LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg bashkëpuntori, dëshmia: S'kisha konflikt me viktimën. Avokati: Klienti im u vetëdorëzua. E dashura e Toshkesit: Axel më ngacmonte

•Lihet në burg Ensi Maze, 18-vjeçari i cili bashkëpunoi në vrasjen e Stiven Toshkësit. Gjykata vendosi të lërë të riun e sapo kthyer nga Hollanda në burg, duke e akuzuar për veprën penale 'vrasje e kryer në bashkëpunim'. •Maze deklaroi se nuk dinte asgjë rreth konfliktit të Axel me Toshkësin. •Avokati i 18-vjeçarit deklaroi se Maze u vetëdorëzua e nuk u arrestua, siç u tha nga Policia. •Nga ana tjetër, e dashura e viktimës ka treguar se Stiven ishte në dijeni të ngacmimeve që merrte nga Axel në Instagram. •Ky i fundit, u vetëdorëzua një ditë më parë. •20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ai u plagos me thikë nga Axel Hoxhaj.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Thikën e kisha rastësisht me vete”/ Vrasja e të riut në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Doja të bisedoja me Stiven

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg bashkëpuntori,
Stiven Toshkesi dhe autori

TIRANË- Axel Hoxha, i cili një ditë më parë u vetë dorëzua në polici ka treguar arsyet e vrasjes së Stiven Toshkëzit në kryeqytet. I riu është shprehur se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe ka pretenduar se 4 muaj para krimit, 20-vjeçari e kishte dhunuar pas një konflikti mes tyre.

Ai ka treguar para hetuesve se viktima e akuzonte se i kishte shqetësuar të dashurën, gjë të cilën e ka mohuar duke thënë se “komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë”.

Hoxha ka treguar se kishin biseduar me 20-vjeçarin dhe për t’u takuar dhe sqaruar lidhur me konfliktet e mëparshme që kanë pasur, por natën e krimit e kishte parë rastësisht.

“Qëllimi ka qenë të bisedonin”, tha ai duke pretenduar se viktima në atë moment ka nisur të flasë me tone të larta, gjë që sipas tij ka agravuar situatën.

Axel Hoxha ka pretenduar se thikën e ka pasur me vete rastësisht. Gjithashtu ka treguar se miku i tij, Enzi Maze, i arrestuar pak orë pas ngjarjes nuk kishte lidhje me ngjarjen pasi ka qenë rastësisht i pranishëm. Ai ka mohuar të ketë ngacmuar të dashurën e viktimës dhe ka kërkuar të përballet edhe me vajzën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Babi jam te Arena"/ Avokati shfajëson Ensi Mazen: Ai s'ka bërë asgjë! Nuk ishte në dijeni të konfliktit, telefonoi të atin për t'u dorëzuar

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg bashkëpuntori,
Avokati

TIRANË- Avokati i Ensi Mazes, 18-vjeçarit të akuzuar si bashkëpuntor në vrasjen e Stiven Toshkesit, ka deklaruar se klienti i tij nuk ishte në dijeni të konfliktit mes dy personave. Pas dhënies së masës së sigurisë, avokati Tonin Prendi tha se Ensi nuk ka bërë asnjë veprime ndaj viktimës. Po ashtu, Prendi tha se klienti i tij është vetëdorëzuar në Polici e jo arrestuar siç ka dalë në media. Avokati tregoi se klienti i tij telefonoi të atin e tij për t'i treguar se ndodhet në zonën e 'Arenës' në Tiranë.

"Ensi nuk ka bërë asgjë. Siç shihet edhe në pamje ai largohet. Maze u përpoq që të shuante konfliktin, ai nuk ka parë asnjë lloj hanxhari, nuk është konfliktuar. Axeli nuk e ka informuar. Nuk ka pasur asnjë lloj dijenie. Familjarët e tij janë të lehtësuar, pasi ai nuk ka bërë asnjë veprim të dhunshëm ndaj pasagjerit. 

E keni vu re që Maze nuk ka bërë asnjë veprim të dhunshëm. E keni parë, pasagjeri i ka gjuajtur me grushta. Pse nuk u dorezua? Ai ka komunikuar me të atin dhe i ka thënë se jam në stadiumin Arena. Vajza thotë se nuk ka pasur asnjë konflikt me Ensi Mazen."

Ç'KA NDODHUR?

20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ai u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç.

Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit u vetëdorëzua një ditë më parë në Polici, falë ndihmës së familjarëve.  

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte "kundërshtarin" e tij, derisa u takuan, ku konflikti nis edhe njëherë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e të riut në Tiranë, lihet në burg Ensi Maze, dëshmia: Nuk kam parë veprimet e Axelit, jam vetëdorëzuar

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg bashkëpuntori,
Ensi Maze

TIRANË- Ensi Maze, vetëm 18-vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu, i sapo kthyer nga Hollanda, aty ku studionte, dyshohet si bashkëpuntor në vrasjen e Stiven Toshkësit. Gjatë dëshmisë së tij, 18-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ishte gjendur aty rastësisht e se nuk ka parë veprimet që kreu miku i tij, Axel.

Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”- mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.

Maze akuzohet për veprën penale 'vrasje e kryer në bashkëpunim'.

Ç'KA NDODHUR?

20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ai u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç.

Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit u vetëdorëzua një ditë më parë në Polici, falë ndihmës së familjarëve.  

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte "kundërshtarin" e tij, derisa u takuan, ku konflikti nis edhe njëherë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dëshmia e të dashurës së Stiven Tokshkëzit: Axel më shqetësonte në Instagram (AUTORI kërkon ballafaqim)

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg bashkëpuntori,
Stiven Toshkësi

TIRANË- E dashura e Stiven Toshkëzit, i cili u vra me thikë pak pas mesnatës së të martës nga 18-vjeçari Axel Hoxha, në dëshminë e dhënë për policinë ka deklaruar se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social Instagram.

Ajo ka treguar se këto ngacmime janë vënë re nga partneri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konflikt mes Stiven dhe Axel.

Nga ana tjetër, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë. Madje ka kërkuar edhe ballafaqim me të dashurën e viktimës.

Ç'KA NDODHUR?

20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ai u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç.

Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit u vetëdorëzua një ditë më parë në Polici, falë ndihmës së familjarëve.  

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte "kundërshtarin" e tij, derisa u takuan mbrëmë, ku konflikti nis edhe njëherë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM-Fjalë veshi me avokatin, Ensi Maze del para Gjykatës, i qetë brenda "kafazit"

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg bashkëpuntori,
Ensi Maze

TIRANË- Sot, ka dalë para Gjykatës së Tiranës, Ensi Maze, 20-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Stivën Toshkëzit. I riu, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, është i qetë në sallën e gjyqit pas kafazit të qelqtë. Madje herë pas herë është konsultuar me avokatët mbrojtës.

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg bashkëpuntori,

Ç'KA NDODHUR?

20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ai u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç.

Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit u vetëdorëzua një ditë më parë në Polici, falë ndihmës së familjarëve.  

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte "kundërshtarin" e tij, derisa u takuan mbrëmë, ku konflikti nis edhe njëherë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Sherri për një vajzë/ Bashkëpunoi për vrasjen e Toshkësit, del para Gjykatës 18-vjeçari, Ensi Maze

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg bashkëpuntori,
Ensi Maze

TIRANË- Personi në foto është Ensi Maze, 18-vjeçari i cili mori pjesë në vrasjen me thikë tre ditë më parë të 20-vjeçarit, Stiven Toshkesin. Siç shihet në fotot e Dosja.al, i riu dëgjon me vëmendje se çfarë i thotë avokati i tij, teksa pas pak do njihet edhe me masën e sigurisë. 

Vrasja e 20-vjeçarit/ Lihet në burg bashkëpuntori,

Vrasja e 20-vjeçarit ndodhi në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". Toshkesi u qëllua me thikë pas sherrit për të dashurën dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Rreth orës 00:35, i riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç.

Maze, i pari që përfundoi në pranga menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxhaj. Ky i fundit u vetëdorëzua një ditë më parë në Polici, falë ndihmës së familjarëve.  

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. E këto ditë kishte takuar edhe shokun e tij që i kishte rrëfyer për konfliktin që kishte me viktimën, ndërsa pretendonte se ky i fundit e kishte rrahur. Sipas Mazes, konflikti kishte nisur sepse një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxhaj (që e kishte në të njëjtën klasë), ishte në një marrëdhënie me viktimën. Ngacmimet nga ana e Hoxhajt kanë bërë që Toshkëzi ta dhunonte "kundërshtarin" e tij, derisa u takuan mbrëmë, ku konflikti nis edhe njëherë./Dosja.al

axel hoxhaj vritet stiven toshkesi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet