Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me një muaj paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. •Në gjykatë janë paraqitur edhe familjarë të viktimës të cilët kanë dërguar kërkesën për zhvarrosjen e të resë. •Vëllai i Liridonës beson tek drejtësia e Kosovës për të dhënë dënimin e merituar për autorët. •30-vjeçarja u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. •Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Ndërsa, dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: Granit Plava dhe Naim Murseli, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. •Murseli pak kohë më parë i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. •Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. •Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij për t'i siguruar këto para.
10 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Familja e Liridona Murselit ka njoftuar në pasditen e së dielës se i është miratuar kërkesa për zhvarrim të trupit të së ndjerës prej kur është varrosur më 1 dhjetor, dhe të rivarroset në varrezat e fshatit Rracaj në Gjakovë.
Procedurat do të nisin më 4 dhjetor. Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji.
Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.
Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje. Vrasja është dënuar rëndë edhe prej autoriteteve në Kosovë. Zemërim të madh ka shkaktur edhe fakti që burri i saj ka qenë pjesë e ceremonisë së varimit. Familja e Liridonës ka thënë se beson se autoritetet do ta vendosin drejtësinë në vend për këtë rast. Ajo i ka lënë mbrapa dy fëmijë.
Marrë nga REL

KOSOVË- Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas dy fëmijë të vegjël ka lënë një gjurmë të thellë trishtimi tek gjithë opinioni publik të cilët kanë reaguar në rrjete sociale duke kërkuar dënim maksimal për autorët. Së fundmi atë e kanë kujtuar edhe kolegët e punës në Suedi. Lejas Cafe – në reagimin e bërë në Facebook shkruan se Liridona ishte një person i dashur dhe ajo e donte shumë jetën familjare.
“Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë. Liridona nuk ishte thjesht një punonjëse e jona në Lejas Café. Ajo ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte një shoqe shumë e dashur për të gjithë dhe një punonjëse e njohur me klientët. Ajo krijonte lehtësisht lidhje të mira përmes personalitetit të saj dhe këto janë vetëm disa nga cilësitë e mira që zotëronte”, thuhet në reagim.
KOSOVË- Gjatë seancës së sotme për caktimin e masës së sigurisë për autorët, Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje për vrasjen e Liridona Ademajt. Sipas Gjykatës, Naim Murseli organizoi githçka për të eliminuar bashkëshorten e tij, ngjarje e cila ndodhi në prani të dy fëmijëve të tyre. Në marrëveshje me Murselin, Gjykata thotë se Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
TIRANË- Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas dy fëmijë të vegjël ka lënë një gjurmë të thellë trishtimi tek gjithë opinioni publik. Shoqëria civile ka dalë sot në protestë përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë duke dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë. G
Një mesazh pati edhe nga ambasadori i Kosovës, Skënder Dyrmishi i cili tha se “drejtësia duhet të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”.
30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur. Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij.
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me një muaj paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Ky vendim është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Sulltane Hoti, pas kërkesës së Prokurorisë të shqyrtuar nga Prokurorja Besa Luma. Seanca dëgjimore është mbajtur sot (3 Dhjetor) në departmentin e krimeve të rënda të kësaj gjykate.
30-vjeçarja u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Ndërsa, dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: Granit Plava dhe Naim Murseli, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. Murseli pak kohë më parë i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij për t'i siguruar këto para.
KOSOVË- Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares Liridona Ademaj e cila u vra pak ditë më parë me porosi të bashkëshortit të saj, ka qenë sot i pranishëm në Gjykatën e Prishtinës ku është mbajtur senaca për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Në hyrje të godinës ai është shfaqur i përlotur teksa ka thënë se është i tronditur për ngjarjen dhe kërkoi që drejtësia e Kosovës të japë dënimin e merituar për autorët. Ai gjithashtu ka treguar se dy fëmijët e të ndjerës nuk janë ende në dijeni të vrasjes së nënës së tyre, edhe pse kanë parë çdo gjë.
"Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje. Pasi ka mrri në Prishtinë, ka folur me babin dhe e i ka kallxu që kanë mbërri por që po shkojnë me hangër darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të alivanosur. Nuk doja me besu që Liridona ka vdekë, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë. Dajë na kan dal përpara na kanë sulmu, na kan lyp paret unë nuk jau kom jep. Jemi kon kerr na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në kerr. Nuk mundem me imagjinu në çfarë gjendje ka qenë motra ime kur e ka pa burrin tu ik nga vetura me dy fëmijët”, tregon vëllai i së ndjerës se çfarë i thanë fëmijët.
KOSOVË- Familjarët e Liridona Ademajt kanë mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku mbahet seanca gjyqësore për Liridona Ademajn. Vëllai i të 30-vjeçares do të dorëzojë sot kërkesën për zhvarrimin e motrës.
Tre të dyshuarit, burri i saj Naim Murseli si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë mbërritur po ashtu në gjykatë.
30-vjeçarja u vra të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Ndërsa, dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: Granit Plava dhe Naim Murseli, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. Murseli pak kohë më parë i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij për t'i siguruar këto para.
KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Para fillimit të kësaj seance në hyrje të Gjykatës janë parë edhe disa aktiviste për të drejtat e grave, të cilat kanë protestuar.
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, thuhet në pankartën që po e mbajën këto aktiviste.
Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, mes të cilëve është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

TIRANË- Një marshim në Tiranë është paralajmëruar për sot për të kërkuar drejtësi për Liridona Ademaj-Murselin. Sipas njoftimit, marshi do të fillon në orën 11:30 dhe nisë nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Shqipërisë. Marshi organizohet nën parullat “#drejtësipërLiridonen” dhe “#NdalFemicidit”.
Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, mes të cilëve është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
KOSOVË- Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të mbahet seanca dëgjimore nga ora 09:30. Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.
Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.