LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI", prindërit e tij kthehen në Suedi, sekuestrohet arma&mjeti i autorëve

•Vrasja e Liridona Ademi Murseli ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë edhe në Shqipëri. •Policia ka arrestuar bashkëshortin, Naim Murseli i cili akuzohet se ka porositur vrasjen për 30 mijë euro, dorasin Granit Plavën si dhe Kushtrim Kallakun, nipin e Naimit pasi akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë krim. •Vrasja ka shokuar tre familjet, Murselin, Kallakun por dhe Ademin marrëdhëniet e të cilave nuk do të jenë më kurrë si më parë. •Prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi. •Familja e viktimës i ka dhënë 2 ditë besë. •Vëllai i Kushtrim Kokallës, Kanoni ka thënë se ndjehet i shokuar nga zhvillimet e fundit, duke thënë se vëllai i tij është i pafajshëm. • Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit i cili ishte bashkëshorti i viktimës, ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari Granit Plava. •Edhe ky i fundit ka pranuar se për të kryer vrasjen Murseli i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.

16 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Bleu shtëpi dhe e ktheu vajzën në Kosovë", babai i Liridonës: E ka vrarë për t'i marrë pensionin nga sigurimi që kishte në Suedi

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Cifti Murseli dhe Hajdar Ademaj

PRISHTINË- Hajdar Ademaj, babai i Liridona Murselit, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 33-vjeçares, ku dyshohet se porositësi i ekzekutimit ishte bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Babai i Liridonës ka zbuluar për News24 se çifti ishte kthyer në Kosovë nga Suedia pasi Naimi kishte blerë shtëpi aty dhe i kishte kërkuar edhe të shoqes të kthehej. Ai zbuloi se natën e vrasjes ata ishin nisur për të ngrënë darkë në Grashenicë, ndërsa rreth orës 20:00 ai është informuar për vdekjen e të bijës.

Sa i përket dyshimeve për rastin, i ati i Liridonës u shpreh se motivi i Naim Murselit ka qenë financiar, pra për të vrarë të shoqen dhe për të përfituar nga sigurimi i saj i jetës që kishte në Suedi. 

Pse u kthyen nga Suedia?

Babai: Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza.
Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vetë, pranë babait të vetë. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit.

Cilat janë dyshimet, pse bashkëshorti i vajzës urdhëroi vrasjen e Liridonës?

Babai: Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti leje në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrijnë fëmijë.

2 VITE ME PARE

“Naimi na ka prerë në besë”, flet babai i Liridonës: Nisa të dyshoj kur më tha se vajzës i kërkuan para

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Cifti Murseli dhe Hajdar Ademaj

PRISHTINË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Hajdar Ademaj, babai i viktimës, është shprehur për News24 se është njoftuar për lajmin e rëndë nga Naim Murseli, bashkëshorti i vajzës së tij, i cili tanimë konsiderohet si i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së të bijës.

Si e mësuat lajmin e vrasjes së vajzës?

Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë.

Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit.

2 VITE ME PARE

“Milionat nga sigurimi”, mediat në Kosovë: A është ky një prej motiveve që Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas?

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
naim murseli dhe liridona murseli

KOSOVË- Mediat kosovare raportojnë se një prej motiveve që dyshohet ta ketë shtyrë Naim Murselin në organizimin e gjithë skemës për vrasjen e gruas së tij Liridonës, është një sigurim që i kishte paguar kësaj të fundit në Suedi.

Referuar këtij raportimi, sigurimi jetësor që Naim Murseli i kishte paguar Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze, mundësonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore të mbulonte shpenzime deri në 20 milionë eurove.

Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë nga sigurimi dhe kjo dyshohet se është një nga motivet që mund ta ketë çuar atë në gjithë organizimin e vrasjes makabër të gruas së tij Liridonës, shkruan Gazeta Express.

Më tej shkruan se Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të lidhur me rastin. Naim Murseli dyshohet se ka premtuar 30 mijë euro për Granit Plavën i cili për Prokurorinë po konsiderohet si personi që e ka kryer vrasjen. I arrestuar si i dyshuar për përfshirje në rast ka mbetur edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

2 VITE ME PARE

Vrasja e Liridona Murselit, Vjosa Osmani: Krim monstruoz, të dënohen autorët!

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Vjosa Osmani

KOSOVË- Pas vrasjes së Liridona Murseli, ka ardhur edhe reagimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Osmani shprehet se krimi monstruoz duhet të marrë dënimin e merituar.

Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar. Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive.

Prandaj, është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.
Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale.

Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme.”, shkruan Osmani.

2 VITE ME PARE

"Burri im është gjithçka e imja"/ Dashuria e Liridonës për bashkëshortin nga i cili gjeti vdekjen

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Foto nga Instagrami

KOSOVË- Dashuria e të ndjerës Liridona Murseli për bashkëshortin duket që ka qenë e shprehur përtej jetës familjare. Ajo e ka treguar vlerësimin dhe dashurinë për burrin e saj Naim Murseli, autor i organizimit të vrasjes së saj, në rrjetet sociale.

Në Instagramin e saj Liridona shkruante në profilin e saj "My man is my evreything" dhe e shoqëron me shkronjën N dhe dy emoji zemrash dashurinë për bashkëshortin e saj nga i cili gjeti vdekjen. 

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMë' me targa të huaja.

2 VITE ME PARE

Organizoi vrasjen e gruas në sy të djemve/ Naim Murseli dhe bashkëpunëtorë e tij dalin nesër para Gjykatës Themelore në Kosovë

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Naim Murseli

KOSOVA- Naim Murseli dhe dy bashkëpunëtorët e tij Granit Gllava dhe Kushtrim Kokalla do të dalin ditën e nesërme përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë për tu njohur me masën e sigurisë. Sipas zëdhënëses Mirlinda Gashi së gjykatës bëhet me dije se seanca gjyqësore do të nisi nesër në orën 9:30.

Naim Murseli është arrestuar si i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Murselit.  

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMë' me targa të huaja.

2 VITE ME PARE

"Të kujton me mall burri dhe djemtë"/ Kurora në varrin e Liridonës nga bashkëshorti që organizoi vrasjen

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Kurora

KOSOVË- Një detaj tjetër i rëndë është shfaqur në lidhje me krimin makabër të vrasjes së Liridona Murselit nga bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë. Naimi ka vendosur një kurorë në varrin e Liridonës me një mesazh përkujtese. Një detaj i tillë shokues tregon dhe makabritetin e autorit në lidhje me ngjarjen. 

“Të kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe djemtë." -shkruhet në mbishkrimin e kurorrës me lule.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMë' me targa të huaja.

2 VITE ME PARE

"Liridona dhe Naimi kishin aplikuar për divorc"/ Detaje të reja nga krimi në Prishtinë, autori mori 15 mijë euro paradhënie për vrasjen

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Foto ilustrues

KOSOVË-Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, me organizator bashkëshortin e saj dhe dy persona të tjerë. Murseli dyshohet se ka premtuar 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes, ku sipas burimeve të Express Naimi ka dhënë 15 mijë euro paraprakisht, edhe pagesa tjetër do të bëhej pas vrasjes. 

Një detaj tjetër i panjohur tregon se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë për divorc përpara autoriteteve suedeze në Janar në 2019. Divorci ende nuk ishte marrë në konsideratë pasi gjykata ka qenë duke u shqyrtuar afatet dhe ka pritur konfirmimet nga palët.

Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMW' me targa të huaja.

2 VITE ME PARE

'Drejtësi për Liridonën', nesër në Tiranë marshim kundër feminicidit

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Posteri

TIRANË- Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, duke bërë që të organizohen marshime, në shenjë solidariteti për rastin, por dhe për të dënuar dhunën dhe vrasjen në familje dhe shoqëri.

Marshimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMW' me targa të huaja./Dosja.al

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- Organizoi vrasjen me gjakftohtësi, pamjet kur Naim Murseli priste ngushëllime në varrimin e gruas

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Naim Murseli

KOSOVË-Vrasja e Liridona Murselit dy ditë më parë në Prishtinë ka tronditur opinionin publik. Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Liridonën duke inskenuar një grabitje. 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, 29 nentor, teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje. 

Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin të premten të shfaqej para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.



2 VITE ME PARE

"I tmerruar nga vrasja e Liridonës"/ Kreu i OSBE-së në Kosovë: Një rast brutal, duhet të zgjohemi

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Michael Davenport

PRISHTINË-Michael Davenport, Kreu i OSBE-së në Kosovë ka reaguar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit në Prishtinë. Davenport me një status në rrjetet sociale ka bërë thirrje për solidaritet dhe sensibilizim në lidhje me rastin dhe raste të tjera të ngjashme.

Ai shprehet se ndihet i tmerruar nga ky "brutalitet femicit" edhe bën ftesë në angazhimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në familje. 

I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, është shprehur. 

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMW' me targa të huaja.

2 VITE ME PARE

Flet vëllai i Liridonës: Do ta zhvarrosim trupin, i kemi dhënë dy ditë kohë familjes Murseli

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Varrimi

KOSOVË-Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, i cili dyshohet se e ka porositur vrasjen e saj. Pas arrestimeve, janë deklaruar nga familja Ademaj. Vëllau i Liridonës, Liridon Ademaj ka thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila dje u varros në varrezat e familjes Murseli.

“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj.

Ai tha se i kanë dhënë dy ditë ditë besë familjes Murseli.

I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.

2 VITE ME PARE

Sekuestrohet dhe një makinë që dyshohet se përdorën autorët, detajet e reja për vrasjen e Liridonës

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Cifti Murseli

KOSOVË- Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, tri ditë më parë, e cila dyshohet se është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë, krim që ishte porositur bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Në raportin policor 24-orësh, Policia sqaron se për krimin është konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një makinë, që dyshohet se janë përdorur për vrasjen.

Tre të arrestuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” –thuhet në raport.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMW' me targa të huaja./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Dyshohet se ndihmoi Naim Murselin të vriste gruan/ Vëllai i policit të arrestuar e mohon: Atë natë ka qenë në shtëpi

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Kushtrim Kokalla & Naim Murseli

KOSOVË- Kanon Kokolla, vëllai i pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokolla që u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt Murselit ka reaguar në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje. 

Madje, sipas tij, i dyshuari ka qenë në shtëpi atë natë. “Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di”.

Ndërkohë, arrestimin e pjesëtarit të FSK-së e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes. “Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” –thuhet në komunikatë.

2 VITE ME PARE

Kjo është arma me të cilën dyshohet të jetë vrarë Liridona Murseli

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Cifti Murseli

KOSOVË- Tre persona janë arrestuar deri tani lidhur me vrasjen e Liridona Murselit. Nga hetimet paraprake dyshohet se Naim Murseli, bashkëshorti i 30 vjeçares ka porositur vrasjen tek dorasi Granit Plava kundrejt 30 mijë eurove. Edhe një pjesëtar i FSK-së, Kanon Kokalla, nipi i Murselit është arrestuar si bashkëpunëtor.

Policia thotë se ka sekuestruar dhe armën e krimit ndërsa janë bastisur dhe dy ambiente në Gjakovë në zonën nga vinte Murseli.

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",

Index publikoi dhe një foto të armës tip pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja mbrëmjen e 29 nëntorit 2023./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vrasja e Liridonës/ Familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë besë, prindërit e Naimit largohen nga Kosova

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",
Cifti Murseli

KOSOVË- Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e vrarë 33-vjeçarja, Liridona Ademaj Murseli morën kthesë ditën e djeshme kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kollakën si të dyshuar për vrasjen e saj në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Pak orë para se të arrestohej, Naim Murseli mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridonës, ceremoni kjo që u krye në fshatin e tij. Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, familjarët e tij raportuan se kanë anuluar të pamen. Prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi. Gazeta Sinjali raporton se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë.

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli "POROSITËSI",

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, duke shtuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMW' me targa të huaja./Dosja.al

vritet liridona murseli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet