All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Vrasja e dy grave nga bashkëshortët në pak ditë/ Kosova në zi, flamujt në gjysmështizë, i jepet sot lamtumira e fundit 42-vjeçares, marsh protestues në Pejë

• Kosova është sot në ditë zie pas vendimit të marrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. • Ky vendim u mor në kujtim të grave dhe vajzave të vrara. • Dy gra janë vrarë brenda pak ditësh në Kosovë, një në Ferizaj dhe një në Pejë. • Në të dyja rastet të dyshuar të çështjeve janë bashkëshortët. • Ndërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave. • Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht. • Ndërkohë, po sot i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukella, gruas që u vra dje në Pejë nga bashkëshorti i saj. • Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 16:00, në varrezat e qytetit të Pejës. • Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar për sot një marshim paqësor protestuese, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. • Ky organizim vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ku 42-vjeçarja Gjylejta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj. • Marshi që ka nisur në orën 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.• Vajza e së ndjerës, Gjyljeta Ukella, që u vra dje nga bashkëshorti i saj, ka udhëhequr sot marshin protestues në Pejë.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Reshjet e shiut nuk i ndalojnë, qindra qytetarë marshojnë në Pejë pas vrasjes së dy grave në Kosovë

Vrasja e dy grave nga bashkëshortët në pak ditë/ Kosova
Protesta
All - Paragraf - 1

PEJË- Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar ditën e sotmë një marshim paqësor protestuese, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Kjo protestë vjen pas vrasjes së 42-vjeçares Gjylejta Ukella e cila u vra nga bashkëshorti i saj.

Marshimi që ka nisur në orën 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë. Në këtë marshim ka marrë pjesë edhe vajza e së ndjerës, Gjyljeta Ukella e cila po udhëheq protestën në Pejë. 


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur sot ditë zie në Kosovë. Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave.

PAMJET i gjeni më poshtë te galeria fotografike ↓

2 VITE ME PARE

FOTO/ Nëna iu vra dje nga babai, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq marshin protestues në Pejë

Vrasja e dy grave nga bashkëshortët në pak ditë/ Kosova
Vajza e së ndjerës

KOSOVA- Vajza e së ndjerës, Gjyljeta Ukella, që u vra dje nga bashkëshorti i saj, ka udhëhequr sot marshin protestues në Pejë. Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar për sot një marshim paqësor protestuese, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Ky organizim vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ku 42-vjeçarja Gjylejta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj. Marshi që ka nisur në orën 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

"Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm", thonë organizatorët. Marshimit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot të jetë ditë zie në Kosovë. Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

 

2 VITE ME PARE

REL: “Dënime nën minimum”, drejtësi që zvarritet, gra që vriten

Vrasja e dy grave nga bashkëshortët në pak ditë/ Kosova
Protesta në Prishtinë pas vrasjes në Ferizaj. 15 prill 2024.

KOSOVA- Dështimi i institucioneve të drejtësisë për të vepruar në mënyrë efektive, po e përshkallëzon dhunën në familje - është vlerësim si i autoriteteve, ashtu edhe i organizatave që merren me të drejtat e grave. Brenda pesë ditësh në Kosovë u vranë dy gra - e para në Ferizaj, më 12 prill, e dyta rreth 90 kilometra më larg, në Pejë, më 16 prill. Në të dyja rastet, policia arrestoi burrat e tyre si të dyshuar kryesorë.

“Burrat po mendojnë se kanë të drejtë të vendosin për jetën e grave, të vendosin se si dhe sa duhet të jetojë një grua”, thotë Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thotë, “dënimet e lehta”. Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar në këtë temë. Ngjashëm as Gjykata Themelore në Prishtinë. Por, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitoron sistemin e drejtësisë në vend, konfirmon se rastet e vrasjes së grave “marrin dënime të ulëta, kthehen në rigjykim ose zvarriten”.

“Një qasje e tillë tregon mungesë serioziteti dhe mungesë profesionalizmi në trajtimin e këtyre rasteve”, thotë Arrita Rezniqi, hulumtuese në IKD, për Radion Evropa e Lirë.

Vrasja e rëndë në Kosovë dënohet me minimum 10 vjet burgim dhe me maksimum burgim të përjetshëm. Më pak se dy muaj më parë, Gjykata e Apelit e Kosovës ktheu në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit, i cili prej avokatit të familjes së saj, Gazmend Rexhepi, ishte cilësuar si “më i rëndi në periudhën e pasluftës”. Dardan Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm në gusht të vitit 2023 për vrasjen e 18-vjeçares në vitin 2021, ndërsa Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.

Gjashtë muaj më vonë, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Apelit i miratoi ankesat e avokatëve të tyre mbrojtës për aktgjykimin. Ajo tha se ka pasur shkelje procedurale gjatë gjykimit dhe rastin e ktheu në rigjykim, ndërsa të akuzuarit mbetën në paraburgim. Për avokatin Rexhepi, vendimi i Apelit “është joprofesional”.

Derisa pritet të nisë rigjykimi, ai thotë se ky zhvillim “e ka rënduar gjendjen emocionale të familjes së viktimës”. Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpreh bindjen se burgimi i përjetshëm për Krivaqën, megjithatë, do të jetë “i pashmangshëm”.

“Ekziston tashmë një ekspertizë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, e cila konstaton se viktima ka shumë thyerje dhe shumë lëndime... është vrasje shumë e rëndë. Nëse interpretohet juridikisht, i bie që vrasja e saj ka ndodhur në mënyrë mizore”, thotë Rexhepi.

Në Prishtinë u protestua më 28 shkurt kundër kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit. Organizatat për të drejtat e grave ngrenë zërin edhe për raste të tjera, si atë të Valbona Ndrecajt dhe vajzës së saj, të vrara në vitin 2018. I dënuar për vrasjen e tyre është bashkëshorti, përkatësisht babai, Pjetër Ndrecaj, nga komuna e Gjakovës. Ai, fillimisht, u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa më pas - pas ankesave të palës mbrojtëse - dënimi iu zvogëlua në 30 vjet burgim. Berisha, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, duke përmendur rastet Krivaqa dhe Ndrecaj, thotë se “me dënime të ulëta, me apelime, me shtyrje dhe me vonesa të proceseve gjyqësore, jepet mesazhi se shoqëria jonë e toleron dhunën dhe vrasjen e grave”.

Në vitin 2021, IKD-ja publikoi një raport hulumtues për trajtimin e vrasjeve në përgjithësi në Kosovë, pa i ndarë në aspektin gjinor. Rezniqi, nga ky institut, thotë se gjetjet e raportit flasin për një sërë dështimesh nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe mungesën e kujdesit të duhur ndaj provave, të cilat duhet të përdoren në një procedurë penale.

“Në këtë drejtim, në përgjithësi, trajtimi i rasteve të vrasjeve në Kosovë karakterizohet me mungesë të profesionalizmit nga ana e organeve të drejtësisë në ndjekjen dhe gjykimin e tyre”, thotë Rezniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se dhunuesit, shpeshherë, “bëhen vrasës”, për shkak të “mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse”.

“Kur dhunuesi e sheh që po ledhatohet nga sistemi, ai e përsërit veprën penale”, tha Haxhiu në një konferencë për media të martën.

“Kemi shumë raste kur dënimet janë nën minimumin e asaj që parasheh Kodi Penal”, shtoi ajo.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime me gjobë dhe deri në tre vjet burgim për të akuzuarit për dhunë në familje. Megjithatë, në një raport që publikoi Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Kosovë, shtatorin e kaluar, thuhet se shumë pak të akuzuar për veprën e tillë janë dënuar me burg. Raporti analizoi 129 aktgjykime të publikuara nga gjykatat e Kosovës dhe, sipas tij, 98 për qind të të akuzuarve për dhunë në familje iu shqiptua aktgjykim dënues, për shembull me gjobë, dhe vetëm 11 për qind u dënuan me burgim.

Haxhiu tha se “është me rëndësi që të vendosen para përgjegjësisë disiplinore të gjithë gjyqtarët që nuk e respektojnë drejt ligjin”. Ajo dha edhe disa propozime për, siç tha, luftimin e dhunës në familje - në mesin e tyre: “të bëhet urgjentisht nënshkrimi i kontratës për mbikëqyrje elektronike të dhunuesve, të bëhet saktë vlerësimi i sigurisë për çdo rast të dhunës në familje, të ashpërsohen dënimet për armëmbajtje pa leje dhe të analizohet se si po sigurohen këto armë”.

Prokurori i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli, tha se i dyshuari për vrasjen e gruas në këtë qytet, më 16 prill, “ka pasur një aktgjykim të veprës penale për dhunë në familje në vitin 2021”, por nuk dha më shumë detaje për rastin e tij. Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, janë raportuar 2.460 raste të dhunës në familje, me viktima kryesisht gratë.

Në raportin e datës 17 prill të Policisë së Kosovës thuhet se “në 24 orët e fundit, janë raportuar 11 raste të dhunës në familje” dhe se në të gjitha rastet, burrat janë raportuar si dhunues. Por, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, numri i grave që përjetojnë dhunë në familje, është shumë më i lartë se shifrat zyrtare. Ata thonë se dhuna nënraportohet për disa arsye, përfshirë: presionin social mbi gratë, mungesën e pavarësisë së tyre ekonomike dhe mostrashëgimin e pasurisë nga prindërit./ REL

2 VITE ME PARE

Vrasja e 42-vjeçares në Pejë nga bashkëshorti, nis marshi protestues: Kot flasim, derisa ata vrasin!

Vrasja e dy grave nga bashkëshortët në pak ditë/ Kosova
Protesta

KOSOVA- Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar për sot një marshim paqësor protestuese, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Ky organizim vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ku 42-vjeçarja Gjylejta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj. Marshi që ka nisur në orën 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

"Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm", thonë organizatorët. Marshimit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot të jetë ditë zie në Kosovë. Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Pejë/ I jepet sot lamtumira e fundit 42-vjeçares që u vra nga bashkëshorti

 

Vrasja e dy grave nga bashkëshortët në pak ditë/ Kosova
Gjyljeta Ukella

KOSOVA- Sot i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukella, gruas që u vra dje në Pejë nga bashkëshorti i saj. Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 16:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot, të jetë ditë zie në Kosovë. Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre në Kosovë. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave.  Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në qoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet e si komb”, tha Osmani dje.

2 VITE ME PARE

Vrasja e dy grave në pak ditë, sot ditë zie në Kosovë, flamujt në gjysmështizë

Vrasja e dy grave nga bashkëshortët në pak ditë/ Kosova
Flamuri i Kosovës

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që dita e sotme, të shpallet ditë zie në kujtim të grave dhe vajzave të vrara. Në postimin në Facebook, Osmani ka thënë se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.

Dy gra janë vrarë brenda pak ditësh në Kosovë, një në Ferizaj dhe një në Pejë. Në të dyja rastet të dyshuar të çëstheve janë bashkëshortët. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në qoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet e si komb”, tha Osmani dje.

Gjatë ditës së hënë dhjetëra qytetarë marshuan në qendër të Prishtinës duke bërë thirrje për ofrimin e sigurisë për vajzat dhe gratë. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Siguri për vajzat dhe gratë”, “Armiku ynë është patriarkati”, “Edhe sa thirrje të humbura”.

vrasja e grave ne kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje