LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Edmond Papës, ndërtohet identikiti i autorit: I ri, i mbushur. Familja: S’kishte konflikte, policia na nxorri sekretarinë

• Dëshmitarët okularë të vrasjes së Edmond Papës kanë ndërtuar identifkin e autorit që u fut në lokal dhe qëlloi për vdekje 49-vjeçarin mbrëmjen e 16 dhjetorit. Ai përshkruhet si një djalë i ri, me trup mesatar, pak i mbushur, ndërsa në kokë mbante një kapuç me ngjyrë blu të errët. Në duar i dalloheshin dorezat e zeza dhe një armë zjarri tip pistoletë. • 12 ditë pas krimit të ndodhur pasditen e 16 dhjetor, nga krehja e mëtejshme e kamerave të sigurisë, është konstatuar se autori afrohet në lokalin ku ndodhej viktima, rreth orës 16.17. Ai qëndron në këmbë në trotuarin përpara lokal ‘Green Garden Bar’, përballë të cilit gjendet banesa e vëllai të viktimës. Autori qëndron në këmbë me dorën e djathtë të mbledhur në lartësinë e gjoksit për rreth 4-5 minuta dhe më pas futet në ambjentet e brendshme të lokalit. Vetëm pas pak çastesh del prej aty dhe largohet me vrap në drejtim të pallateve të lagjes. • Por pavarësisht këtij përshkrimi, grupi hetimor nuk ka ende një emër. I pari që i ka ofruar ndihmë Papës, që njihej dhe me mbiemrin Hoxha. V.Sh., thotë se ka telefonuar policnë por është përgjigjur sekretaria dhe më pas ka njoftuar familjen e 49-vjeçarit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar kunata dhe të dy bashkë janë munduar të ndalojnë gjakderdhjen. Më pas, gruaja e vëllait e ka çuar në spital, ku dhe Papa ka ndërruar jetë. Familja, kunata e vëllai nuk e drejton gishtin gjëkundi pasi shprehen se 49-vjeçari nuk kishte konflikte. • Edmond Papa, 49-vjeç dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. • Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dëshmitarët okularë ndërtojnë identikitin e vrasësit të Edmond Papës: Djalë i ri, pak i mbushur

Vrasja e Edmond Papës, ndërtohet identikiti i autorit: I ri, i
Edmond Papa

TIRANË- Dëshmitarët okularë të vrasjes së Edmond Papës kanë ndërtuar identifkin e autorit që u fut në lokal dhe qëlloi për vdekje 49-vjeçarin mbrëmjen e 16 dhjetorit. Sipas dëshmisë së tyre, të zbardhur nga “Në shënjestër”, thuhet se autori i vrasjes së Edmond Papës ishte një djalë i ri, me trup mesatar, pak i mbushur, i cili mbante në kokë një kapuç me ngjyrë blu të errët. Ndërsa në duar, ku dalloheshin dorezat e zeza, një armë zjarri tip pistoletë.

Nga krehja e mëtejshme e kamerave të sigurisë, ajo që është konstatuar, është se autori zgjodhi të dalë nga një derë e pasme e lokalit, për të humbur gjurmët midis pallateve të zonës. Gjatë fazës së hetimit, u administruan regjistrimet filmike të kamerave të sigurisë të disa subjekteve private përgjatë itinerarit nga ku mendohet se ka lëvizur autori për të shkuar dhe për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Po kështu u sekuestrua edhe serveri i kamerave të sigurisë që monitoron ambientet e jashtme të banesës së vëllait të viktimës.

“Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë rezulton se rreth orës 16.17, një person i seksit mashkull afrohet në këmbë në trotuarin përpara lokal ‘Green Garden Bar’ ku përballë tij në anën tjetër të rrugës gjendet banesa e vëllai të viktimës. Ky person (autori) qëndron në këmbë me dorën e djathtë të mbledhur në lartësinë e gjoksit për rreth 4-5 minuta dhe më pas futet në ambjentet e brendshme të lokalit dhe vetëm pas pak çastesh shikohet që del prej aty dhe largohet me vrap në drejtim të pallateve të INSIG,”- thuhet në dosje.

Edmond Papa, 49-vjeç dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

Kunata e Edmond Papës: Po i jepja vjehrrës për të ngrënë kur morëm vesh vrasjen, e dërgova në spital, nuk kishte konflikte

Vrasja e Edmond Papës, ndërtohet identikiti i autorit: I ri, i
Edmond Papa

TIRANË- Kunata e Edmond Papës, e identifikuar me inicialet A.B., e mësoi vrasjen nga pronari i lokalit ku 49-vjeçari pinte kafe. Në dëshminë e dhënë para hetuesve dhe të zbardhur nga emisioni “Në Shënjestër”, gruaja tregon se shkoi në lokal të shikonte se çfarë kishte ndodhur. Ajo thotë se ka marrë makinën dhe është nisur me kunatin e plagosur drejt spitalit. Përsa i përket ndonjë piste të mundshme, kunata e 49-vjeçarit thotë se Papa (Hoxha) nuk kishte konflikte dhe nuk dinte të drejtonte gishtin ndaj ndonjë personi konkret.

“Më datë 16 Dhjetor 2022 rreth orës 10.00 në shtëpinë time ka ardhur vjehrra e cila quhet F. H së bashku me kunatin tim, i cili quhet Edmond Papa. Vjehrra jeton në Kurjan/ Fier, ndërsa kunati në Kurjan dhe në Sarandë. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim me targë AB 001 GG, pasi do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës. Rreth orës 16.15, kunati më kërkoi që t’i jepja diçka për të ngrënë mamasë së tij, para se ta çonte për vizitë mjekësore. Unë isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës, kur dëgjova të shtëna. Fillimisht mendova se mos ishin fishekzjarre. Më pas ra zilja e portës së jashtme. Ishte pronari i lokalit, i cili më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur Edmondi. Pasi mora ambulancën, mora automjetin e kunatit tim me targa AA 001 GG për ta dërguar në spital. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. Nuk kam dijeni se cilët janë autorët. Edmondi lëvizte lirisht dhe nuk na kishte shprehur ndonjë shqetësim. Ai ishte i divorcuar dhe nuk kishte fëmijë. Ishte pronari i një biznesi në Sarandë. As Edmondi dhe as bashkëshorti im Kristo nuk kishin konflikte me ndonjë person,”- ka rrëfyer kunata.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

Vëllai i Edmond Papës: Nuk ruhej, s’kishte shfaqur asnjë shqetësim, s’dimë kush e vrau

Vrasja e Edmond Papës, ndërtohet identikiti i autorit: I ri, i
Edmond Papa

TIRANË- Vëllai i Edmond Papës (Hoxha), identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, por raportohet se kishte një mbiemër ndryshe nga ai i viktimës, thotë se 49-vjeçari nuk ruhej dhe nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim. Në dëshminë e tij para hetuesve, të zbardhur nga emisioni “Në shënjestër”, vëllai i Papës thotë se 49-vjeçari nuk ka pasur asnjë konflikt.

“Edmondi nuk ruhej. Madje te ai nuk kam parë asnjë shqetësim. Por po kështu dua të deklaroj, se ai nuk ka pasur konflikte me askënd, që mund të çonin në dyshimet tona, lidhur mbi autorët e mundshëm të vrasjes së tij,”- tha vëllai i viktimës.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

Para, portofol ‘Dior’, çantë ‘Louis Vuitton’ dhe dy karta banke, çfarë iu gjet Edmond Papës në makinë, mbante dy celularë

Vrasja e Edmond Papës, ndërtohet identikiti i autorit: I ri, i
Edmond Papa

TIRANË- Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra në Tiranë mbrëmjen e 16 dhjetorit kishte dy celularë. Kjo gjë është vënë re pas kontrollit të mjetit të tij, gjë që ndodhi pas vrasjes. “Në Shënjestër” ka zbardhur dhe listën me sendet personale që u gjetën në mjetin e Papës. Në mjetin me targa AB 001 GG u sekuestruan ndër të tjera: Një sasi vlerash monetare, një portofol ‘Dior’, një kartë me mbishkrimin ‘Grand Casino Prestige Member’, një kartëvizitë me mbishkrimin e një spitali privat, dy karta banke, si edhe një çantë e markës ‘Louis Vuitton’.

Pjesë nga dosja:

Gjatë ekspertimit të vendit të ngjarjes, u sekuestruan njëkohësisht rrobat e viktimës si edhe u përpiluan veprimet përkatëse teknike, biologjike dhe kimike për faktorët plotësues të qitjes. Po kështu u krye edhe kqyrja e automjetit me targa AB 001 GG ku u sekuestruan dy aparatë celularë, një kuti syzesh boshe, dy receta mjekësore, një sasi vlerash monetare, një portofol me mbishkrimin ‘Dior’, tre karta me mbishkrimin CE, një mbishkrim ‘Blue Sky’, një kartë me mbishkrimin ‘Grand Casino Prestige Member’, një kartëvizitë me mbishkrimin e një spitali privat, leje drejtimi në emër të Edmond Papa, dy karta banke, si edhe një çantë e markës ‘Louis Vuitton’.

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Edmond Papës, pronari i lokalit: Autori s'kishte maskë, mendova se ishin fishekzjarre, kunata e çoi në spital

Vrasja e Edmond Papës, ndërtohet identikiti i autorit: I ri, i
Edmond Papa

TIRANË- Pronari i lokalit ku u ekzekutua Edmond Papa në Tranë, me inicialet V.SH., ka treguar dteaje nga momenti i ngjarjes, në të cilën ai u bë dëshmitar. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, të publikuar nga emisioni “Në shënjestër”, V.Sh., thotë se ka shkuar në lokalin e tij, ku bëntë dhe banakierin e kamerierin,  rreth 14:00. Ai thotë se në momentin që është future autori i krimit, i cili nuk mbante maskë dhe nuk e kishte fytyrën e mbuluar, ka qenë në banak, por nuk i ka kushtuar rëndësi duke menduar se ishte klient.

Pavarësisht të shtënave, pronari i lokalit thotë se fillimisht ka menduar se bëhej fjalë për fishekzjarre. Ai thotë se ka qenë vetë Papa që i ka kërkuar të lajmërojë policinë pasi ishte plagosur, por i kishte dalë sekretaria, ndaj kishte nxituar të lajmëronte familjen e 49-vjeçarit. V.SH., thotë se me kthimin në lokal, bashkë me kunatën e viktimës, kanë tentuar t’i bllokojnë plagët, por bashkëshortja e vëllait të Papës e kishte marrë 49-vjeçarin dhe ishte nisur për në spital, ku dhe ndërroi jetë.

“Më datë 16 Dhjetor 2022 si zakonisht kam shkuar në punë rreth orës 14.00 dhe në lokal ka patur klientë të zakonshëm të cilët vinin aty. Unë kam qenë brenda në lokal dhe po punoja në banak. Në lokal punoj vetëm unë, pasi nuk ka kamerierë. Fillimisht kam dëgjuar zhurmë si shashka dhe kam menduar se po hedhin fishekzjarre. Nga pjesa e banakut ku unë isha, nuk dukej mirë se çfarë po ndodhte. Gjatë kohës që isha në banak, unë pashë një person me kapuç në kokë, dhe asgjë tjetër. Më pas dola nga banaku për tek dera dhe në hyrje të lokalit pashë viktimën që më ka kërkuar të thërras urgjencën, pasi më tha se ishte plagosur. Pasi konstatova ngjarjen, u mundova t’i telefonoja numrit 129 por më doli sekretaria. Ishte ora 16.25. I rashë dy herë këtij numri, por kur pashë që nuk po më përgjigjeshin, më pas shkova tek banesa e viktimës. Aty pasi i kam rënë ziles së derës i kam thënë kunatës së tij që është plagosur vëllai i burrit të saj. Pasi u ktheva në lokal e gjeta të shtrirë viktimën, i cili kërkonte ndihmë. Në këtë moment hoqa xhupin dhe ia vendosa te koka. Më pas mora një peshqir për t’i bllokuar plagët. Në këtë kohë kunata e tij ishte me telefon në dorë, por nuk e di kë ka telefonuar. Më pas ajo mori makinën për ta transportuar vetë pasi ambulanca po vonohej. Në këtë moment erdhi policia dhe pas saj edhe ambulanca që e transportoi për në spital,”- tregon ai.

49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

edmond papa ekzekutohet edmond papa

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën