LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Nikulajt/ Hetuesit anglezë largohen nga vendi, gjykata lë të lirë të renë të akuzuar në vrasje, Harry Simpson ende i lirë

• Detaje kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj. • Protugezi që kreu vrasjen, Ruben Saraiva ka kryer disa herë prova që çdo gjë të shkonte siç ishte planifikuar. • Saraiva kishte bërë gjysmën e rrugës me automjetin që kishte marrë me qira Edmond Haxhia dhe tjetrën me motorin me të cilin u largua nga skena e krimit. • Ndërkohë që hetuesit anglezë që zbarkuan ditën e djeshme në Lezhë janë larguar sot pasi u njohen me provat. • Në Angli gjykata angleze ka refuzuar që të leshojë një urdhër-arresti për Harry Simpson, edhe pse i riu është lokalizuar. • Ndërsa Harriet Bridgeman është lënë në liri me kusht, pasi avokatja mbrojtëse ka dhënë prova se e reja, kishte rol shumë të vogël në këtë ngjarje, krahasuar me të tjerët

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Më erdhën kërcënime në Facebook"/ Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet dëshmia e britanikes. I ati me 20 mijë paund e nxorri nga burgu

Vrasja e Nikulajt/ Hetuesit anglezë largohen nga vendi, gjykata lë
Harriet Bridgeman

Mësohen detaje të reja rreth Harriet Bridgeman për të cilën policia shqiptare ka dyshime se ishte pjesë e grupit të vëzhgimit që çoi në vrasjen e Ardian Nikulajt në 16 Prill. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka siguar dëshminë e britanikes 27-vjeçare pasi ajo do të arrestohej mesditën e të Dielës së shkuar.

“E kam mësuar vrasjen pasi në llogarinë time në Facebook më erdhën shumë kërcënime. Nuk hezitova aspak të lidhesha me Ministrinë e Punëve të Jashtme Angleze dhe me Ambasadën Angleze në Tiranë. E bëra këtë se doja të jepja shpjegimet e mia,”- ka deklaruar ajo.

Vrasja e Nikulajt/ Hetuesit anglezë largohen nga vendi, gjykata lë
Harriet Bridgeman, foto e Top Channel

Harriet Bridgeman e pa punë, nënë e një fëmije 8 vjeç për të cilin kishte bashkëpërgjegjësi paçka se ishte e divorcuar, u la e lirë me kusht nga gjykata.

Babai i saj ofroi si garanci 20.000 paund.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu i cili ndoqi procesin e ekstradimit online, raporton se gjykatës së ekstradimeve iu tha se Harriet Bridgeman bashkë me Thomas Mithan mbërritën në Rinas, në të njëjtin avion me datë 3 Prill dhe hipën në një makinë tip Golf që i çoi drejt Shëngjinit.

Mithan qëndroi vetëm 36 orë në Shqipëri e u largua më pas duke hequr dorë nga bashkëpunimi me pjesën tjetër të grupit. Gjykatës së ekstradimeve iu tha po ashtu se në ditën kur Mithan u largua nga Shqipëria Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt shfaqen për herë të parë të dy bashkë në hotelin Coral, duke bërë filmime tek sa Ardian Nikulaj qëndronte atje.

Seanca e radhës e këtij procesi ekstradimi në Londër do të mbahet në fillim të Qershorit.

Marrë nga TopChannel

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ardian Nikulajt, gjykata në Britani jep vendimin për vajzën britanike, anëtare e grupit të Edmond Haxhisë

Vrasja e Nikulajt/ Hetuesit anglezë largohen nga vendi, gjykata lë
Harriet Bridgeman

BRITANI E MADHE- Gjykatësi i çështjeve të ekstradimit në Londër, Michael Snow, pranoi lirimin me kusht të Harriet Bridgeman e arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri si pjesë grupit të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Gazetari, Muhamed Veliu pati akses në ndjekjen e procesit online, nga ku avokatja mbrojtëse e Harriet Bridgeman parashtroi kërkesën për liri me kusht.

“Ajo ka një rol të limituar në ngjarje krahasuar me të tjerët. Thjesht është parë në atë lokal. Shkoi në Shqipëri për pushime. E la Shqipërinë 12 ditë përpara vrasjes. E mësoi vrasjen nga rrjetet sociale. Nuk ka asnjë tendencë të zhduket. Nuk ka asnjë lidhje familjare me Shqipërinë apo vende të tjera. Ka një vajzë 7 vjeçe dhe është  e divorcuar nga burri.  Nëse mbahet në burg i limitohet kontakti me fëmijën. Ka probleme mendore prandaj është e papunë dhe merr asistencë sociale. Mbajtja në burg do t’ia përkeqësonte shëndetin. 20.000 paund është garancia nga babai i saj”, tha ajo.

Zoe Lash, e cila përfaqëson shtetin shqiptar, kërkues i ekstradimit e kundërshtoi ndryshimin e masës së sigurisë për Harriet Bridgerman. Sipas saj  “liria me kusht përbën motiv për t’u shqetësuar për sigurinë e saj”.

Ajo i tha gjykatës se “ne kemi marrë të gjitha informacionet nga Shqipëria dhe ne refuzojmë lirinë më kusht. Akuzohen për konspiracion në vrasje, këta katër persona sot përballë kësaj gjykate.

Motori i përdorur nga vrasësit është gjetur afër shtëpisë së zotit Haxhia i cili bashkë me të  fejuarën e morën portugezin nga aeroporti. Vrasësi la Shqipërinë dhe u largua drejt Greqisë. Haxhia kushëri me familjen Lekstakaj. Gjakmarrja mes dy familjeve daton prej 1997. Vrasja e lidhur me hakmarrje. Të gjithë të dyshuarit u morën nga Rinasi prej Haxhisë organizatori vrasjes. Makina e përdorur nga Haxhia është zbuluar.  Në 3 Prill arriti në Shqipëri Hunt. U morën nga kjo makinë drejt Lion hotel nën pronësi të vëllait të viktimës. Ata regjistruan me telefon vend-vrasjen. Shkuan drejt Athinës me aeroplan. Ata kanë asistuar Haxhinë,  duke mbajtur viktimën nën survejim.

Rëndesa e ngjarjes nuk mund të justifikoj lirinë me kusht. Ka arsye shqetësuese  sigurie për këta persona tashmë të ndaluar. Harriet Bridgman, nuk u arrestua tek shtëpia e saj, nuk u gjet atje por tek ajo e prindërve. Ka deklaruar  kur u arrestua se ka parë informacioner  në Facebook, për këtë vrasje. Është e  pa punë. Mbahet nga shteti përmes ndihmës sociale. Kemi të bëjmë me një vrasje e mirë menduar nga disa persona për arsye hakmarrje”.

Gjykatësi Snow nuk u bind nga këto argumente. Ndërsa avokati Thomas Mithan i tha gjykatës se  klienti tij mbërriti në Shqipëri një ditë më vonë pas Harriet Bridgerman.

“Një ditë më pas ai largohet. Qëndroi 36 orë. Ai është takuar  gjatë kësaj kohe bashkë me dy të akuzuarit e tjerë. Klienti im më pas nuk e di çfarë ndodhi.  Nuk ka asnjë provë që e lidh atë me atë me vrasjen. Ishte ftuar nga Harriet Bridgeman, ajo kishte paguar fluturimin dhe qëndrimin. Por ai nuk qëndroi. Prova e Shqipërisë është se ai thjesht u shoqërua me dy të tjerët. Kaq thonë. Ne jemi të gatshëm të vendosim 5.000 paund garanci 3.000 paund më shumë se herën e shkuar,  sikurse kushtin e mos-takimin me persona të lidhur në këtë ngjarje. Ka probleme dhe kurohet për probleme mendore”.

Gjykatësi Michael Snow e refuzoi lirinë me kusht të Thomas Mithan.

Kërkesat e Edmond Haxhisë dhe Steven Hunt për liri me kusht do të shqyrtohen më 2 Qershor. Zoe Lash përfaqësuesja e shtetin shqiptar në këtë proces paralajmëroi ankimim në Gjykatën e Lartë Angleze Royal Court of Justice,  për lirimin me kusht të Harriet Bridgerman./TopChannel

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ardian Nikulajt, lokalizohet Harry Simpson, Gjykata Angleze nuk lëshon urdhërarrest: S'ka pasur rol në vrasje

Vrasja e Nikulajt/ Hetuesit anglezë largohen nga vendi, gjykata lë
Ardian Nikulaj dhe Harry Simpson

LONDËR- Gjykata Angleze refuzon të arrestojë Harry Simpson, i cili akuzohet se ka ndihmuar ë vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por Gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin. Kjo, sepse, sipas togave të zeza nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutimin e biznesmenit nga Lezha.

Ndërsa të 4 të arrestuarit e tjerë, kanë dalë sot para Gjykatës dhe përballën me kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tyre, por të akuzuarit: Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkojnë liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore. Kundër kanë Prokurorinë, e cila kërkon të mos pranohen kërkesat e këtyre shtetasve, duke insistuar në ekstradimin e tyre për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Krimin e donte perfekt'/ Vrasja e Nikulajt, portugezi bëri prova para se ta ekzekutonte, përdori edhe makinë edhe motor

Vrasja e Nikulajt/ Hetuesit anglezë largohen nga vendi, gjykata lë
Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva dhe Edmond Haxhia

TIRANË- Vrasësi i Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva kishte bërë prova para se të kryente krimin. 'Top Channel' raporton se një ditë para krimit, Saraiva kishte udhëtuar për të disatën herë nga Shkodra drejt Shëngjinit. 

Portugezi, kishte bërë gjysmën e rrugës me automjetin që kishte marrë me qira Edmond Haxhia dhe tjetrën me motorin me të cilin u largua nga skena e krimit. Një kamera sigurie e sekuestruar së fundmi nga grupi i hetimit në një pikë karburanti, e shfaq 28 vjecarin portugez teksa mbush mjetin me karburant, për të cilin pagoi njërin nga dëshmitarët me 10 mijë lekë të vjetra.

Sikundër edhe akti noterial për blerjen e motorrit, por edhe pritje përcjelljet në areoport të katër vëzhguesve, ku në pozitë më të vështirë ndodhet informatori Simpson edhe ai në kërkim. Pikërisht mbas sinjaleve që Simpson  dha në vëzhgim e sipër, portugezi e realizoi krimin për të cilin kishin ardhur në Shqipërie dhe anglezë të tjerë me të njëjtin rol.

Një ditë më parë erdhën në Shqipëri dy prokurorë anglezë të cilët u njohën me provat dhe me dosjen për akuzat që rëndojnë ndaj britanikëve të përfshirë në ngjarje. Ato janë larguar ditën e sotme nga vendi ynë. Ndaj edhe kanë zgjedhur "të huajt" për të kryer vrasjen. Sot, do të vendoset nëse Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman do ekstradohen në Shqipëri./Dosja.al

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë