LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur, sherri kishte zanafillën para 2 muajsh

•Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bicit në Gramsh, tronditi opinionin publik. •Ngjarja e cila ndodhi para shkollës 9-vjeçare 'Asllan Shahini’, . •Pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë. •Ndërsa i plagosuri mbeti 15-vjeçari, Marko Liçi. •Sipas mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë. •Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 4 persona me inicialet: Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç. •Zënka e tyre e ka pasur zanafillën dy muaj më parë ky dy të rinjtë të moshave 15-vjeç kishin debatuar me njëri tjetrin teksa argëtoheshin te makinat elektrike në qytet. •Ata kishin nisur debatin se kush do të argëtohej i pari në këtë qendër. •Më pas, gjatë kësaj kohe ata kanë pasur debate me njëri tjetrin edhe në rrjetet sociale, duke përfunduar tragjikisht dje me një viktimë dhe të plagosur.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Publikohet FOTOJA/ Ky është 15-vjeçari që u vra me thikë në shkollën në Gramsh

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,
Fatjon Bici

GRAMSH- I riu që po shikoni në foto është Fatjon Bici, 15-vjeçari që u vra një ditë në parë në Gramsh, pranë shkollës “Asllan Shahini”. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri mes të rinjve që ka pasur si zanafillë komentet në rrjetet sociale.

Ka qenë Marko Liçi, kushëriri i Bicit ai që ishte konfliktuar me tre persona të tjerë dhe dje kishtë lënë një takim sqarues. Kur të rinjtë nisën të konfliktoheshin, mes tyre ndërhyri dhe Bici, por një prej tyre e qëlloi me thikë atë dhe kushëririn e tij.

Bici u dërgua në spital, por ndërroi jetë. Liçi mbeti gjithashtu i plagosur dhe ndodhet ende në spital, ndërsa tre të tjerët janë shoqëruar në polici.

3 VITE ME PARE

“ Është rritur në sytë e mi, asnjëherë s’e kam qortuar”, drejtoresha e shkollës rrëfen çfarë ndodhi në Gramsh

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,
Drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa

GRAMSH- Në lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur një ditë më parë në Gramsh, ku humbi jetën një 15-vjeçar, është prononcuar edhe drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini”, Ardiana Hasa. Ajo kujton se Fatjon Bicin (viktimën) e ka njohur shumë të vogël dhe se gjatë viteve ka parë rritjen e tij. Ardiana Hasa rrëfen se Fatjoni ishte një djalë shumë i qetë e aspak problematik. Ajo e ka njohur që në kopsht, dhe gjatë gjithë këtyre viteve nuk e ka qortuar për asgjë. Drejtoresha tregon se ngjarjen e mësoi kur e kanë njoftuar nëpërmjet telefonit nga nëndrejtoresha, pasi ajo është sinjalizuar e para për këtë ngjarje të rëndë.

“Ngjarjen e mësova nga telefoni nga nëndrejtoresha, pasi ajo ka qenë dhe e para që ka marrë lajmin. Më ka thënë se nxënësit e shkollës sonë ishin zënë me thika, pastaj jemi nisur te urgjenca të gjithë bashkë, pasi kishte mbaruar mësimi dhe aty tentova që të takoja mjekun kirurg por nuk e takova. Pasi fola në telefon, më konfirmoi se kishte ndërruar jetë.

Sipas nxënësve të tjerë, ato janë takuar në një fushë basketbolli në mes të lagjes, ku pas një debati me tone të larta, ku janë shqetësuar banorët e lagjes dhe dikush ka dalë dhe ka kërkuar që të pushojnë, pas 10 minutash janë dëgjuar thirrjet për ndihmë, ku Fatjoni sipas banorëve ka bërë katër hapa dhe më pas është rrëzuar. Banorët kanë qenë ato që e kanë thirrur edhe ambulancën. Unë Fatjonin e kam marrë në kopsht, e kam rritur me sytë e mi, dhe asnjëherë nuk e kam thirrur dhe ta qortoj për një gjë Fatjonin”, ka thënë ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Gramsh, dhe shkak për sherrin mes të rinjve kanë qenë disa komente në rrjetet sociale. Kushërinjtë Marko dhe Fatjon Bici sipas shokëve të tyre, kishin lënë të sqaroheshin pas mësimit. Në debat e sipër 15 vjeçari Marko Bici ka përdorur thikën për t’i qëlluar bashkëmoshatarit të tij. Fatjon Bici, 14-vjeç ka tentuar ta ndalë kushëririn e tij por ka mbetur vetë i plagosur. Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Gramshit.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Qirinj, lule dhe atletet e tij në një cep, pamje nga klasa e viktimës në Gramsh

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,
Atletet

GRAMSH- Këto janë pamjet që vijnë nga klasa e Fatjon Bicit, 15-vjeçarit që një ditë më parë u vra me thikë në zemër. I riu ndërroi jetë sapo shkoi në spital, duke mos i lënë në dorë mjekëve të bëjnë asgjë për ta ndihmuar.

Shokët dhe shoqet e 15-vjeçarit shpërthyen në lot, teksa shihnin bankën e viktimës që është bosh dhe e mbushur me lule. Kjo vdekje, ka lënë të tronditur të gjithë opinionin publik dhe të trishtuar familjarët e të afërmit që këtë humbje të parakohshme.  

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,

Atletet e të riut janë lënë në një qese në cep të klasës, ndërsa janë ndezur dhe qirinj. 

I riu humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pas një sherri me disa adoleshentë të tjerë. Ai u godit me thikë dhe humbi jetën në spital, ndërsa i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar. Policia arrestoi 4 adoleshentë të moshës 14 deri në 16 vjeç, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i morën jetën të riut./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shokët dhe shoqet e Fatjonit s'mbajnë dot lotët, pamje prekëse brenda klasës së 15-vjeçarit në Gramsh, banka e tij mbushet me lule

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,
Shoket

GRAMSH- Dita e sotme për bashkëmoshatarët e Fatjon Bicit nuk është e njëjtë me të tjerat. Shoku i tyre i klasës nuk jeton më, duke mos pasur më mundësinë të ulet në bankën e tij si çdo mëngje, krah shokëve të klasës.

Shkollën “Asllan Shahini” të Gramshit mëngjesin e sotëm e ka pllakosur heshtja e dhimbja, për humbjen e një jete kaq të re, në mënyrë kaq tragjike. Në vendin ku Fatjoni, vetëm 16-vjeç, do të ulej, sot qëndrojnë një tufë me lule, ndërsa të shokët e shoqet e tij të klasës nuk i mbajnë dot lotët.

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,

Të gjithë nxënësit janë në lot, me kokën ulur, duke kujtuar të riun që u vra tragjikisht pas një konflikti që nisi në rrjetet sociale.

Në vendin ku Fatjoni u godit për vdekje, bashkëmoshatarët kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj.

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,

I riu humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pas një sherri me disa adoleshentë të tjerë. Ai u godit me thikë dhe humbi jetën në spital, ndërsa i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar. Policia arrestoi 4 adoleshentë të moshës 14 deri në 16 vjeç, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i morën jetën të riut./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VRASJA e të miturit në Gramsh, Policia vë në pranga 4 të miturit (NJOFTIMI)

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,
Policia

GRAMSH- Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh ka lënë pas të rrënuar familjarët dhe të tronditur opinionin publik. Sot, Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën të ditur se janë vënë në pranga 4 të miturit që morën pjesë në konflikt, e që e qëlluan Bicin. 

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta persona , dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen "Sporti 2", Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, Bici ka humbur jetën, ndërsa personi me inicialet M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen "Sporti 2", Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

SHERRI që përfundoi në vdekje! Të miturit në Gramsh u konfliktuan 2 muaj më parë për radhën te makinat elektrike

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,
Policia ne vendin e ngjarjes

GRAMSH- Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, nuk nisi pas një sherri të rastësishëm. Të miturit, u konfliktuan pasi zënka e tyre e ka pasur zanafillën dy muaj më parë ky dy të rinjtë të moshave 15-vjeç kishin debatuar me njëri tjetrin teksa argëtoheshin te makinat elektrike në qytet.

Ata kishin nisur debatin se kush do të argëtohej i pari në këtë qendër. Më pas, gjatë kësaj kohe ata kanë pasur debate me njëri tjetrin edhe në rrjetet sociale, duke përfunduar tragjikisht dje me një viktimë dhe të plagosur.

Ditën e djeshme mësohet se viktima ka dalë nga shkolla dhe është nisur për në shtëpi ku rrugës i kanë dalë përpara autori i ngjarjes. Bicin e ka qëlluar me grusht autorin dhe më pas ai ka nxjerrë thikën duke qëlluar atë dhe kushëririn e tij. Për pasojë 15-vjeçari ka ndërruar jetë pasi goditja ka qenë fatale ndërsa kushëriri i tij ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh/ Shkolla ‘Asllan Shahini’: Jemi të tronditur! Fatjoni u përpoq të ndante sherrin

VRASJA e 15-vjeçarit në Gramsh! Policia arreston 4 të mitur,
Klasa

GRAMSH- Shkolla 9-Vjecare ‘Asllan Shahini’ ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e jetës së 15-vjeçarit, Fatjon Bicit. Në reagim thuhet se janë të tronditur për ndarjen nga jeta të nxënësit të tyre, ndërsa shpjegojnë edhe dinamikën e ngjarjes.

REAGIMI

Jemi thellësisht të tronditur,nga ngjarja e rendë që ndodhi sot në qytetin tonë,në të cilën humbi jetën Fationi,nxënës në klasën e IX. Fationi mbaroi mësimin,si çdo ditë tjetër,u interesua duke pyetur rojen e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël,nxënëse në klasën e IV,e pasi u sigurua se ajo ishte larguar,u nis për në shtëpi. Në mes të lagjes,në mes të ditës,moshatarë të tij,nxënës edhe këta nga shkolla e fshatit Drize,konfliktuohen për biseda banale në rrjetet sociale,dhe konflikti kthehet në tragjedi...
Fationi u ndodh rastesisht aty, duke mos qënë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale,por një i afërmi i tij.Ai u përpoq t'i ndante në grindje e sipër,por përfundoi viktima e këtij sherri banal.
Fationi u nis sot drejt Parajsës...
Do na mungosh të gjithëve,Fation i dashur!
Të qoftë dheu i lehte,o engjëll!

Fatjon Bici, vetëm 15-vjeç ndërroi jetë një ditë më parë në Gramsh. Disa adoleshentë u përfshirë në një sherr me thika me njëri-tjetrin ku për pasojë vdiq Fajton Bicin, i cili hyri për t’i ndarë por në fakt gjeti vdekjen. Së bashku me të ishte edhe kushëriri i tij, (M.L.,) i cili është plagosur dhe është transportuar në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në lagjen “Sport 2” në Gramsh ku Bici ndërhyri në sherrin e 4 adoleshentëve të tjerë,  por konflikti i tyre i mori jetën. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit por nuk arriti t’u shpëtojë plagëve të marra. Konflikti ka filluar rreth disa ditë më parë tek një kënd lojërash në Gramsh për shkak dyshohet rrjetet sociale por nuk është mbyllur konflikti ku sot dy kushërinjve i kanë dal përsëri në sulm 4 personat e tjerë./Dosja.al

fatjon bici vrasje me thike ne gramsh marko lici

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët