LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Ardian Nikulajt/ I "dogjën" telefonat, arrestohen në Britani porositësi Edmond Haxhia dhe anglezët! Në kërkim ekzekutori portugez dhe 1 tjetër

• 10 ditë ka zgjatur arratia e grupit që përgatiti dhe kreu vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. • Sot, Policia britanike ka vendosur në pranga porositësin dhe organizatorin e atentatit mafioz, Edmond Haxhinë dhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt. • Ende nuk ka asnjë gjurmë të Harry Simson. • Ndërsa ekzekutori portugez mësohet se nuk ndodhet në territorin e Britanisë së Madhe. • Të arrestuarit në Angli, janë kapur të gjithë në një vend, pasi kanë qenë nën shoqërinë e njërit tjetrit, në momentin kur iu janë vënë prangat. • Komunikimet në celular me njëri-tjetrin i kanë nxjerrë zbuluar dhe tashmë pritet që të ekstradohen po sot në Shqipëri. • Ndërkohë që vazhdon puna për kapjen e të tjerëve. • Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. • I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Më pas erdhën dhë britanikët duke u hequr si turistë, të cilët qëndruan disa ditë në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, për të vëzhguar lëvizjet e tij. • Vrasja e biznesmenit, sipas Policisë, vjen nga gjakmarrja mes 2 fiseve Nikulaj-Lekstakaj. Hasmëria e ka zanafillën në vitin 1996 kur u vra vëllai i Ardian Nikulajt, Pëllumbi, më pas nga familja tjetër u vranë 4 persona, duke e sjellë konfliktin deri më sot. Për shkak se djemtë e familjes Lekstakaj, Elton dhe Klodian Lekstakaj nuk shkelnin dot në Shqipëri për shkak të problemeve me azilin e tyre në Angli, mendohet se kanë dërguar djalin e tyre të hallës, Edmondin, për të mbyllur "punë".

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Nikulajt, seanca për ekstradimin e britanikëve drejt Shqipërisë mbahet në 5 maj

Vrasja e Ardian Nikulajt/ I "dogjën" telefonat, arrestohen

ANGLI- Seanca gjyqësore për ekstradimin e personave që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj do të mbahet më 5 Maj. Sot përpara gjykatës dolën Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan, të cilët u lanë në burg deri sa të jepet vendimi për ekstradimin e tyre. Një zëdhënës i gjykatës britanike tha për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu se gjyqtarja që po merret me çështjen Neeta Minhas e quajti të drejtë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tyre.

“Gjykatësja e distriktit të Londrës Neeta Minhas e quajti të drejtë kërkesën e Shqipërisë dhe vendosi si masë sigurie arrestin me burg. Sikurse vendosi që seanca e radhës për këtë kërkesë ekstradimi të mbahet me 5 Maj. Gjyqtarja Neeta Minhas refuzoi aplikimin për liri me kusht nga mbrojtja e Thomas Mithan”, tha zëdhënësi i gjykatës.

Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestimi i 4 personave për vrasjen e Nikulajt, si pa policia britanike në gjurmët e tyre, telefonat u 'prishën' punë

Vrasja e Ardian Nikulajt/ I "dogjën" telefonat, arrestohen
Ardian Nikulaj

TIRANË- Nga 6 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, 4 prej tyre janë vënë në pranga. Siç raportohet në media, të katër personat e arrestuar ndodheshin në Angli, dhe se policia britanike ra në gjurmët e tyre nëpërmjet telefonave celular që përdornin. 

Ndërkohë që të katër personat e vënë në pranga rrinin në zona të afërta me njeri-tjetrin. Të arrestuarit Edmond Haxhia, Harriet Bridgeman, Thomas Mithan dhe Steven Hunt pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë sa të përfundojnë procedurat.

Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestohet e reja britanike që ndihmoi në vrasjen e Ardian Nikulajt

Vrasja e Ardian Nikulajt/ I "dogjën" telefonat, arrestohen
Harriet Bridgeman

TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e shtetases britanike, Harriet Bridgeman, e cila ka ndihmuar në vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulajt. Arrestimi i saj është bërë disa orë pasi Policia e Shtetit njoftoi se policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej 6 shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B. Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, arrestohen 3 autorët në Britani, Policia jep DETAJET

Vrasja e Ardian Nikulajt/ I "dogjën" telefonat, arrestohen
Ardian Nikulaj, portugezi dhe Edmond Haxhia

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje lidhur me arrestimin e tre nga gjashtë të kërkuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt. Porositësi dhe organizatori i vrasjes, Edmond Haxhia është arrestuar në Londër së bashku me Thomas Mithan dhe Steven Hunt, ndërkohë që pritet që të arrestuarit të ekstradohen në Tiranë, ndërsa ekzekutori portugez dhe të tjerët janë ende kërkim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H. Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, arrestohen në Angli tre nga grupi i 6 vrasësve, në kërkim ekzekutori portugez dhe 2 të tjerë

Vrasja e Ardian Nikulajt/ I "dogjën" telefonat, arrestohen
Vrasja e Ardian Nikulaj

Arrestohen në Angli 3 nga grupi i 6 vrasësve të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Në pranga ka rënë porositësi dhe organizatori i vrasjes, Edmond Haxhia dhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt. 

Arrestimi i tyre nga autoritetet britanike, erdhi një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë. Operacioni për kapjen e tyre është koordinuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Metropolitane angleze dhe agjencinë kundër krimit të organizuar, e njohur si FBI-ja angleze, NCA. Pasditen e djeshme një gjykatës në Londër i vlerësoi të ligjshme konform legjislacionit anglez urdhër-arrestet e lëshuara disa ditë më parë nga gjykatë e Lezhës. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë me dije detajet lidhur me arrestimin e tre nga gjashtë të kërkuarit për vrasjen e biznesmenit disa ditë më parë. Porositësi dhe organizatori i vrasjes, Edmond Haxhia dhe dy autorët e tjerë, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, pritet që të ekstradohen në Tiranë, ndërsa ekzekutori portugez dhe të tjerët janë ende kërkim.

Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj.

vrasja e ardian nikulajt

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet