LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VKM-të, Rama: Përgjimet e Ballës? Unë i besoj të vërtetës. 6 dhjetori? Protestë s'do bëhet, shkelen masat e sigurisë

• Protesta e opozitës më 6 dhjetor, sipas kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet më masa tejet të rrepta sigurie. • Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, mesditën e sotme, Rama komentoi disa prej çështjeve të nxehta në vend. • Për 6 dhjetorin tha se masat e sigurisë s'negociohen pasi standard i vendosur nga Këshilli Evropian. • Po ashtu, i pyetur për akuzat e bëra së fundmi për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se është përgjuar për çështje që lidhen me krimin në Elbasan, Rama kërkoi prova. • Lidhur me shembjet e sotme në "Prestige Restort", Rama u justifikua se është e gjitha çështje zbatimi ligji. • Ndërsa komentoi edhe trazirat brenda PS me Erion Braçen.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Do gjej punë tjetër...'/ Paralajmërimi i Braçes për largim nga PS, Rama-gazetarëve: Hani...një lugë mjaltë, pastaj flisni për të!

VKM-të, Rama: Përgjimet e Ballës? Unë i besoj të
Edi Rama

TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama largimi i Erion Braçes nga Partia Socialiste është diçka e pamundur. Duke e cilësuar si institucion në Partinë Socialiste, Edi Rama iu kthye gazetarëve, duke i kërkuar me ironi që të "hanin" mjaltë para se të flisnin për të, apo dhe në emër të tij. 

"Është institucion në PS dhe është në të drejtën e tij që të thotë çfarë i do e bardha zemër se e ka zemrën e bardhë. Ua kam thënë edhe kolegëve tuaj që para se të flisni për Erion Braçen hani një lugë mjaltë,"-tha në fjalën e tij numri një i qeverisë.

Dje, në dy postime të njëpasnjëshme, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe thekosn se ka ardhur koha që të gjejë një ‘punë tjetër’. Amendamenti i tij gjeti mbështetje dhe tek opozita, por ishin vetë kolegët e grupit socialist që e rrëzuan. Pro amendamentit kanë votuar vetëm deputetët e PS-së Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Nasip Naço dhe Eduart Shalsi. Në fund shumica e votoi kundër dhe kjo gjë solli ‘revoltën’ e Braçes në rrjetet sociale. Në postimin e dytë u zgjat pak më shumë, Braçe ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin gjë që sipas tij reflekton padituri, ligësi dhe smirë.

3 VITE ME PARE

'Kanë të drejtë të bëjnë viktimën'/ Shembja te Prestige Resort, Rama: Ka dhe 15 vendime konfiskimi, përfshirë dhe oligarkë

VKM-të, Rama: Përgjimet e Ballës? Unë i besoj të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për shembjen në 'Prestige Resort'. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama u shpreh i bindur se institucionet shqiptare nuk godasin ndërtimet me leje sikur janë pa leje. Po ashtu, ai shtoi se janë ende dhe 15 vendime të tjera konfiskimi që do kryhen në ditët në vijim.

'E kam thënë dhe në raste të tjera, me shumë korrektesë i jam përgjigjur dhe vazhdoj, unë nuk jam polic dhe inspektor, detyrat janë të ndara,nuk ekziston një shans që institucionet të godasin si pa leje ndërtimet që janë me leje. Kur e kam nisur këtë proces shumë kush ka qeshur, ndërkohë që është shumë proces serioz, në shenjë respekti ndaj pronës. Kemi bërë shumë në këtë drejtim, ka ardhur momenti për ti vënë kapakun kësaj historie. Janë 15 vendime konfiskimi, janë për një numër të konsiderueshëm të atyre që quhen oligarkë, por po të ishin të lidhur me qeverinë nuk do u shembeshin. Ka ndërtime që janë pa leje e që janë pjesërisht me leje por që kanë abuzuar duke shtuar. Ligji është shumë i qartë kush abuzon deri në 10% i merret ajo pjesë, kush abuzon më shumë i merret e gjitha.  është një proces që vazhdon, do të shikoni të tjera nëse do dalin. I vë kapak, nuk bën dot më kush të fortin. Secili është në të drejtën e vet që të bëjë viktimën, këtu është ligji dhe vetëm ligji, për ti shkuar në fund një beteje kur ju ishit akoma të vegjël. '- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Rama justifikohet: Sigurinë e duan ndërkombëtarët, ç'idhje ka me Mujin dhe Halilin?

VKM-të, Rama: Përgjimet e Ballës? Unë i besoj të
Sali Berisha

TIRANË- E marta e 6 dhjetorit, do e kthejë Tiranën në një kryeqytet të blinduar. Deklarata u bë nga kreu i qeverisë Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku foli edhe mbi masat e sigurisë për mbarëvajtjen e këtij samiti. Sipas tij, masat e sigurisë nuk vendosen nga Shqipëria por nga institucionet e tjera ndërkombëtare, megjithatë theksoi se për asnjë moment nuk do të negociohen. 

“Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd, janë të vendosura nga vetë Këshilli Europian, që kudo ka akvitete ka masa standarde, forcat tona punojnë me organizatorët e samitit që janë në fakt në KE prej shumë kohësh për masat e sigurisë. Ndaj nuk janë cështje opinionesh janë masa të rrepta, aq më tepër kur këtu do vijnë liderë të BE, ku pa diskutim për ta ka masa ekstreme sigurie. Këtu nuk ka palë që tërhiqen apo jo, ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e vendit. S’ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të vijnë të gjithë lideret e BE, dhe në mbështetje të asaj linje që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon. Këto historitë e 1912 që vijojnë e tirren, nuk i shmangim dot, por nuk e marrin dot as Shqipërinë e aq më pak këtë samit. Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi i masave për të gjithë liderët. Nuk shoh lidhje me Mujin dhe Halilin,” -u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

Rama: Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit, 100% në përputhje me BE

VKM-të, Rama: Përgjimet e Ballës? Unë i besoj të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme nga gazetarët për nismën Open Balkan dhe mënyrën sesi është interpretuar në Malin e Zi. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama tha se ajo është 100% në përputhje të plotë me Bashkimin Europian dhe pjellë e procesit të Berlinit.

Pyetja: Në Malin e Zi janë bërë protesta ndaj kësaj nisme, a do insistojë qeveria shqiptare në nismën Open Balkan?

Edi Rama: Ajo nuk është rezolutë e PE, Open Balkan ka marrë miratimin e më shumë e 60% të shqiptarëve, është 100% në përputhje të plotë me BE, është pjellë e procesit të Berlinit. Ne Procesin e Berlinit kemi firmosur ato dokumente që ishin në Ballkanin e Hapur, mbase ata që janë kundër duan të ndryshojnë mendim. 

3 VITE ME PARE

Rama kërkon fakte për përgjimin e Ballës: S'merrem me spekulime

VKM-të, Rama: Përgjimet e Ballës? Unë i besoj të
Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama kërkoi fakte dhe vërtetim të akuzave nga akuzuesit për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. I pyetur nga gazetarja Esiona Konomi, se a ka një koment për përfshirjen e Ballës në përgjime dhe fshirjen e përgjimit nga Gjykata, Rama tha se ai beson vetëm të vërtetën dhe nuk merret me spekulime.

Edi Rama: Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Nuk merrem me spekulime dhe gjysmë të vërtetave. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve të sjellin fakte. Që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë

Prej dy javësh opozita akuzon kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është i përfshirë në dosjen hetimore për vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Akuza u bë publike pas deklarimit në gjykatë të Ardian çapjas, i cili tha se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm. Berisha dhe opozita e lidhin këtë deklaratë me Taulant Ballën. Arsyeja lidhet me vrasjen e masakrën e 3 shkurtit 2016 në Elbasan, kur u vranë Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe plagosen 7 të tjerë. Masakra e Elbasanit hapi një dosje përgjimesh në të cilat u zbulua edhe një numër telefoni që u vu në përgjim dhe më pas gjykata e identifikoi si "Taulant" pa sqaruar nëse ishte ose jo Taulant Balla. Por përgjimet për numrin që i përkon kreut të grupit të PS, u fshinë nga gjykata dhe Berisha akuzon se prokurori që fshiu përgjimet u ngrit në detyrë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Edi Rama për shembjet e "Prestige Resort": Ligji është shumë i qartë, këto janë masat që merren ndaj shkeljeve

VKM-të, Rama: Përgjimet e Ballës? Unë i besoj të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet e "Prestige Resort". Ndërsa sot u pyet nga gazetarja e BIRN për veprimin me dy standarde të qeverisë, Rama tha se të gjithë duhet që të njihen me ligjin dhe të kuptojnë se ajo që po ndodh sot është thjesht një porej masave që është marrë nga qeveria.

BIRN: Pse disa ndërtime pa leje ose në shkelje të lejes si “Prestige Resort” shemben dhe disa të tjera në mes të Tiranës legalizohen apo deklarohen të konfiskuara. A po përdor qeveria dy standarde?

Rama: Oj Zonje është mirë që kur diskutojmë për çështje që kanë të bëjnë me ligjin, të njihemi me ligjin, procedurat për të mos bërë spekulime, për të mos ngritur akuza mbi bazë gjysmë të vërtetash. Lexoni ligjin, ligji është shumë i qartë. Masat për ndërtimet që behën në shkelje të lejes të ndërtimit me qëllim fitimi, janë të qarta dhe janë në ligj dhe janë të përshkallëzuara në ligji. Ka konfiskim, ka shembje, ka masa pjesore në varësi nga niveli i shkeljes e kështu me radhë. Do ju lutesha shumë të lexoni ligjin me shumë vëmendje dhe të mos nxirrni konkluzione mbi premisa të gabuara.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Rama: S'ka ditë pushimi, është lajm i rremë. Masat e sigurisë nuk negociohen

VKM-të, Rama: Përgjimet e Ballës? Unë i besoj të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin se dita 6 dhjetor është ditë pushimi për administratën, në kuadër të ardhjes në Shqipëri të liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama tha se masat e sigurisë nuk do të negociohen më askënd. 

Protesta e opozitës më 6 dhjetor, ishte e nevojshme dita e pushimit?

Rama: Nuk ka asnjë ditë pushimi. Është lajm i rremë. Puna do vazhdojë normalisht, masa e sigurisë nuk do të negociohej me askënd. Masat e sigurisë janë të vendosura nga këshilli europian. Kudo kanë masa standarde, forcat tona punojnë edhe me organizatorët e samitit. 

3 VITE ME PARE

Bonusi i fundvitit, Rama: 5 mijë lekë të reja për pensionistët, 11 mijë për familjet në nevojë. Nga 1 janari paguajmë siguracionin për nënat me 3 fëmijë

VKM-të, Rama: Përgjimet e Ballës? Unë i besoj të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar paketën e bonusit për fundvitin. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, si rrallë herë kryeministri Edi Rama tha se qeveria edhe këtë vit do të japë 5 mijë lekë të reja për pensionistët, 11 mijë lekë të reja për familjet në nevojë dhe pensionistët në invaliditet. Duke nisur nga viti që vjen, numri një i qeverisë, Rama tha se qeveria do të ndihmojë në janar nënat me 3 fëmijë, të cilave do t'ju paguajë siguracionet shoqërore sikur janë në punë.

"Do japim 5 mijë lekë të reja për pensionistët. Do mbështesim edhe familjet me ndihma ekonomike. Mbeten në vëmendje dhe në nevojë. Kemi marrë edhe vendimin që nga janari të aplikojmë një tjetër masë të konsultuar me publikun për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur,"-tha Rama.

edi rama vkm 1 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet