LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"11 maji përcakton fatin e integrimit të Shqipërisë në BE"/ Rama takim me emigrantët në Kretë: Vitin e ardhshëm hapim këtu konsullatën shqiptare

•Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të shtune një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. • Rama e ka konsideruar këtë ishull me rëndësi për të gjithë Evropë, ndërsa shtoi se Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. • Ai tha se arvanitasit në vitet e hershme kanë bërë histori duke ruajtur Kretën, ndërsa shtoi se sot janë mbledhur aty për të shkruar historinë e Shqipërisë së pandarë nga Europa.• Rama tha se nga 246 mijë shqiptarët të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, 65 prej tyre janë shqiptarët në Greqi. •Këto shqiptarë, sipas tij mund të mundësojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.• Rama deklaroi se vota e diasporës në këto zgjedhje është sipas tij meritë e Partisë Socialiste. •Rama thotë se PS sipas tij është e vetmja forcë politike që dëshiron që diaspora të votojë më 11 Maj, ndërsa partitë kundërshtare sipas tij nuk e donin votën e shqiptarëve jashtë atdheut.•Rama thotë se kjo ka qënë një përpjekje jo e lehtë ndërsa shton se PS sot e ka shndërruar Shqipërinë në një emër që sot e respekton çdo i huaj.  •Kreu i qeverisë u shpreh se komuniteti shqiptar në Greqi ka hequr më keq se të gjithë, ndërsa shtoi se kanë mundësinë që në 11 maj të marrin pashaportën shqiptare europiane. •Rama u shpreh se me marrjen e pashaportës shqiptare të BE, shteti grek iu njeh emigrantëve punën e bërë këtu për pensionin. •Rama u bëri thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në tokat në fshat, ndërsa shtoi se 500 aplikantët e parë do të jenë pa taksa për 10 vite.•Kreu i qeverisë shtoi se integrimin në BE sipas tij nuk e bën dot asnjë parti tjetër veç PS-së, ndërsa shtoi se mësimi i gjuhës shqipe do të vijojë me mësues dhe me një aplikacion që qeevria do ta tregojë në vazhdim.  • Kryeministri ka njoftuar gjithashtu se vitin e ardhshëm në Kretë do të hapet konsullata e Shqipërisë. • Ai tha se shqiptarët në Kretë nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Athinë për të kryer shërbimet.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Braktisni bufin dhe kënetën"/ Rama thirrje emigrantëve: Më 11 Maj të vishen të gjithë kuq e zi

"11 maji përcakton fatin e integrimit të Shqipërisë
Edi Rama

GREQI - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij për të pranishmit nuk i kurseu ironitë edhe ndaj opozitës. 

Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, proces të cilin opozita e ka cilësuar si të vonuar, Rama tha se negociatat janë hapur vjet ndaj procesi vonon. Rama u bëri më tej thirrje emigrantëve që të braktisin opozitën dhe më 11 Maj të vishen kuq e zi dhe të votojnë.

"Nëpër rrugët e Kretës keni edhe ju ata të kënetës e kur t’ju thonë pse nuk e futi 12 viteve Rama në BE Shqipërinë, thojini i hapëm negociatat vjet. Serbia mali i Zi Maqedonia e kanë nisur shumë më parë se ne proces. E nisëm duke i parë ne nga mbrapa, sot i shohim ne nga prapa. Atyre të kënetës që ju dalin nëpër cepa të lagur, jepuni një peshqir, thajuani flokët, jepuni dorën ngrohini zemrën dhe thojini të braktisin bufin dhe kënetës, fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuq e zi më 11 maj",- tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Do sjellim shtetin shqiptar në Kretë", Rama: Si sot një vit, këtu do të hapë dyert konsullata e Shqipërisë

"11 maji përcakton fatin e integrimit të Shqipërisë
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në takimin me shqiptarët në Kretë se pas një viti në këtë ishull do të hapet konsullata e Shqipërisë. Ai tha se shqiptarët në Kretë nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Athinë për të kryer punët e nevojshme. 

"Kreta është një ishull kokëfortësie, njerëzit më kokëfortë kanë dal këtu në Kretë dhe keni trumfuar këtu dhe prandaj unë dua tju them se si sot 1 vit, këtu do të jetë në dispozicionin tuaj Konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç shkodranët apo vlonjatët e kanë tmerr kur i thonë shkoni në Tiranë, unë e di që dhe ju e keni tmerr kur ju thonë shkoni në Athinë, por ne do tja u sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë.", u shpreh Rama.

1 VITE ME PARE

"Integrimin në BE nuk e bën dot bufi dhe partitë e reja", Rama: Mësimi i gjuhës shqipe këtu do të vijojë me mësues dhe me një aplikacion që do ta tregojmë në vijim

"11 maji përcakton fatin e integrimit të Shqipërisë
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama në takimin me shqiptarët në Kretë tha se integrimin e Shqipërisë së BE nuk e bën dot as kryedemokrati Sali Berisha së cilit i referohet "bufi" dhe as partitë e reja. Këta të fundit në listat e kandidatëve kanë vendosur familjarët se nuk kanë aq njerëz që t’i vënë nëpër lista. Ndërkohë ai tha se Partia Socialiste iu ka dhënë shqiptarëve në çdo qark skuadrën e partisë më të re dhe më të vjetë. 

"Këtë gjë nuk mund ta bëjë bufi i kënetës. Bufi i kënetës thotë se unë jam i mençur dhe i bukur si Athinaja. Duke i iu referuar bufit të vogël, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Këto nuk mund t’i bëjnë as shitësit e qilimave. Dalin në diasporë dhe thonë, na jepni votën ne rinisë. Në listat e kandidatëve, kanë babanë, mamanë, xhaxhanë, nuk kanë aq njerëz që t’i vënë nëpër lista. Ne, sot, jam shumë krenar sepse i kemi dhënë të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë, në çdo qark, një skuadër, e cila është skuadra e partisë më të re dhe më të vjetër.", tha Rama. 

Po ashtu gjatë fjalës së tij, ai ka njoftuar se 8 mësues nga 50 që janë caktuar në Greqi për t'u mësuar shqip fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, do të jenë në Kretë. Rama njoftoi dhe lançimin e një aplikacioni që sipas tij do ta bëjë më të lehtë mësimin e gjuhës shqipe për ata që jetojnë jashtë.

"Ne kemi nisur një program për mësimin e shqipes dhe kemi vendosur në dispozicion 50 mësues, nga të cilët 8 janë këtu në Kretë. Nga këtu dua të them se qëllimi ynë është që lidhja me gjeneratën e fëmijëve është për shumë më tepër se kaq. Programi i mësimit të shqipes do të zgjerohet qoftë drejtpërdrejt këtu, ose me një aplikacion që thuajse është gati dhe është një aplikacion që gjithkush mund ta fusë në telefonin e vet, që të mësojë gjuhën në formë shumë tërheqëse. Ne duam që fëmijët jashtë Shqipërisë të zgjedhin të jetojnë ku të duan, por ama çdo herë që të dëgjojnë shqip, të dinë jo vetëm se çfarë thuhet, por dhe çfarë thonë.", u shpreh kryeministri. 

1 VITE ME PARE

Rama në Kretë: Kthehuni në Shqipëri dhe investoni në tokat në fshat, 500 aplikantët e parë pa taksa për 10 vite

"11 maji përcakton fatin e integrimit të Shqipërisë
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në tokat e tyre në fshat. Me dijet e marra jashtë vendit, Rama tha se shqiptarët mund të vijnë në Shqipëri dhe shtëpinë e gjyshit ta kthejnë në agroturizëm. Gjithashtu tha se 500 aplikantët e parë nuk do të paguajnë asnjë taksë. 

Rama: Për të gjithë ata që janë këtu në Greqi, apo në vende të tjera, që kanë një tokë në fshat, shtëpi të rrënuar të gjyshit, apo të afërm, ku mund të bëhet një investim. Kemi kaluar në parlament, për emigrantët, që çdokush që zotëron një tokë, për të cilën nuk e ka akoma dokumentin e pronësisë, por ka dëshmitarë në fshat që është toka e të parëve të tij, mund të marrë vërtetim e të marrë leje për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në agroturizëm,apo për të investuar atje, për blegotori, agropërpuni, gjëra që ju i nbëni këtu dhe për të cilat keni eksperiencë të jashtëzakonshme. Ju keni shumë eksperiencë, keni shumë dije, keni parë shumë. Për 500 aplikantët e parë, janë 10 vite, pa taksë, pas TVSH, pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit.

1 VITE ME PARE

Rama me emigrantët në Kretë: Me marrjen e pasaportës shqiptare të BE, shteti grek iu njeh punën e bërë këtu për pensionin

"11 maji përcakton fatin e integrimit të Shqipërisë
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste për të bërë të mundur marrjen e pasaportës shqiptare europiane. Rama tha se me marrjen e kësaj pasaporte nuk do të jetë e nevojshme të presin 15 vjet për dokumentat greke.

Sipas tij me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shqiptarëve në Greqi iu njihen vitet e punës për pensionin. Gjithashtu shtoi se do të kenë të drejta të barabarta me çdo qytetar të shteteve europiane.

"Një tjetër pyetje që pret të marrë përgjigje nga ju është për dokumentat për të qenë të barabartë pa asnjë dallim në këtë shtet. Sot kemi mundësinë që ndërkohë që po ndërtojmë marrëdhënie pozitive me fqinjët tanë, mos të presim deri kur do të përfundojë marrëveshja për pensionet. Por në 11 maj të votojmë aty ku gjendet forca e duhur në kohën dhe vendin e duhur. Të marrim pashaportën që mund tju duhen 10 ose 15 vjet ta merrni nga Greqia. Pashaporta shqiptare e BE është njësoj si ajo greke e BE. Me këtë pashaportë ju mund të qëndroni dhe punoni këtu çdo të ardhur nga pensioni atje. Shteti këtu ju njeh punën që keni bërë këtu sapo të merrni pashaporten e BE. Ju do të jeni qytetarë të barabartë më spanjollët, francezët dhe grekët në çdo aspekt. Bëheni subjekt i shërbimeve që çdo vend europian i jep shtetasve të vet.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Vota e diasporës meritë e PS-së"/ Rama me emigrantët në Kretë: Askush përveç nesh nuk donte që ju të votoni më 11 Maj

"11 maji përcakton fatin e integrimit të Shqipërisë
Edi rama

GREQI - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të shtune një takim me emigrantët shqiptarë në Kretë në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit. 

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit kreu i qeverisë deklaroi se vota e diasporës në këto zgjedhje është sipas tij meritë e Partisë Socialiste. Rama thotë se PS sipas tij është e vetmja forcë politike që dëshiron që diaspora të votojë më 11 Maj, ndërsa partitë kundërshtare sipas tij nuk e donin votën e shqiptarëve jashtë atdheut.

Rama thotë se kjo ka qënë një përpjekje jo e lehtë ndërsa shton se PS sot e ka shndërruar Shqipërinë në një emër që sot e respekton çdo i huaj. 

"Duhet tu përgjigjesha dy pyetjeve kryesore, njëra nga të cilat e ka marrë përgjigjen, tjetra pret. Pyetja e parë ishte kur do na jepet dhe ne mundësia që të votojmë si shqiptarë në Shqipëri pa qënë e nevojshme që të marrim rrugët për të hedhur dhe ne votën tonë. Ka qënë një përpjekje jo e lehtë sepse përveç nesh askush nuk e donte votën e shqiptarëve jashtë atdheut. Sepse ata e kuptonin shumë mirë që nesë emigrantët do të fitonin të drejtën të votonin nga jashtë padiskutim që ky do të ishte një avantazh për ne, për PS, forcën që e ka transformuar Shqipërinë nga një vend që ishte shumë e vështirë tja thoje emrin pa u ndjerë keq, në një vend emrin e të cilit sot e respekton çdo i huaj. Ata në Tiranë e kuptonin që syri juaj, vëzhgimi juaj është në një distancë të mjaftueshme dhe bazohet në një eksperiencë të mundimshme pune. Ju ja dini punës dhe sakrificave të punës më shumë se çdo kush tjetër. Ju e dini që punët duan mund të madh, ju e dini që rritja e ekonomisë së familjes do mund dhe durim të madh",- tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Komuniteti shqiptar në Greqi ka hequr më keq se të gjithë", Rama: Në 11 maj të bëhemi bashkë dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria të futet në BE

"11 maji përcakton fatin e integrimit të Shqipërisë
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëmnë Kretë, tha se nga 246 mijë shqiptarët të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, 65 prej tyre janë shqiptarët në Greqi. Këto shqiptarë, sipas tij mund të mundësojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se komuniteti shqiptar në Greqi ka hequr më keq se të gjithë, ndërsa shtoi se kanë mundësinë që në 11 maj të marrin pashaportën shqiptare europiane. 

"246 mijë shqiptarë janë regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, për t’i dhënë jetë një mundësie aktuale, që Shqipëria, më në fund të bashkohet me Europën dhe të bëhet pjesë e BE. Janë 65 mijë ndër ta, që janë këtu në Greqi. Komuniteti shqiptar në Greqi ka hequr më keq se të gjithë. Ia ka dalë të respektohet duke punuar dhe duruar si askush tjetër. Sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e fatit europian, e cila është për ne detyrim dhe mision. Të bëhemi bashkë në 11 maj dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria e kësaj dekade të jetë në BE dhe çdo shqiptar të marrë pashaportën shqiptare europiane.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Arvanitasit bënë histori si mbrojtësit e Kretës", Rama: Sot jemi sërish këtu për të shkruar historinë e Shqipërisë së pandarë nga Europa

"11 maji përcakton fatin e integrimit të Shqipërisë
edi rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me shqiptarët në Kretë. Rama e ka konsideruar këtë ishull me rëndësi për të gjithë Evropë, ndërsa shtoi se Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. Ai tha se arvanitasit në vitet e hershme kanë bërë histori duke ruajtur Kretën, ndërsa shtoi se sot janë mbledhur aty për të shkruar historinë e Shqipërisë së pandarë nga Europa.

"Më në fund mu dha mundësia të vij në vendlindjen e Zeusit, në Kretë. Ky vend ku historia ka parë shumë dhe ka lënë shumë gjëra me rëndësi jo vetëm për Greqinë por për gjithë Europën. Këtu në Kretë Zeusi, rrëmbeu princeshën Europa dhe prandaj dhe Europa mori emrin.

Prandaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. Këtu kanë lindur edhe politikanë të mëdhenj dhe burra shteti të rëndësishem. Por si në cdo pjesë të Greqisë, shqiptarët kanë qenë të pandashëm. Edhe këtu arvanitasit janë të njohur se për vite të tëra kanë qenë mbrojtësit e Kretës. Ndërkohë u bënë pjesë e historisë dhe jetës së këtij ishulli. 

Sot jemi këtu për të shkruar një tjetër copëz historie së bashku. Historinë e Shqipërisë së pandarë nga Europa. Kur Skenderbeu u bë mburojë për Europën nuk kishte BE por vetëm Europë. Shekull pas shekulli endrra europiane shqiptari mori hov tjetër kur rinia shqiptare u bashkua nën thirrjen "E duam Shqipërinë si gjithë Europa".", u shpreh Rama.

edi rama ne krete 29 mars 2025

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet