All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Von der Leyen mbledh në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor! Rama në Bruksel: Finalizojmë krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ, të gatshëm të bëjmë gjithçka për anëtarësimin

• Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të mbledhë sot në një drekë pune në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. • Mësohet se të pranishëm në drekën e punës do të jenë kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. • Qëllim kryesor i këtij takimi është diskutimi për “axhendat e reformave dhe rritjes”, të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti. • Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, në Brukseli. • Në këtë konferencë Rama tha se "jemi" të gatshëm të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. • Ai ka shtuar se janë finalizuar procedurat e krijimit të Komitetit të Përbashkët Konsultativ. • Gjithashtu Rama tha se me këtë Komitet të përbashkët do të kenë mekanizëm tjetër dialogu. • Po ashtu Rama tha se krijimi i Komitetit të përbashkët Konsultativ është vetëm fillimi. • Ai shtoi se po avokojnë për të qenë edhe në Parlamentin Europian, jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten. • Rama i pyetur nga njëri prej gazetarëve të pranishëm në konferencë nëse ai kishte ndryshuar mendje për Bashkimin Evropian, Rama tha se nga Beckett, tashmë BE ndodhet në një periudhë të letërsisë romantike franceze. • Gjithashtu Rama tha se BE nuk e krahasova me Godonë.• Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke tha se asnjë prej vendeve të Ballkanit nuk duhet të zhgënjehet dhe se integrimi duhet të bazohet tek merita. • Ai ka shtuar se në takimet në Tiranë pa që shoqëria civile është shumë e zellshme dhe ka ardhur koha të marrim hapin tjetër të radhës që është krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Takimi me Von der Leyen dhe liderët e rajonit, Kurti: Të hiqen masat e BE-së! T’i jepet Kosovës statusi i vendit kandidat

Von der Leyen mbledh në drekë pune liderët e Ballkanit
Kurti dhe Von der Leyen
All - Paragraf - 1

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në lidhje me takimin ka dalë me një njoftim zyra eKryeministrisë së Kosovës ku ka njoftuar për drekën e shtruar nga Ursula von der Leyen në Bruksel.

Kurti e ka uruar von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin.

“Kryeministri Kurti fillimisht uroi znj. von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës,” thuhet në njoftim.

Kurti ka shtuar se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Ai ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në BE dhe t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Kurti gjithashtu kërkoi edhe heqjen e masave.

“Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen,” thuhet në njoftim.


Ndërsa, sa i përket Planit të Rritjes, Kurti ka thënë se Kosova ka qenë një nga vendet e para që ka dorëzuar agjendën e reformave. Gjithashtu, ai ka konfirmuar mbështetjen për Procesin e Berlinit.

“Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.”

“Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale,” thuhet më tej në njoftim.

1 VITE ME PARE

Tregu i përbashkët rajonal, Vuçiç: Ata që s’duan të jenë pjesë dalin nga loja! Ne mbetemi në lojë, Serbia i ka pranuar të gjitha

Von der Leyen mbledh në drekë pune liderët e Ballkanit
Vuçiç

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur së fundmi se Serbia dëshiron të jetë pjesë e tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se është kusht themelor për t’iu bashkuar tregut të përbashkët europian. Ai u shpreh se ata ë s’duan të jenë pjesë dalin nga loja. Presidenti serb shtoi se ata mbeten në lojë sepse Serbia ka pranuar gjithçka.

“Këtu ai që nuk dëshiron të marrë pjesë del nga loja, ndërsa të tjerët qëndrojnë në lojë. Ne mbetemi në lojë dhe kemi pranuar gjithçka në këtë drejtim. Ne duam një Ballkan të hapur Perëndimor, duam hapjen e kufijve, qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve”, tha Vuçiç.

Ai tha se ka pasur një takim në Bruksel me Oliver Varhei, Komisioneri për Zgjerimin, i cili së shpejti do të marrë detyrën e tij të re.

“Ne folëm për gjithçka që bëmë në periudhën e kaluar, duke e falënderuar për energjinë e madhe, sakrificën dhe përkushtimin për zgjidhjen e problemeve. Biseduam se cilat janë planet e Komisionit të ri Evropian, mandati i të cilit skadon në vitin 2029, pra në pesë vjet”, tha ai.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, muajin e kaluar tha se emisari gjerman, Manuel Sarrazin, kishte shkuar në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n që Kosova të zhbllokojë ndalesën për importin e mallrave serbe dhe në këmbim të zëvendësohet UNMIK-u  me të cilin është përfaqësuar Kosova- me Kosovën, por tha se kjo përpjekje ishte e pasuksesshme.

Ndërkohë, ai kishte paralajmëruar se mund të vazhdohet edhe pa Kosovën.

“Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë pa Kosovën tani për tani, për të vazhduar me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, kishte thënë ai.

 

1 VITE ME PARE

"Ishte angazhuar për të promovuar këtë plan", REL: Von der Leyen takon sot liderët e Ballkanit Perëndimor

Von der Leyen mbledh në drekë pune liderët e Ballkanit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i takojë më 19 shtator në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune. Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me presidentin e saj. Sipas burimeve në Komisionin Evropian, Von der Leyen gjatë takimit pritet t’i njoftojë liderët me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionare për Zgjerin, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshiron të dëshmojë se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së. Pritet që në takim temat kryesore të jenë “agjenda e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

Von der Leyen personalisht ishte angazhuar për të promovuar këtë plan, ndërsa atë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian edhe vendet anëtare në Këshillin e BE-së. Ky plan, që është një paketë prej 6 miliardë eurosh, konsiderohet si plani më ambicioz financiar i BE-së për vendet e rajonit dhe ka për qëllim t’iu ndihmojë atyre të përshpejtojnë rritjen ekonomike, procesin e reformave dhe në këtë mënyrë të jenë më të gatshme për procesin e integrimit në BE.

Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky Plan i Rritjes. Për Kosovën dhe për Serbinë, përveç kritereve të përgjithshme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kusht për të përfituar nga ky Plan i Rritjes është edhe angazhimi konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre, që përfshin edhe zbatimin e të gjitha obligimeve nga procesi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel, përveç drekës së punës të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, do të ketë edhe një diskutim në Qendrën e Politikave Evropiane (EPC)./ REL

1 VITE ME PARE

Rama në Bruksel: BE ka lëvizur nga të qenit Beckett, tani ndodhet në një periudhë të letërsisë romantike franceze

Von der Leyen mbledh në drekë pune liderët e Ballkanit
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama i pyetur nga njëri prej gazetarëve të pranishëm në konferencë nëse ai kishte ndryshuar mendje për Bashkimin Evropian, Rama tha se nga Beckett, tashmë BE ndodhet në një periudhë të letërsisë romantike franceze. Gjithashtu Rama tha se BE nuk e krahasova me Godonë. 

"Nuk e krahasova BE me Godonë, thashë që BE duket si Beckett që po shkruan skenarin, këtë thashë atëherë. Ky është njW moment tjetër, BE ka lëvizur nga të qenit Beckett për ne dhe do të thosha që BE ndodhet tashmë në një periudhë të letërsisë romantike franceze, por të shohim tashmë, por ndihemi më mirë se ç’ndjeheshim tek Beckett", tha Rama.

Ai nënvizoi se, ndonëse Shqipëria ka përmbushur detyrat e saj, ndonjëherë katet më lart nuk janë të gatshëm për të dëgjuar. Rama tha se ka ende kohë për të ecur përpara, por theksoi nevojën për të përmbushur “detyrat e shtëpisë”.

“Ka dy sfida, ajo që duhet të bëjmë ne dhe aj që pritet prej nesh dhe aj që është e paparashikueshme. Kur punon me KE dhe çdo gjë ecën sipas rregullave është e parashikueshme, por te Këshillit Evropian kemi paparashikueshmëri. Ju e dini si shkojnë gjërat, ndonjëherë i ke bërë detyrat e tua, por kati më lart nuk është gati të të presë. Në atë pikë nuk bën dot gjë. Ka ende kohë për të arritur në atë pikë, për momentin ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë”, tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

"Kur nuk je në BE, je në zonën e asgjësë", Rama në Bruksel: Po avokojmë të jemi pjesë e Parlamentit Europian

Von der Leyen mbledh në drekë pune liderët e Ballkanit
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, në Brukseli. Në këtë konferencë Rama tha se krijimi i Komitetit të përbashkët Konsultativ është vetëm fillimi. Ai shtoi se po avokojnë për të qenë edhe në Parlamentin Europian, jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten.

"Komiteti është fundi i fillimit. Projekti pilot që dëshirojmë të zgjerohet. Të dyja palët po buzëqeshin, jemi të kënaqur me punën e bërë. Kur nuk je në BE, je në zonën e asgjësë, kur je në BE ke gjithccka. Po avokojmë të jemi edhe në PE, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten për atë që na pret", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian në konferencë me Ramën: Anëtarësimi në BE duhet të bazohet tek merita

Von der Leyen mbledh në drekë pune liderët e Ballkanit
Oliver Ropke

BRUKSEL- Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke ka marrë pjesë në një konferencë për e mediat krah kryeministrit Edi Rama, në Bruksel. Ropke tha se asnjë prej vendeve të Ballkanit nuk duhet të zhgënjehet dhe se integrimi duhet të bazohet tek merita. Ai ka shtuar se në takimet në Tiranë pa që shoqëria civile është shumë e zellshme dhe ka ardhur koha të marrim hapin tjetër të radhës që është krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ.

“Jemi të vendosur dhe nuk mund të zhgënjejmë asnjë prej vendeve të Ballkanit, anëtarësimi në BE duhet të bazohet tek merita por sigurisht metodologjia duhet të jetë graduale. Në takimet në Tiranë pashë që shoqëria civile është shumë e zellshme dhe ka ardhur koha të marrim hapin tjetër të radhës që është krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, ne jemi gati dhe duhet të caktohen në mënyrë transparente anëtarët. Ritmi i integrimit mund të jetë i ngadalë, por procesi duhet të i bazuar tek merita. Në qëndrojmë krah për krah me shoqërinë civile të Shqipërisë”, tha Ropke.

1 VITE ME PARE

"Finalizojmë krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ", Rama në Bruksel: Të gatshëm të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE

Von der Leyen mbledh në drekë pune liderët e Ballkanit
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në një konferencë për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, në Brukseli. Në këtë konferencë Rama tha se "jemi" të gatshëm të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE. Ai ka shtuar se janë finalizuar procedurat e krijimit të Komitetit të Përbashkët Konsultativ. Gjithashtu Rama tha se me këtë Komitet të përbashkët do të kenë mekanizëm tjetër dialogu.

"Është shumë inkurajuese dhe vërtet na sjell energji të reja fakti që kemi mundësinë të finalizojmë procedurën e krijimit të komitetit të përbashkët konsultativ. Provë e besimit që procesi i integrimit europian nuk është vetëm çështje që i përket qeverisë, por u përket të gjithë qytetarëve, përfshirë shoqërisë civile.

Jam i emocionuar për mbështetjen që na keni dhënë, na jepni mundësinë ti tregojmë qytetarëve tanë se sa e rëndësishme që që rruga drejt anëtarësimit në BE duhet e gjithë shoqëria jo vetëm disa aktorë në vend.

Me këtë komitet të përbashkët do të kemi mekanizëm tjetër dialogu, synimi është të forcojmë bashkëpunimin tonë, provë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE", tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

Rama, Kurti dhe Vuçiç sot në Bruksel, Von der Leyen mbledh në drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor

Von der Leyen mbledh në drekë pune liderët e Ballkanit
Albin Kurti, Usula von der Leyen, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të mbledhë sot në një drekë pune në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mësohet se të pranishëm në drekën e punës do të jenë kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Qëllim kryesor i këtij takimi është diskutimi për “axhendat e reformave dhe rritjes”, të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti.

Von der Leyen ka qenë e angazhuar në promovimin e këtij plani, ndërsa atë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare në Këshillin e BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhej të përgatisnin një agjendë reformash, të bazuar në rekomandimet paraprake të trupave të BE-së. Bosnje e Hercegovina është e vetmja në rajon e cila, për shkaqe të brendshme politike, nuk e ka bërë ende.

Nga ana tjetër, Kosova, ka qenë ndër vendet e para që e ka dorëzuar planin e saj në Komisionin Evropian. Gjatë prezantimit të këtij plani, vendeve të rajonit u është thënë qartë se nëse nuk i kryejnë reformat pas një apo dy vjetësh, atëherë shuma do t’u shpërndahet vendeve tjera. Përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian planifikon të ndajë rreth 6 miliardë euro për vendet e këtij rajoni në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027.

edi rama ne bruksel

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës