LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe zjarrëfikësit! Ministrat: Fondet do mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe rialokime të brendshme

•Paratë për rritjen e pagave, do mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme. Kështu deklaroi ditën e sotme ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, e cila tha se synimi i Qeverisë është që të ulet borxhi dhe deficiti. •Nga rritja e pagave do të përfitojnë punonjësit e shëndetësisë, arsimit, punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë së Burgjeve, si edhe Garda e Republikës. •Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes me qeverinë deklaroi se vitin e ardhshëm, në vitin 2024, do të ketë rritje të pagave për mësuesit dhe pedagogët. •Ajo theksoi se në 2024 do të ketë rritje më të madhe të pagave të bëra ndonjëherë për mësuesit, me 23-36% në varësi të pozicionit. •Rritje pagash do të ketë edhe për punonjësit e policisë dhe zjarrëfikësit. •Ministri Bledi Çuçi tha se tek punonjësit e gardës do të ketë rritje me me 22% për gradën e ulët dhe 7-10 për gradat e larta. •Në polici, do të ketë rritje pagash me 7% për nivelt e larta dhe 25% për Inspektorin e parë dhe të dytë. •Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se përveç rritjes për bluzat e bardha do të ketë një rritje edhe për administratën e kujdesit shëndetësor me 25-50 %.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Do ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen e godinës së PD? Manja heq përgjegjësinë nga Qeveria: Zoti u dhashtë fuqinë të zgjidhin vetë foltorja dhe vula

Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u pyet ditën e sotme për zaptimin e godinës së Partisë Demokratike dhe hapjen e një tjetër të kryesuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Manja u shpreh se Qeveria garanton vetëm të drejtën e partive politike që në tre palë zgjedhjet e fundit kanë marrë mbi 1% të votave të qytetarëve për të t'u pajisur me zyra. Po ashtu, ai hoqi përgjegjësinë e Qeverisë për të zgjidhur këtë konflikt, që sipas tij është mes 'foltores dhe vulës'.

Pyetja: Prezantuat një projektvendim për objektet shtetërore që u vihet në përdorim objekteve zgjedhore. Ato që sot drejtojnë zyrtarisht PD kërkojnë ndihmë nga Qeveria nga ato që po e përdorin. A do ketë iniciativë që t'i jepet një zgjidhje zyrtare. 

Manja: Qeveria garanton vetëm të drejtën e partive politike që në tre palë zgjedhjet e fundit kanë marrë mbi 1% të votave të qytetarëve për të t'u pajisur me zyra në nivel qëndror dhe vendor. Aty ku nuk ka ambientet publike, Qeveria merr përsipër të pagujë qeranë. Zoti u dhashtë fuqinë të zgjidhin vetë konfliktet që kanë foltorja me vulën, nuk është pjesë dhe as detyrë e Qeverisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vendimet e Qeverisë/ Pagat e mësuesve, Kushi: Do jetë një rritje e madhe

Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se pagat e mësuesve do të rriten me 23 deri në 36% në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve. Kushi sqaroi se paga e mësuesve të shkollave 9-vjeçare do të jenë deri në 95 mijë lekë e 550, ndërsa për arsimin e mesëm, të lartë, do të jenë 106 mijë e 800 lekë. Ministrja po ashtu bëri me dije se janë 36 mijë e 570 mësues që do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave.

“Mësuesit në fokus të vëmendjes sonë. Investime në infrastrukturën arsimore dhe shpërblimi, vlerësimi më i mirë ndaj mësuesve. Në fillim të këtij mandati u angazhuam për rritje 40% të pagave.

Vitin e ardhshëm nga 23-36 % rritje e pagave të mësuesve në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve. Paga e një mësuesi të një shkolle 9-vjeccarëe do jetë deri në 95  mijë  e 550, për arsimin e mesëm e të lartë do jetë 106 mijë e 800 lekë paga bruto. Janë 36 mijë e 570 mësues në gjithë Shqipërinë që do përfitojnë nga kjo rritje e konsiderueshme e pagave”, tha Kushi, teksa njoftoi gjithashtu dhe rritjen e pagave për pedagogët me 30%.

“Pagat për pedagogët do rriten me 30% ku 20% do mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë institucionit”, tha Kushi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ardian Nikulaj u vra për politikë? Manja: Neveri dhe përçmim për këto deklarata

Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njëherazi edhe drejtues politik i PS-së për Qarkun e Lezhës, u pyet ditën e sotme nga gazetarët për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Teksa i bëri thirrje drejtësisë për të çuar autorët para drejtësisë, Manja i ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës se ngjarja ishte politike. Ministria tha se ndjen neveri dhe përçmim për këto deklarata që bëhen për qëllime personale.

E para dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e viktimës së djeshme në Lezhë dhe të shpreh gjithë solidaritetin tim në këtë ngjarje të trishtë që ka ndodhur dje në Lezhë. Në radhë të parë jemi shqiptarë, më pas jemi aleatë apo mund jemi dhe kundërshtarë politikë. Por në rastin konkretë duhet të bashkohemi në një kërkesë. Atë të zbardhjes menjëherë të kësaj ngjarje dhe të vënies së autorëve të këtij krimi të shëmtuar menjëherë përpara drejtësisë. Tani lidhur me akuzat e djeshme, unë kam neveri dhe përçmim sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen, nxitjen e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime të përfitimit politik apo për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-së së tyre politike këtu e 32 vjet. Ndjej vetëm neveri dhe përçmim, por është momenti  të ftoj edhe njëherë organet ligjzbatuese që një orë e më përpara të zbardhin këtë ngjarje dhe autorët të shkojnë përpara drejtësisë”-u shpreh Manja.

Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Nikulaj ka marrë kërcënime ditët e fundit nga ata që ai i quajti “mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu”.

Çfarë ndodhi dje?

Ardian Nikulaj (Marku) u vra mesditën e djeshme teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person veshur me jelek fosforeshent, i ngjashëm me atë të Policisë Rrugore, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VKM- Rritja e pagave të punonjësve të burgjeve dhe zjarrëfikësve, Çuçi: Do kapim nivele europiane

Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se janë marrë vendime për rritjen e pagave për zjarrfikësit, punonjësit e Gardës së Republikës dhe ata të Policisë së Shtetit. Çuçi deklaroi se paga me këtë rritje shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%.

"Morëm vendime për rritjen e pagave të të gjithë punonjësve zjarrëfikës, të gardës dhe të Policisë. Kjo ishte rritja pas 8 muajsh. Paga shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrëfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%. Te sistemi i Policisë kemi rritje që shkon deri në 25% te inspektori i parë apo i dytë. Do kemi rritje tjetër të këtyre sektorëve. Në 2024 është parashikuar se rritja që do bëhet në tre faza, rritja do bëhet deri në 40%. Janë të rëndësishëm këto sektorë sa i takon mbarvajtjes. Modernizimi në Policinë e shtetit po ecën me ritme të shpejta, do kapim nivele europiane me një kohë shumë të shkurtër"- u shpreh ministri.

3 VITE ME PARE

Rritja e pagave te bluzat e bardha, Manastirliu: Përfitojnë 22 mijë punonjës, do ketë rritje edhe në vitin 2024

Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe
Ogerta Manastirliu

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se paga për administratën e kujdesit shëndetësor do të rritet me 25-50 %. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manastirliu tha se nga kjo rritje page përfitojnë 22 mijë profesionistë të shëndetësisë dhe punonjës të administratës në sektorin shëndetësor.

“Fokusi ynë për fuqizimin e sistemit shëndetësor ka qenë në mbështetjen e profesionistëve të shëndetësisë. Kemi rritur dhe fuqizuar të gjitha aspektet e punës duke nisur nga investime, rritja e pagave, kemi rritur 63 % mbështetjen për mjekët dhe infermieret nga pikënisja dhe me reformën e rritjes së pagave kemi rritjen me 50 mijë lekë në muaj për mjekët specialist që punon në strukturat tona të spitaleve dhe poliklinikave në të gjithë vendin.

Kemi një rritje me 7 % për mjekët dhe do kemi një rritje për të gjithë punonjësit që punojnë në administratën e kujdesit shëndetësor një rritje prej 25-50 % duke krijuar një hierarki të pagave që reflekton rritjen pagave , një rritje historike. Nuk do ndalim këtu, ne kemi një plan konkret për vijimin e rritjes së pagave për shëndetësisë, do të vijojë edhe për 2024 për mjekët e familjes dhe infermierët ku do ketë një rritje page të targetuar për ta , përfitojnë 22 mijë profesionistë të shëndetësisë dhe punonjës të administratës në sektorin shëndetësor ku i shërben motivimit dhe rritjes së dinjitetit të mjekëve tanë. Do të sjellë rritje të cilësisë së shërbimeve”, tha Manastirliu.

3 VITE ME PARE

Rritja e pagave/ Ku është burimi i parave? Ibrahimaj: Fondet do mblidhen nga rialokime të brendshme

Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se ku do gjenden fondet për rritjet e pagave. Ibrahimaj, deklaroi se fondet janë parashikuar që të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokime të brendshme. 

PyetjeJu keni deklaruar një kosto të kësaj reforme për rritjen e pagave. Dy janë mundësitë sepse kjo nuk ka qenë e parashikuar në buxhetin e miratuar në Nëntor. Ose ju keni burime të reja të paparashikuara në buxhet, ose disa para po i hiqni nga diku për t’i çuar diku. Mund të na e sqaroni se kush është burimi i këtyre parave?

Delina IbrahimajSiç kemi anonçuar kjo rritje do të jetë e ndarë në dy faza. Pra projektvendimet që sapo miratuam sot janë projektvendime që lidhen me pagat e vitit 2023 ndërkohë që do të ketë një rritje të mëtejshme të pagave në 2024 kur reforma supozohet që të përfundojë. Kostoja vjetore e cila e plotë do të jetë për vitin 2025 e rritje së pagave është në nivelin 38 miliardë Lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Pra janë kosto që përballohen brenda kuadrit makrofiskal duke ruajtur të gjitha parametrat e ligjit organik të buxhetit. Që do të thotë ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe ne do të vijojmë të ulim deficit  duke garantuar qëndrueshmëri fiskale. Për vitin aktual në buxhetin e vitit 2023, që ku u hartua ne kemi parashikuar një politikë të rritjes së pagave dhe ishte një vlerë prej 2.4 miliardë lekësh të parashikuara në buxhet për politikën e rritjes së pagave. Ajo rritje targetonte sistemin e arsimit, të shëndetësisë, por edhe disa kategori të tjera si për shembull sektori i IT. Sigurisht që në projektbuxhetin e këtij viti kishim një fond rezervë për disa politika sociale të cilat planifikonim t’i implementonim gjatë vitit. Rritja e pagave dhe momenti i rritjes së pagave vjen si pasojë e krizës inflacioniste që është duke ndodhur, çmimeve të larta dhe rritjes së kostove të jetesës. Janë disa zëra të parashikuara në buxhetin e vitit 2023 të cilët akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit.

vkm 20 prill 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet