Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Policia ka zbardhur këtë të martë vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli, ngjarje e regjistruar një ditë më parë në Kurbin. •Mamli u gjet i pajetë nga banorët e zonës në një copë tokë të sapohapur në një zonë pyjore, teksa në trupin e tij u konstatuan 3 plumba. • Dy ishin pistat ku po hetonte policia, hasmëria dhe një konflikt pronësie, dhe në përfundim të hetimeve ka rezultuar se shkaku i vrasjes është për motive pronësie. •Policia sqaron se është vënë në pranga dhe autori i krimit Dashnor Tota 53-vjeç, i cili dyshohet se ka pasur një konflikt pronësie me viktimën. •Gjithashtu policia bën të ditur se në momentit e arrestimit 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin. •Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
4 artikuj për këtë temë.
KURBIN- Personi në foto është 67-vjeçari Dod Mamli, i cili u ekzekutua një ditë më parë për çështje pronësie në fshatin Vilëz të Kurbinit. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, trupi është tërhequr nga familjarët dhe ceremonia e varrimit do të bëhet të mërkurën e 26 shkurtit.
Ditën e sotme Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili dyshohet se vrau me armë zjarri 67-vjeçarin. Gjithashtu policia bën të ditur se në momentit e arrestimit 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin. Po ashtu vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për një pronë që 67-vjeçari po ndërtonte.
Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë. Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit.
KURBIN- Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili vrau me armë zjarri 67-vjeçarin, Dodë Mamlin në Kurbin. Gjithashtu policia bën të ditur se në momentit e arrestimit 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin. Po ashtu vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për një pronë që 67-vjeçari po ndërtonte.
Njoftmi i Policisë:
Dyshohet se vrau me armë zjari, një 67-vjeçar, dje, në fshatin Vilëz, si rezultat i kontrolleve intensive nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi u zhvillua pa ndërprerë nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi: D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.
Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
KURBIN- Vrasja e 67-vjeçarit Dod Mamli në Kurbin është zbardhur ditën e sotme. Bëhet me dije se autori i vrasjes së të moshuarit Mamli është identifikuar me emrin Dashnor Tota. Ndërkohë që ka rënë motivi i vrasjes për arsye hasmërie, pasi sipas policisë shkaku i vrasjes është për shkaqe pronësie. 67-vjeçari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri, të 67-vjeçarit, në fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin. Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 18:00 të datës 24.02.2025, se një shtetas ishte vrarë me armë zjarri në fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Për hetimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe me specialistët e Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, të kryera nga grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit D. T., i cili dyshohet se për motive pronësie, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin D. M. Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë vijuar përgjatë natës kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, por dhe si pasojë e errësirës nuk u bë e mundur gjetja e tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë zonën dhe po kryhen veprime të tjera hetimore me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë. Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit.
KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli në afërsi të banesës së tij në fshatin Zhejë të Laçit. Në lidhje me ngjarjen mësohet se janë shoqëruar mbi 10 persona të cilët janë marrë në pyetje nga policia. Personat e pyetur janë kryesisht banor të zonës, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Policia po monitoron të gjithë masivin pyjor përreth vendit të ngjarjes, në kërkim të autorëve dhe ndonjë gjurme të lënë prej tyre. Më tej bëhet me dije se nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se viktima ka një plumb në kokë dhe disa të tjerë në gjoks, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.
Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.
Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të këtë ndodhur për hakmarrje, pasi dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 një person të quajtur Naim Tafa në Mamurras. Pista tjetër është edhe ajo e një konflikti të mundshëm pronësie pasi 67-vjeçari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë.