LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata angleze burg 4 të arrestuarve, pritet ekstradimi. Dailymail: Sherri nisi për 80 mijë paund

• Gjykata angleze ka vendosur masën “arrest me burg” për katër personat e arrestuar me kërkesë të Shqipërisë, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasje e biznesmenit Ardian Nikulaj. • Më 5 maj do të vendoset nëse do të ekstradohen në Shqipëri. • Ndërkohë në kërkim janë ende Harry Simpson dhe ekzekutori portugezi Ruben Saraiva. • Kërkimet vazhdojnë në katër shtete si Greqi, Itali Portugali dhe Angli për kapjen edhe të dy personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje. • Sipas britanikes, 'Daily Mail', vrasja ndodhi për shkak të mosmarrëveshje për 80 mijë paund mes 2 fiseve. • Deri më tani dihet se Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit, ndërsa portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit. • Prej kohësh ka qënduar në Shkodër dhe Lezhë, madje së fundmi kanë dalë edhe pamje të tij që shan shqip kryeministrin Edi Rama. • Ai mbërriti më 14 shkurt në Lezhë dhe hiqej si turist. • Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Kjo pasi ishin akomoduar brenda hotelit të tij, “Coral”. • Sapo ka ndodhur vrasja, të gjithë kanë nxituar që të largohen nga vendi. • Por ADN që kishin lënë në mjetin e Haxhisë duket se i kanë "zbuluar".

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Stephen Hunt vëzhgues në vrasjen e Nikulajt, zbulohet skeda kriminale

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata angleze burg 4 të arrestuarve, pritet
Steven Hunt

ANGLI- Policia në qytetin Bristol në jug-lindje të Anglisë, së bashku me disa oficerë të NCA, trokitën në derën e Steven Hunt mëngjesin e së shtunës. Ora shënonte 02:30 momenti kur e prangosën bazuar në Kartelën e Kuqe të Interpolit. Steven Hunt 49 vjeç kërkohet të ekstradohet në Shqipëri si pjesë e skuadrës vëzhguese në vrasjen në bashkëpunim, të 19 prillit në Shëngjin të Ardian Nikulajt.

Steven Hunt banues në Bristol, nuk ishte një emër i panjohur për policinë lokale të e Avon dhe Somerset. Duke i referuar skedës personale në prokurorinë angleze CPS, gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, sjell të shkuarën problematike të Hunt. Historia e tij me krime të një rrezikshmërie jo të lartë, nis në vitin 1999 kur gjykata Bristol Magistrates Court e dënoi atë me 18 muaj burg, kthyer në shërbim prove për dëmtime kriminale dhe sjellje abuzive.

E njëjta gjykatë në vitin 2005 i dha një dënim përmes këshillimit për “kundërshti dhe rezistencë” ndaj arrestimit të policisë. Po ashtu skeda e tij penale tregon se në tetor të vitit 2014 është gjobitur nga gjykata për kundërshtim me forcë të arrestimit pasi ishte në gjendje të dehur. Steven Hunt është baba i dy fëmijëve 18 dhe 15 vjeç. Në të shkuarën ka punuar si shofer kamioni dhe momentin e arrestimit rezultonte si i papunë.

Kur u paraqit në gjykatën e ekstradimeve në Londër Steven Hunt përmes avokatit ofroi një garanci financiare prej 1000 stërlina për t’u liruar me kusht. Gjykatësja Neeta Minhas  e refuzojë aplikimin për lirim me kusht. Steven Hunt, Edmond Haxhia dhe Thomas Mithan do të paraqiten përsëri përpara gjykatës së ekstradimeve të premten e 5 majit.

Marrë nga Top Channel

3 VITE ME PARE

Konflikti erdhi për 80 mijë paund, lihen në burg tre të dyshuarit për vrasjen e Nikulajt, pritet ekstradimi drejt vendit tonë

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata angleze burg 4 të arrestuarve, pritet
Ardian Nikulaj

ANGLI- Gjykata britanike ka lënë në burg Edmond Haxhian, si dhe dy britanikët, që akuzohen si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Dailymail shkruan se Haxhia, 37 vjeç, që dyshohet se është porisutësi i vrasjes, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit që ka si motiv ‘vrasje për gjakmarrje’.

Policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mbi 80,000 paund mes dy familjeve. Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia tre ditë më parë. Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.

Hunt dhe Mathin janë nga Bristol, ndërkohë që për Haxhinë nuk u dha asnjë adresë. Po ashtu pas hekurave ndodhet dhe një 28-vjeçare britanike, shtetasja Harriet Bridgeman, e cila u arrestua pak orë më vonë nga të sipërpërmendurit. Sa i përket edhe ekzekutorit, Ruben Saraiva shtetasi portugez, ka dyshime se ai larguar si këmbësor drejt shtetit grek.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin.

3 VITE ME PARE

"Edi Rama, të *******"/ Vrasësi portugez Ruben Saraiva u filmua në një kafene në Shkodër, kishte inat kryeministrin

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata angleze burg 4 të arrestuarve, pritet
Ruben Saraiva

TIRANË- "Edi Rama, të q*******,"-këto janë fjalët e portugezit Ruben Saraiva teksa pozonte për kameran gjatë kohës që kishte ardhur në Shqipëri për të planifikuar vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt. TvKlan ka publikuar një video amatore është xhiruar në një nga lokalet e Shkodrës.

Filmimet janë bërë vetëm pak ditë përpara se të ekzekutonte biznesmenin Ardian Nikulaj, në Shëngjin, teksa flet shqip dhe përdor një fjalor banal, me sharje që ia mësojnë ata që ka përreth, ndërkohë që edhe e filmojnë.

Saraiva dhe Harry Simson janë dy personat e vetëm në arrati nga 6 të shpallurit në kërkim, pasi Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Tomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u kapën në Londër. Për ta është kërkuar ekstradimi, por vendimi do të merret më 5 Maj. Ndërkohë që kërkimet për Saraivën dhe Simson po zhvillohen edhe në Itali.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Prokuroria shqiptare plotëson dosjen për të ekstraduar britanikët drejt Tiranës

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata angleze burg 4 të arrestuarve, pritet
Ardian Nikulaj

TIRANË- Dy persona janë në arrati nga grupi i Edmond Haxhisë, i formuar për të vrarë biznesmenin Ardian Nikulajn. Autori i krimit (Ruben Saraiva) dhe personi që ka luajtur rolin e informatorit ende nuk janë lokalizuar e madje as nuk dihet vendndodhja e tyre. Edmond Haxhia, i konsideruar si porositësi për ta kryer atë krim të rëndë dhe tre britanikë, mes tyre një vajzë, janë në pritje të përkthimit të dokumentacionit që është përpiluar kundër tyre nga autoritetet tona. Afati është deri me 5 maj, ndërkohë që në lidhje me shtetasin portugez po punohet edhe me palën greke për ta sjellë në pranga.

Nga grupi hetimor kanë dalë të dhëna se Edmond Haxhia, edhe më herët ai kishte tentuar me oferta vrasësish edhe në Fushë-Krujë, madje thotë policia se ai iu kishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur futboll me të afërm të familjes Nikulaj.

Autoritetet shqiptare po plotësojnë dosjen në ngarkim të këtyre personave për të bërë të mundur sjelljen e tyre para drejtësisë sonë, pasi ata akuzohen për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë kohëve të fundit. Sipas të dhënave Prokuroria ka një mori pamjesh filmike, që janë edhe arma më e fortë e pranisë së tyre në skenën e krimit, prova shkencore, fakte dhe një sërë shkresash të identifikimit të momenteve kur kanë hyrë dhe dalë nga vendi jonë të gjithë protagonistët, përfshirë edhe dy të kërkuarit, që sipas policisë janë autori i vrasjes dhe informatori që është gjendur në hotelin e viktimës.

Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson. Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin. /Dosja.al

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet