Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur sot një deklaratë për mediat ku iu bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen sa më shpejt në platformën PER. • Berisha tha se vota e diasporës ka peshë më të jashtëzakonshme në zgjedhjet e 11 majit dhe ndryshimin e Shqipërisë. • Ai u pyet nëse i qëndron deklaratës për shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme. • Berisha tha në përgjigjen e tij se qëndrimi i vetëm i tij dhe PD është shteti ligjor. • Ndërkohë shtoi se një prokurori që arreston liderët e opozitës është prokurori politike. • Sipas tij pas zgjedhjeve të 11 majit, prokuroria politike nuk do të ekzistojë por Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin. • Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ishte ai që nisi "persekutimin" ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. • Berisha tha se i kishte paralajmëruar dje socialistët dje që sipas tij zogu "sqepkëpucë ha edhe zogjtë e tij". • Kryedemokrati tha më tej sse deklarata e zëvendëspresidentit amerikan J D Vance në Mynih se nuk mund të fitohet një mandat demokratik duke censuruar oponentët, i përshtatet më së miri kryeministrit Edi Rama. • Ky i fundit, tha Berisha ka mobilizuar avionë dhe miliona lekë për një foto me zëvendëspresidentin Vance në Mynih por kjo foto nuk u arrit të shkrepej kurrë. • Përveç kësaj, ai tha se jo vetëm që ajo foto nuk u shkrep por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi Christopher LaCivita, me fjalët "kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi".
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se deklarata e zëvendëspresidentit amerikan J D Vance në Konferencën e Sigurisë se nuk mund të fitohet një mandat demokratik duke censuruar oponentët, i përshtatet më së miri kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit, tha Berisha ka mobilizuar avionë dhe miliona lekë për një foto me zëvendëspresidentin Vance në Mynih por kjo foto nuk u arrit të shkrepej kurrë.
Përveç kësaj, kryedemokrati tha se jo vetëm që ajo foto nuk u shkrep por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi Christopher LaCivita, me përshkrimin "kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi".
"Prokuroria që arreston lider të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin, dhe nuk po e them unë këtë, por besoj se këtë e tha para Europës dhe botës zv/presidenti i SHBA JD Vance, i cili deklaroi në Mynih se, ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik. Nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, por demokratik është fjala, duke censuruar oponentët tuaj, apo duke i burgosur ata, qoftë ai dhe lideri i opozitës. Unë ju ftoj ju, shqiptarët, ai përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profektike të zv/presidentit të SHBA-së JD Vance, se sa Edi Ramës.
Unë ju ftoj ju, shqiptarët, ai përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profektike të zv/presidentit të SHBA-së JD Vance, se sa Edi Ramës. Besoj e keni të qartë se, pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar që ta dini ju miq, u mobilizuan aviona dhe miliona. Por ajo fatmirësisht nuk shkrepi. Dhe jo vetëm nuk u shkrep ajo fotoja, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botëror të fushatave elektorale, Cristopher LaCivita, me fjalët poshtë ‘kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi’.
Por çfarë tha padroni, Aleksi? Po e ripublikoi me kërkesa të shumta. Dmth, meqë i fshiu nga mediat sociale në kulturën ‘woke’ Edi Rama fotot, po ua sjell unë shikuesve. Ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht se është kundërshtar, por këtë ia bëri ai. Ajo foto, të themi të vërtetën, kishte dhe një shkak tjetër madhor, sepse në qindra e qindra miliarda të vjedhura para të taksapaguesve amerikanë të Xhorxh Soros dhe para të USAID, në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Edi Rama me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten. Tani le të dalë ai sa të dojë, por këto nuk i fsheh dot se janë dokumente ndërkombëtare që faktojnë se Linda dhe Delina kanë përfituar shuma përrallore nga paratë e taksapaguesve amerikanë, qoftë direkt nga USAID apo organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat SHBA janë financues kryesor.", tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në një deklaratë për mediat se kryeministri Edi Rama ishte ai që nisi "persekutimin" ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Berisha tha se i kishte paralajmëruar dje socialistët dje që sipas tij zogu "sqepkëpucë ha edhe zogjtë e tij". Ai theksoi se Shqipëria do të ketë një prokurori të fuqishme të pavarur jopolitike.
"Për sa i përket lotëve të krokodilit të Edi Ramës për Erion Veliajn, është kuptuar gjerësisht që janë lotë krokodili. Më falni, a nuk është Edi Rama që e vuri Erion Veliajn në procesin e persekutimit ‘woke’? A nuk ia preu ai fotografinë në krah kur i tha çelësin e qytetit Ali Ahmetit? A nuk paralajmëroi ai që do ketë se do ketë arrestime? A nuk dërgoi ai Belinda Ballukun për të drejtuar partinë? Unë socialistëve u thashë dje, lexoni pak për zogun sqepkëpucë.
Ai zog ka një veti, ai zog ha zogjtë e tij. Kaq është, t’i biem shkurt. Zogu sqepkëpucë ushqehet me zogjtë e tij.
Pra, besoj se unë u përgjigja. Shqipëria do të ketë një prokurori të fuqishme të pavarur natyrisht jopolitike se pastaj ai është armiku i brendshëm pastaj. JD Vance i tha Europës, ai bëri në Europë deklaratën më të fuqishme që ka bërë një burrë shteti pas Reganit që i dha Gorbaçovit ‘rrëzoje këtë mur’.
Dhe ky tha, armikun e keni ju, armiku i brendshëm i juaji është problemi më madhor. Hiqni mandate me gjykata, anuloni zgjedhje dhe hiqni mandate, arrestoni liderin e opozitës për të marrë mandate, mbyllni media sociale, TikTokun siç e mbyll Edi Rama. Pra, këtu jemi, le të dalë ai sy më sy dhe si të dojë çdo ditë, por këto nuk i fsheh dot ai. Prandaj rikthehem edhe njëherë tek fotoja për të cilën lëvizën aviona dhe miliona, po nuk doli, nuk u pa. Nuk u bë, nuk u shkrep.", tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme u pyet nëse i qëndron deklaratës për shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme.
Berisha tha në përgjigjen e tij se qëndrimi i vetëm i tij dhe PD është shteti ligjor. Ndërkohë shtoi se një prokurori që arreston liderët e opozitës është prokurori politike.
Ai komentoi po ashtu sot edhe foton që Alex Soros postoi dje me kryeministrin Rama, të cilën Chris LaCivita e ripostoi duke e shoqëruar me fjalët "kukulla dhe padroni".
"Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj. Në këtë kontekst unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një prokurori që amniston krimin elektoral, një prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera.
Por për ta përmbledhur prap, prokuroria që arreston lider të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin, dhe nuk po e them unë këtë, por besoj se këtë e tha para Europës dhe botës zv/presidenti i SHBA JD Vance, i cili deklaroi në Mynih se, ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik.
Nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, por demokratik është fjala, duke censuruar oponentët tuaj, apo duke i burgosur ata, qoftë ai dhe lideri i opozitës. Unë ju dftoj ju, shqiptarët, ai përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profektike të zv/presidentit të SHBA-së JD Vance, se sa Edi Ramës. Besoj e keni të qartë se, pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar që ta dini ju miq, u mobilizuan aviona dhe miliona. Por ajo fatmirësisht nuk shkrepi. Dhe jo vetëm nuk u shkrep ajo fotoja, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botëror të fushatave elektorale, Cristopher LaCivita, me fjalët poshtë ‘kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi’.
Por çfarë tha padroni, Aleksi? Po e ripublikoi me kërkesa të shumta. Dmth, meqë i fshiu nga mediat sociale në kulturën ‘woke’ Edi Rama fotot, po ua sjell unë shikuesve. Ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht se është kundërshtar, por këtë ia bëri ai. Ajo foto, të themi të vërtetën, kishte dhe një shkak tjetër madhor, sepse në qindra e qindra miliarda të vjedhura para të taksapaguesve amerikanë të Xhorxh Soros dhe para të USAID, në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Edi Rama me bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten. Tani le të dalë ai sa të dojë, por këto nuk i fsheh dot se janë dokumente ndërkombëtare që faktojnë se Linda dhe Delina kanë përfituar shuma përrallore nga paratë e taksapaguesve amerikanë, qoftë direkt nga USAID apo organizata të tjera ndërkombëtare në të cilat SHBA jaën financues kryesor. Tani të vijmë të pjesa përfundimtar.
Asnjë diskutim nuk ka që Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, por Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike. Jo. Shqipëria ka patur një Prokuroi të Krimeve të Rënda e cila ka vendosur para ligjit 1050 anëtarë të 204 organizatave dhe grupeve kriminale. Një prokurori në të cilën mandatet e arrestit nuk shiteshin në avancë, por ekzekutoheshin në 95% të tyre. Një prokurori e cila kishte kërkuar nga gjykata në shumë raste dënime për jetë dhe ishin dhënë dënime të tilla. Që i liroi Edi Rama. Ata që duan të mendojnë se vërejtjet e mia për Skrapin e partisë kanë të bëjnë me, jo jo, kanë të bëjnë pikërisht për një prokurori që nuk bën politikë, që nuk shndërrohet në satër për rotacionin, që nuk bën drejtësi të dirigjuar, që nuk shet dosje dhe nuk fle mbi krimin.", tha Berisha.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku iu bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen sa më shpejt në platformën PER. Berisha tha se vota e diasporës ka peshë më të jashtëzakonshme në zgjedhjet e 11 majit dhe ndryshimin e Shqipërisë.
Lideri i opozitës kishte gjithashtu një thirrje për të gjithë mbështetësit demokratë, ku iu tha se duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë në mënyrë që të dy dhe trefishojnë votën e tyre.
Berisha u shpreh se programi i PD-së është programi më transformues që Shqipëria ka njohur në historinë e saj dhe synon ta ngjisë vendin në majat e teknologjisë së kohës.
"Mirëdita, sot jam këtu për t’u drejtuar me një thirrje më miqësore të gjithë emigranteve dhe emigrantëve, të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në diasporë dhe emigracion. 4 marsi është nesër në kuptimin e asaj që koha po ikën me shpejtësi. Ndaj dhe konsiderojeni 4 marsin si një ditë të nesërme në mënyrë që të regjistroheni vetë, të regjistroni familjarët tuaj, të regjistroni dhe bisedoni me miqtë tuaj, të regjistrohen për të votuar, të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës dhe firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë.
Vota juaj në këto zgjedhje ka peshën më të jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të jashtëzakonshme.
Ndaj dhe iu drejtohem ju sot, kudo që jeni, bëni gjithçka dhe regjistrohuni në portalin e KQZ, platformën PER në mënyrë që të firmosni me 11 maj ndryshimin e madh, ndryshimin e shumëpritur të Shqipërisë. Unë gjithashtu kam një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD dhe opozitës shqiptare, shfrytëzoni këtë periudhë në mënyrë që të dy dhe trefishoni votën tuaj. Është një rast unik në jetë, është një rast që ju shumëfishoni kontributin në ndryshimin e Shqipërisë, në interesin më të mirë tuajin dhe të shqiptarëve.
Ndaj dhe ndani një pjesë të vogël nga koha juaj për t’u lidhur me familjarët tuaj, me miqtë tuaj, kudo që ndodhen në botë, për t’u kërkuar atyre njerëzisht që të regjistrohen, për të ndihmuar ata që të regjistrohen. Unë garantoj shqiptarët jashtë vendit se projekti i PD do të jetë projekti më madhështor, projekti më transformues, projekti më i bukur që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Ndër të tjera ky projekt parashikon një kuadër ligjor, kuadër fiskal, një kuadër stimujsh për zbarkimin e butë të shqiptarëve jashtë vendit, për kthimin e tyre të butë në Shqipëri, për integrimin e tyre në të gjitha fushat, atë ekonomike, akademike, kulturore, administrative, etj.
Por mbi të gjitha, programi i PD synon të ngjisë Shqipërinë në majat e teknologjisë së kohës. Ta shndërrojë atë në vendin e blackchain, bitcoin, internetit 3, data center, pra projekte të mëdha presin votën e shqiptarëve. Të jeni të sigurt se pas 11 majit, Shqipëria do ndryshojë me shpejtësi shumë të madhe. Ndaj dhe njëherë ftoj të gjithë shqiptarët jashtë vendit kudo që janë, i bëj thirrje patriotizmit të tyre, iu bëj thirrje idealeve të tyre demokratike, idealeve të tyre të lirisë, të regjistrohen në mënyrë që me votë të largojmë nga pushteti një regjim kukull, regjimin e republikës së Xhorxh Sorosit. Një narko-regjim që është i vetëm në Europë dhe që çdo ditë bëhet më i papranueshëm nga shqiptarët.", tha Berisha.