: Ju hajdutët

Hasani: Ti je narko

Noka: Unë jam zgjedhur me votën e popullt ti je me firmë. Jeni hajdutë

Peleshi: Kujto se çfarë ke bërë.

Peleshi: S’po dini se çfarë po thoni, po flisni përçart.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Opozita bllokon hyrjen për deputetët e mazhorancës, përplasje fizike me Gardën: Jemi këtu prej një ore

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës

TIRANA- Teksa deputetët e Partisë Socialiste vijojnë të futen në Kuvend, deputetët e PD-së vijojnë tentativat për të hyrë ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike me Gardën. Gjatë kësaj rezitence nuk kanë munguar as përplasjet fizike dhe tonet e larta të zërit mes palëve. 24 deputet të opozitës u përjshtuan dje nga Sekretariati i Etikës pas kaosit të shkaktuar ditën e hënë.

1 VITE ME PARE

“Po dha urdhër partia këtu nuk ka më shtet”/ Gjekmarkaj: Shkojmë drejt mosbindjes civile, do shfrytëzojmë çdo rrugë…

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputetët e PD-së nuk janë lejuar sot të futen në parlament, pasi Garda kishte bllokuar hyrjen kryesore të Kuvendit. Ndërkohë Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se po shkojnë drejt mosbindjes civile. Gjatë deklaratës për mediat, Gjekamarkaj tha se “po dha urdhër partia këtu nuk ka shtet". 

“Po dha urdhër partia këtu nuk ka më shtet. Ka një parti që pretendon se është shtet dhe shteti parti. Ne do rezistojmë, do bëjmë gjithçka që kemi fuqi për ta bërë pa denatyruar vetveten, pa dalë jashtë logjikës demokratike, por duke shkuar tek mosbindja civile”, tha deputeti i PD.

I pyetur nëse do të shkojnë drejt ngujimit në Parlament, Gjekmarkaj tha: “Çdo mundësi që na hap rrugë ndërgjegjia për ti shërbyer këtij vendi ne do ta shfrytëzojmë”.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Peleshi tenton të futet në Kuvend, Noka: Keni shpallur armik opozitën!

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Niko Peleshi

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka tentuar të futet në Kuvend, por është përballur me deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike. Këta të fundit kanë patur dhe përplasje fizike me Gardën e Republikës. Deputeti i PD-së Flamur Noka iu drejtu Peleshit duke i thënë: "Keni shpallur armik opozitën!"

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ "Mos më prek me dorë!" Përplasje fizike mes Gardës dhe deputetëve të PD-së para Kuvendit

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës

TIRANA- Teksa deputetët e Partisë Socialiste vijojnë të futen në Kuvend, deputetët e PD-së vijojnë tentativat për të hyrë ku nuk kanë munguar as përplasjet fizike me Gardën. Gjatë këtyre tentative nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes deputetëve opozitarë dhe Gardës. Po ashtu dëgjohen dhe thirrjet e deputetëve drejtuar trupave të gardës si në videon e mëposhtme.

 

1 VITE ME PARE

"Unë atë ditë nuk bëra asgjë!" U përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Paloka: U dënova dhe pse nuk isha

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Djegia e karrigeve para Kuvendit

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pasi përjashtimi i tij me 10 ditë nga jeta parlamentare u cilësua në media si masë më e butë krahasuar me ditët e përjashtimit për kolegët e tij. Me anë të një reagimi një rrjetet sociale, Paloka thotë se në atë seancë nuk ka bërë asgjë. Ai shton se për një arsye të caktuar, ai nuk ishte fare kur ndodhën te gjitha dhe kur hyri në sallë, thjeshtë qendroi në këmbë.

POSTIMI:

Denim “i bute”…!
Ç’ne ?-me pyeten gazetaret duke e ditur qe deri tani une kam qene deputeti me “i denuar” ne ate Parlament.
Nuk jane aq te keqinj ata -ju thashe
Ja mua vetem me 10 dite me perjashtuan!
Ka vetem nje problem “te vogel” ne kete rast : une ne fakt ne ate seance nuk bera ASGJE!
Une nuk isha fare ne Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorren karriget jashte, as kur u dogjen, as…
Per nje arsye te caktuar, une nuk isha fare kur ndodhen te gjitha keto. Edhe kur hyra ne salle, thjeshte qendrova ne kembe pa bere ASGJE!
E te gjithe kete ata e kane pare edhe ne kamera ( se na i kane cuar edhe ne pamjet). Pra e dijne shume mire qe une ate dite nuk bera ASGJE!
Por pavarsisht kesaj “u denova” !
E ky quhet “denim i bute” dhe me te drejte sepse keta pa bere asgje , pa asnje faj edhe te burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjeter vec luftes. Rruga tjeter eshte te rreshtohemi si dele e te presim kur te na vije rradha ashtu pa bere ASGJE!

1 VITE ME PARE

“Tmerr ka Rama nga opozita", dyert e Kuvendit me zinxhirë, Noka: Bunkerizohet parlamenti për të mos u futur përfaqësuesit e popullit

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Flamur Noka

TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët një ditë më parë u përjashtuan nga punimet e Kuvendit sot nuk janë lejuar të futën në sallën e seancave plenare duke u bllokuar në hyrje nga Garda. Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se po bunkerizohet për të mos lejuar futjen e deputetëve. Ai shtoi se merr ka Rama ka tmerr nga opozita dhe fjala e lirë. 

“Tmerr ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Dy fjalë edhe për këtra opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci”, tha Noka.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Garda bllokon hyrjen, deputetët e PD-së mblidhen përballë tyre, Toni Gogu pret në radhë

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Deputetët

TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur në ambientit të Parlamentit 90 minuta para nisjes së seancës, një ditë pasi Sekretariati i Etikës përjashtoi 24 prej tyre.


Në hyrje të Kuvendit ata janë përballur me Gardën e Republikës, e cila kishte bllokuar derën duke mos i lejuar të futen brenda. Nga videot shihet dhe deputeti socialist Toni Gogu që pret në radhë të futet në ambientet e Parlamentit.


Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, e deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit.


Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë u dha përjashtim 40 ditë. Deuteti Edi Palokën u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

1 VITE ME PARE

Kuvendi sot/ Deputetë e opozitës mbërrijnë 90 minuta para nisjes, bllokohen në hyrje nga Garda

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Deputetët

TIRANA- Pasi Sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetët e PD, sot ata janë paraqitur në ambientit të Parlamentit 90 minuta para nisjes së seancës. Demokratët janë përballur me Gardën e Republikës, e cila kishte bllokuar hyrjen duke mos i lejuar të futen brenda.

Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, e deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë u dha përjashtim 40 ditë. Deuteti Edi Palokën u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

1 VITE ME PARE

Sot seancë plenare në Kuvend! PD me 24 deputetë të përjashtuar, PS vijon aktivitetin, çfarë pritet?

VIDEO/ Seanca plenare zgjat vetëm '30, deputetët e opozitës
Kuvendi

TIRANA- Seanca plenare e radhës në Kuvend do të mbahet sot në orën 10:00 teksa priten zhvillime për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit dhe burgosjes me një vit të Ervin Salianjit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’. Po sot hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashtoi 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave.

Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, e deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Dy muaj përjashtim ishte edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë u dha përjashtim 40 ditë. Deuteti Edi Palokën u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

"Sa i takon seancës së nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme", tha kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dje.

Ndërkohë PS është shprehur se do të vijojë aktivitetin e saj parlamentar sipas axhendës së përcaktuar.

Seanca plenare, rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.9.2024.
2. Njoftime.
3. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin "Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri
4. Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar, raundi i dytë.
5. Projektvendimi "Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", i ndryshuar, raundi i dytë.
6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

seance plenare 3 tetor 2024

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit