Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Ana Brnabiç po viziton sot Kosovën. Por me leje nga autoritet vendase. • Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Peter Petkoviç. • Në Kosovë, ajo u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë. • Kjo është vizita e parë e Brnabiç në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017. • Gjatë fjalimit të saj në Mitrovicën e Veriut, duke iu drejtuar qytetarëve të kësaj komune tha se dëshironte të përçonte mesazhe paqeje, stabiliteti dhe tolerance. • Por shtoi se nuk kishte kufi mes dy vendeve, por vetëm vijë administrative. • Ndërkohë që kryeministrja qarkullon në Veri, Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të vizitës të bllokojë disa rrugë për ruajtur sigurinë dhe qetësisë publike. • Segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet. • Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë po sot Luginën e Preshevës.
13 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj deklaratave të kryeministres serbe, e cila foli për sigurinë e serbëve nga Mitrovica e Veriut, ku po zhvillon një vizitë. Brnabiç tha se erdhi në Mitrovicë “në një moment të vështirë”.
Pas një vizite në një shkollë në Podujevë, Kurti tha se qytetarët e Kosovës janë të sigurt, përfshirë pjesëtarët e komunitetit serb në veri.
"Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të sigurt për shkak se Kosova është shtet demokratik dhe i pavarur, me sovranitet e integritet territorial që nuk e duron dhe e lufton edhe krimin e organizuar, edhe korrupsionin e të gjitha llojeve dhe ngjyrave. Pra, edhe pjesëtarët e komunitetit serb janë të sigurt edhe në jug të Ibrit, edhe në veri të Ibrit. Ata që janë të pasigurt dhe mbase edhe ndjehen të pasigurt janë kriminelët, janë të korruptuarit, meqenëse drejtësia e shtetit dhe fuqia e ligjit është e pamëshirshme me ta”, tha Kurti.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.
KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u shpreh se ka ardhur në Kosovë për të sjell mesazhe paqeje, por gjatë fjalimit të saj, të hënën në Mitrovicën e Veriut, ajo megjithatë provokoi e akuzoi qeverinë e Kosovës.
Bërnabiç nga Qendra Multimediale në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarë të komunave veriore, tha se “Kosova provokoi rëndë më 31 korrik”.
“Populli serb (në Kosovë) duhet ta dijë se askush, askush nuk guxon ta rrezikojë”, tha ajo në vizitën e parë në Kosovë si kryeministre e shtetit fqinj.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.
KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka refuzuar që ta quajë kufi – pikën e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjatë fjalimit të saj nga Mitrovica e Veriut, Brnabiç i është kundërpërgjigjur gazetares, e cila e pyeti se cila ishte ndjesia e parë që kishte pasur kur mbërriti në veri të vendit.
PJESË NGA BISEDA:
Gazetarja: Si u ndjetë kur kaluar “kufirin” mes Serbisë dhe Kosovës”?
Ana Brnabiç: Si u ndjeva kur kalova vijën administrative... të them të drejtën u ndjeva sikur isha në të drejtën time.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.
KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë vizitës së saj në Mitrovicë të Veriut u shpreh se dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.
Brnabiç u shpreh se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë.
“Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik kemi arritur të ruajmë qetësinë, interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti. Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi”, tha ajo.
Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe shtoi se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.
KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, sot ndodhet për një vizitë njëditore në Kosovë ku ajo iu drejtua të mbledhurve dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
"Mendoj se do të ishte me vend që të komentohej letra e tyre sepse ajo i ishte drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Por ne kurrë nuk kemi ikur nga vendimet e vështira, por i kemi zbatuar sa herë që kemi menduar se janë në interes të qytetarëve tanë dhe Serbisë" – tha Brnabiç.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kanë thënë se Kosova dhe Serbia janë “në pritje të vendimeve të vështira”.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.
KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç gjatë konferencës së saj në vizitën në Mitrovicë u shpreh se u ndje si në vendin e saj nv Kosovë.
Sipas mediave serbe, Brnabiç ju përgjigj pyetjes së gazetares së Klan Kosovës e cila e pyeti sesi është ndjerë që ka kaluar kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.
"Si u ndjeva kur kalova vijën administrative, të them të drejtën u ndjeva sikur isha në të drejtën time"- u përgjigj ajo.
Kështu është përgjigjur kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, kur një gazetare shqiptare nga “Klana Kosova” e ka pyetur se “si është ndjerë kur ka kaluar “kufirin” mes Serbisë dhe Kosovës”.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.
KOSOVË- Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i ka pritur me përzemërsi dy përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimin dhe Arbërie Nagavcin, në Luginën e Preshevës.
“Z.Bislimi e Znj.Nagavci , mirësevini në Luginë të Preshevës!”, ka shkruar Mustafi në Facebook, duke bashkëngjitur edhe disa fotografi.
Ndërsa, kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi tha se ka disa arsye pse s’do të zhvillohet takim mes tij dhe vartësve të Kryeministrit Albin Kurti, ndërsa fillimisht tha se ata nuk kanë kërkuar takim me të.
“Nuk do të takohem me ta. E kanë injoruar Komunën e Presheves dhe çdo shqiptar në Luginë. Arsye tjetër janë politikat e LVV-së, sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe për shkak të kritikave të cilat i jap në kuadër të politikave të saj në dialog. I shoh të manget në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjidhje”, tha Arifi.
Kryetari i Preshevës tha se Qeveria Kurti II ende nuk i ka transferuar 2 milionë eurot e premtuara për Luginën e Preshevës. Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e vitit 2022 kishte ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.
Nga vizitat në Preshevë dhe Bujanoc, Bislimi e Nagavci kanë planifikuar të takojnë përfaqësues politikë, personalitete të ndryshme e biznese.
SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç iu drejtua qytetarëve në një fjalim në sheshin e Mitrovicës, në veri të Kosovës, ku dhe do të zhvillojë disa takime me komunitetin serb të vendit.
Sipas mediave vendase, Brnabiç theksoi se qëllimi i vizitës së saj është të përcjelli një mesazh paqeje dhe stabiliteti mes dy popujve.
"Unë dua të dërgoj një mesazh paqeje dhe stabiliteti nga këtu. Ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë. Serbia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin. Dëshirojmë të ofrojmë gjithçka që u kemi ofruar qytetarëve në Serbinë qendrore për njerëzit në Kosovë. Kjo do t'i lejojë njerëzit dhe fëmijët të qëndrojnë këtu. Që njerëzit të shohin rritje të pagave dhe pensioneve." – tha Brnabiç.
Ndërkohë duke ju referuar nismës së Ballkanit të Hapur, të inicuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ajo theksoi se dera është e hapur për të gjithë duke përfshirë Kosovën.
"Mendoj se cilësia e jetës së njerëzve është gjëja më e rëndësishme, të krijohen vende pune, të rinjtë të shohin një perspektivë. Dera është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe institucionet e përkohshme në Prishtinë"– vijoi Brnabiç.
Siç theksoi ajo, Qeveria e Serbisë nuk dëshiron që populli i Republikës së Kosovës të mbetet prapa përparimit të Serbisë qendrore.
"Agjenda e radhës dhe do ta përsëris në Mitrovicë të Kosovës, Leposaviç si dhe në Beograd, Bruksel, Moskë, Uashington... është formimi i Unionit të Komunave Serbe. Do të insistojmë kudo" –shtoi Brnabiç.
E pyetur nga një gazetar që të komentojë incidentet e përditshme në Kosovë dhe frikën e qytetarëve, Brnabiç tha se numri i sulmeve ndaj serbëve të Kosovës dhe pronës së tyre po rritet çdo vit.
"Manastiri i Deçanit mbetet në listën e trashëgimisë kulturore më të rrezikuar evropiane, dhe i vetmi në ishull që është ruajtur nga formacione të armatosura për më shumë se dy dekada. Kjo tregon se sa e vështirë është për njerëzit tanë në Kosovë. Jam krenare që jam pjesë e ekipit të presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili po përpiqet të gjejë kompromise për të garantuar sigurinë e popullit tonë në Kosovë”, tha Brnabiç.
SERBI- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nisur vizitën në Luginën e Preshevës.
Ndalesa e parë e tyre ka qenë në Komunën e Bujanocit, ku janë pritur në takim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Më pas ata do të kenë një takim me deputetin Shaip Kamberi dhe me krerët e Komunës së Bujanocit.
Bislimi dhe Nagavci vizitën e tyre do ta vazhdojnë edhe në Komunën e Preshevës dhe do ta vizitojnë një shkollë fillore në Tërnoc.
KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur vizitën e saj në mëngjes në Mitrovicë, me një xhiro në qendrën e parë multimediale dhe Akademinë Shpirtërore.
Brnabiç gjatë vizitës së saj do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin, zona në të cilën banojnë shumë shtetas të komunitetit serb.
Një numër i madh i qytetarëve të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës kanë pritur kryeministren Ana Brnabiç duke brohoritur dhe duartrokitur
Brnabiç shoqërohet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç dhe drejtori i Zyrës për IT dhe Qeverisje, Mihailo Jovanoviç.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të vizitës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç, në veri të Kosovës, do të bllokojë disa rrugë për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në njoftim thuhet se në segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
KOSOVË- Teksa kryeministraj e Serbisë Ana Brnabiç pritet të vizitojë sot Kosovën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Luginën e Preshevës.
Sipas axhendës Bislimi dhe Nagavci do të zhvillojnë takime me deputetin shqiptar të parlamentit serb Shaip Kamberi si dhe krerët e komunës së Bujanocit.
Agjenda:
10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar;
11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi;
12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit;
12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc;
14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë;
15:00 – Drekë Pune me liderët politikë të Preshevës;
17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel “Rozafa”, Bujanoc.
KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Veri të Kosovës. Në vizitën e parë që kur u zgjodh kryeministre, Brnabiç do të ndalojë në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviç.
Vizita është paralajmëruar më 1 shtator, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare.
Më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit. Ai u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.