LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Gjokë dhe Eduard Gurra/ U ekzekutuan teksa shkonin tek shtëpia e djegur, hetohet pista e kanabisit

• Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e babë e bir dje në Bruçaj të Dukagjinit. • Gjokë dhe Eduard Gurra janë vrarë, dyshohet nga vetëm një person, disa metra para se të mbërrinin në ambientet e shtëpisë së tyre që ishte djegur një natë para se ata të vriteshin. • Nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov. • Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja. Autori besohet të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar. • Por ende dihet identiteti i tij. • Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, Policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari Gjokë Gurra në vitin 2008 ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj. • Kjo pistë përforcohet me faktin se vrasja ka ndodhur disa ditë pasi Policia e Shtetit kishte zhvilluar një operacion për të shkatërruar një parcelë kanabisi në këtë zonë. •Ndaj mendohet se personi që e kishte në pronësi, fillimisht u dogji shtëpinë dhe më pas i vrau, pasi pretendonte se 57-vjeçari ishte personi që e kishte denoncuar në Policinë e Shtetit. • Për të zbuluar nëse kjo do të jetë pista e vetme që do të hetohet, po verifikohet nëse ka denoncuar ndonjë rast të kultivimit të drogës dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vrasjen.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dëshmia e kushëririt për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin: I gjeta të vrarë në makinë! Dëgjova krismat teksa po mundohesha të fikja zjarrin

Vrasja e Gjokë dhe Eduard Gurra/ U ekzekutuan teksa shkonin tek
Gjokë dhe Eduard Gurra

Kushëriri i dy viktimave Gjokë dhe Eduard Gurra, është marë në pyetje nga policia e Shkodrës, ku për gjatë gjithë natës së djeshme, ai i ka treguar hetuesve të policisë, se çfarë kishte ndodhur nga mesdita e 29 korrik e deri në vijim kur ka dëgjuar të shtënat me armë. Sipas dëshmisë së kushëririt të viktimave, banesa e Gjokë Gurrës, nuk është djegur një ditë më parë. Flakët e zjarrit dhe tymi, janë parë prej tij në çatinë e shtëpisë, rreth orës 12:00 të mesditës së 29 korrikut. Sapo ka konstatuar zjarrin, ai ka telefonuar mikun e tij, Gjokë Gurrën, që ndodhej në Shkodër, duke i treguar këtij të fundit se shtëpia po i digjej nga zjarri.

Pas këtij njoftimi, Gurra i ka kërkuar kushëririt që të mundohej të fikte zjarrin, dhe se ka dyshuar se shkak për rënien e flakëve në banesën e tij, mund të jenë bërë dy panelet diellore që ai kishte vendosur mbi çatinë e shtëpisë. Nisur nga kjo situatë, Gjokë së bashku me djalin e tij Eduard Gurra, me një mjet foristradë kanë udhëtuar drejt fshatit të origjinës, me shpresën e shuarjes së zjarrit.

Por në dëshminë e kushëririt të tyre, ai ka pohuar se teksa mundohej të shuante zjarrin, ka dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, që erdhën nga ana e hyrjes së fshatit Sumë. Ka braktisur punën në shtëpinë që po digjej dhe është nisur drejt zonës, nga erdhën të shtënat me armë. Siç tregon A.Gurra, një veprim të tillë e kishte kryer pasi ishte bërë kurioz se çfarë mund të kishte ndodhur dhe kush kishte qëlluar disa herë me armë.

Për gjatë rrugës 15 minutëshe që ka përshkuar, ai ka treguar se diçka të keqe kishte parandjerë. Dhe kur ka kaluar kthesën, ka vënë re se makina e kushërnjve të tij ishte e qëndruar në mes të rrugës dhe brenda saj, ndodheshin të gjakosur Gjokë dhe Eduard Gurra. Menjëherë kushëriri i viktimave ka marë në telefon policinë, duke e njoftuar për ngjarjen e rëndë. Ndërsa i pyetur se kush e kishte bërë vrasjen, Gurra, ka rëfyer se nuk ka parë asnjë person të armatosur dhe jo të armatosur rreth zonës së krimit. Njëherësh Gurra, ka rëfyer se nuk dinte asgjë se në çfarë rrethanash kishte rënë zjarri në shtëpinë e Gjokë Gurrës, duke mos e qartësuar nëse ishte zjarr i qëllimshëm apo aksidental. Ditën e sotme një grup ekspertësh të policisë zjarrfikëse kanë shkuar në banesën e djegur, për të mësuar dhe nxjerë shkaqet kryesore të rënies së zjarrit në banesë.

Tashmë veç hetimit për kultivimin e drogës në njësinë administrative Pult, ku mbeti i vrarë Gjokë dhe Eduard Gurra, policia është përqëndruar në një tjetër pistë hetimore. Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur 1 vit më parë mes Gjokës dhe një bashkëfshatari të tij.

Gurra, dikur ka shërbyer në policinë e Shkodrës, kohët e fundit merej me aktivitetin e tregtimit të lëndës drusore për zjarr. Ai kishte zënë disa zona pyjore për ti prerë dhe lëndën drusore e zbriste në Shkodër ku e shiste. Për shkak të këtij aktiviteti Gurra, një vit më parë është konfliktuar me një bashkëfshatarin e tij, me të cilin janë zënë me grushta. Konflikti është mbyllur më heshtje, por ky sher mund të ketë shërbyer si indicie për goditjen e babë e bir me 8 plumba kallashnikovi. Kohë më parë, Gjokë Gurra, ka shërbyer dhe si kryeplak i fshatit./OraNews

3 VITE ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin/ Zbulohen detaje të reja, kultivuesit e drogës i ekzekutuan pasi Policia u gjeti kanabisin

Vrasja e Gjokë dhe Eduard Gurra/ U ekzekutuan teksa shkonin tek
Gjokë dhe Eduart Gurra

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e djeshme e ndodhur në në Dukagjin, ku viktimë ka mbetur 57-vjeçari Gjokë Gurraj, i cili më herët ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe djali i tij Eduart Gurraj. Dshohet se autori i vrasjes, mund t’i kenë vënë zjarrin banesës se tyre për t’i detyruar të ngjiteshin në fshat, ku kishin ndërtuar pritën.

Dy viktimat janë vrarë rrugës për në shtëpinë e djegur, brenda makinës, në një kthese që ata nuk kishin as fushëpamje as mundësi reagimi. Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja, ndaj edhe mendohet se autori mund të ketë vepruar i vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar.

Veç pistës së konkurrencës pasi babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, Policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj.

vrasja e dyfishte ne shkoder gjoke gurra eduard gurra

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën