LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Arrestohet bashkëpunëtori i autorit, kolegët kryejnë homazhe në vendin ku u vra 19-vjeçari: I dashur me të gjithë!

• Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci e cila u regjistrua dje në qendër të Fierit. • I riu u vra nga Florian Muka pas një sherri midis tyre për rrjetet sociale. •  Mësohet se një 17-vjeçar me inicialet K.M. është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ndihmuar Florjan Mukën që të kryente vrasjen. • Nga ngjarja është plagosur edhe 20-vjeçari, Olti Serjanaj i cili tentoi që të parandalonte vrasjen e 19-vjeçarit. • Sipas raportimeve fillimi i sherrit ka nisur nga një thikë që Muka i ka dhënë shokëve të viktimës dy muaj më parë. • Muka e ka kërkuar armën e ftohtë dhe pas një konflikti ka arritur ta marrë sërish. • Takimi i djeshëm që përfundoi në tragjedi, sipas autorit është nisur për tu sqaruar por më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. • Kolegët e 19-vjeçarit kanë bërë homazhe sot në vendin që ndodhi ngjarja e rëndë. • Kolegët e tij me lule dhe me foton e tij në duar, kanë marshuar në rrugët e qytetit deri në vendin që Bihuci u vra me thikë. • Mediat kanë intervistuar disa prej kolegëve të tij të cilat janë shprehur se e njihnin për djalë të mirë.• Njëra nga koleget e prekur rrëfen se ai e trajtonte si motër dhe argëtohej me fëmijët e saj. • Menaxheri i lokalit ku punonte i riu shprehet se Grei ka qenë një nga djemtë më të mirë të stafit dhe se nuk kishte sjellje problematike. • Ai më tej shtoi se nuk kishin parë asnjë gjë të keqe te Grei që mund ta çonte në këtë fund tragjik.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier/ Flet menaxheri i Grei Bihucit: Djali më i mirë i stafit! Ishte në momentin dhe vendin e gabuar

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Arrestohet bashkëpunëtori i
Menaxheri i lokalit

FIER- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Fier ku humbi jetën Grei Bihuci kolegët e 19-vjeçarit kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes ku humbi jetën i riu. Në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin ka folur edhe menaxheri i lokalit ku punonte viktima.

Menaxheri i tij shprehet se Grei ka qenë një nga djemtë më të mirë të stafit dhe se nuk kishte sjellje problematike. Ai më tej shtoi se nuk kishin parë asnjë gjë të keqe tek i riu që mund ta çonte në këtë përfundim tragjik për Grein.

“Ishte një nga djemtë më të mirë që kishin në staf, na vjen vërtet keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar sepse nuk ishte djalë që mund të ishte negativ apo të sillte probleme si në punë apo dhe në familje, nuk kemi parë asnjë sjelle të keqe që mund ta çonte në këtë përfundim që Grei pati, më shumë nuk kemi se çfarë të themi”, u shpreh menaxheri.

Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj i cili ndërhyri për evituar konfliktin. Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë që ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës. 

2 VITE ME PARE

"Mos përfundoni si Grei, qëndroni me këmbë në tokë"/ Flet kolegia e punës së 19-vjeçarit në Fier: Më thërriste motër

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Arrestohet bashkëpunëtori i
Foto ilustruese

FIER-Ditën e sotme kanë përcjellë për në banesën e fundit 19-vjeçarin Grei Bihuci, i cili u vra gjatë një sherri në qendër të Fierit ditën e djeshme. Mediat kanë intervistuar disa prej kolegëve të tij të cilat janë shprehur se e njihnin për djalë të mirë. Njëra nga koleget e prekur rrëfen se ai e trajtonte si motër dhe argëtohej me fëmijët e saj. 

“Djalë i dashur me të gjithë ne, nuk ishte thjesht shoku dhe kolegu jonë, por ishte vëllai jonë. Dinte vetëm të thërriste motër motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah. Nuk ka për tu harruar kurrë. Më vjen keq për nënë dhe motrat. Grei ke për të mbetur në zemrat tona. Nuk ishte vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne”, tha ajo.

Një koleg tjetër zgjodhi të japi një mesazh gjatë kësaj interviste, ku bëri thirrje për çdo të ri që të tregohet i kujdesshëm duke marrë për shembull se një konflikt banal mund të çojë në përfundimin e fatit të Greit. 

“Na ka shokuar të gjithëve si pjesë e stafit ku Grei punonte. Ishte një djalë i përkushtuar, i dashuri. Thirrja që dua të bëj përtej ngushëllime  është që rinia sot të qëndrojnë me këmbë në tokë që mos përfundojë si Grei. I shpreh ngushëllime familjes. Jemi shumë të shokuar”, tha ajo.

Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj i cili ndërhyri për evituar konfliktin. Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë që ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës. 

2 VITE ME PARE

FOTOT/ Lule në vendin që u vra, kolegët e Grei Bihucit mashrojnë në rrugët e Fierit me foton e tij

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Arrestohet bashkëpunëtori i
Koleget

FIER- Kolegët e 19-vjeçarit Grei Bihuci, që u vra ditën e djeshme, kanë bërë homazhe sot në vendin që ndodhi ngjarja e rëndë. Kolegët e tij me lule dhe me foton e tij në duar, kanë marshuar në rrugët e qytetit, deri në vendin që Bihuci u vra me thikë nga 18-vjeçarin Florjan Muka. 

Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj i cili ndërhyri për evituar konfliktin. Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë që ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës. 

2 VITE ME PARE

"Nuk doja ta godisja"/ Detaje të reja nga sherri në Durrës ku humbi jetën 19-vjeçari, shkoi të sqarohej me autorin

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Arrestohet bashkëpunëtori i
Foto ilustruese

FIER- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Fier ku mbeti i vrarë 19-vjeçari Grei Bihuci nga i riu Florian Muka. Sipas raportimeve sherri midis tyre ka nisur në rrjetet sociale dhe midis viktimës dhe autorit është krijuar një konflikt.

Fillimi i sherrit ka nisur nga një thikë që Muka i ka dhën shokëve të viktimës dy muaj më parë. Muka e ka kërkuar armën e ftohtë dhe pas një konflikti ka arritur ta marrë sërish. Takimi i djeshëm që përfundoi në tragjedi, sipas autorit është nisur për tu sqaruar më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. 

Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj i cili ndërhyri për evituar konfliktin. Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë që ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Fier, policia: Arrestohet dhe bashkëpunëtori i 18-vjeçarit

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Arrestohet bashkëpunëtori i
Pamje nga ngjarja

FIER- Një person i dytë është arrestuar nga policia në Fier për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci. Mësohet se në pranga ka rënë një 17-vjeçar me inicialet K.M, i cili dyshohet se ka ndihmuar Florjan Mukën që të kryente vrasjen. Po ashtu është plagosur dhe një 20-vjeçar, i cili tentoi që të parandalonte vrasjen e 19-vjeçarit.  

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:30, në bulevardin "Jakov Xoxa", Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Ditën e djeshme ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj i cili ndërhyri për evituar konfliktin. Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë që ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës. 

grei bihuci florian muka olsi serjanaj

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën