Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Arkivoli i me trupin e pajetë të Ilaria Sulës e cila u vra me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur në shtëpinë e saj në Viale dello Stadio në Terni. • Ditën e sotme ajo u përcioll për në banesën e fundit. • Media të shumta dhe të afërm të Sulës kanë shkuar pranë banesës së 22-vjeçares shqiptare. • Portat e godinës ku banon familja janë të mbuluara me tabela, mesazhe dhe lule në kujtim të të resë. • Kortezhin mortor e ka pritur edhe nëna e Ilarias e cila me lot dhe dhimbje thërriste emrin e të bijës. • Përshkak të gjendjes së saj të rënduar të afërmit e kanë larguar. • Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula kërkoi drejtësi në fund të varrimit të së bijës në Terni. • Babai i 22-vjeçares që u masakrrua për vdekje nga i dashuri saj tha me lot në sy se ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll. më tej ai u shpreh se vrasësi i vajzës duhet të kalbet në burg. • Babai i Ilarias shtoi më tej se shpreson që drejtësia italiane të mos u japë fjalë të kota. • Gjithashtu Kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi tha se Ilaria gjeti një djall në rrugën e saj, një njeri të padenjë për tu quajtur burrë.• Po ashtu në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz. • Ndërsa hetimet për vrasjen tronditëse të Ilaria Sulës vijojnë, avokati i nënës së Mark Samson, i akuzuar për kryerjen e krimit, ka dalë publikisht për të bërë një deklaratë në emër të familjes së të arrestuarit.• Avokati Paolo Foto, duke folur për mediat pasi doli nga komisariati, theksoi se prindërit e Marc-ut janë të tronditur dhe të mbushur me ndjesi faji për atë që ka ndodhur. Autoritetet italiane kanë përfunduar marrjen në pyetje të nënës së Mark Samson, të riut të arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula-s, ish-të dashurës së tij. • Nëna e 23-vjeçarit, akuzohet për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg.• Marrja e saj në pyetje zgjati katër orë, për shkak të pranisë së domosdoshme të një përkthyesi, të cilën gruaja vetë e kishte kërkuar, përballë provave gjithnjë e më të forta ndaj saj. • Sipas mediave italiane ajo ka deklaruar se e ka ndihmuar djalin e saj të pastronte njollat e gjakut në shtëpi.
7 artikuj për këtë temë.
ITALIA- Autoritetet italiane kanë përfunduar marrjen në pyetje të nënës së Mark Samson, të riut të arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula-s, ish-të dashurës së tij. Nëna e 23-vjeçarit, akuzohet për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg.
Marrja e saj në pyetje zgjati katër orë, për shkak të pranisë së domosdoshme të një përkthyesi, të cilën gruaja vetë e kishte kërkuar, përballë provave gjithnjë e më të forta ndaj saj. Sipas mediave italiane ajo ka deklaruar se e ka ndihumar djalin e saj të pastronte njollat e gjakut në shtëpi.
“E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, është shprehur Nors Marlapz, nëna e Samson.
Në përfundim të deklaratave dhe përgjigjeve ndaj pyetjeve të prokurores Maria Perna, asaj iu formalizua akuza për bashkëpunim në fshehjen e trupit.
“Nëna ishte në shtëpi, ndryshe nga babai i tij, i cili në atë orë nuk ndodhej aty, dhe tani po sqaron pozicionin e saj. Ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë”, konfirmon avokati Fabrizio Gallo, mbrojtësi i Mark Samson.
Për mundësinë e ekspertizës psikiatrike, Gallo shpjegon se duhet të analizohet marrja në pyetje e të riut dhe të shihet nëse ka një histori të mëparshme.
“Nuk është thelbësore, por është një nga mundësitë që mund të ndiqet, në momentin që edhe ne mbrojtësit duam të kuptojmë çfarë ka kaluar në mendjen e djalit për të kryer një akt kaq të rëndë. Mark duhet të kuptojë çfarë ka bërë. Mund të tingëllojnë si fjalë të zakonshme, por nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojnë prindërit e Ilaria Sula-s. I bashkohem ngushëllimeve të familjes,” është shprehur mbrojtësi i tyre.
ITALI - Në një nga ditët më të dhimbshme për familjen Sula dhe komunitetin shqiptar e italian në Terni, Leoni, vëllai i Ilarisë dha një mesazh prekës, duke përforcuar figurën e motrës së tij si një simbol i thjeshtësisë, ëmbëlsisë dhe pafajësisë: “Ishte një vajzë e artë. Fjalët janë të pakta. Të gjithë ata që janë këtu sot, janë zëri i saj”.
Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Ternit, Stefano Bandecchi, i cili shprehu një mesazh të qartë për drejtësinë italiane: “Kjo vajzë gjeti një djall në rrugën e saj, një burrë të padenjë për t’u quajtur burrë. Ne si shoqëri duhet të kërkojmë drejtësi, pa mëdyshje.”
Edhe babai i Ilaria Sulës, vajzës 22-vjeçare të vrarë nga ish-i dashuri i saj, ka dhënë një mesazh të fortë dhe emocional përpara mediave:
“Duhet të kalbet në burg... për atë që ka bërë... thjesht duhet të qëndrojë përgjithmonë në burg”, deklaroi Flamur Sula, me zërin që i dridhej nga dhimbja, por me qëndresë dhe dinjitet.
Deklarata e tij erdhi në një ditë zie të përbashkët, ndërsa mbi 3000 persona morën pjesë në ceremoninë mortore të Ilarisë, duke ndarë dhimbjen dhe solidaritetin me familjen. Turma kërkoi drejtësi dhe një dënim shembullor për autorin e krimit, Mark Samsonin, i cili ndodhet në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor.
“Vajza ime nuk e meritonte këtë fund. Ishte një vajzë e artë, nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Le të flasin njerëzit që kanë ardhur këtu për të,” shtoi Flamuri, ndërsa arkivoli i vajzës së tij përcillej mes balonave të kuq e të bardhë që fluturonin në qiell.
ITALI - Ndërsa hetimet për vrasjen tronditëse të Ilaria Sulës vijojnë, avokati i nënës së Marc Samsonit, i akuzuar për kryerjen e krimit, ka dalë publikisht për të bërë një deklaratë në emër të familjes së të arrestuarit.
Avokati Paolo Foto, duke folur për mediat pasi doli nga komisariati, theksoi se prindërit e Marc-ut janë të tronditur dhe të mbushur me ndjesi faji për atë që ka ndodhur.
“Prindërit e djalit janë të shkatërruar nga pikëllimi dhe mosbesimi, ende të tronditur e të frikësuar. Ata kërkojnë falje të sinqertë për gjithçka që ka ndodhur”, u shpreh avokati.
Sipas tij, aktualisht nuk është kërkuar asnjë masë sigurie për nënën e Markut, por ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e trupit të viktimës. Prokuroria, theksoi ai, po ndjek çështjen me kujdes dhe nuk përjashtohet mundësia e kërkesave të mëtejshme për sqarime apo masa ligjore.
“Jemi të gatshëm për çdo sqarim. Nuk ka prova direkte deri tani që të implikojnë nënën në mënyrë aktive, por hetimet janë ende në zhvillim,” shtoi Foto.
Ndërsa për babain e Marc-ut, avokati deklaroi se ai është i huaj për faktet dhe nuk ka patur asnjë përfshirje të drejtpërdrejtë në ngjarje. “Ka shumë gjasa që të mos merret as në pyetje në ditët në vijim,” përfundoi ai.
TERNI, ITALI - Mbi tre mijë persona janë mbledhur në rrugët e qytetit të Ternit në një procesion të dhimbshëm për të nderuar Ilaria Sulën – vajzën shqiptare që humbi jetën tragjikisht në një akt të rëndë femicidi. Ajo u vra nga Marku, një i ri i afërt në moshë me të, i cili tashmë është në pranga, por që sipas komunitetit dhe familjes së viktimës, duhet të përballet me një dënim shembullor – burgim të përjetshëm, pa kushte.
Ky nuk ishte vetëm një varrim, por një thirrje kolektive për drejtësi, transparencë dhe fund të dhunës ndaj grave. Në kortezhin që përshkoi rrugët e qytetit, dominonin të rinj e të reja, shokë e bashkëmoshatarë të Ilarisë dhe Markut. Ishin fytyra të reja, me ëndrra e jetë përpara, që ndanë një mesazh të qartë: “Mjaft me dhunën. Mjaft me femicidet.”
Përfaqësues të komunitetit shqiptar, bashkë me qytetarë italianë, morën pjesë në një ceremoni të shkurtër fetare që parapriu varrimin. Ndërkohë që arkivoli i bardhë prehej në tokën e ftohtë të varrezave të Ternit, balona të bardha dhe të kuqe u lanë të fluturonin në qiell si simbol dhimbjeje dhe kujtimi. Emocionet ishin të forta dhe fjala e përbashkët ishte një: "Drejtësi".
Kryetari i Bashkisë së Ternit, Stefano Bandecchi, falënderoi komunitetin shqiptar për qëndrimin e dinjitetshëm dhe për bashkëjetesën e dhimbjes. “Falenderoj të gjithë ata që treguan solidaritet. Askush nuk e meriton një fund të tillë,” tha ai.
Megjithatë, rreth kësaj ngjarjeje të rëndë ka ende shumë pikëpyetje. Pavarësisht rrëfimit të pjesshëm të Markut, ka dyshime se dikush ka ndihmuar në fshehjen e trupit të Ilarisë në një argjinaturë të braktisur.
Po ashtu, shtëpia ku ajo u vra është pastruar krejtësisht, duke hequr çdo gjurmë. “A është e mundur që nëna e autorit të mos ketë vënë re asgjë?”, pyesin të afërmit dhe qytetarët, duke kërkuar transparencë të plotë dhe hetime të thelluara.
Në ndërkohë, avokatët e të pandehurit kanë kërkuar një vlerësim psikologjik për të vlerësuar gjendjen mendore të Markut në momentin e krimit, një hap që shoqëria civile e ka dënuar fort, duke e konsideruar si një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë.
ITALI- Babai i Ilaria Sulës, Flamur Sula kërkoi drejtësi në fund të varrimit të së bijës në Terni. Babai i 22-vjeçares që u masakrrua për vdekje nga i dashuri saj tha me lot në sy se ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll. më tej ai u shpreh se vrasësi i vajzës duhet të kalbet në burg. Babai i Ilarias shtoi më tej se shpreson që drejtësia italiane të mos u japë fjalë të kota.
"Ai duhet të kalbet në burg. Ne i thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria, e cila tani është lart në parajsë. Ajo nuk e meritonte këtë fund sepse ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, tha Flamur Sula.
Gjithashtu Kryetari i bashkisë Terni, Stefano Bandecchi tha se Ilaria gjeti një djall në rrugën e saj, një njeri të padenjë për tu quajtur burrë. Po ashtu në varrezat e Ternit, për lamtumirën e fundit të Ilaria-s, ishin më shumë se tre mijë njerëz.
Sot iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçare shqiptare, Ilaria Sula. 22-vjeçarja u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur trupin e pajetë në një valixhe.
ITALI- Arkivoli i me trupin e pajetë të Ilaria Sulës e cila u vra me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur në shtëpinë e saj në Viale dello Stadio në Terni. Ditën e sotme ajo do të përcillet në banesën e fundit.
Media të shumta dhe të afërm të Sulës kanë shkuar pranë banesës së 22-vjeçares shqiptare. Portat e godinës ku banon familja janë të mbuluara me tabela, mesazhe dhe lule në kujtim të të resë. Kortezhin mortor e ka pritur edhe nëna e Ilarias e cila me lot dhe dhimbje thërriste emrin e të bijës. Përshkak të gjendjes së saj të rënduar të afërmit e kanë larguar.
“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit”, dëgjohet nëna e Ilarias.
22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.
Autori i vrasjes 23-vjeçari filipinas Mark Samson është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.
Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Djali e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën.
I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.
ITALI- Nëna e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sulës, sot do të dalë para gjyqit pasi dyshohet për fshehje të trupit të viktimës. Gruaja e thirrur për t'u marrë në pyetje në komisariat, do të regjistrohet zyrtarisht në regjistrin e të dyshuarve nga prokurorët e Piazzale Clodio që po hetojnë vrasjen makabre të 22-vjeçares.
Nors Mazlapan, aktualisht jo nën hetim, u thirr së bashku me avokatët e saj. Objektivi i hetuesve është të sqarojnë rolin e saj në orët pas krimit, që ndodhi në banesën në via Homs, në lagjen afrikane.
Djali, autori i vrasjes gjatë rrëfimit të tij ka deklaruar se “gjithçka e ka bërë vetë”, por hetuesit kanë dyshime për "ndihmën" e ofruar nga e ëma e tij. Mbrojtja e 23-vjeçarit të arrestuar për vrasje të rëndë dhe fshehje kufome po kërkon vlerësimin psikiatrik.
Analiza e të dhënave telefonike
Mediat italiane bëjnë me dije se do të analizohen të dhënat telefonike të nënës dhe babait, Nors Mazlapan dhe Rik Samson. Sipas asaj që tha djali i saj në orët pas arrestimit, i ati ndodhej në banesë në momentin e sulmit.
E ëma, në veçanti, me sa duket nuk e ka pëlqente marrëdhënien e djalit të saj me viktimën, i cili frekuentonte shtëpinë e familjes filipinase për rreth një vit. “Nuk doja që Marku ta sillte gjithmonë Ilarinë në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë: djali im duhet të qëndrojë i fokusuar në studimet e tij ”, rrëfeu gruaja.
Roli i prindërve
Hetuesit po hetojnë rolin e të dy prindërve në këtë vrasje. Fillimisht ata të dy konfirmuan se nuk ishin larguar kurrë nga shtëpia natën e 25 marsit. Babai më pas ndryshoi historinë e tij, duke pretenduar se ai ishte jashtë deri të nesërmen. Hapësira boshe të cilat mbeten edhe në rrëfimin e djalit, i cili ka deklaruar se e ka vrarë shqiptaren pasi ka zbuluar disa mesazhe në Tinder që viktima ka marrë nga një djalë tjetër.
Ndërkohë sot në Terni do të jepet lamtumira e fundit për të renë shqiptare. Në orën 14:00, një kortezh funerali do të niset nga shtëpia në Viale dello Stadio për në varrezat komunale. Në rreshtin e parë janë anëtarët e familjes: babai i tij Flamur, nëna Gëzime dhe vëllai i tij Leon. Në orën 21:00, do të jetë procesioni me pishtarë nga Piazza della Repubblica nën Palazzo Spada, simbol i luftës kundër dhunës ndaj grave. Edhe Universiteti La Sapienza, ku Ilaria studionte për statistikë, shpalli një ditë pezullimi të mësimeve për të lejuar studentët dhe mësuesit të merrnin pjesë në funeral.