LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Votimi "pro" në Asamblenë e KiE për Kosovën/ Serbia "hakmerret" në kufi, Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë! Deputeti ukrainas: Prej një viti e kam ngritur këtë çështje

• Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e KiE. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillur mbështetjen e Asamblesë Parlamentare. • Ndërsa për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet  “Asociacion". • Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave, ka formulimet e saj kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë. • Nga ana tjetër, për kërkesat e shteteve të QUINT-it Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis. • I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, Kurti tha se nuk bën hapa që rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës. • Lidhur me rezultatin e djeshëm ka reaguar sërish deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili në fjalën e tij në Asamble, u drejtua dhe në gjuhën shqipe. • Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti ukrainas shtoi se prej një viti e ka ngritur këtë çështje dhe uroi Kosovën për vendimin. • Pa kaluar akoma 24 orarë nga dhënia e dritës jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për avancimin e Kosovës drejt KiE, është regjistruar një incident nga pala Serbe. • Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës. • Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar rreth votimit 'pro' për anëtarësimin e Kosovës në KiE. • Petkoviç në një postim në platformën "X" shkruan se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. • I mandatuari për formimin e Qeverisë së re serbe, Millosh Vuçeviç, tha se shteti i tij do të luftojë me argumente, fakte, ligj, moral dhe besim në vetvete, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. • Ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyannis, ka shprehur entuziazmin e saj pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u dha mbështetja e gjerë raportit e saj, i cili rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. • Bakoyannis thotë në një intervistë për Mediabox se Kosova edhe nëse hyn në Këshill të Europës do të ketë një rrugë të gjatë, duke përmendur zotimet që ka marrë që nga momenti i parë. • Bakoyannis foli për debatin e djeshëm, të cilin e përshkroi si të vështirë. • Ajo thotë se si greke nuk e kishte të lehtë dhe shton se do të donte që nga deputetët serbë të kishte reagime më të qeta.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"I kuptoj reagimet emocionale të serbëve", hartuesja e raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE: E kisha të vështirë si greke, por nuk flitej për shtetësinë

Votimi "pro" në Asamblenë e KiE për Kosovën/
Dora Bakoyannis

STRASBURG- Ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyannis, ka shprehur entuziazmin e saj pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës u dha mbështetja e gjerë raportit e saj, i cili rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. Bakoyannis thotë në një intervistë për Mediabox se Kosova edhe nëse hyn në Këshill të Europës do të ketë një rrugë të gjatë, duke përmendur zotimet që ka marrë që nga momenti i parë. 

Bakoyannis foli për debatin e djeshëm, të cilin e përshkroi si të vështirë. Ajo thotë se si greke nuk e kishte të lehtë dhe shton se do të donte që nga deputetët serbë të kishte reagime më të qeta.

“Ata [anëtarët e APKE] votuan me një shumicë të jashtëzakonshme raportin tim që nënkupton se raporti është pozitiv për te Komiteti i Ministrave. Ata kërkuan opinionin tonë dhe opinioni ynë është pozitiv. Ne besojmë që ajo vrimë e vogël e zezë në zemrën e Europës duhet të mbyllet edhe dy milionë njerëz të tjerë do të kenë mbrojtjen e Këshillit të Europës, mbrojtjen për të drejtat e njeriut, të drejtat fetare dhe sigurisht mundësinë që të shkojnë në Gjykatën Europiane në rast se këto të drejtat shkelen. Është e rëndësishme për minoritetin serb, është e rëndësishme për të gjithë minoritetet.

Por, është e rëndësishme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe që do të ndiejnë nga sot se e kanë edhe një të drejtë më shumë. Është një situatë shumë e vështirë dhe të jesh greke është edhe më e vështirë sepse e kam thënë që nga momenti i parë se nuk jemi duke folur për shtetësinë. Ne po flasim për të drejtat e njeriut. Nëse do të flisnim për shtetësinë, unë s’do ta merrja këtë raport sepse do të isha e njëanshme dhe s’do ta kisha integritetin që i nevojitet këtij raporti. Por, tani e di që raporti është korrekt.

Kosova ka një rrugë të gjatë për të ecur, do të monitorohet nga Këshilli i Europës në rast se hyn. Që nga momenti i parë ata morën përsipër zotime që shpresoj se i plotësojnë, por ne do t’i shikojmë ato shumë seriozisht. Unë i kuptoj reagimet emocionale të serbëve. Do të doja që të ishin pak më të qeta, por mendoj që në proces të gjithë do ta kuptojnë që dialogu duhet të vihet në vend. Nuk ka zgjidhje pa dialog. Konfliktet e ngrira nuk janë të ngrira, ato gjithmonë rihapen dhe dialogu është e vetmja zgjidhje”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

I mandatuar për formimin e qeverisë serbe, Vuçeviç pas votimit për Kosovën në Asamblenë e KiE: Beogradi do të luftojë me argumente

Votimi "pro" në Asamblenë e KiE për Kosovën/
Millosh Vuçeviç

SERBIA- Mandatari për formimin e Qeverisë së re serbe, Millosh Vuçeviç, tha se shteti i tij “do të luftojë me argumente, fakte, ligj, moral dhe besim në vetvete”, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Vuçeviç, që aktualisht mban postin e ministrit të Mbrojtjes, tha për televizionin publik serb më 17 prill se votimi në Strasburg “ishte vazhdim i festivalit të hipokrizisë”. Ai shtoi se “nuk kishte shumë hapësirë për manovrim, por nuk ka tërheqje dhe nuk ka dorëzim”.

“Shkelja e normave bazike nga ana e tyre do të shndërrohet në ndëshkim për ta, por diçka që është e paligjshme nuk mund të bëhet e ligjshme përgjithmonë”, tha Vuçeviç.

Ai deklaroi se “nuk ka të bëjë vetëm me pyetjen nëse Kosova është shtet”, por që “parimet bazike që vetë ata kanë vendosur para Prishtinës, nuk janë respektuar” dhe më e rëndësishmja, sipas tij, është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë .

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë që merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022. Më 27 mars të këtij viti, Kosova bëri hapin e parë pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyyanis, e cila tha se shteti ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

Më pas, më 16 prill, raporti dhe rekomandimi i Bakoyyanis u mbështet edhe nga dy të tretat e anëtarëve të Asamblesë Parlamentare. Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Ministrat do të takohen më 16 maj në Strasburg. Krerët shtetërorë të Kosovës e kanë mirëpritur vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ]./ REL

2 VITE ME PARE

Bllokimi i 4 autobusëve, Kosova thirrje qytetarëve: Shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi

Votimi "pro" në Asamblenë e KiE për Kosovën/
Foto ilustruese

KOSOVA- Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë. Kjo thirrje, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

Thirrja vjen pasi sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se autoritetet në Serbi që nga mesnata “po mbajnë të bllokuar” së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë nga Kosova. Sipas tij, bllokimi i autobusëve në pikëkalimin kufitar Batrovci, që lidh Serbinë me Kroacinë, është bërë “në shenjë hakmarrjeje dhe nervozizmi absurd” ndaj votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Bllokimi i më shumë se 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Haxholli tha se pasi që Zyra Ndërlidhëse serbe është duke komunikuar me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës, duke shtuar se synon që të udhëtojë drejt pikëkalimit kufitar Serbi-Kroaci për të parë nga afër gjendjen e qytetarëve të Kosovës që mbeten të bllokuar atje. Më 16 prill, në Asamblenë Parlamentare u miratua rekomandimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Çështja tani do të dërgohet te Këshilli i Ministrave, që takohet në maj, organ që jep përgjigjen përfundimtare për anëtarësimin e një shteti në këtë organizatë.

Serbia kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi pas votimit se shteti i tij do të vazhdojë luftën “me të gjitha forcat” që vendimi të mos miratohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj. Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./ REL

2 VITE ME PARE

Votimi pro Kosovës për avancimin për anëtarësimin në KiE, Petkoviç: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë

Votimi "pro" në Asamblenë e KiE për Kosovën/
Petkoviç



SERBI- Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar ndaj Këshillit të Evropës rreth votimit pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Petkoviç në një postim në platformën "X" shkruan se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas tij para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj nuk do të merret vetëm vendim për anëtarësimin e Kosovës, por vendim për kuptimin e ekzistencës së kësaj organizate ndërkombëtare.

Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç shkroi dje se  data 16 prill është ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 

2 VITE ME PARE

Votimi pro Kosovës në Asamblenë e KiE/ Serbia nis hakmarrjen në mesnatë, bllokon disa autobusë në pikëkalimin Batrovci: Urdhër nga Beogradi!

Votimi "pro" në Asamblenë e KiE për Kosovën/
Foto ilustruese

KOSOVË- Pa kaluar akoma 24 orarë nga dhënia e dritës jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për avancimin përpara të Kosovës në KiE është regjistruar një incident nga pala Serbe. Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi – Kroaci, nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’.

Duke qenë që Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljes së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi.

2 VITE ME PARE

Foli shqip në Asamblenë Parlamentare të KiE, deputeti ukrainas për Kosovën: Prej një viti e kam ngritur këtë çështje, urime për vendimin!

Votimi "pro" në Asamblenë e KiE për Kosovën/
Oleksiy Goncharenko dhe Vjosa Osmani

STRASBURG- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e KiE. Lidhur me këtë rezultat ka reaguar sërish deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili në fjalën e tij në Asamble, u drejtua dhe në gjuhën shqipe. Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti ukrainas shtoi se prej një viti e ka ngritur këtë çështje dhe uroi Kosovën për vendimin.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sapo ka rekomanduar Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e këtij Kuvendi! Vendim i rëndësishëm! Unë e kam ngritur këtë çështje për më shumë se një vit! Dhe së fundi, një hap tjetër është hedhur! Urime Kosovës për këtë vendim”, ka shkruar ai në platformën 'X'.

Në fjalimin e tij para votimit, ai u shpreh Kosova e meriton anëtarësimn dhe se bota e lirë duhet të bashkohet.

“Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko.

2 VITE ME PARE

"Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis", Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë vendin

Votimi "pro" në Asamblenë e KiE për Kosovën/
Dora Bakoyannis dhe Albin Kurit

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillur mbështetjen e Asamblesë Parlamentare. Ndërsa për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet  “Asociacion". Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave, ka formulimet e saj kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë.  

“Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha Kurti për RTK.

Nga ana tjetër, për kërkesat e shteteve të QUINT-it Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.

“Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo (Bakoyannis) që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”, tha Kurti.

I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, Kurti tha se nuk bën hapa që rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës.

kosova ne kie

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje