LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VKM/ Të premten miratohet programi i pagave, Balluku: Ndryshohen procedurat për parqet fotovoltaike. Manastirliu: Indeksohen çmimet e barnave të rimbursueshme

•Ministret raportuan ditë e sotme vendimet që u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. •Ishte zv.kryeministrja Belinda Balluku ajo e cila tha se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja e Financave kishte prezantuar programin për rritjen e pagës mesatare në 900 euro, brenda 2 viteve të ardhshme, program që pritet të kalojë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, ditën e premte. •Ajo u pyet edhe për vendimin për çështjen Becchetti.• Balluku u shpreh se Qeveria nuk do të lejojë që Shqipëria të merret peng “nga një kriminel i këtij niveli”. •Balluku deklaroi se agjencia e eficencës energjetike do të ketë një instrument elektronik që do të kontrollojë konsumin e energjisë elektrike në mënyrë që në të ardhmen të mund të ndërtojë një plan më të mirë në fushën e energjisë. •Po ashtu, nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se është miratuar në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin e çmimeve të barnave të rimbursueshme. •Ministrja tha se ky vendim u jep mundësi për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Paga mesatare, Balluku: Do kemi mbledhje plus, qeveria miraton të premten programin

VKM/ Të premten miratohet programi i pagave, Balluku: Ndryshohen procedurat
Belinda Balluku

TIRANË- Zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, se qeveria po studion edhe çështjen e rritjes së pensioneve. Për këtë çështje, Balluku u shpreh se ditën e premte Qeveria do të miratojë programin. 

Belinda Balluku: Sot kemi pasur një prezantim nga Ministri i Financave përsa i përket të gjithë programit për rritjen e pagave, që do të kalojë në mbledhjen e qeverisë, që do të kemi një mbledhje plus këtë javë ditën e premte, pikërisht për çështjen e pagave. Siç e ka thënë dhe kryeministri, patjetër siç ne bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve, është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet. Por siç do rriten dhe pagat, me një fazim 2 vjeçar, ashtu do të duhet të ndodhë edhe për pensionet. Megjithatë, ditën e premte, Ministri i Financave do të ketë mundësinë që para jush ashtu si unë sot, të bëjë një pasqyrë të qartë të gjithë programit për rritjen pagave në administratën publike, që me thënë të drejtën është pritur me shumë kënaqësi nga të gjithë punonjësit dhe vartësit tanë.

Balluku u pyet edhe për negociatat me Italinë për linjën nënujore të transmetimit të energjisë, për të cilën tha se jemi ende në fazën fillestare.

“Qeveria shqiptare 2010-11 ka arritur deri në vendimmarrje, por për aryse të pakuptueshme,  kjo marrëveshje u prish pasi pala shqiptarë pati ndërhyrje të kompanive private. Duke pasur parasysh shtim e kapaciteteve prodhuese do të jetë efikase për prodhuesit shqiptare që të eksportojnë pa i rënë nga Mali i Zi. Jemi në fazën fillestare, por ka pozitivitet na pala italiane dhe ka insistim nga pala shqiptare” tha ministrja.

3 VITE ME PARE

Indeksohen çmimet, Manastirliu: Më shumë përfitues nga lista e barnave të rimbursueshme

VKM/ Të premten miratohet programi i pagave, Balluku: Ndryshohen procedurat
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin e çmimeve të barnave të rimbursueshme. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme ministrja Ogerta Manastirliu e cila u shpreh se ky vendim u jep mundësi për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

“Ky vendim na krijon mundësinë për të zgjeruar më shumë mbulimin me barna nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave për qytetarët, të cilët vuajnë nga sëmundje kronike si dhe zgjerimin e diagnozave të mjekimit dhe rritjen e numrit të qytetarëve që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave. Ky inveksim i çmimeve i siguron një benefit buxhetit të alokuar për barnat në listën e rimbursimit në vlerën rreth 3.6 milion dollarë, të cilat do të shfrytëzohen sërish për të mbështetur më shumë persona me sëmundje kronike dhe për të zgjeruar alternativat e mjekimit për ta, por edhe për të mundësuar që barra e sëmundshmërisë, e ardhur edhe nga pandemia e Covid-19, të mundet të mbulohet plotësisht”, tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu foli edhe për rimbursimin e fishave të diabetit për pensionistët.

“Prej një muaji ka filluar edhe rimbursimi i fishave të diabetit, nga i cili përfitojnë një targetgrupi i të moshuarve +65 vjeç rreth 50 mijë të moshuar dhe prej fillimit të këtij programi janë përfitues mbi 35 mijë të moshuar, si dhe fëmijë dhe të rinj deri në moshën 25 vjeç që përfitojnë falas fishat e diabetit, duke e bërë më gjithëpërfshirëse skemën e rimbursimit, duke përfshirë dhe pajisjet mjekësore në të, siç janë fishat e diabetit dhe duke synuar një trajtim më të mirë të sëmundjeve kronike”, tha Manastirliu./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arbitrazhi për Becchettin, Balluku: Shtetet kanë të drejtë të mos i marrin parasysh vendimet, do mbrojmë Shqipërinë nga kriminelët

VKM/ Të premten miratohet programi i pagave, Balluku: Ndryshohen procedurat
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme për vendimin e Arbitrazhit për çështjen 'Becchettin'. Ajo u shpreh se ky vendim nuk do ndikojë aspak për rritjen e pensioneve duke shtuar se një shtet ka të drejtë që edhe mos ta marrë parasysh vendimin e gjykatës. Po ashtu, ajo shtoi se vendi ynë nuk do mbahet peng. 

"Në rritjen e pagave dhe pensioneve nuk e ndikon asgjë. Më vjen keq që ndjej nota kënaqësie në vendimin e Arbitrazhit. Nuk jemi ajo forcë që dalim themi e del një vendim gjyqi që na e ndryshon. Shtetet kanë të drejtë të mos marrin parasysh vendimet e Eksidit. Nuk ka shans që Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli"

Shqipëria duhet t’i paguajë 110 milionë euro Françesko Becchetti. Gjykata e Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian. 

Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguaj ndaj pronarit të Agon Channel, televizionit që u mbyll nga arroganca e pushtetit të Edi Ramës, pavarësisht dënimit që drejtësia shqiptare vendosi ndaj biznesmenit italian./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VKM/ Balluku: Kush aplikon për të ndërtuar parqe fotovoltaike apo eurolike, duhet të dorëzojnë pronësinë apo qiramarrjen e pronës

VKM/ Të premten miratohet programi i pagave, Balluku: Ndryshohen procedurat
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë ditën e sotme në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Balluku tregoi se do bëhet miratimi i platformës elektronike për planifikimin dhe monitorimin e energjisë në të gjithë sektorët. 

Ajo u shpreh se për të gjitha aplikimet për të ndërtuar parqe fotovoltaike apo eurolike, duhet të dorëzojnë pronësinë apo qiramarrjen. 

"Kemi prej kohësh që punojmë, për të arritur në rezultatin e masave që duhet të marrim. Do të ketë një instrument elektronik. Një vendim është ai i ndryshimit të VKM 822 e njohur si VKM e cilaregullon procedurat e ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni e ndryshuar. është një VKM që ka pasur disa herë ndryshime. Koha e kolaudimit po kalon duke bërë kështu edhe rregullimet e fundit. 

Do të na japë mundësi për të qënë më të shpejtë për lejet. Shtohet një dispozitë e cila përcakton se dokumentacioni i pasuirisë ku do ndërtohet impianti do duhet të paraqitet që në fillim. Deri më sot nuk e kemi bërë. Duke nisur nga zbardhja e ndryshimit në VKM, të gjitha aplikimet për të ndërtuar parqe fotovoltaike apo eurolike, duhet të dorëzojnë pronësinë apo qiramarrjen. Duhet marrë fund. Energjia elektrike janë një fushë e konsoliduar ku nuk mund të bëhen kompromise"

 

belinda balluku ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën