LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë, nxit REAGIME në Shkup e Beograd: Promovoi "Shqipërinë e Madhe"! Të dënohen organizatorët

•Kryeministri Albin Kurti ka realizuar një vizitë joformale në dy komunat me shumicë shqiptare, Tetovë dhe Çair, e cila ka trazuar politikën në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Kosovë. •Gjatë vizitës Kurti nuk është pritur me flamurin kombëtar, por me flamuj kuqezi si dhe i është ndryshuar emri një rruge në Çair, nga "Brigada e dytë sulmuese maqedonase" në "Adem Demaçi". •Gjithashtu një detaj tjetër që ka hapur reagime është, se në tubim nuk u këndua himni kombëtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. • Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka kërkuar hetim dhe dënim për organizatorët e pritjes së Kurtit, pasi sipas tij kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën, duke përhapur ide nacionaliste. •Ndërkohë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka quajtur vizitën e Kurtit një "skandal", ku u promovua Shqipëria e Madhe.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VOA: Përplasje në Shkup pas vizitës së Kryeminstrit Albin Kurti në Tetovë e Çair

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë, nxit REAGIME në Shkup e Beograd:
Maqedoni e Veriut

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po shtohen debatet dhe kritikat në mesin e partive politike maqedonase dhe zyrtarëve më të lartë shtetërorë pas qëndrimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të premten në Çair të Shkupit dhe në Tetovë. Faktorët politikë maqedonas e shikojnë si nacionaliste paraqitjen e zotit Kurti, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë së Madhe”.

Ndërkohë, emërtimi i një rruge në komunën e Çairit sipas veprimtarit Adem Demaçi, në përurimin e së cilës mori pjesë zoti Kurti, po ashtu ka hasur në pakënaqësi të shumta tek maqedonasit për shkak të “ndryshimit të emërtimeve pa një konsensus të gjerë ndëretnik”.

Rruga deri tani mbante emrin “Brigada e 2-të Sulmuese Maqedonase”.

Presidenti Stevo Pendarovski reagoi fillimisht përmes një shkrimi në Facebook të dielën duke e cilësuar mitingun në Tetovë si “një ikonografi provokuese nacionaliste me ide shoviniste që ndez urrejtjen etnike dhe nxit mosdurimin”. Ai shkruan më tej se në këtë mënyrë “sulmohen parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Maqedonisë si një shtet shumetnik”.

Presidenti maqedonas kërkon ndëshikimin e organizatorëve të tubimeve në Tetovë dhe në Çair për shkeljen, siç thotë “të përcaktimeve ligjore kundrejt përdorimit të flamurit shtetëror, himnit dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, me ç’rast janë injoruar tërsisht simbolet shtetërore”.

Lidhur me emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”, Pendarovski shprehet se mënyra dhe realizimi i rimemërtimit të rrugës bie ndesh me parimet e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve brenda shtetit. Ai pret që srukturat e autorizuara të kontrollojnë se a është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë (të kualifikuar) që përfshin votat e komuniteve jo-shumicë gjatë marrjes së vendimit për ndryshimin e emrit të rrugës. Në komunën e Çairit në Shkup shqiptarët përbëjnë mbi 60 për qind të popullatës.

Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE fajin ia hedh qeverisë të drejtuar nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) për lejimin e organizimeve të pritjes së zotit Kurti, ndërsa kritikon edhe Presidentin Pendarovski për reagimin e vonuar.

Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së shkruan në rrjetet sociale se Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka votuar në një seancë të qeverisë për ndryshimin e emrave të rrugëve, teksa e akuzon atë për tradhëti ndaj interesave dhe popullit maqedonas.

“Aktrimi juaj i partiotizmit dhe i shërbëtorëve tuaj në opozitë nuk ju ka hije sepse nuk ka tradhëti pas së cilës nuk qëndron nënshkrimi juaj”, shkruan Mickovski.

Nga ana tjetër, LSDM akuzon VMRO-në se ka lejuar ndryshimin e emrave të rrugëve me anë të partnerëve të saj joformal. “Mickovski dhe DPMNE janë organizatorët e ngjarjeve në Shkup dhe në Tetovë. Bilall Kasami u bë kryetar komune në Tetovë me mbështetjen e (VMRO) DPMNE-së, ndërsa bashkëpunimi i tyre vazhdon në Këshillin Komunal, në Parlament dhe në fusha të tjera”, thuhet në një deklaratë të LSDM-së.

Kryeministri i Kosovës gjatë qëndrimit në Shkup dhe Tetovë nuk u takua me zyrtarët qeveritarë, por u prit nga tre drejtues të partive opozitare shqiptare. Në Tetovë ai foli mes tjerash për rëndësinë e një rruge që do të lidhte Prizrenin me Tetovën me anë të një tuneli në Malin Sharr. Po ashtu, theksoi se Maqedona e Veriut duhet të mbahet më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë, që të afrohet drejt BE-së.

Gjatë përurimit të rrugës “Adem Demaçi”, zoti Kurti u shpreh se emërtimi i një rruge me emrin e Demaçit, është akt këmbënguljeje në përpjekjen e shqiptarëve për liri. 

2 VITE ME PARE

'Provokime nacionaliste'/ Pendarovski 'dënon' pritjen me flamuj kuq e zi të Kurtit në Tetovë, çfarë ndodhi në vizitën joformale të kryeministrit në RMV?

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë, nxit REAGIME në Shkup e Beograd:
Albin Kurti dhe Stevo Pendarovski

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka kërkuar sanksionimin e drejtuesve të komunës së Çairit dhe Tetovës, për siç ka thënë, “provokimet nacionaliste që propozojnë ide shoviniste të shteteve të mëdha” gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të premten, më 11 gusht në Tetovë dhe Çair të Shkupit.

Kryeministri Albin Kurti qëndroi në këto dy komuna të banuara me popullatë shqiptare, me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, dhe atij të Tetovës, Bilall Kasami. Kurti mori pjesë në përurimin e një rrugë me emrin e veprimtarit, Adem Demaçi në Çair, ndërsa në Tetovë mori pjesë në lëshimin në përdorim të një rruge në Malësinë e Tetovës.

Gjatë kësaj vizite Kurti dhe kreu i Tetovës folën edhe mbi nevojën e hapjes së një tuneli me gjatësi prej rreth 6 kilometra, që do të lidhte Tetovën me Prizrenin. Kurti ishte pritur me ikonografi shqiptare, flamuj e simbole tjera kombëtare shqiptare.

“Vendosja e ikonografisë provokuese nacionaliste, që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha, paraqet nxitje të urrejtjes dhe jotolerancës etnike, nga të cilat pa mëdyshje goditen parimet dhe vlerat bazë të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik”, u tha në reagimin e presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski. Ai ka reaguar edhe për “mosrespektimin e Ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore të Maqedonisë së Veriut”.

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë të kryejnë procedurat e parapara”, thuhet në reagimin e Pendarovskit, i cili ngriti dilema edhe për shkeljen e procedurave për emërtimin e rrugës në Çair me emrin e Adem Demaçit.

“Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit bie ndesh me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet. Në këtë kuptim, pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë me rastin e marrjes së vendimit, ku duhet të përfshihen edhe votat e komuniteteve që nuk janë shumicë në atë komunë”, u tha në reagimin me shkrim të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të dielën më 13 gusht.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Izet Mexhiti, ish-kryetar i Çairit, tani kryetar i partisë së re Lëvizja Demokratike, me përfaqësuesit e të cilës u takua Kurti.

“Mendoj se kjo vizitë duhet parë pozitivisht, pasi u promovuan projekte të përbashkëta, siç është rruga Tetovë-Prizren, e cila do t’i bashkojë njerëzit, do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik dhe turizmit më të madh. Unë do t’iu kërkoj të mendoni më pozitivisht. E shoh që me çdo kusht dëshiron të gjesh diçka. Ishte një miting. Na ndodh çdo ditë, shoh edhe harta nga ‘Maqedonia e Madhe’. Ne ishim edhe në komunën e Tetovës, ku para ndërtesës së komunës ka flamuj edhe maqedonas, shqiptar dhe komunal. Nëse duam t’i shohim, duhet të bëjmë probleme me çdo kusht, tha Mexhiti.

Ai theksoi se shembulli me emërtimin e rrugës me emrin “Adem Demaçi” nuk duhet të jetë problem, pasi sipas tij, bëhet fjalë për një person me vlera evropiane, fitues i çmimit Sakharov të ndarë nga Parlamenti Evropian dhe luftëtar për të drejtat dhe liritë njerëzore e kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Veç presidentit Stevo Pendarovski, për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë reaguar edhe partitë tjera maqedonase ndërsa partia “E majta”, ka kërkuar që Kurti të shpallet “Persona non grata” (person i padëshiruar). /REL

2 VITE ME PARE

Vizita në Tetovë! Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Provokime! Të dënohen organizatorët e pritjes së Albin Kurtit

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë, nxit REAGIME në Shkup e Beograd:
Albin Kurti

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar ashpër pas tubimeve në Çair e Tetovë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

"Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha përfaqëson ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit.” – thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë, nxit REAGIME në Shkup e Beograd:

2 VITE ME PARE

Vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, Vuçiç: Skandal! Kryeministri i Kosovës promovoi 'Shqipërinë e Madhe'

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë, nxit REAGIME në Shkup e Beograd:
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas vizitës në Tetovë të kryeministrit Albin Kurti. Vuçiç është shprehur se gjatë vizitës Kurti “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

"Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saj dhe Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, -tha Vuçiç në një intervistë për “TV Pink”.

 

kurti ne tetove albin kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet