LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Martin Canit/ Drejtoria e Burgjeve mbledh nesër komision të posaçëm për autorin, flet Luis Meçe: Të bëhet ekspertizë mjekoligjore, kam plagë me thika të ndryshme! Mario më qëlloi 6 herë

• Drejtoria e Burgjeve do të mbledhë ditën e nesërme një komision për të vendosur se ku do të transferohet autori i vrasjes së Martin Canit. • Komisioni, i cili do të jetë i përbërë nga mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve do të vendosë në bazë të një vlerësimi nëse do të transferohet apo jo Mario Perlleshaj në Spitalin e Burgut ose në Burgun e të Miturve në Kavajë. • Vendimi për transferimin e tij do të merret në varësi të gjendjes së tij shëndetësore, pasi 14-vjeçari mbeti dhe vetë i plagosur gjatë konfliktit. • Ndërkohë është zbardhur dëshmia e shokut të Martin Canit, i cili mbeti i plagosur ka konflikti mes të miturve që agravoi deri në përdorimin e thikës. • Grupi hetimor i ka marrë ditën e djeshme dëshminë 14-vjeçarit që ndodhet në spitalin e Traumës, në praninë e psikologes dhe familjarëve. • Luis Meçe ka thënë se ai dhe Martin Cani janë goditur disa herë me thikë, përveçse nga autorit tashmë i arrestuar edhe nga një person tjetër shok i autorit, me iniciale G.B. • Sipas të plagosurit autori, Mario Përlleshi ka pasur thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër thikë më të vogël. • Këto deklarime kanë bërë që grupi hetimor të vijojë sekuestrimin dhe këqyrjen e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën nga e para.  • Përveç rikëqyrjes së kamerave të sigurisë, do të rimerren në pyetje i gjithë stafi i shkollës "Fan Noli", të gjithë dëshmitarët e përfshirë që kanë qenë në ngjarje por dhe minorenët e përfshirë në konflikt. • Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me raportimet se i ndjeri Martin Cani dhe shoku i tij, Luis Meçe janë goditur me thikë edhe nga një tjetër person, përveç autorit Mario Përlleshaj. • Në njoftimin e policisë, thuhet se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje. • Po ashtu bëhet me dije se dëshmia e prindit të Luis Meçes do të vlerësohet në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi. • Mbrëmjen e sotme Luisi Meçe ka dhënë një intervistë për mediat ku u shpreh se në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij të pranishëm kanë qenë edhe dy persona të tjerë. • Luisi u shpreh se e pa momentin kur Mario nxorri thikën dhe po godiste Martinin në zemër. • Sipas tij ai u nis ta mbronte atë po një burrë e kapi atë dhe e ngriti në ajër. • Ai theksoi se autori kishte tentuar të godiste edhe atë në zemër po Luisi ishte vetëmbrojtur duke vendosur duart përpara. • Luisi gjatë fjalës së tij bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“S’flas dot, kam dhimbje," Luis Meçe bën thirrje nga spitali: Të vijnë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore! Kam plagë nga dy thika të ndryshme

Vrasja e Martin Canit/ Drejtoria e Burgjeve mbledh nesër komision të
Luis Meçe

TIRANË- Nga shtrati i spitalit, 14-vjeçari Luis Meçe ka folur për herë të parë për mediat në lidhje me vrasjen e shokut të tij, Martin Cani dhe plagosjen e tij. Luisi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania ndërsa u shpreh se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë

Luisi gjatë fjalës së tij bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme. Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur atë në ajër dhe nuk e ka lejuar ta mbrojë Martninin.

Biseda gjatë intervistës:

Gazetarja: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?

Luis Meçe: Po, njëri vetëm më ka ngritur.

Gazetarja: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?

Luis Meçe: Jo, nuk e di.

Gazetarja: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?

Luis Meçe: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.

Gazetarja: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?

Luis Meçe: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje.

 

1 VITE ME PARE

"Shkova për t'a mbrojtur Martinin por një burrë më kapi," flet për herë të parë nga spitali Luis Meçe: Mario më drejtoi thikën për në zemër! Më qëlloi 6 herë

Vrasja e Martin Canit/ Drejtoria e Burgjeve mbledh nesër komision të
Luis Meçe

TIRANË- Shoku i të ndjerit Martin Canit ka folur për herë të parë për mediat. 14-vjeçari, Luisi Meçe i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania. Gjatë fjalës së tij Meçe u shpreh se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë. Sipas tij në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij të pranishëm kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Luisi u shpreh se  shoku i Marios, një djalë me flokë të gjata e goditi pas shpine dhe më pas ai e goditi atë. Më pas 14-vjeçari shtoi se kur u kthye shikoi Marion i cili nxorri thikën dhe po godiste Martinin në zemër. Sipas tij ai u nis ta mbronte atë po një burrë e kapi atë dhe e ngriti në ajër. Ai theksoi se autori kishte tentuar të godiste edhe atë në zemër po ai ishte vetëmbrojtur duke vendosur duart përpara.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djal me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Marinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pash kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prap pash që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër.  Vura dorën përpara.

Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pash që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit,” u shpreh ai.

Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur. Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ai pretendon se ësHtë qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

1 VITE ME PARE

Martin Cani dhe shoku i tij u sulmuan nga dy persona? Policia e Shtetit: Nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një person i dytë

Vrasja e Martin Canit/ Drejtoria e Burgjeve mbledh nesër komision të
autori dhe viktima

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me raportimet se i ndjeri Martin Cani dhe shoku i tij, Luis Meçe janë goditur mne thikë edhe nga një tjetër person, përveç autorit Mario Përlleshaj. 

Në njoftimin e policisë, thuhet se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje. Po ashtu bëhet me dije se dëshmia e prindit të Luis Meçes do të vlerësohet në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla "Fan Noli" në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik.

Dëshmia e 14-vjeçarit, Luis Meçe

Luis Meçe ka thënë se ai dhe Martin Cani janë goditur disa herë me thikë, përveçse nga autorit tashmë i arrestuar edhe nga një person tjetër shok i autorit, me iniciale G.B. Sipas të plagosurit autori, Mario Përlleshi vka pasur thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër thikë më të vogël.  Raportohet se babai i të plagosurit është marrë sërish në pyetje në polici dhe ka dhënë të njëjtën dëshmi. Këto deklarime kanë bërë që grupi hetimor të vijojë sekuestrimin dhe këqyrjen e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën nga e para. Tashmë po hetohet edhe pista që mund të kenë qëlluar dy persona. Nga kqyrja e parë e kamerave është konfirmuar se autori i arrestuar dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë largohen me vrap nga vendi i ngjarjes deri te ish-ATSH aty ku u gjet edhe çanta dhe një thikë.

Pasi kanë mbërritur aty, dyshohet se një person i ka marrë me makinë të tre të mitur. Hetuesit janë rikthyer sërish aty për të sekuestruar kamerat. Bëhet po ashtu me dije se thika që u gjet nga policia nuk është e njëjtë me atë që ka publikuar autori i arrestuar në rrjete sociale menjëherë pas krimit. Ky fakt ka ngritur dyshimet te policia se mund të kenë qënë dy autorë të cilët dyshohet se kanë qëlluar me dy thika të ndryshme. Edhe telefonat celularë të autorit të arrestuar dhe dy shokëve të tij ende nuk janë gjetur nga policia. Dëshmitë e reja dhe dyshimet nga hetuesit i ka dhënë një tjetër rrjedhë hetimeve të policisë, për ngjarjen e rëndë. Përveç rikëqyrjes së kamerave të sigurisë, do të rimerren në pyetje i gjithë stafi i shkollës "Fan Noli", të gjithë dëshmitarët e përfshirë që kanë qenë në ngjarje por dhe minorenët e përfshirë në konflikt.

1 VITE ME PARE

Hetimet për vrasjen e Martin Canit marrin rrjedhë tjetër/ Zbardhet dëshmia e shokut të viktimës: Ishin dy ato që na goditën! Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë?

Vrasja e Martin Canit/ Drejtoria e Burgjeve mbledh nesër komision të
autori dhe viktima

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e shokut të Martin Canit, i cili mbeti i plagosur ka konflikti mes të miturve që agravoi deri në përdorimin e thikës. Grupi hetimor i ka marrë ditën e djeshme dëshminë 14-vjeçarit që ndodhet në spitalin e Traumës, në praninë e psikologes dhe familjarëve. Luis Meçe ka thënë se ai dhe Martin Cani janë goditur disa herë me thikë, përveçse nga autorit tashmë i arrestuar edhe nga një person tjetër shok i autorit, me iniciale G.B. Sipas të plagosurit autori, Mario Përlleshi vka pasur thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër thikë më të vogël. 

Raportohet se babai i të plagosurit është marrë sërish në pyetje në polici dhe ka dhënë të njëjtën dëshmi. Këto deklarime kanë bërë që grupi hetimor të vijojë sekuestrimin dhe këqyrjen e kamerave të sigurisë në të gjithë zonën nga e para. Tashmë po hetohet edhe pista që mund të kenë qëlluar dy persona. Nga kqyrja e parë e kamerave është konfirmuar se autori i arrestuar dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë largohen me vrap nga vendi i ngjarjes deri te ish-ATSH aty ku u gjet edhe çanta dhe një thikë.

Pasi kanë mbërritur aty, dyshohet se një person i ka marrë me makinë të tre të mitur. Hetuesit janë rikthyer sërish aty për të sekuestruar kamerat. Bëhet po ashtu me dije se thika që u gjet nga policia nuk është e njëjtë me atë që ka publikuar autori i arrestuar në rrjete sociale menjëherë pas krimit. Ky fakt ka ngritur dyshimet te policia se mund të kenë qënë dy autorë të cilët dyshohet se kanë qëlluar me dy thika të ndryshme. Edhe telefonat celularë të autorit të arrestuar dhe dy shokëve të tij ende nuk janë gjetur nga policia. Dëshmitë e reja dhe dyshimet nga hetuesit i ka dhënë një tjetër rrjedhë hetimeve të policisë, për ngjarjen e rëndë. Përveç rikëqyrjes së kamerave të sigurisë, do të rimerren në pyetje i gjithë stafi i shkollës "Fan Noli", të gjithë dëshmitarët e përfshirë që kanë qenë në ngjarje por dhe minorenët e përfshirë në konflikt.

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Canit/ Drejtoria e Burgjeve mbledh nesër komision të posaçëm, pritet të vendoset se ku do të transferohet autori i ngjarjes

Vrasja e Martin Canit/ Drejtoria e Burgjeve mbledh nesër komision të
mario perlleshaj

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve do të mbledhë ditën e nesërme një komision për të vendosur se ku do të transferohet autori i vrasjes së Martin Canit. 

Komisioni, i cili do të jetë i përbërë nga mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve do të vendosë në bazë të një vlerësimi nëse do të transferohet apo jo Mario Perlleshaj në Spitalin e Burgut ose në Burgun e të Miturve në Kavajë.

Vendimi për transferimin e tij do të merret në varësi të gjendjes së tij shëndetësore, pasi 14-vjeçari mbeti dhe vetë i plagosur gjatë konfliktit.

Vrasja e Martin Canit 

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

vrasja e martin canit luis mece mario perleshi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës