LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Videoskandali i Gjicit, Berisha pranon se ka takuar Alma K. në zyrë: S'i nxjerr bisedat! Safetit i vunë 500 mijë euro gjobë, tani do paratë nga burgu

• Sali Berisha pranon se ka takuar Alma K., vajzën në video skandalin e Gjicit, por nuk pranon të japë më tepër detaje nga biseda me të. • Në konferencen për median kur u pyet për videoskandalin hodhi teorinë se pas videoskandalit fshihet një gjobëvënie brenda Partisë Socialiste. • Sipas Berishës, pasi videoja u publikua Gjici kërkon paratë, ndërsa alibia që përdoret është vetë ai. • Po ashtu, Sali Berisha ka komentuar kontrollet në kampin MEK, ku SPAK ka nisur hetimet për provokim luftë. Berisha tha se kjo është një marrësi. • Për zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha tha se kanë gati një raport me të gjitha shkeljet, ndërsa shtoi se ishte pro 4 propozimeve të Nisma "Thurje" për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Non-grata” në SHBA, Berisha paralajmëron pezullimin e betejës ligjore në Francë: Ka probleme me kompetencën

Videoskandali i Gjicit, Berisha pranon se ka takuar Alma K. në zyrë:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për betejën e tij ligjore me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.
Gjatë konferencës së përjavshme të mbajtur me gazetarët, Berisha paralajmëroi humbjen e betejës ligjore në Francë sa i përket çështjes së shpalljes së tij “Non-grata” nga SHBA-të. Kjo për shkak të moskompetencës.

Z.Berisha, kur jemi tek gjykatat dhe tek rasti McGonigal, a jeni i gatshëm, ose a keni ndonjë informacion për të ndarë me publikun se çfarë është duke ndodhur me çështjen tuaj në Gjykatën Korrektuese të Parisit? Pyetja e dytë lidhet me atë që ju thatë pak më parë, pra ju do t’i jepni votat e deputetëve tuaj për ndryshimin e sistemit zgjedhor, nismë që ka nisur një ditë më parë?

Berisha: Për Gjykatën e Parisit mund t’ju them se çështja është në kasacion, kasacioni niveli më i lartë i Francës. Por shanset, duke qenë se në të drejtën franceze nxirret si pretekst se unë nuk jam qytetar i një vendi anëtar të BE, dhe se Sekretari Blinken ka imunitet, dhe nuk është në juridiksionin e gjykatave franceze, shanset e mia për të parë një rezultat në favor, pra nuk është se nuk e hedhin poshtë shpifjen, por kanë problem me gjykimin, se shpifja nuk hidhet poshtë. Ka probleme me kompetencën, dhe unë tani pres vendimin, pastaj do të konsultohem prap me specialistët e mi ligjorë për hapat e mëtejshme. Këto tri çështje në i votojmë. Votojmë detyrimin për të votuar. Votojmë uljen e moshës për të votuar 16 vjeç. Votojmë hapjen e  listave. Këto janë normal.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Deri më tani, në daljet e tij publike, Berisha është shprehur se nuk ka 'pajtuar' asnjë lobist, por duket se Black është lëvizja e tij e fundit. Por paralelisht ka kallëzuar penalisht edhe Blinken për vendimin e marrë.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO: Berisha flet për videon e Safet Gjicit, "meken" gazetarët, nuk shpëton as Floriana Garo

Videoskandali i Gjicit, Berisha pranon se ka takuar Alma K. në zyrë:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranon se ka takuar Alma K., por shtoi se nuk ka asnjë lidhjet me videoskandalin e Safet Gjicit. E teksa fliste tha se kjo nuk është metoda e tij e të bërit politikë, sepse ndryshe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do e kishte lënë detyrën 5 herë.

Fill pas kësaj fjalie, duke nisur nga Floriana Garo dhe vetë gazetarët që ndodheshin në sallë, nuk u ndalën duke qeshur me Berishën.

PËR MË TEPËR SHIHNI VIDEON:

 

3 VITE ME PARE

Reforma në Kadastër/Berisha: Rama po lëkund themelet e pronësisë, po rivendos pushtetin e tij mbi tokën

Videoskandali i Gjicit, Berisha pranon se ka takuar Alma K. në zyrë:
Sali Berisha

TIRANË- Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në lidhje me lëvizjen e re të qeverisë për Kadastrën, ku tha se kryeministri Rama po vendos pushtetin e tij mbi tokat dhe po lëkund themelet e pronësisë.

Sali Berisha e sheh reformën në Kadastër si një hap tjetër ‘de facto’ sipas tij, ‘të shtetërimit të tokave’. 

“Është hap tjetër drejt ‘de facto’ shtetërimit të tokave. Hap tjetër. Pasi ka vendosur në një regjim pothuajse shtetërimi, me koorporatën e investimeve strategjike që është yndyra e tokës shqiptare, pjesa nga Velipoja në Kepin e Stillës, të cilat shteti sipas ligjit që ka bërë mund t’i marrë kur të dojë, si të dojë dhe t’ia japë ku të dojë. 

Ky po bën hapin tjetër dhe po ecën në këtë mënyrë. Ky po rivendos pushtetin e vetë mbi tokën. Po lëkund themelet e pronësisë”, u shpreh Berisha.

Sot u prezantua reforma në Kadastër. Sipas asaj që deklaroi kryeministri Edi Rama nga dita e hënë, 3 Korrik, sportelet e Kadastrës do të mbyllen dhe shërbimet do të merren të gjitha përmes e-Albania.

3 VITE ME PARE

Berisha: Opozita po përgatitet për betejë, jam 'pro' ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Videoskandali i Gjicit, Berisha pranon se ka takuar Alma K. në zyrë:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se opozita po përgatitet për betejë, pasi ka për mision rikthimin e të drejtës së votës për shqiptarët. Por po ashtu, mbështeti edhe propozimet e Nismës "Thurje" për 4 ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Berisha tha se është gati për vendosjen e nenit për votimin e detyruar të qytetarëve.

"Opozita është e gatshme për betejë. Po përgatitet për betejë. Opozita ka për mision rikthimin e të drejtës së votës për shqiptarët. Opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri. Ky njeri që po flet këtu, në vitin 1992 ka pasur kompetenca ekzekutive dhe është shprehur që në atë kohë kundër dhe është gjithnjë kundër. Kurrë opozita nuk mund të marrë pjesë në një akt të tillë. Sa i përket ndryshimeve në kodin elektoral, jam shprehur dhe shprehem se jam plotësisht dakord me vendosjen e nenit për votimin e detyruar të qytetarëve. E kanë disa vende të lira dhe ato që e kanë vendosur, kanë pasur vetëm mirësi nga kjo, sepse ka shmangur blerjen e të drejtës së votës. E kanë vendosur demokraci të konsoliduara me shumë sukses si Australia vetëm për këtë arsye. Edhe atje bëhej kërdia me blerjen e votës nga oligarkët. Jam dakord plotësisht dhe e kam ngritur para disa vitesh uljen e moshës për të drejtën e votimit në 16 vjeç. Kam bërë fushatë për këtë në vitin 2013. Jam i hapur plotësisht për proporcional të pastër, për lista të hapura. Proporcionali i pastër nuk mund të injorohet. Ka që tani disa inkonvenienca se rrezikon të pasurit dhe të fortët të fitojnë, por kjo është e drejtë,"-shtoi ndër të tjera Berisha.

3 VITE ME PARE

'Almën e kam takuar, bisedat nuk i bëj publike'/ Berisha për skandalin e Safet Gjicit: Videot erotike nuk janë metoda ime, e di edhe Erion Veliaj

Videoskandali i Gjicit, Berisha pranon se ka takuar Alma K. në zyrë:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komenton videoskandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjicit. Në fjalën e tij për mediat, Berisha thotë se pas videoskandalit janë shantazhet brenda Partisë Socialiste dhe një gjobë 500 mijë euro. Por po ashtu, Berisha pranon se Alma K ka qenë në zyrën e tij dhe e ka takuar, por shtoi se kërcënimet me videot erotike nuk janë stili i tij në politikë, duke përmendur edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

"Së pari, unë e kuptoj interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante. Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte një seks për tender. Kur ua thosha unë këtu korrupsioni erotik, më thoshit na thuaj raste, ja ku është raste. Varianti i dytë është se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë dokumente dhe fakte nuk kam. Tani ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë. Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin. Mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Dhe tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Saliu. E kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit. Lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili prej tyre është i autorizuar të bëjë publike bisedat. Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë ky që është në detyrë, po unë jam Sali Berisha dhe nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë,"-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Gjyqi ndaj McGonigal/ Berisha: Dokumenti është fatal për Ramën, thuhet se ka zbulime të reja

Videoskandali i Gjicit, Berisha pranon se ka takuar Alma K. në zyrë:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha të premten se ka zhvillime të rëndësishme nga procesi McGonigal në SHBA. Ai publikoi një dokument ku thuhet se ka zbulime të reja. Berisha tha se më 26 korrik të akuzuarit dhe mbrojtja do të njihen dhe do shqyrtojnë zbulimet e reja sikundër ka dhe një shprehje fatale për Edi Ramën sepse thotë që qeveria po vazhdon të sjellë zbulimet.

"Ka zhvillime të rëndësishme nga procesi McGonigal. Duhet të theksoj se ky dokument publik informon se ka zbulime të reja. Më 24 korrik të vitit 2023, palët- thotë dokumenti, do mund të njihen, të shqyrtojnë zbulimet e reja. Sikundër ka edhe një shprehje fatale për Edi Ramën se thotë se qeveria po vazhdon të sjellë zbulime. Kur thotë qeveria, është fjala për prokurorin, sepse prokuroria është degë e Ministrisë së Drejtësisë në sistemin amerikan. Këto zbulime tregojnë se qeveria duket e interesuar për ta përfshirë këtë çështjen e McGonigal në Uashington të Edi Ramës me çështjen ruse, të agjenturës ruse në Nju Jork. Pse u ndala në këtë moment? U ndala sepse ju keni konstatuar disa veprime të pakontrolluara, të papërgjegjshme të Edi Ramës, në mënyrë që të krijojë me çdo kusht përpara datës 26 korrik, rrethana lehtësuese. Por e vërteta është se koha po punon për rrethana rënduese. Qartësisht rënduese, sepse vetë fakti që kërkohet shkrirja e dosjeve në një, mbi bazën e zbulimeve të reja, tregon se Edi Rama ka dalë shumë i implikuar. Këtë problem desha të sjell përpara publikut, sepse para disa ditësh kur unë bëra prononcimin ditën e martë, nuk arrita ta zbërthej këtë dokument siç duhet, veçanërisht pjesën e zbulimeve të reja,"-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Berisha: Raporti për farsën elektorale është i përfunduar, ai do paraqitet javën tjetër

Videoskandali i Gjicit, Berisha pranon se ka takuar Alma K. në zyrë:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të premte me akuzat për zgjedhjet vendore të 14 Majit, të cilat i konsideron farsë elektorale. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se opozita do të provojë me fakte këto akuza, e në këtë aspekt, javën tjetër Partia Demokratike do të prezantojë një raport me krimet elektorale.

"Si gjithnjë, kryefjalë e bisedave të mia me ju është farsa elektorale. Dua t’ju informoj ju se raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Shumë shpejt, në fillim të javës që vjen ai do paraqitet para jush dhe opinionit publik shqiptar. Ndërkohë është paraqitur dhe vazhdon të paraqitet para opinionit publik ndërkombëtar. Ky raport, i bazuar në qindra dhe mijëra fakte, dëshmon se me 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet e vitit 2023 ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria, një proces në të cilin shqiptarët votuan në një presion si kurrë më parë në 32 vite. Ndaj, duke qenë në përfundim të këtij raporti, u informoj se ai do paraqitet para jush si një ekspoze tërësore. Pastaj ka një projekt që do paraqitet qark pas qarku, të gjitha problematikat e mëdha. Qëllimi është një dhe vetëm një, ndërgjegjësimi në respekt të votës së lirë, i qytetarëve shqiptarë për atë që ndodhi me votën e tyre. Vetëkuptohet se rezultate false, PD nuk do njohë kurrë,"-tha Berisha.

sali berisha berisha 30 qershor 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet