LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Martin Canit/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë së Arsimit: Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karriges

• Para Ministrisë së Arsimit është zhvilluar protesta e dytë për vrasjen e Martin Canit. • Prindër dhe qytetarë të ndryshëm me pankarta në duar kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. • Në pankarta shkruhen mesazhe të ndryshme, ndër to "Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karrige" ndërsa në postera të tjerë janë paraqitur foto të të ndjerit i cili humbi jetën tragjikisht nga plagët e marra nga një thikë pas sherrit pranë shkollës "Fan Noli". • Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. • Ndërkohë i pranishëm në protestë ka qenë edhe gjyshi i 14-vjeçarit të ndjerë. • Ai u shpreh se ka qenë një humbje e madhe ndërsa shtoi se kërkojnë drejtësi. Gjyshi i Martinit u shpreh se ata u dogjën dhe të mos digjen edhe të tjerë. • Ai shtoi se do ta ndjekin këtë çështje dhe theksoi se do të bjerë siç ra Martini. • Në protestën e organizuar ka qenë i pranishëm edhe babai i 14-vjeçarit. • Angel Cani shihet mes protestuesve, ndërsa siç duket është i shoqëruar nga familjarët e tij, ndërsa njëri prej tyre i mban dorën. I ati i 14-vjeçarit të ndjerë nuk ka pranuar të flasë për mediat.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Protesta për Martin Canin/ Qytetarët thirrje prindërve për bojkot të mësimit të mërkurën: Mbase nuk do edukohen, por do jenë të sigurt

Vrasja e Martin Canit/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë
pamje nga protesta

TIRANË- Në protestë e organizuar para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, qytetarët u bënë thirrje prindërve që së bashku me fëmijët të bojkotojnë procesin mësimor ditën e mërkurë. Një prej tyre tha se atë ditë duhet të protestohet në çdo qytet të Shqipërisë. 

“Më mirë i mbajmë fëmijët tanë në shtëpi, se sa t’i çojmë në shkollë. Nëse fëmijët nuk shkojnë në shkollë, mbase nuk do edukohen, por do jenë të sigurt. Vetëm gjatë këtij viti 5 fëmijë janë vrarë. Të bëhen protesta në të gjithë qytete e Shqipërisë ditën e mërkurë. Të mërkurën të protestohet në çdo qytet të Shqipërisë”, u shpreh një qytetar.

Protestuesit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit për kërkesat e tyre. Qytetarët protestues kërkojnë kërkojnë ndër të tjera më tepër punonjës social në shkolla, më shumë oficerë policie dhe gjithashtu dorëheqjen e ministres, Ogerta Manastirliu.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Babai i Martin Canit i pranishëm në protestën para Ministrisë së Arsimit

Vrasja e Martin Canit/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë
angel cani

TIRANË- Në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, ka qenë i pranishëm edhe babai i 14-vjeçarit. Angel Cani shihet mes protestuesve, ndërsa siç duket është i shoqëruar nga familjarët e tij, ndërsa njëri prej tyre i mban dorën. I ati i 14-vjeçarit të ndjerë nuk ka pranuar të flasë për mediat. 

Ndryshe nga i ati, gjyshi i Martinit tha para qytetarëve se vdekja e nipit ka qenë një humbje e madhe ndërsa shtoi se kërkojnë drejtësi për ngjarjen. Gjyshi i Martinit tha se ata u dogjën dhe të mos digjen edhe të tjerë. Ai shtoi se do ta ndjekin këtë çështje dhe theksoi se do të bjerë siç ra Martini.

1 VITE ME PARE

"Një humbje shumë e madhe, nuk po e përballojmë", gjyshi i Martinit Canit në protestë: Ne u dogjëm! Kërkoj që të vendoset drejtësia

Vrasja e Martin Canit/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë
Protesta

TIRANË- Pasditen e sotme prindër dhe qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në protestë në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Qytetarë janë shfaqur me pankarta në duar ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Shumë qytetarë kanë mbajtur fjalën ndërsa kanë kërkuar drejtësi. Ndërkohë i pranishëm në protestë ka qenë edhe gjyshi i 14-vjeçarit të ndjerë. Ai u shpreh se ka qenë një humbje e madhe ndërsa shtoi se kërkojnë drejtësi. Gjyshi i Martinit u shpreh se ata u dogjën dhe të mos digjen edhe të tjerë. Ai shtoi se do ta ndjekin këtë çështje dhe theksoi se do të bjerë siç ra Martini.

"Ka qenë një humbje shumë e madhe që nuk po e përballojmë. Kërkoj që të vendoset drejtësia. Ka qenë fëmijë shembullor në shoqëri. Ne u dogjëm, mos të digjen edhe të tjerë. Do ta ndjek këtë çështje, ashtu siç ra Martini do të bie edhe unë," tha gjyshi i 14-vjeçarit.

1 VITE ME PARE

Protesta për Martin Canin/ "Nxënësit mosha më e lënë pas dore", Binaj: Iu bëj thirrje drejtuesve të emisioneve të ftojnë prindër, nxënës dhe mësues! Të dëgjohet fjala e tyre

Vrasja e Martin Canit/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë
florian binaj

TIRANË- Aktori i humorit dhe moderatori Florian Binaj ka marrë pjesë në protestën e organizuar për vrasjen e Martin Canit. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Binaj tha se fajtor për vdekjen e 14-vjeçarit është media, politika dhe vetë shoqëria. 

Ai iu bëri thirrje dhe drejtuesve të emisioneve televizive të darkës që të ftojnë prindër, nxënës dhe mësues. Aktori u shpreh se nxënësve iu duhet dhënë hapësirë për të folur, pasi sipas tij janë mosha më e lënë pas dore. 

"Ne jemi sot këtu jo për punën që bëjmë por për prindërit që jemi. Pashë prindër dhe bashkëmoshatarë të Martinit me lot në  sy. Por për këtë ka një faj disavjeçar. Përgjegjës është dhe media, edhe politika edhe ne si shoqëri. Sot çdo gjë është private, sot çdo prind duhet të sakrifikojë për t’i dhënë një talent fëmijës, që kur del jashtë nuk i vlen. Nuk i vlen sepse sot është krijuar një sistem ku talentet përbuzen. Televizionet pse nuk ftojnë prindër dhe fëmijë. Ju bëj thirrje Blendi Fevziut, Eni Vasilit dhe Grida Dumës që bë jnë çdo darkë emisione dhe me to mbyllet dita. Ftoni prindër, nxënës dhe mësues. Të ftohen nxënësit, që janë mosha më e lënë pas dore. Iu kemi zënë çdo hapësirë publikë për t’ja dhënë lokaleve. E vetmja gjë që, ne si shoqëri dhe politika, iu kemi dhënë të rinjve është Tik Tok. Uroj të bëhët një ligj, ndoshta dhe të  marrë emrin e Martinit për të frenuar këtë çmenduri kolektive që të kemi sa më shumë shembuj për tu krenuar dhe jo heronj të heshtur për të vajtuar.", u shpreh Binaj.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit/ Motra e Egli Progës në protestë: Bëhuni bashkë me prindërit e Martinit dhe të kërkojmë drejtësi! S'do lejojmë që dhimbja jonë të shkojë kot

Vrasja e Martin Canit/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë
Motra e Egli Progës

TIRANË- Në protestën e sotme të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit ka marrë pjesë edhe motra e Egli Progës. Proga u dhunua barbarisht pak muaj më parë ndërsa motra e tij që pas ngjarjes së rëndë ka vijuar me bindje "luftën" e saj për të nxjerrë para drejtësisë fajtorët. Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se ata kërkojnë drejtësi ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e tyre.

Ajo u shpreh se vrasës janë edhe mësuesit që kanë vendosur 10 autorit ndërsa theksoi se nota 10 nuk shkon me jataganin që 14-vjeçari vrau Martin Canin.

"Unë jam këtu për të bërë thirrje publike, për të gjitha ata që kanë fëmijë, prindër që jetojnë në këte vend të pasigurt. Bëhuni bashkë me prindërit e Martinit edhe me mua dhe të kërkojmë drejtësinë. Për hatër të Martinit do të kërkojmë përgjegjës moral. I them atyre mësuseve që kanë venë 10, ata janë vrasës. Nuk ka mundësi që 10 të qendrojnë me jataganin në çanten e vrasësit," u shpreh ajo.

Motra e Egli Progës i bëri thirrje edhe policisë që të vetëfajësohen ndërsa shtoi se qeveria po rrit kriminelë. Ajo thekoi se nuk do të lejojnë që dhimbja e tyre tu shkojë kot.

"I bëj thirrje policisë, mos justifikoni po vetëfajësoni. Qeveri po rrit kriminele. Keni përgjegjësi. Ne sdo lejomë që dhimbja jonë të shkojë kot se koti. I bëj thirrje popullit t'i bashkohet dhimbjes tone për drejtësi hyjnore", shtoi ajo.

1 VITE ME PARE

"Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karrige"/ Prindërit sërish protestë për vrasjen e Martin Canit, mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Vrasja e Martin Canit/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë
Pankarta

TIRANË- Pasditen e sotme prindër dhe qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në protestë në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Qindra qytetarë më pankarta në duar kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. 

Në disa pankarta shkruhet se "Dorëheqja është për të fortët, të dobëtit mbahen pas karrige" ndërsa në postera të tjerë janë paraqitur foto të të ndjerit i cili humbi jetën tragjikisht nga plagët e marra nga një thikë pas sherrit pranë shkollës "Fan Noli". 

Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.

Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera. 

proteste per vrasjen e martin canit

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron