LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi/ Rikrijohet me 3D, banda L zhduket pa gjurmë drejt Shqipërisë, Policia greke: ALARM!

• Vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për kapjen e 7 personave të përfshirë në vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Islami. • Bazuar në informacionet e sigurara nga mediat greke, janë identifikuar 4 nga 7 të përfshirët. Por vetëm dy janë zbuluar me emër. • Bëhet fjalë për Erlis Salajn dhe Julian Qose, të dy anëtarë të grupit "Team L". • Dyshohet se kanë ardhur në Shqipëri për t'u fshehur ndaj dhe autoritetet greke kanë dhënë alarm që Policia kufitare në vendin tonë të mos i lejojë që të largohen nga Shqipëria.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Qetësohuni o djema!'/ Këto ishin fjalët e fundit të shqiptarit që u vra në Greqi, nesër i bëhet varrimi në Shqipëri

Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi/ Rikrijohet me 3D, banda L zhduket
Pellumb Islami

GREQI- Në vendlindjen e tij, në Shqipëri, të afërmit dhe miqtë e viktimës do t'i japin lamtumirën e fundit të ndjerit, 39-vjeçarit hidraulik Pëllumb Islami, nesër në mesditë. Trupi i 39-vjeçarit u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij, i cili nuk mund ta besonte se një plumb qorr i mori jetën të vëllait. Në të njëjtën kohë, e dashura e tij tregoi minutat e fundit të të riut shqiptar.

“Ajo që zbuluam ishte se po nxitonte të dilte jashtë për të shpëtuar sapo dëgjoi të shtënat. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e dëgjoi zënkën e tyre, bërtiti ‘qetësohuni djema, qetësohuni’,”-tregoi ajo.

Ndërkohë që e përshkruante të riun shqiptar si një njeri që nuk kishte asnjë ngatërresë me njerëz si ata të përfshirë në përleshjen që i mori jetën.

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. As në lokal nuk shkonte. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte punëtor dhe i qetë,”-shtoi ajo.

Ndërkohë që ajo bashkë me vëllezërit e motrat e 39-vjeçarit po përgatiten ta shoqërojnë nesër në banesën e fundit, në vendlindje./protothema

3 VITE ME PARE

'ALARM- Mos i lini të ikin'/ Kush janë 7 personat që vranë 39-vjeçarin shqiptar në Athinë, 4 janë identifikuar, dyshohet se po fshihen në vendlindje

Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi/ Rikrijohet me 3D, banda L zhduket
Foto ilustruese

GREQI- 7 persona ishin të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Nea Ionia, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami. Protothema bën me dije deri më tani se ka identifikuar 4 nga 7 të përfshirët në ngjarje, e duke qenë se ka dyshime se janë larguar drejt Shqipërisë për t'i shpëtuar Policisë greke, kanë dhënë "ALERT" për të mos u larguar nga Shqipëria. 

Viktima, i njohur dhe me emrin Sandri me profesion hidraulik, kishte shkuar në kafene për të parë një ndeshje të Ligës së Kampionëve me një shokun e tij, por nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Sipas informacioneve, pas ngjarjes së përgjakshme banda famëkeqe “L Team” që kontrollon drogën dhe prostitucionin në qendër të Athinës. Banda “e ashpër” përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale “të rëndë” që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia, ndërsa disa prej tyre shfaqen si truproja.

Ka dyshime se grupi mban kontakte me policë që të “gozhdonin” lëvizjet e "kolegëve" të tyre në botën e krimit. Por ndërkohë që hetimet vazhdojnë, punonjësit e policisë që trajtojnë rastin e vrasjes së hidraulikut 39-vjeçar, po kqyrin si mjetin e zi që ishte parkuar jashtë kafenesë, ashtu edhe mjetin Mercedes Benz që u gjet mesditën e djeshme në zonën e Gizit. Të dy janë mjetet që u përdorën nga shqiptarët për t'u larguar nga vendi i krimit, ndaj dhe po kontrollohen me "lupë" për të marrë sa më shumë të dhëna lidhur me autorët e përfshirë në ngjarjen që tronditi Greqinë.

3 VITE ME PARE

SKEMA 3D - Si u vra shqiptari nga dy bandat brenda lokalit! Po rrinte ulur në tavolinë, kur "ra" (MOMENTI ME VD)


Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi/ Rikrijohet me 3D, banda L zhduket
Pamjet 3D

GREQI- Një natë tmerri ishte 21 shkurti për banorët e zonës në Nea Ionia, kur në një kafene të mbushur plot me njerëz, nisi përplasja me armë zjarri nga dy banda. Një burrë, i cili ndodhi në vendin e gabuar në kohën e gabuar, u qëllua për vdekje. Ishte një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Pëllumb Islami, por të gjithë e thërrisnin Sandri dhe sipas informacioneve ishte me profesion hidraulik. 

“Ai kishte shkuar për të parë ndeshjen dhe në tavolinën ngjitur po debatonin,”- tha motra e viktimës.

Gjithçka nisi pak para orës 12:00 të mesnatës, kur një grup prej katër personash shkuan në një dyqan lokal dhe më pas erdhën tre persona të tjerë. Për një arsye që ende nuk dihet ata u grindën dhe tensioni u përshkallëzua shumë shpejt, me një nga 7 që nxorri armën dhe qëlloi.

Një nga plumbat kapi 39-vjeçarin e pafat, duke e goditur në klavikul.

Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi/ Rikrijohet me 3D, banda L zhduket

Mediat greke kanë bërë një skemë 3D të gjithë ngjarjes brenda në lokal, ku duket qartë sesi shqiptarin e ka kapur pa dashje një plumb teksa ishte i ulur në tavolinën e tij. Në ngjarje mendohet se kanë qenë të përfshirë 7 persona, por dyshohet se të gjithë që në momentin e vrasjes janë nisur për në Shqipëri në mënyrë që t'i fshiheshin Policisë greke, për të cilën ishin shumë të njohur. 

Ata janë të trajnuar për të qenë truproja, por ajo që bëjnë në të vërtetë është kontrolli i trafikut të drogës dhe prostituimi! Ata janë 7 shqiptarë, drejtohen nga Erlis Salaj dhe janë vetëquajtur ‘Team L’ (Skuadra L), të cilin e kanë bërë të gjithë edhe tatuazh në trup. Një tjetër anëtar i grupit është identifikuar si Julian Qose, ndërsa pesë të tjerëve nuk u dihen ende emrat. 

vritet pellumb islami

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet