LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VKM- Rritet paga e pedagogëve me 15%, Balluku: Gjobë për institucionet që s'kursejnë. Ngritet "Komitet" i ri

• Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve. • Lajmin e dha ministrja e Arsimit, Evis Kushi në prezantimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave sot para Kryeministrisë. • Vendimi u mor sot nga qeveria, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. • Po ashtu u vendos që të gjithë institucionet të kursejnë 15% të energjisë. • Ndryshe gjobiten me 50 mijë lekë të reja. • Balluku më tej sqaroi ditën e sotme botimin në fletoren zyrtare të vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë për ata që konsumojnë mbi 800 këh. • Ndër të tjera, ajo shtoi se është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo, duke theksuar se vazhdon t’i qëndrojë vendimit për të mos rritur çmimin e energjisë për muajin tetor. • Ndërkohë që komentoi edhe çështjen e Vettingut në Strasburg. • Po ashtu, në vendimet e sotme u caktua edhe drejtuesi i ri i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, Emiliano Gjika. • Ndërsa u ngrit edhe Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor, ku ishin listuar edhe me 9 mjekët anëtarë.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ngrihet Komiteti per Planifikimin Kombëtar Spitalor, kush janë 9 mjekët që qeveria zgjodhi t'u shërbejnë

VKM- Rritet paga e pedagogëve me 15%, Balluku: Gjobë për

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur për formimin e Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor, i cili do të shërbejë si strukturë këshilluese për Ministrinë e Shëndetësisë. Në vendimin e dhënë ditën e sotme, janë publikuar edhe emrat e 9 mjekëve që do të jenë pjesë e Komitetit të radhës që krijohet nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Pjesë e kësaj strukture për shërbimin spitalor shqiptar do të jenë, Arben Gjata, mjek kirurg, Anila Godo, mjeke pediatre, Kozeta Sevrani, eksperte e ekonomisë dhe menaxhimit, Arben Baboci, mjek kirurg kardiak, Durim Çela, mjek radiolog. Mihal Tase, mjek i brendshëm, Orion Glozheni, mjek obstetër-gjinekolog, Edmond Zaimi, mjek urgjentist dhe Alban Ylli, profesionist i shëndetit publik. Në këtë institucion të ngritur, anëtarët do të kenë një mandat tre vjeçar.

Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor mblidhet me kërkesë të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe kryen këto funksione dhe ka disa detyra: a) Analizon situatën aktuale të shtrirjes së shërbimit spitalor në vend; b) Vlerëson nevojat dhe kapacitetet spitalore kombëtare, bazuar në kriteret territoriale, demografike, socio-ekonomike, barrën e sëmundshmërisë, si edhe në plotësim të kërkesave didaktike dhe shkencore të edukimit mjekësor; c) Paraqet për shqyrtim pranë ministrit Planin Kombëtar Spitalor; etj. Por nuk ka asnjë sqarim se lidhur me ç'parime janë zgjedhur 9 anëtarët e parë.

VENDIMI:

PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES DHE TË MËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË KOMITETIT PËR PLANIFIKIMIN KOMBËTAR SPITALOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 6, të ligjit nr.55/2022, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Përcaktimin e përbërjes dhe të mënyrës së funksionimit të Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor, si organ këshillimor pranë ministrit përgjegjës për shëndetësinë, me 9 anëtarë, si më poshtë vijon:

a) Prof. Arben Gjata, mjek kirurg;

b) Prof. Anila Godo, mjek pediatër;

c) Prof. Dr. Kozeta Sevrani, ekspert i ekonomisë dhe menaxhimit;

d) Prof. Arben Baboci, mjek kirurg kardiak;

e) Prof. Asc. Durim Çela, mjek radiolog;

f) Prof. Mihal Tase, mjek internist;

g) Prof. Dr. Orion Glozheni, mjek obstetër-gjinekolog;

h) Prof. Ass. Edmond Zaimi, mjek urgjentist;

i) Prof. Asc. Alban Ylli, profesionist i shëndetit publik.

2. Anëtarët e Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor zgjidhen për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

3. Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor, gjatë veprimtarisë së tij, asistohet nga sekretari i këtij komiteti, i cili është një specialist pranë drejtorisë përgjegjëse për politikat dhe menaxhimin e shërbimit spitalor në ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë. 4. Kryetari dhe nënkryetari i komitetit zgjidhen nga anëtarët e këtij komiteti në mbledhjen e parë me shumicë votash.

5. Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor mblidhet me kërkesë të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe kryen këto funksione:

a) Analizon situatën aktuale të shtrirjes së shërbimit spitalor në vend;

b) Vlerëson nevojat dhe kapacitetet spitalore kombëtare, bazuar në kriteret territoriale, demografike, socio-ekonomike, barrën e sëmundshmërisë, si edhe në plotësim të kërkesave didaktike dhe shkencore të edukimit mjekësor;

c) Paraqet për shqyrtim pranë ministrit Planin Kombëtar Spitalor;

ç) Jep mendime për çështjet e përcaktuara në nenin 6, të ligjit nr.55/2022, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe për çështje të tjera që lidhen me politikat spitalore të kërkuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.

6. Vendimet e komitetit merren me shumicën e të gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

7. Vendimi nr.403, datë 19.6.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe mënyrën e funksionimit të Komitetit Shtetëror për Planifikimin Spitalor”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

3 VITE ME PARE

EMRI/ Kush do ta drejtojë Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve

VKM- Rritet paga e pedagogëve me 15%, Balluku: Gjobë për
Kryeministria

TIRANË- Emiljano Gjika do të jetë Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave që ka vendosur sot kryetarin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Agjencia e Trajtimit te Koncesioneve (ATRAKO) është institucion publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë, Delina Ibrahimaj. Buxheti i Agjencisë financohet nga buxheti i shtetit, gjithashtu, dhe nga donatorë të ndryshëm dhe miratohet me buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, si zë i veçantë. ATRAKO ka fushë përgjegjësie ndihmën dhe këshillimin e autoriteteve kontraktuese si dhe sigurimin e standardeve për zbatimin e procedurës së koncesionit, nëpërmjet unifikimit dhe hartimit të modeleve standarde.

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË TRAJTIMIT TË KONCESIONEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 8/1, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizmin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Z. Emiliano Gjika emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Agjencia e Trajtimit te Koncesioneve (ATRAKO) është institucion publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë. Buxheti i Agjencisë financohet nga buxheti i shtetit, gjithashtu, dhe nga donatorë të ndryshëm dhe miratohet me buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, si zë i veçantë. ATRAKO ka fushë përgjegjësie ndihmën dhe këshillimin e autoriteteve kontraktuese si dhe sigurimin e standardeve për zbatimin e procedurës së koncesionit, nëpërmjet unifikimit dhe hartimit të modeleve standarde. Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) asiston dhe këshillon Autoritetet Kontraktore në procedurat e dhënies me koncesion/PPP të projekteve të mundshme.

3 VITE ME PARE

Vendimi i Strasburgut për Besnik Canin, Balluku: S'e cënon Vettingun, nuk e bën shtetit

VKM- Rritet paga e pedagogëve me 15%, Balluku: Gjobë për
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut për prokurorin e shkarkuar nga Vettingu, Besnik Canin. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se vendimi nuk e cënonte shtetin shqiptar, pasi vendimi për Canin u mor nga një trupë e pavarur nga qeveria. 

"Nuk më rezulton se Gjykata e Strasburgut detyron shtetin shqiptar, sepse nuk e bën shteti Vettingun, por një trupë e veçantë. Sistemi është i pavarur nga qeveria. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut nuk e cënon procesin e vettingut, është një vendim individual që nuk ka fuqi përgjithësuese. është e rëndësishme për t'u thënë. Nuk e cënon procesin,"-tha në fjalën e saj Balluku.

3 VITE ME PARE

Vendimi i ERE për fashën 800 KW në fletoren zyrtare, Balluku: Nuk do aplikohet në tetor

VKM- Rritet paga e pedagogëve me 15%, Balluku: Gjobë për
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sqaroi ditën e sotme botimin në fletoren zyrtare të vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë për ata që konsumojnë mbi 800 kWh. Ajo u shpreh se është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo, duke theksuar se vazhdon t’i qëndrojë vendimit për të mos rritur çmimin e energjisë për muajin tetor.

Pyetje: Kryeministri deklaroi se fasha nuk do hyjë në fuqi, por u botua në fletoren zyrtare vendimi i ERE që fasha hy në fuqi nga 1 tetori

Belinda Balluku: Fasha 800 kWh, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit, çdo këh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën. Jemi të lumtur që ia kemi dalë për shkak të konsumit më të ulët që nuk e aplikojmë gjatë muajit tetor. ERE ka marrë vendim mbi çmimin, qeveria ka marrë vendim në shtator dhe vazhdon ta mbajë atë vendim për të mbrojtur konsumatorët.

3 VITE ME PARE

A ka qeveria masa për muxhahedinët pas sulmit kibernetik nga Irani? Balluku: Kemi vëmendje të shtuar

VKM- Rritet paga e pedagogëve me 15%, Balluku: Gjobë për
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka komentuar rrezikun e një sulmi nga Irani. Në një deklaratë për mediat, sot para Kryeministrisë, Balluku tha se qeveria e ka shtuar vëmendjen në kampin e MEK në Manëz. 

"Kemi vëmendje Ministria e brendshme që ka qenë pjesa e qeverisë me vëmendje atje. MEK ka një marrëveshje me qeverinë, kemi një vëmendje të shtuar, po diskutojmë marrëdhënien dhe fushën e lirisë që kanë. Nuk kanë ardhur si grup politik. E kemi një vëmendje atje,"-tha Balluku.

3 VITE ME PARE

Kriza energjitike, Balluku: Institucionet shtetërore të kursejnë 15% energji elektrike, gjobë nëse s'arrihet targeti

VKM- Rritet paga e pedagogëve me 15%, Balluku: Gjobë për
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se institucionet shtetërore, duhet të konsumojnë 15% të energjisë në krahasim me faturat e një viti më parë. Ndryshe do të përballen me gjobë. Sipas saj, nëse çdo institucion kap "15%" do t'i kursejë buxhetit të shtetit, 3.4 mld lekë.

“Sot në mbledhje e Këshillit të Ministrave bëmë disa ndryshime mbi projekt aktin normativ për kohëzgjatjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Ka të bëjë me masat që do të merren sa i përket instucioneve shtetërore. Duhet të bëhemi shembulli i parë sa i rëndësishëm është kursimi i energjisë këto momenet. Kemi vendosur kërkesë që institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15% të energjisë të konsumuar në krahasim me një vit më parë, një pagesë e barazvlefshme me 3.4 miliardë lekë”, tha Balluku.

3 VITE ME PARE

VKM-ja- Evis Kushi lajmëron rritjen e buxhetit për kërkimet shkencore: Pedagogëve u rritet rroga me 15%

VKM- Rritet paga e pedagogëve me 15%, Balluku: Gjobë për
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi pas protestës së pedagogëve ka deklaruar se atyre do tu rritet rroga me 15%. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi tha se 7% e pagës do të mbulohet nga buxheti i shtetit ndërsa pjesa tjetër nga Universiteti. Po ashtu Kushi u ka kërkuar pedagogëve që të jenë mirëkuptues dhe se kush punon fort do të kenë të ardhura më tepër se sa paga mujore.

“Sot kemi vendosur që pagat e pedagogëve të rriten me 15 për qind, 7 për qind mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga Universiteti. Mbështetja jonë për universitetet nuk do ndalet këtu do vijojë dhe vitet e ardhshme do i ftojë kolegët e mi të jenë pak më realistë për kushtet ku ndodhemi. 7% paga e zjarrfikësve, imagjnoni sakrificat që bëjnë që hidhen në zjarr e në kushtet që ndodhemi rritja për ta është e tillë. Unë kërkoj mirëkuptim por do i ftoja të rrisim përpjekjet tona të përbashkët për të rritur të ardhurat e unversiteteve dhe kapacitet për të thithur sa më shumë fonde nga BE. Janë fonde që në vitet më para shteti paguante e nuk merrte dot mbrapsht. Sot, gjithë këto para që thithin universitetet janë pagesa për stafet dhe pedagotët ata që punonë fort e kanë performancë të lartë në kërkimin shkencor natyrisht që të ardhurat i kanë shumë më tepër se paga mujore”, tha ministrja.

 

vkm 5 tetor 2022

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës