Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Tokio të Japonisë. •Ai është takuar me drejtues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe është shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro. •Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni deri në 25 Shkurt në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni. •Rama do të zhvillojë një takim me Kryeministrin i Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.
2 artikuj për këtë temë.
JAPONI- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme vizitën zyrtare në Tokyo të Japonisë. Vizita do ta zgjasë deri në datën 25 shkurt, ndërsa pritet që takimet e kryeministrit të jenë të shumta.
Rama është takuar me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rëndësi dhe me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, rrugët e Tokyos janë mbushur me flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe atë të Japonisë.
JAPONI- Kryeministri Edi Rama, ka nisur mëngjesin e sotëm vizitën e tij zyrtare në Japoni, e cila do të zgjasë deri më datë 25 shkurt. Takimi i parë i kryeministrit ka qenë me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rendësi. Pamjet nga dita e parë e vizitës i ka bërë publike vetë kryeministri Rama në rrjetin e tij social “Facebook”.
'MIRËMËNGJES dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë'- shkruan Rama.